16/11/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

16 nëntor 2000

Serbia në OSBE, thikë për Kosovën

Ambasadori shqiptar në OSBE, Roland Bimo, voton pa kushte pro Jugosllavisë Nano: Jemi në vitin 2000 dhe nuk mund të ecim me logjikën përjashtuese të Enver Hoxhës faqe 2, 3

Kosova e papërfaqësuar

Ishte duke kaluar në heshtje, por nuk shpëtoi dot. U mor vesh nga të gjithë që Shqipëria, vendi që po kërkon me insistim nga Serbia që të lirojë të burgosurit kosovarë, të shpjegojë fatin e të zhdukurve dhe të paguajë dëmshpërblim për Shqipërinë, votoi pa asnjë nga këto kushte që ky Shtet të bëhej anëtar i OSBE-së. Pas votoi, përfaqësuesi shqiptar i bëri kërkesat e mësipërme, por deri dje nuk kishte ende ndonjë përgjigje nga pala serbe. Pas kësaj në politikën shqiptare u shpallën dy qëndrime të kundërta. I pari, ai i qeveritarëve dhe mbrojtësve të tyre që deklarojnë se votoja pro ishte votë për të mos e nxjerrë Shqipërinë si dele të zezë dhe për ta detyruar Serbinë, si anëtare e OSBE-së të plotësojë parimet e organizatës, duke plotësuar kushtet e Shqipërisë. Grupi opozitar pretendon që veta pro e Shqipërisë duhej hedhur vetëm pasi të plotësoheshin kushtet, sepse pasi bëhet pranimi i Serbisë në OSBE nuk mund të ketë më asnjë mundësi obliguese. Shqipëria kishte të drejtën e vetos për hyrjen e Serbisë në OSBE, që do të thotë se, nëse votonte kundër, vendi që solli luftërat do të mbetej jashtë. Duket se grupi qeveritar nuk ka gjetur mbështetje nga Serbia në arsyetimin e vet. Sot, 1 javë pasi Koshtunica e futi vendin e vet në OSBE, nuk ka bërë asnjë hap pozitiv për plotësimin e ndonjë prej “kushteve” të Shqipërisë. Tashmë ato nuk mund të quhen më kushte, por vetëm pengesa, sepse “kushti” nënkupton një reagim të kundërt që Shqipëria nuk ka më në dorë ta bëjë. Parlamenti shqiptar po mendon që të përdorë vendosjen e kushteve për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Serbinë, por është e qartë që për Koshtunicën vendosja e marrëdhënieve me Shqipërinë është problemi i fundit. Në këto kushte, ka shumë pak gjëra për të diskutuar me qeveritarët e rinj serbë, të cilët e arrijnë pa asnjë mundim gjithçka që dëshirojnë. I vetmi shtet i papërfaqësuar në BeH mbeti Kosova, që nëse do të votonte në OSBE, natyrisht që do të kundërshtonte hyrjen e Serbisë, pa lirimin e pengjeve dhe pa realizimin e të tjerë parametrave të të drejtave të njeriut.

DEKLARATË

e Shoqatës Kombëtare të Radiotelevizioneve Të dielën, ora 20⁰⁰ - 21³⁰, të gjitha radiotelevizionet ndërpresin transmetimet në shenjë proteste Shoqata Kombëtare e Radio Televizioneve (SH- amendamentëve të tij dhe vendimeve të KKRT. Ndaj

Të dielën, ora 20³⁰ - 21³⁰, të gjitha radiotelevizionet ndërpresin transmetimet në shenjë proteste

Të dielën, ora 20³⁰ - Kombëtare e Radio Televizioneve (SH-KRT), në përbërje të së cilës deri tani janë 42 operatorë radiotelevizivë privatë, duke parë zhvillimet e fundit në licencimin e operatorëve lokalë dhe kombëtarë deklaron se ligji Nr.8410, datë 30.09.1998 si dhe kriteret e ndjekura në zbatim të këtij ligji çojnë në monopolizimin e medias elektronike private dhe mbyllin rrugët për zhvillimin e një media tërësisht të pavarur e profesionale, e cila duhet të transmetojë informacion për të gjithë, larg influencave të pushtetit politik. Gjithashtu ky ligj, i ndihmuar nga tarifat tepër të larta të vendosura prej KKRT-së, po asfikson veprimtarinë e operatorëve radio televizivë privatë në të gjithë Shqipërinë. SHKRT do të protestojë me të gjitha format publike dhe ligjore ndaj ligjit Nr.8410 datë 30.09.1998, amendamenteve të tij dhe vendimeve të KKRT. Ndaj kërkojmë nga Komisioni Parlamentar i Mjeteve të Informimit Publik fillimin e debatit për ndryshimin e ligjit në fuqi, si dhe nga KKRT-ja që të ndryshojë tarifat që ka miratuar, pasi media radiotelevizive është në fillimet e saja dhe ka nevojë për investime, në mënyrë që të përcjellë tek shikuesit e dëgjuesit informacion të shpejtë. Hapi i parë i protestës së Shoqatës Kombëtare të Radiotelevizioneve është ndërprerja e të gjitha transmetimeve radiotelevizive nga anëtarët e shoqatës në të gjithë vendin, për një orë, ditën e dielë, më datë 19.11.2000, nga ora 20³⁰ deri në orën 21³⁰. Shoqata Kombëtare e Radio Televizioneve Tiranë, 15.11.2000

PROTESTË KUNDËR LIGJIT PËR RADIOTELEVIZIONET DHE TARIFAVE TË KKRT-SË

Sigla që do të përdoret nga radiotelevizionet për protestë, datë 19.11.2000, ora 20³⁰ - 21³⁰