Kryesia socialiste diskuton incidentin e Orikumit me PSD-në. Ndërsa socialdemokratët hedhin në gjyq PS-në për “vjedhjet e Orikumit”
PSD: Berishët e PS-së manipuluan në Bashkinë e Orikumit
Kryesia socialiste diskuton incidentin e Orikumit me PSD-në. Ndërsa socialdemokratët hedhin në gjyq PS-në për “vjedhjet e Orikumit”
PS: Gjynushi të respektojë policinë
PSD: Berishët e PS-së manipuluan në Bashkinë e Orikumit
Fillon operacioni Meta-Gjoni për rrugën Vlorë-Sarandë
Pas fitores në Himarë socialistët përballen me sfidën e mbajtjes së premtimeve të dhëna në fushatë. Ndaj dje, kryeministri Meta, para nisjes për në Stamboll, ka kërkuar në një takim të gjithë specialistët e Ministrisë së Transporteve, të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Drejtorisë së
Shkodrania Esmeralda Uruçi, ministrja e re e Kulturës
“Si e vrau babai, vëllanë
Rrëfen Geri 6-vjeçar
[?] për rrugën Vlorë-Sarandë
ministria e re e Kulturës
së premtimeve të thëna së Përgjithshme të Rrugëve. Qëllimi ishte fillimi i punimeve për zgjerimin e asfaltimin e rrugës Vlorë-Sarandë, e sidomos të pjesës së rrugës së rrezikshme mbi 12 kilometra në Llogara. Urdhri i kryeministrit ka mobilizuar të gjithë repartet e ushtrisë të specializuara për ndërtime, me makineri dhe me forca ushtarake, të cilat në fillim të muajit nëntor të këtij viti do të fillojnë punimet për në Himarë, aty ku triumfoi krenaria kombëtare e ku politika u përplas me lobet greke të Athinës. Ministri i Mbrojtjes, Ilir Gjoni, menjëherë pas konsultës me specialistët e dikasterit të tij ka firmosur urdhrin për mobilizimin e një pjese të ushtrisë për ndërtimin e rrugës së premtuar në fushatë dhe që i duhet zhvillimit të gjithë Zonës së Bregut. Pra, që dje, filloi sfida e dy Ilirëve për të transformuar tokën ilire të Himarës.
Ndërsa sot specialistë të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe të dikasterit të ministrit Nako do të udhëtojnë drejt Himarës për të parë problemet e rrugëve në terren. Pas kësaj kryeministri ka kërkuar nga specialistët e shtypit që të bëjnë gati një projektvendim për ndërtimin e plotë të përsëritësve televizivë për Himarën e Zonën e Bregut, pasi që prej disa vitesh kjo zonë nuk ndjek asnjë kanal televiziv shqiptar, por veç grekë, meqë përsëritësat janë vendosur gabimisht në Korfuz (tokë greke) dhe sinjali komandohet deri më sot nga stacionet greke (!). Një absurditet që ka vazhduar prej disa vitesh, prandaj qeveria po përgatit shpenzimet për ta çuar fjalën shqipe televizive e radiofonike në Himarë e në krejt Zonën e Bregut. Përveç këtyre premtimeve qeveria mund e duhet të bëjë gati një projekt të plotë e efektiv për vënien nën shfrytëzim për turizëm të krejt Zonës së Bregut, pasi mbetet një nga perlat e Mesdheut e nga ku banorët mund të fitojnë e civilizojnë vetveten e krejt vendin.
Pra, sfida e premtimeve politike të fushatës po fillon. Nëse qeveria Meta e fillon me Himarën e Zonën e Bregut tregon seriozitet, pasi qeveria i duhet të përballet edhe me probleme të zonave të tjera të Shqipërisë, të cilat kanë probleme edhe me urgjente se Himara. Por Himara ka privilegjin si dhe të fitojë fjalën e saj kur flitet për të treguar vlera të mirëfillta kombëtare, siç bëri më datë 15 tetor 2000, ku na kujtoi se Koha e Skënderbeut për Besëlidhje përsëritet kur e kërkon historia e kohërave moderne.
“Ore vëllai, babai, vëllanë dhe veten”
faqe 11
Meta në tryezën e Stambollit
Serbia zë vend në Paktin e Stabilitetit
faqe 10