Fshati Zezë që mbjell vetëm të zeza
Gjakmarrja e nisur para një shekulli për vajzën më të bukur ka vrarë të gjithë meshkujt e Hakajve në Nikël të Krujës
Historia e fisit të Hakajve që varrosi nëntë meshkuj në dhjetë vjet
faqe 8
Është Arapi i zi këtu?
Nga ALFRED PEZA Kur krerët e PS po i jepnin dje dorën e fundit platformës elektorale për zgjedhjet Lokale, kryeadministratori i fajdeve deklaroi se transparenca pritet të përfundojë brenda këtij viti. Në tetor, pas 3 vjetësh, shqiptarët do t’i rikthehen zgjedhjeve. Para se të hedhin në kuti fletën e votimit, ata do të kujtojnë edhe premtimin për kthimin e “maksimumit të mundshëm” të parave të humbura. E nëse PD do të marrë këtë radhë më shumë se 27% të votave, ajo do t’i ishte shumë mirënjohëse për këtë rezultat të pritshëm edhe Farudin Arapit. Koalicioni i majtë qeverisës premtoi atëherë, jo vetëm rikthimin e shtetit të shkatërruar gjatë trazirave të marsit ’97. Por, edhe maksimumin e 1.2 miliardë USD që ata humbën dhe dënimin e bosëve të skemave mashtruese. Si të mos mjaftonte dështimi i këtyre proceseve gjyqësore, deri tani vetëm 5 % e kreditorëve i kanë marrë paratë. Nga shitja e aseteve janë grumbulluar 25 milionë USD, ose 2, 083 % e lekëve të futura me fajde. Megjithëse kanë kaluar 3 vjet nga mbyllja e firmave, afër 200 mijë kreditorët e “VEFA”, “Kamberi”, “Cenaj”, “Gjallica”, “Silva”, “M. Leka”, etj, duhet të presin edhe 6 muaj të tjerë që të’u rikthehen sporteleve. Pas kësaj periudhe, sipas Arapit, ata do të marrin nga bankat 10 deri në 20 për qind të parave të dorëzuara. Asgjë nuk është e sigurtë, as për këtë, kur kryembikëqyrësi thotë se “brenda muajit tetor mendohet të përfundojë shitja e aseteve të mbetura nga kompanitë huamarrëse”. E po të vazhdosh t’i besosh Arapit, duket qartë se as gjatë fushatës së Lokaleve të këtij viti, shqiptarët nuk do t’i marrin paratë e fajdeve. Berisha që zhvillon çdo ditë konferenca shtypi, ka heshtur dhe vazhdon të mos ndihet për këtë çështje. Opozita nuk ka pse konsumon që tani Asin që mban prej muajsh nën mëngë. Ata që u rrëzuan një herë nga pushteti me këtë argument, nuk kanë pse të mos e përdorin atë, të paktën për t’i ulur pikë kundërshtarit. Nëse ky proces do të kishte përfunduar muaj e muaj më parë, votuesit shqiptarë, si shumë e shumë çështje të tjera, do t’i kishin harruar tashmë edhe fajdet. Farudin Arapi dhe grupi i tij mbikëqyrës kanë 3 vjet që marrin rroga, mbajnë zyra, makina dhe celularë nga fondi i parave të kreditorëve. Së bashku me kompaninë “Deloitte & Touche”, që fitoi tenderin miliona dollarësh, ata morën përsipër të bëjnë transparencën e fajdeve, shitjen e aseteve, hartimin e listave të kreditorëve dhe shpërndarjen e parave. Derisa të përfundojë ky proces, njerëzit e Farudin Arapit do të vazhdojnë të harxhojnë miliona lekë të tjera nga fondi i kreditorëve. Ndoshta deri atëherë do të jetë afruar edhe zgjedhori 2000, kohë gjatë së cilës Fatos Nano parashikon të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Nga pyetja nëse do të tejprojë ndonjë lekë për të marrë, shqiptarët duket se do të marrin, pas kësaj, të njëjtën përgjigje si edhe në lojën: “Është Arapi i zi këtu?”
Vogëlushet e Erjetës, dy fëmijë përgjysmë
Vogëlushet e Erjetës, dy fëmijë përgjysmë. Faqe 9
“Besëlidhja” kërkon të blejë futbollistë
Klubi i futbollit të “Besëlidhjes” së Lezhës kërkon të blejë futbollistë për sezonin futbollistik 2000-2001.
Futbollistët e interesuar për të lidhur kontratë me ekipin e Lezhës duhet të kontaktojnë me trajnerin dhe shefin e klubit “Besëlidhja” në Lezhë. Kontratat mbyllen më datë 15 korrik.
Japin dorëheqjen dy njerëzit më të afërt të Nanos
Mbrëmë konfirmohet, nga burime brenda PS-së, se dhanë dorëheqjet dy njerëzit më të afërt të kryetarit të PS-së, Fatos Nano.
Ata janë Ben Blushi, i cili dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të komisionit të politikës së jashtme të KPD-së si dhe Koço Danaj, drejtor i kabinetit dhe këshilltar politik i kryetarit të PS-së. Ende nuk është dhënë versioni zyrtar për motivin e dorëheqjeve, porse, sipas burimeve brenda Kryesisë së PS-së, shkaku i largimit nga këto funksione të rëndësishme është mosmirëkuptimi për mënyrën e drejtimit të Partisë Socialiste. Parodoksal duket largimi i Danajt, pasi në votimin për Komitetin Drejtues të Konferencës së PS-së të Tiranës u rendit i treti, pas kryeministrit Meta dhe ministrit të Rendit Publik, Spartak Poçi.
Gjithashtu ende pa përgjigje, për strukturat e PS-së, ka mbetur edhe ftohja e deputetit Arben Malaj me kryetarin e PS-së.