Ryshfet qeveritar, një milion dollarë për Birrën “Tirana”
Mbrëmë mblidhet urgjent Këshilli i Ministrave dhe firmos për blerjen e fabrikës së birrës shqiptare nga persona anonimë të një kompanie italiane, pas të cilëve fshihen qeveritarë dhe deputetë të PS-së
. Ryshfet qeveritar, një milion dollarë për Birrën “Tirana”. Cili e mori ryshfetin: Meta, Muçi apo deputeti Spartak Braho?!
Rikthehen vatrat
Një fjalë e vjetër për origjinën e zjarrit të dëmshëm shprehet: “Zjarri mendoje që tek eshka në xhep”. Në ngjarjen e djeshme, në Tropojë, sërish është rikthyer precedenti shqiptaro-politik i përdorimit të “kallashëve klandestinë” nga politika mes palëve.
Tropoja, e njohur ndryshe si vendlindje e ish-presidentit Berisha, ka përjetuar për më tepër se katër orë gjendjen identike të “marsit ’97”. Nga pika të ndryshme të qytetit kanë vërshuar, padyshim të paramenduara, breshëri të një arsenali armësh, duke ... terrorizuar rreth 10 mijë banorë të qytetit verior. Ndërkohë pas kësaj krimi, pra terrori, është konvertuar në një duel polemikash politike. Një ditë pas krismave anarkindjellëse, në këtë qytet do të mbërrinte lideri i mazhorancës Nano, por rrebshi 4-orësh i kallashëve ia ndryshoi itinerarin. Ndërsa kreu i opozitës Berisha u ngjit në qytetin e të njëjtës prefekturë, në Kukës, ku zhvilloi mitingun e vet pa probleme. Ndërkohë policia do të niste kërkimin dhe natyrshëm ndëshkimin e anarkisë në Tropojë. Mirëpo deklaratat e nxituara prononcuese, së pari të selisë blu dhe më pas ngujta e Ministrisë së Rendit, për të përcaktuar “emërtesën” se nga erdhën krismat, lanë të kuptohet se sërish “vatrën” e ndezi politika. Palët, njëra përmes mundësive institucionale dhe tjetra përmes akuzimit politik, gjetën rastin të përdorin për fushatë qytetin periferik të njohur për gjendjen e tij të nxehtë, me konfliktualitet të ri e të vjetër. Ndërsa pala pozitive shpalli burrat e fiseve armbajtëse, pala opozitë u ngut të shprehet se “këto skenare... synojnë krijimin e situatave të tensionuara në zonat demokratike...”. Incidenti Tropojë ka rikthyer edhe një herë precedentin e kanonizimit elektoral të vendit. Citimi i deklaratave të mësipërme e evidencon më së miri këtë fakt, ndërkohë që kostoja dhe rëndesa e pasojës i përket atij për të cilin përgjërohen të dy palët: elektoratit. Fjala për “urrejtshmërinë e eshkës në xhep”, në episodin e fundit të spektaklit elektoral, gjen vend të rithuhet kur mendon se selitë kryesore politike të këtij vendi rigjenerojnë precedentë luftarakë mes militantëve. Dhe deri sa të gjenden militantët-fajtorë, logjika e jetës institucionale do të kërkojë përgjegjësinë e atyre që e “mbajnë eshkën në xhep”. Në rastin e rindezjes dhe përdorimit të “vatrës” Tropojë, gjen vend të ecësh sipas retorikës “Kush e ndez eshkën?”.
Kaos në Tropojë, ...
Dërgohen Forcat speciale dhe shpallen të kërkuarit. Mes tyre edhe kryetari i PD-së lokale
. Kaos në Tropojë, ...
Kaos në Tropojë, plagoset me granatë një polic
. Në postbllok i bëri shenjë të ndalojë, por ai i hodhi një granatë. Plagoset edhe një grua. faqe 17
Edi Rama prezanton: Lidra Meidani dhe Monika Kryemadhi në Këshillin e Tiranës
Spektakël i paparë në Pallatin e Kongreseve
faqe 4