04/08/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

4 gusht 2000

Lajthit Berisha, mbron krimin, sulmon Perëndimin

Dje kreu i demokratëve nuk lejoi asnjë nga PD-ja për të bërë homazhe tek arkivoli i kolonel Zylyftarit Kryetari i PD-së, si dikur Enver Hoxha, nxjerr shpatën ndaj organizmave ndërkombëtare, të cilat janë në Tiranë për të siguruar normalitet politik faqe 4 Terroi kundër krimit nderim për Zylyftarin Elidon Hyseni, vëllai i student-es së masakruar, i paraqet kërkesën e rrallë Rakipit

Terrori kundër krimit nderim për Zylftarín

Dje, autoritetet më të larta të vendit morën pjesë në homazhet për kolonel Zylftarín, duke i bërë nderimet më të mëdha këtij martiri që ra nën plumbat e kriminelëve. Ashtu si shumica e shqiptarëve, si të afërmit dhe ata që kishin punuar në periudha të ndryshme me dëshmorin Arben Zylftarí, edhe syve të kreut të lartë të Shtetit shqiptar nuk u munguan lotët që shprehnin dhimbjen e thellë. Por, vetëm lotët dhe nderimi për figurën e kolonel Zylftarit, të shoqëruara me fjalë dhe premtime se ligji do të veprojë pa mëshirë, etj., mund të thuhet se janë shumë pak nëse reagimi i mekanizmave të shtetit do të përmblidhej vetëm me kaq. Kryeministri Meta, duke folur në ceremoninë e përmortshme, premtoi solemnisht se në të ardhmen dora e shtetit do të godasë shumë fort mbi kriminelët e çdo ngjyre. Por, kjo goditje duhej të kishte filluar që dje. Ndërsa do të ishte në një farë mënyre dhe nderimi më kuptimplotë për ish-kryepolicin e Shkodrës Zylftarí, njëherazi do të ishte dhe sinjali i parë konkret në adresë të kriminelëve për t’i bërë mirë llogaritë nëse vendosin ta ngrenë dorën mbi punonjësit e rendit. Edhe herë të tjera, kur kanë humbur jetën njerëz të policisë, ceremonitë funerale janë kthyer në manifestime të luftës kundër krimit ku presidentë, kryeministra e zyrtarë të tjerë i kanë kërcënuar ashpërsisht kriminelët, duke premtuar një luftë të ashpër e të pamëshirshme kundër kontigjenteve që paraqesin rrezik për jetën normale të qytetarëve. Kështu ka ndodhur kur janë vrarë barbarisht policët në Ballsh, në Berat e gjetkë. Por, për fat të keq, gjithçka ka mbetur vetëm brenda caqeve të fjalëve ose reagimi i shtetit ka qenë vetëm një flakë kashtë për ta lënë sërish iniciativën në duart e njerëzve të krimit. Tashmë, kur ka ardhur koha që krimit dhe kriminelëve t’u jepet përgjigje e merituar, pritet një angazhim serioz i gjithë strukturave shtetërore që merren me luftën kundër botës së krimit. Njerëzit, deri tani me shpresa të vakëta, përsëri e për këtë vendosin sërish, presin një sinjal nga ana e qeverisë së gjithçka, ashtu siç premtoi dje dhe vetë kryeministri Meta, do të ndryshojë rrënjësisht. Pikërisht, një sinjal i tillë duhet të ishte dhënë që ditën e djeshme, nëse shqiptarët do të informoheshin për kapjen o kaq apo aq kriminelëve dhe asgjësimin e bandave që deri tani ndjehën të fituara në duelim me shtetin.

Hamtumirë Kolonel!

Faqe 2-3 Ceremonia e nderimit të kolonel Zylftarit foto P. ILO

“Më bëni hetues të gjej vrasësin e Kozetës”

Elidon Hyseni, vëllai i student-es së masakruar, i paraqet kërkesën e rrallë Rakipit e rrallë Rakipit “Më bëni hetues të gjej vrasësin e Kozetës” “Të paktën të marrim vesh se kush na e vrau vajzën”, përbën për të dhe familjen brengën e shpirtit. Dhe duket se këtë do t’ia plotësojë i biri që nuk ka vetëm pak ditë që ka marrë diplomën faqe 8