Rruspat, buldozerët dhe tritoli i Metës në Llogara
Fillon sfida e madhe e kryeministrit për rrugën Vlorë-Sarandë, 6 metra e gjerë dhe 70 km e gjatë
Pas pak ditësh fillon autostrada Lezhë-Shkodër, 33 km e gjatë, pjesë e linjës Tiranë-Lezhë
Fillon sfida e madhe e kryeministrit për rrugën Vlorë-Sarandë, 6 metra e gjerë dhe 70 km e gjatë
Rruspat, buldozerët dhe tritoli i Metës në Llogara
Pas pak ditësh fillon autostrada Lezhë-Shkodër, 33 km e gjatë, pjesë e linjës Tiranë-Lezhë
faqe 3
Shtrimi i “bregut të ashpër”
Nga ALEKSANDËR ÇIPA
Kryeministri Ilir Meta i ndodhur dje në pikën më të lartë të Akrokerauneve, pranë një reparti xhenier të ushtrisë shqiptare, ka njoftuar zyrtarisht ndërmarrjen e një akti ekzekutues për afrimin e krahinës së njohur të Himarës me qendrat administrative të vendit. Nuk është fjala për shkurtim të distancës gjeografike, por për një sipërmarrje në infrastrukturën e harruar prej 85 vjetësh të kësaj zone. Ndërhyrja rikonstruktuese në segmentin rrugor Vlorë-Sarandë e para e këtij lloji që nga vitet ’30-të, shënon rikthimin e vonuar të shtetit shqiptar në vlerësimin e Rivierës shqiptare. Por sidoqoftë është rikthim dhe sipas shprehjes së njohur “kujtesa e vonuar bëhet provë e rëndësisë së asaj që kujtohet”. Kryeministri Meta, pas kësaj, mbetet i pari shef i Ekzekutivit shqiptar që promovon një investim për ndryshimin e infrastrukturës në zonën e pretenduar si perla turistike shqiptare, si zona e vlerave unikale dhe autentike, si treva që përcjell për historinë kombëtare sprovat e qëndrueshmërisë dhe virtytit të pabajtur. Është hera e parë në 90 vjetët e fundit që administrata shtetërore e këtij vendi kujtohet që në këtë vend, me jehonë mesdhetare, jetojnë dhe kanë mbetur fiset e origjinës pellazgjike. Kjo kujtesë e vonuar është zbulimi i së vërtetës për atë largësi të pamerrituar që kanë përjetuar himariotët nga administrata e shtetit të tyre. Ky korrigjim administrativ, (e lidhur por e vërtetë për t’u thënë), është arsyeja e parë për humbjen e drejtëpeshimit politik prej një kategorie të dallueshme qytetarësh të këtij visi. Në këtë sipërmarrje të fundit, shteti shqiptar për së fundi ka shënuar aktin retushues të një gabimi me koston. Nesër Himara do të jetë vetëm tre orë larg Tiranës, sikundër ka mbetur prej 85 vjetësh më tepër se 5-6 orë larg saj. (Sipas shpejtësisë së automjetit të zakonshëm). Ky akt afrues fiton vlerën e shumëanshme, por shton natyrshëm edhe efektin politik të mospardhjes së fjalës nga vepra. Veprimi i djeshëm administrativ, përcjellë sipas fjalës së kësaj zone, do të thotë: “Pranë syrit, pranë zemrës” që në kuptimin e drejtpërdrejtë përkthehet afrimi i Qendrës së vendit me periferitë e harruara. Nga ana tjetër iniciativa e ministrit të Mbrojtjes Gjinj, për t’i dhënë ushtrisë shqiptare mundësinë e një kontributi investues, siç janë sipërmarrje të tilla mbi infrastrukturën e vendit, përbën gjetjen administrative për shfrytëzimin e resurseve dhe mundësive tona.
Kryeministri Meta dje në Llogara me forcat e Ushtrisë, të cilat do të ndërtojnë rrugën Vlorë - Sarandë. Foto P. ILO