24/06/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

24 qershor 2000

Furtunë shkarkimesh në Doganën e Sarandës

Kryeministri Meta urdhëron: Kontroll të pasurisë të të gjithë doganierëve, mënyrën se si e kanë fituar dhe pas kësaj, kërkesë Prokurorisë për ndjekje penale I dërgohet prokurorisë për ndjekje penale ish-zy/drejtori i Antikontrabandës Arben Bajraktari faqe 7 Braktisje doganierësh Të ishe doganier, para një viti e më parë, ishte një punë e kërkuar dhe fitimprurëse. Ndërsa, sipas informacioneve që kanë organet e prokurorisë dhe të drejtorisë së krimit ekonomik në Ministrinë e Rendit, tashmë sikur ka një kthjellje për këtë vend pune. Një pjesë e doganierëve kanë kërkuar të lirohen nga detyra, ndërsa pjesa tjetër nuk është e kënaqur nga fitimi që merrnin para një viti, pasi tani kanë frikë nga ndëshkimi i ligjit. Faktet e bëra publike se drejtori Petrit Ago ua ka prerë burimin e fitimit si dhe ka shumëfishuar të ardhurat për në buxhetin e shtetit nga ky sektor të bën të mendosh se sa miliona e ky sektor të bëjnë të mendosh se sa miliona e miliona dollarë ka humbur shteti shqiptar nga mungesa e vjeljes së të ardhurave nga ky sektor jetik për ekonominë shqiptare. Ndonëse, du- het lavdëruar puna e drejtorit Ago, sa është në këtë përkufizim, që edhe duhet kritikuar prokuroria që nuk ka arrestuar asnjë kontraband- ist të nivelit të lartë që lidhet me politikën, gjithashtu të nivelit të lartë. Braktisjet e doganierëve nga puna e cilësuar si “minierë floriri” të lë të kuptosh kur shteti është i vendosur për të zbatuar ligjin, qoftë e jashtëzakonisht mirë dhe rrugët shtrihen e rendi forcohet. Fakte të tjera nuk mungojnë edhe nga sektori i rrugëve, kur erdhi ministër Sokol Nako, i cili në pak javë bëri atë që nuk arriti ta realizojë ish- ministria e PSD-së, Ingrit Shuli. Të gjithë janë dëshmitarë të rrugëve Tiranë-Ndroq-Plepa të Durrësit dhe Tiranë-Vorë-Durrës, të cilat u ri- paruan në një kohë rekord nga ministri Nako. Shumica e politikanëve të Tiranës, që rrinë gjithë ditën duke pirë kafe e duke llomotitur se “kur do të rëzohet ky Ilir Meta”(!), janë habitur se si kryeministri shkon pa lajmëruar ditën apo natën për të kontrolluar rrugët e Sh- qipërisë. Këta lloj politikanësh ose ish-qeveritarësh të dështuar janë mësuar vetëm të rrinë mbyllur nga zyra, duke harruar se një qeveritar i mirë beson, por edhe kontrollon. Mbrëmë kryeministri Meta i kërkoi zyrtarisht ministrit të Financave që t’i rishikojë çmimet e referencave në dogana, duke shkuar drejt uljes së tyre, ashtu siç vendosi verifikimin e pasurisë së doganierëve. Nëse rikthehemi tek fillimi i editorialit se, vazhdon tendenca e braktisjes së doganierëve nga vendet e punës, kjo tregon se nuk është shthurur disiplina, por përkundrazi është forcuar. Ndaj do të ishte mirë që kjo “shthurje doganash” të vazhdojë edhe me tej për të shtuar, kësisoj, të ardhurat në buxhetin e shtetit, po nga doganat. Disiplina e drejtorit të Doganave duhet përçuar edhe tek drejtoret e tjerë të administratës shtetërore, pasi kështu shkojmë, nga pak e përditë, drejt shtetit ligjor, të cilin e kemi kërkuar që nga vitit 1991, porse ende nuk e kemi gjetur plotësisht.

Futboll, luhen çerekfinalet

Sot ora 18.00 PORTUGALI - TURQI Sonte ora 20.45 RUMANI - ITALI Sot ora 18.00 PORTUGALI - TURQI Sonte ora 20.45 RUMANI - ITALI

Hidhet shorti, skuadrat e vogla evropiane njihen me kundërshtarët e tyre

LIGA E KAMPIONËVE RUMANI - ITALI SK TIRANA - ZIMBRU CHISINAU (Moldavi) Kupa UEFA RAPID VIENNA (Austri)- TEUTA (Durrës) TOMORI (Berat) - APOEL Nicosia (Qipro)

Inis Gjoni: “Nuk kam lidhje me vrasjen e Tiranës”

Sqarim për artikullin “Inis Gjoni, nën hetim për vrasjen e djalit të Kudret Çelës” Në lidhje me vrasjen e djalit të ish-ministrit të Drejtësisë, zotit Kudret Çela, ditën e mërkurë, ora 21.30, në Tiranë, sqarojmë se balerina dhe prezantuesja e njohur Inis Gjoni është ndodhur rastësisht në barin ku ndodhej edhe viktima Çela dhe se ajo nuk ka qenë në një tavolinë me Alban Çelën, i cili është vrarë më pas nga një grup i panjohur dhe që kërkohet nga policia për t’u arrestuar. Inis Gjoni deklaron për “Koha Jonë”, pas artikullit të djeshëm se: “Nuk e njoh fare personin e përmendur në artikullin e ‘KJ’. Gjithashtu ajo sqaron se nuk është thirrur asnjëherë në organet e hetimit dhe se nuk ka lidhje me ngjarjen e dhimbshme të natës së mërkurë, ku u vra djaloshi Alban Çela. Sektori i aktualitetit i kërkon ndjesë për pasaktësitë, sipas balerinës së njohur, të botuara në artikullin e datës 23 qershor 2000, porse, sipas gazetares Anila Prifti faktet i janë dhënë nga sektori i Policisë kriminale të Tiranës si dhe prokurori i çështjes që heton vrasjet e Alban Danit dhe Alban Çelës dhe se çështja është nën hetim nga Prokuroria e Tiranës.

Hidhet shorti, skuadrat e vogla