22/07/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

22 korrik 2000

“Nuk dua të më vrasin si vëllai”

Gjaksi i ka çuar fjalë se do ta vrasë edhe pse është 13 vjeç. Për “Koha Jonë” ai tregon sesi i shtyn ditët në shtëpi Armini, vëllai i 11-vjeçarit Halil Xhani, të vrarë nga gjaksi, kërkon shpëtim nga kulla ku është ngujuar prej një viti, tre muajsh e dhjetë ditë faqe 9

Gjaksi pret të vrasë edhe një fëmijë tjetër

Ditët e fundit, nëpërmjet mediave është bërë publik fakti i hidhur se gjakmarrja nuk po kursen më as fëmijët. Si pasojë nuk janë të paktë vogëlushët, të cilët janë të detyruar t’i kalojnë ditët e tyre të ngujuar brenda mureve të kullave ku banojnë. Përndryshe, janë të gjitha gjasat që të pësojnë fatin e 11-vjeçarit, Halil Xhani, mbi kokën e të cilit, gjaksi zbrazí dy karikatorë me fishekë. Ashtu si Armini i vogël 13-vjeçar i familjes Xhani, meshkujt e rritur të së cilës ndodhen larg familjes, ka dhe vogëlushë të tjerë që janë të detyruar të përballojnë ngujimin në shtëpitë e tyre. Një realitet i tillë tepër i hidhur, por nga ana tjetër edhe absurd çon në përfundimin se një pjesë e mirë e vendit është rikthyer në vitet e mesjetës së hershme. Dhe përgjegjësia për një rikthim të tillë në kohë, nuk mund të bjerë veçse mbi shtetin. Prirja për të mos kursyer as fëmijët e vegjël është në kundërshtim edhe me vetë Kanunin, në nenet e të cilit është artikuluar zakoni i ashpër dhe tragjik i gjakmarrjes. Konkretisht, sipas Kanunit, nuk lejohet që fëmijët të jenë objekt i gjakmarrjes. Pra, nëse flitet për rolin e shtatit në këtë aspekt, duhet thënë se ai, në pamundësi për të frenuar këtë zakon mizor, të paktën të arrinte në kufijtë e respektimit të Kanunit, duke mbrojtur fëmijët nga plumbat e gjakësve të familjeve të tyre. Eksperienca e këtyre viteve të fundit, ka treguar se shteti nuk e ka çarë dhe nuk e çan kokën asnjëherë për të argjinuar epideminë e gjakmarrjes që tashmë po përhapet me ritme të paparashikueshme. Kështu, në pamundësi për të ndalur dorën e gjakësve me mjetet e dhunës që disponon, nuk shihet ndonjë përpjekje e organizmave shtetërore të paktën për të pajtuar gjakrat midis familjeve të ndryshme. Por ashtu si dhe për shumë gjëra të tjera, paaftësia për t’i bërë ballë fenomenit të gjakmarrjes në përgjithësi, është edhe pasojë e mosfunksionimit të sistemit të drejtësisë, gjë që determinisht ka bërë që zbatimi i ligjit të mbetet vetëgjyqësi. Konkretisht, vetë gjakmarrja, është shndërruar në makabër e një vetëgjyqësie të tillë. Ndryshe pushtetarët e sotëm dhe politikanët në përgjithësi, indiferencën e tyre ndaj gjakësve dhe vrasjeve në të pakta të saj, mund ta justifikojnë me marrjes dhe kalimit në jetë të shpejtë, mund ta justifikojnë me problemet e shumta të vështira me të cilat po ballafaqohet vendi. Por, nëse shkohet sipas një logjike të tillë, duke pasur parasysh rritjen e pandalshme të shtrirjes së gjakmarrjes në Shqipëri, nuk është aspak e pandalshme që një ditë të gjitha ato që po bën shteti aktualisht, t’i kthejnë të vdekurit, viktima të gjakmarrjes. Gjaku i një fëmije i veshur mbuluar me “dëshmorë” ndaj Kanunit, në të vërtetë është thirrë e madhe që e bën më tepër se me turp më faj këtë shtet. Vonesa e administrueshme nga një topë së me trup më faj këtë shtet. Vonesa e dëshirës ndaj kësaj krime të një katundar që sot është e familjes së pasardhësve. Të thotë se këtë krim të rikthyer fatalisht si në kohën antike, po na ... tragjedi shqiptare e rikthyer në Perëndim. [Shënim: disa rreshta të fundit të artikullit janë të paqartë në imazh.]

Deputeti i pavarur vlonjat Fejzo, sfidon PD dhe PS

Shpërthejnë kandidaturat nga shoqëria civile për zgjedhjet lokale Deputeti i pavarur vlonjat Fejzo, sfidon PD dhe PS Dorëzon mandatin e deputetit për të kandiduar për kryetar bashkie në Vlorë Surpriza e parë e zgjedhjeve lokale ndodhi dje në qytetin bregdetar të Vlorës, qytet i cili solli në pushtet socialistët, tre vjet më parë. Deputeti i pavarur Vladimir Fejzo dje ka deklaruar venien e kandidaturës për kryetar të bashkisë së Vlorës, si i pavarur, duke dorëzuar kështu mandatin e deputetit të pavarur të Vlorës. Për gazetën “KJ” ai mbrëmë deklaroi: “Po kam vendosur të kandidoj larg partive, me synimin që të punoj për një Vlorë ndryshe nga sa e bëri PD-ja në ’97-ën dhe larg premtimeve boshe të PS-së gjatë viteve 1997-2000. (vijon në faqen 2)

Presidenti SHBA, Bill Klinton, dhe Presidenti rus, Vladimir Putin, dje në Japoni në Samitin e G8