Kosova, nesër në zgjedhjet e lira
NGA ALEKSANDËR ÇIPA
Kosova nesër ka detyrimin para një prove civilizimi. Është ngjarja e parë e kalendarit elektoral në liri. Dhe si e tillë akti politik i zgjedhjeve të para lokale, mbetet spikatës për nivelin e pjekurisë dhe formimin e klasës përfaqësuese politike. Spektri politik në Kosovë tashmë është shfaqur me të gjitha ngjyrat e veta dhe ky realitet përbën aspektin më të dukshëm të ardh-
nesërme, Kosova do të shënojë premisën e parë të ngritjes së institucioneve të saj legjitime, të asaj demokracie që buron nga vunet e lirë dhe legjitimohet prej votës. Në këtë rëndësi kjo votë për klasën politike kosovare ka specifikisht më shumë peshën e një dëshmie morale dhe politike se sa atë të një fitoreje pale sipas bilancit numerik. Konkurrenca elekto-
Nëse në të gjithë Kosovën zhvillohen zgjedhjet vendore, zgjedhjet e para të lira. Pas tyre priten zgjedhjet parlamentare
aspektin më të dukshëm të ardhmërisë së formuar të institucioneve dhe të klasës politike. Përçellja e betejës elektorale deri në këto momente me “qetësinë e luftës pa krisma”, na le të shpresojmë se kjo provë e rëndësishme për Kosovën po përcillet në anën e suksesit. Në këtë kontekst rëndësia e qetësisë dhe e normalitetit të paramenduar, del nga vlerësimi i thjeshtë dhe përbën momentin politik të rëndësisë së veçantë. Përpjekja për kurorëzim votash e forcave kryesore politike të kryesuara aktualisht nga Thaçi, Rugova, Qosje, Haradinaj etj., në këtë “herë të parë të lirisë“, ka vlerën e vet konstituese, por fiton më së shumti rëndësinë e një ngjarjeje historike afirmuese për politikën dhe institucionet e saj në Prishtinë. Artikullimet e derisotme të këtyre politikanëve e kanë përcjell si referim këtë rëndësi, ndërkohë që me mesazhin e tyre politik të lëshuar në arenën elektorale të trazuar kanë ditur ta mbajnë atë si formulim të një domosdoshmërie. Ngritja e institucioneve demokratike përmes votës, mbetet sfida e parë e reagimit të shqiptarëve ndaj besimit të institucioneve ndërkombëtare, të cilat vijnë një çast dhe në tejzgjatje, ndodh që e humbasin durimin. Me zgjedhjet e dëshmërie sipas bilancit numerik. Konkurenca elektorale në Kosovë kësaj here nuk ka rëndësi të parë se kujt i jep “karrige pushteti”, por përshpejton ose jo ngritjen institucionale. Në çastet kur Kosova mbetet “dilemë diplomatike” për institucionet komunitare dhe ato ndërkombëtare, është detyrimi moral i shqiptarëve të nxitjojnë në konstruktimin e institucioneve dhe afirmimin e tyre sipas normave koherente të demokracisë. Përreth Kosovës diplomacia shumëpalëshe vërtitet në versionet dhe skicat e saj të shumta. Beogradi zyrtar pas ndryshimit të fundit presidencial, mbetet i vendosur të mbrojë historinë zyrtare të vetes. Nga ana tjetër fqinjët federativë të Kosovës në hall të vet, s’kanë arsye për ndihmë politike. Kjo skemë e njohur e bën edhe më prioritare kërkesën imediatë për një fitore konstituese sa një kurorëzim thjesht elektoral për këtë apo atë palë. Aleanca e deritanishme perëndimore së paku nuk po e kursen ndihmën në këtë drejtim. Miratimi i shpalljes së flamurit shqiptar në selitë politike, por edhe deklarimi për zgjedhjet e aftërta të përgjithshme janë shenjat zyrtare të respektimit të vullnetit politik të Kosovës i cili tashmë dihet se ku do të stacionojë, pra drejt pavarësisë.
Sot, 18 gazetarë të medias “Koha Jonë” drejt Kosovës
Për herë të parë nga media e Shqipërisë nisen kaq shumë gazetarë për të pasqyruar zgjedhjet e para të lira në Kosovë, pra zgjedhjet lokale të ditës së nesërme. Radiotelevizioni KOHA do të transmetojë nesër zgjedhjet lokale të kosovarëve
GAZETARËT QË DO TË PASQYROJNË PËR SHQIPËRINË ZGJEDHJET E KOSOVËS
1-Aleksandër Çipa
2-Pandi Gjata
3-Anila Basha
4-Mirgena Topalli
5-Idriz Bajrami
6-Milazim Halili
7-Roland Qafoku
8-Manjola Zeka
9-Basir Çollaku
10-Arion Sulo
11-Valbona Zhupa
12-Edmond Kaçeli
13-Enkelejda Myftari
14-Oltion Reçi
15-Mimoza Picari
16-Konstadin Dimroçi
17-Indrit Çobani
18-Vasil Rada