15/08/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

15 gusht 2000

Der[d]hen 20 tonë karburant, rrezikohet plazhi i Durrësit

Një anije anonime ka derdhur në kalata vajra lubrifikantë dhe është larguar . Der[d]hen 20 tonë karburant, rrezikohet plazhi i Durrësit. Kapiteneria jep alarmin: Ndotjet rrezikojnë pushuesit në qytetin bregdetar. faqe 11 Bashkim Fino dhe Ilir Meta në plazhin e Durrësit, pas alarmit për rrezikun e ndotjes së detit. Foto: L. FILOPATI

NJERËZ! Votoni për vetveten e jo për parti[në]

Sapo vijnë fushatat elektorale e partitë duan votat e njerëzve të thjeshtë, partitë e të gjitha ngjyrave bëhen shumë të dashur, “popullore” e “dëgjen” nga zjarri i dashurisë që kanë për popullin. Të gjithë bërtasin në emër të tij e për popullin, porse në thelb, sapo mbarojnë votimet e votat përfundojnë në koshin e tyre, asnjëra prej partive nuk merakoset më për ata që u dhanë votën. Ndaj, edhe kësaj radhe, populli do të dëgjojë “dashurinë” e politikanëve për të, ata, pra partitë, do të ngjiren duke gërritur gjoja në emër të popullit. Të gjitha këto do të ndodhin deri më 30 shtator. Pas 1 tetorit, në pafshin ndonjë politikan që merakoset për hallet e tij, në takofshin ndonjë qeveritar apo kryetar partie, së cilës i besojnë, atëherë do të jetë çudia më e madhe e këtij fillimmijëvjeçari. Nisur nga këto që thamë e ato që kanë ndodhur në këto vite, njerëzit e varfër e ata që duan një jetë dinjitoze të mos votojnë symbyllur. Votat kësaj radhe janë për administrimin e jetës së tyre në fshatra apo qytete, kësisoj të jenë më të kujdesshëm, duke votuar për individin, i cili do t’i përfaqësojë e do t’u zgjidhë hallet e tyre. Votimet për Parlamentin janë paksa më politike, ndërsa zgjedhjet lokale, përveç politikës që gjithsesi mbetet brenda tyre, janë më direkte për jetën e njerëzve, pasi hallet në këtë rast më konkrete si drutat, uji, punësimi, rrugët, etj., të cilat, pas këtyre zgjedhjeve do të jenë pronë e pushtetit lokal e jo më atij qendror. Kështu më mirë një individ i pëlqyer nga opinioni qytetar se sa një kandidat që e do vetëm partia e tij. Është ky një rast për ta kuptuar njerëzit e thjeshtë se duhet të ndërgjegjësohen për atë votë që duke e parë, ndoshta më parë të parë, porse brenda saj ka fatin për atë që e jep, ndaj mendohuni mirë se për kë votoni. Më mirë mendohuni njëqind herë, se pas kësaj nuk u ka njeri faj për fatin tuaj të mëvonshëm. Tek ajo votë që do të hidhnì, më 1 tetor, është e ardhmja juaj për 2001-shin, e më pas. Nëse doni një garanci për fëmijët tuaj apo për thinjat tuaja të pleqërisë: Mendohuni njëqind herë. Njerëz, mendohuni se për kë do ta hidhni votën! Jo për partitë, por veten tuaj, pasi partitë ju duan vetëm për një ditë, sa për votën e 1 tetorit. Pastaj partitë mblidhen në Tiranë në festë apo jashtë shtetit në udhëtime, ndërsa ju mbeteni prapë pa drita, pa ujë e pa rrugë. Ju, njerëz të thjeshtë do të mbeteni atje tek jeni, ndërsa partitë do t’i mbledhin votat tuaja për të “qarë” hallet tuaja nga hotelet e shtrenjta të Romës, Parisit, Nju Jorkut, Berlinit, Athinës apo edhe nga Pekini i largët.

Adoleshenti përdhunon kushërirën 7-vjeçare

Sarandë/ Policia e arreston. Adoleshenti përdhunon kushërirën 7-vjeçare. Një 19-vjeçar ka mashtruar vajzën e dajës dhe më pas ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë. Faqe 13

100 marinarë rusë peng në fund të detit

Rusi/ E gjithë flota në alarm. 100 marinarë rusë peng në fund të detit. Një nëndetëse bërthamore ka pësuar defekt në një thellësi prej 150 metrash në Detin Barenc. Faqe 22