24/09/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

24 shtator 2000

Largohuni nga Fejzo, ndryshe tritol në kioskë!

Shefi i Shtabit elektoral, Çlirim Muka, kërcënohet me vrasje dhe shkatërrim të kioskës së tij nëse vazhdon të punojë me të pavarurin Plas skandali elektoral në Vlorë. Socialistët kërcënojnë me tritol Shtabin elektoral të rivalit të pavarur Vladimir Fejzo faqe 6

Endrra serbe dhe realiteti shqiptar

NGA ENTON ABILEKAJ Sihu elektoral u përpoq edhe dje të shuante zjarrin e luftës së Serbisë me Perëndimin. Deri në orët e vona të mbrëmjes, rrugët e lagura përcillnin pasigjer që ktheheshin në shtëpitë e tyre për të votuar si asnjëherë në jetën e tyre. Është ende larg dita kur zgjedhjet

PD: Zëdhënësi i OSBE-së

Kryetari i demokratëve të Tiranës shpreh kundërshtimin e partisë së tij për deklaratën e Giovani Portës

[titulli i prerë në skajin e sipërm]

Nga Enton Abilekaj Shi̇u mbrëmjes, rrugët e lagura çirnin pasagjerë zgjedhjet në Serbi të shihen me pragmatizmin që ne i shohim në Shqipëri. Aty votohet sot si më 31 mars të vitit 1991 në Shqipëri, ndoshta pak më mirë dhe pak më keq. Pak më mirë për idealizmin e atyre që e kanë kuptuar çfarë po ikën dhe pak më keq për mundësinë e tyre për të influencuar nëpërmjet zërit dhe votës. Deri këtu është arritur një ndryshim i madh. Ata njerëz të ashpër, të cilët nuk dyshonin kurrë deri 1 vit më parë në të drejtën e tyre politike dhe racore, ata njerëz të ftohtë ndaj asaj që ndodhte jashtë mureve që ndërtoi Sllobodani, sot ndiejnë dobësinë e besimit të verbër, disavantazhin e luftës që ushqeu regjimi (e që ata e përtypën me shije) dhe ankthin mbi fatin e tyre. Jashtë kufijve të Serbisë, kudo në Ballkan, freskohet kujtesa. Pas rrëzimit të komunizmit, pothuajse të gjithë vendet ballkanike, provuan një regjim të ri, të ngjashëm me atë të sotmin në Serbi. Shqipëria e Kroacia ishin dy vendet e parafundit që vuajtën regjimet që kërcënonin votën e lirë, ëndrrën për integrim. Sot në Tiranë jeton ende kërcënimi, ndryshe nga Kroacia ku ai ndërroi jetë. Sot në Tiranë është përsëri dikush që mbyt me hijen e manipulimit të votës, ndërsa të gjithë e kanë mendjen tek manipulimi i Beogradit zyrtar. Në Tiranë nuk bie shi. Bota po mirëpret me vëmendje zgjedhjet e lira e të qeta, që tashmë kërcënohen vetëm nga ai që është mësuar t’i vjedhë kur ka qenë në pushtet. Ai ngriti tymin që u vërtetua se ishte i kotë, ai acaroi situatën që askush të mos ketë mundësi të shohë për më tej. Mbi të gjitha, ai po bën ç’është e mundur që të shtyjë datën, duke krijuar idenë se në Shtetet shqiptare nuk mund të ketë standarde demokratike. Pjesa tjetër e Shqipërisë sot po sheh me vëmendje nga Serbia. Nesër mund të ndodhë që të shtohet edhe një anëtar në Europën e vogël që po ngjizet në juglindje të Kontinentit. Regjimet e luftës dhe të tensionit po goditen, jo vetëm nga vota, por edhe nga Bota demokratike, që tashmë ka vendosur të garantojë hapur njerëzit para se të vendosin për të ardhmen historike.

Melo dhe Dade, bashkë për zgjedhjet lokale

Melo dhe Dade, bashkë për zgjedhjet lokale

PD: Zëdhënësi i OSBE-së si zëdhënësi i Qeverisë

f a qe 5 si zëdhënësi i Qeverisë Minarolli: “Mendoj se Giovani Porta dje zuri vendin e Thoma Gëllçit, sepse nuk foli Thomai këtë radhë, por Giovani Porta” faqe 5

Ministri blen këpucë për gruan

Humor nga Filip Çakuli faqe 30 - 31