17/11/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

17 nëntor 2000

Greqia vë veton kundër Shqipërisë

Simitis: “Vetëm me kushte do t’ju ndihmojmë të integroheni në BE. Mungesa e demokracisë rëndon mbi minoritetin grek” Kryeministri grek dërgon letër tek Meta dhe Doris Pack ku akuzon Shqipërinë për mungesë demokracie faqe 3

Skafi 9 metra bie në rrjetën e policisë

Gj oni: Deri në fundjavë rezultate konkrete dhe domethënëse — faqe 11 Shtohet sulmi i policisë së Vlorës

Vrasja e policit, sherri nisi për të shoqen

faqe 11

Shuplaka e Bankës Botërore

NGA EDI LESI Deklarata e Drejtorit të Bankës Botërore për Europën Juglindore, Portman, e lëshuar dje në hotel “Rogner”, është shuplaka e fortë dhe e menjëhershme që mori Tirana zyrtare pas votës pro anëtarësimit të Jugosllavisë së mbetur në OSBE. Ndërsa votimi pro i përfaqësuesit të Qeverisë shqiptare në Vjenë, gjeti disa apologji zyrtare në Tiranë dhe u argumentua si hap pozitiv në dritën e shumë argumenteve sklastikë, ishte dhe drejtori i BB-së, i cili tregoi se kemi ngritur nxitimthi kartonin pro Beogradit. Ai tha se Banka Botërore ka lidhur zyrtarisht marrëdhënie zyrtare me Beogradin pas anëtarësimit në OSBE. Për më tepër, ai tha se tash e tutje të gjitha planet dhe projektet për zhvillimin e Kosovës do të kalojnë nga Beogradi, gjithnjë nën argumentimin e vjetër se duhet respektuar integriteti i Jugosllavisë, i parashikuar në Rezolutën 1244. Pra, kjo do të thotë se Qeveria federative, e dominuar aktualisht nga njerëzit e Milosheviçit që kreu spastrimin etnik në Kosovë, do të ketë në dorë të vendosë për zhvillimin ekonomik të Kosovës, pasi ajo do të jetë në kontakt të drejtpërdrejtë me institucionin më të fuqishëm financiar në botë dhe jo Rugova, Thaqi, e as Kushner. Deklarata e Portmanit hedh poshtë edhe tezën e deklaruar deri tani se Kosova do të trajtohet si subjekt i veçantë dhe krijon një precedent të rrezikshëm për qëndrime të kësojllota ndaj të organizmave të tjerë financiarë, politikë ose ushtarakë. E gjitha kjo ka ardhur pas pranimit të Jugosllavisë në OSBE ku kontributi ynë ishte i njëjtë me atë të vendeve të tjera anëtare. Ndoshta me atë të hedhur si në kosh, aspak e shfrytëzuar për të vënë kushte, apo për të bërë presion mbi Beogradin për shumë probleme emergjente ende të pazgjidhura me Kosovën. Mësohet se vota jonë nuk është mirëpritur asfare në Kosovë. Faktorët politikë atje kanë shprehur rezerva për faktin se nuk është marrë asnjë konsultencë nga ata.

KESH po shkaton

KESH po shkakton dëme ekonomike

faqe 19