30/09/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

30 shtator 2000

PD: Dy orë pas votimit, në Sheshin “Skënderbej”

Meta: Po preku institucionet, Berisha do të marrë përgjigjen në lule të ballit faqe 2, 3, 7

Millosheviçi dhe zgjedhjet në Shqipëri

NGA FERDINAND XHAFERRI DEPUTET I PD-së Zgjedhjet po i afrohen finishit, të shoqëruara me një tendosje që nuk duhej dhe nuk ka pse të jene prezent për një fushatë të qeverisjes vendore. Megjithëse votuesit shqiptarë do të prodhojnë në këto zgjedhje vetëm kryeadministratorët vendorë, vëmendja e komunitetit ndërkombëtar është e një rëndësie tepër të veçantë. Ky interesim i bërë prezent me intensitet nga OSBE-ja dhe nga Trupi diplomatik që operon në Shqipëri, evidencoi pikat kulmore të tij me deklaratën e Departamentit të Shtetit dhe të Parlamentit Evropian. Në qëndrimet e bashkësisë ndërkombëtare vihet re fare qartë se rëndësia në këto zgjedhje nuk qëndron tek përqindjet respektive të partive, por tek cilësia demokratike që ato do të përcjellin. Pra, përkushtimi i deri pak ditëve më parë ka qenë përqindja natyrshëm në domosdoshmërinë e padiskutueshme, që Shqipëria të shënojë hapa përpara në rrugën e mundshme të konsolidimit të demokracisë. Por, rezultati i zgjedhjeve në Serbi, që e shpalli Millosheviçin të kapitulluar politikisht edhe me votim, duhet të bëjë të kujdesshme të gjithë klasën politike shqiptare në këtë stinë zgjedhjesh. Më konkretisht, Millosheviçi po raskapitet që Serbia t’i drejtohet balotazhit më 8 tetor dhe karta e fundit që mund të luajë, për të zgjatur deshtimin e sigurtë, është ajo e spostimit të vendosjes. Pra, për t’u shprehur më qartë, ai do të dëshironte destabilizmin e Shqipërisë. Ecuria e këtyre ditëve ka paraqitur se socialistët dhe demokratët në terren nuk kanë asnjë tension midis tyre. Po kështu kandidatët, në debatet televizive, janë paraqitur shumë dashamirës me njëri-tjetrin, duke mos ekspozuar asnjë dallim edhe me homologët respektivë që konkurrojnë në vendet perëndimore. Të gjithë kemi parë se të vetmit që janë munduar për të kultivuar frymën e konfliktit kanë qenë Nano dhe Berisha. Deri më tani, në jo pak raste, ata kanë akuzuar njëri-tjetrin se bëjnë një politikë që i shërben Millosheviçit. Këto zgjedhje janë një test përfundimtar për të parë se ka apo nuk ka Millosheviçi shërbëtorët e tij në Tiranë. Shpresojmë dhe dëshirojmë që të mos ketë dhe si Nano dhe si Berisha duhet t’i thërrasin mendjes për të mos e marrë këtë etikë.

Rama: E fitoj unë Bashkinë e Tiranës

Fotos Nano, Ilir Meta dhe Edi Rama dje në mitingun e PS-së në Sheshin “Skënderbej”, ora 12⁰⁰ Fotot: P.ILO

Mustafaj: Të dielën fitorja është e imja

Sali Berisha dhe Besnik Mustafaj mbrëmë në mitingun e PD-së në Sheshin “Skënderbej”, ora 18⁰⁰