Kryebashkiaku i Tiranës e fton Zogun në cilësinë e Mbretit
I shfrenësuar me Kushtetutë, i kërkuar nga policia, ftohet zyrtarisht për ceremoninë e emërimit të bulevardit “Zog I”
faqe 12 –
Politika pa vizë
NGA ENTON ABILEKAJ Gëzimi i madh i kundërshtarëve të Berishës për moslejimin e tij në Kosovë, ishte i vetmi reagim që u dëgjua dje. Qeveria shqiptare u përfshi në festën që i dhuroi me bujari Kushneri dhe nuk bëri as përpjekjen më të vogël për ta pyetur, të paktën për kuriozitet, administratën e përkohshme të Kosovës për incidentin e ndodhur me kryetarin e opozitës dhe ish-Presidentin. E kundërta ndodhi me politikanët kosovarë, të cilët nuk treguan fare kënaqësi për refuzimin që iu bë Berishës nga Kushneri. Në të njëjtën mënyrë, asnjë shqiptar nuk gëzohet kur një bashkëkombas i tij kthehet nga Kakavija, pasi ka tentuar të hyjë në Greqi për motive pune. Por politikanët e partive qeverisëse u kënaqën me atë që ndodhi dhe menjëherë thirrën shtypin për të dhënë përshtypjet e tyre rreth këtij evenimenti të shëmtuar, që në të vërtetë shkon vetëm në dëm të Shqipërisë. Kthimi i Berishës ishte një dreqim gishti nga Shqipëria si faktor që e destabilizon Kosovën. Kushner tregon nga bashkëkombasit e kosovarëve, duke ngritur kështu një akuzë që mund të shkaktojë shumë dëme për rolin e Shqipërisë në rajon. Denoncimi i administratorit të Kosovës është shumë i vështirë të kompensohet me deklaratat zyrtare që Shqipëria është kundër ekstremiteteve dhe pro Stabilitetit në protektoratin e OKB-së. Kthimi i Berishës si faktor trazirash nga Kosova krijon më në fund imazhin e qartë të një bote tjetër, ku nuk sundojnë të njëjtat rregulla politike dhe shtetërore me ato që janë këtu dhe ku Stabiliteti është fjala më e rëndësishme. Është një botë që po ndërtohet nga vendet demokratike dhe që është marrë përsipër direkt nga përfaqësuesit e këtyre vendeve. Megjithëse politika e liderëve kosovarë është një kopje besnike e politikës (vijon në faqen 2)
Kryeministri Meta: Veriu i Shqipërisë në vëmendjen time
faqe 16-17-18
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
BASHKIA E TIRANËS
NR. 404 PROT.
Tiranë, më 14.6.2000
MBRETI LEKA I DHE FAMILJES MBRETËRORE
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
BASHKIA E TIRANËS
NR. 461 PROT.
Tiranë, më 14.6.2000
JOHANESBURG
Kemi kënaqësinë T’ju njoftojmë se me propozim të Kryetarit të Partisë “Lëvizja e Legalitetit”, z. Eqerem Spahiu, Bashkia e Tiranës ka vendosur që Bulevardi kryesor, nga Sheshi “Skënderbeg”, deri tek Stacioni i Trenit t’i jepet emri i “Zog I”.
Ju ftojmë Ju dhe familjen mbretërore të merrni pjesë në këtë eveniment që do të bëhet ditën e shtunë, datë 24.06.2000, ora 18.00.
Prania Juaj na nderon ne dhe qytetarët e Tiranës.
Kryetari i Këshillit Bashkiak
Dr. Orhan SAKIQI
Kryetari i Bashkisë
Albert BROJKA
Faksimile e shkresës zyrtare të kryetarit të Bashkisë së Tiranës drejtuar Leka Zogut
Shqipërise në vëmendjen time
faqe 16-17-18
Kërçenon “Gazetën Shqiptare”
Alarm në Ministrinë e Rendit për Kosenin
faqe 7
Ja ç’mendojnë ekonomistët
Shqipëria OBT, prodhuesit frikësohen
faqe 13
Tërhiqen 70 milionë USD
Kompania amerikane brakisë investimet
faqe 19
Speciale mbi Euro 2000
Suedezët dhe Turqit gati për lamtumirën
faqe 22-23