12/12/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

12 dhjetor 2000

Shkodër, nën pranga kryetari i Tatim-Taksave

Tonelata fërnet, konjak e raki, ishin bllokuar si jashtë standartit. Policia bën arrestimin spektakolar të Hajrulla Hadërit, Ramadan Myslisë dhe Anton Jubanit . Shkodër, nën pranga kryetari i Tatim-Taksave. Kryetari, sëbashku me një inspektor dhe një magazinier, mallin që duhej groposur po ia shisnin një tregtari. Faqe 16

Tryeza ku vazhdon mungesa

Nga Aleksandër Çipa Cikli i monitorimit në politikën shqiptare është çelur sërish me tryezën e paralajmëruar për nesër, ku në nivel sekretarësh të përgjithshëm do të përfaqësohen të gjitha forcat politike. Është OSBE “arbitri” i kësaj tryeze, e cila sipas gjasave të derisotme, mund të mbetet e dështuar në fillimin e vet. Disa deklarata të fundit prej forcës kryesore të opozitës, lënë të kuptohet se karriget e demokratëve do të mbeten pa njeri. Ndërkohë që jashtë kampeve, por në administratën zgjedhore ringrihet edhe një herë kreu aq i kontestuar i KQZ-së, Fotaq Nano me deklaratën mohuese për dorëheqjen e vet. Ndërkohë pret­eksti zyrtar i demokratëve për mosmarrjen zyrtare të ftesës si dhe deklarimet për takim të njëanshëm të Ambasadorit të OSBE-së, Ahrens me kryeministrin Meta dhe kreun socialist Nano, janë qar­tazi premisat e bojkotit të radhës në këtë tryezë. Pas kësaj, vetiu kriza lihet e hapur dhe dialogu i munguar mbetet vetëm ide, në një sfond realiteti të tensionuar dhe në një klimë në agravim për shkak të bllokimit dhe pengimit të normalitetit, jo vetëm institucional. Në këtë pamje kahet kryesore të politikës shqiptare po rihyjnë në fundvitin 2000 me pamjen e tyre të njohur, atë të armiqësisë. Përmes tyre ende nuk po shfaqet një forcë apo alternativë ndryshe dhe, për më tepër, mes tyre edhe institucionet ndërkombëtare monitoruese mbeten në vështirësinë e përhershme të mosbindjes për shkak kryeneçësie dhe jo për motive parimore. Përkundër protagonizmit të deritanishëm Berisha-Nano, vështirësia e monitorimit të tryezës së nesërme, kësaj here duket se qëndron tek qëndrimi më kolektiv i krerëve të subjekteve politike. Në nivele të dyta drejtuesish të Partisë Demokratike një ditë më parë është folur për përjashtimin e kreut të demokratëve Berisha nga axhenda e fundit e takimeve e ambasadorit Ahrens me krerët e mazhorancës. Megjithatë, edhe pse vetëm një ditë mbetet nga tryeza e paralajmëruar, demokratët ende nuk kanë formuluar zyrtarisht pretendimet apo justifikimin e bojkotit ndaj këtij tubimi në tryezë. Përkundër pohimit zyrtar të tyre, Ambasadori Ahrens mbetet përfaqësuesi më i kontestuar prej shtypit dhe politikanëve të opozitës, pothuajse në të gjitha sipërmarrjet dhe prononcimet e veta të deritanishme. Përreth kësaj çështjeje, “në terren”, janë rikthyer disa akte ish­shme. Përreth kësaj çështjeje, “në terren”, janë rikthyer disa akte dhune dhe “sinjale terroriste”, të cilat dukshëm mbartin veshjen dhe përbërjen politike. Në këtë panoramë, iniciativa e një tryeze të përbashkët mes palëve politike mbetet e zbehtë dhe për më tepër qëllimi i saj i dështuar, duket “pa dalë dielli mirë”.

Kryetari i KQZ: Nuk do të japim dorëheqjen

“Me KQZ-në dhe kryetarin e saj të gjitha partitë politike kanë mbetur të pakënaqura. Kjo tregon se ai është i pavarur.” Fotaq Nano flet për “Koha Jonë” rreth zgjedhjeve dhe kërkesave të partive për largimin e tij Faqe 4

Kombinati që shtron rrugët

Faqe 23