18/12/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

18 dhjetor 2000

Nano, “gurë statuti” mbi kokën e Dokles dhe Poçit

Kryetari i PS-së godet me bërryla ndaj dy kundërshtarëve më të fortë të tij në Kryesinë e PS-së, duke shfrytëzuar KQGS-në Faqe 2

Fajësimi i KQZ - fshirje gjurmësh

Përqendrimi i presionit publik mbi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u duk se ishte një vendim i tryezës së partive të inicuar nga OSBE. Menjëherë pas tryezës ishte partia e mazhorancës që e mori përsipër largimin e komisionerëve, ndërkohë që më parë organizmat e huaj e kanë kërkuar seriosisht largimin e të shtatëve dhe sot disa parti kërkojnë hetimin e tyre. E gjithë kjo lojë nuk mund të jetë shkak i injorancës së partive, sidomos i atyre të pozitës. Një njeri që ka ndjekur qoftë edhe një herë një proces zgjedhor në Shqipëri, nuk mund të mendojë kurrë se shtatë anëtarët që drejtojnë zgjedhjet nga qendra mund të kenë manipuluar ndonjë votë, apo të kenë bërë ndonjë gabim të qëllimshëm. Që në fillim duhet thënë se asnjë anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nuk mori pjesë në regjistrimin e votuesve që u bë nga grupet treshe, pushtetarët lokalë (kryesisht të PD-së) dhe pushtetarët qendrorë që kontrollonin Pushtetin Lokal (Ministria e drejtuar nga Fino). KQZ vetëm sa caktoi afatet e rishikimit të listave, sipas kërkesës së opozitës, afat që ishte maksimal në kufijtë e ligjit. Në qoftë se është folur për manipulime të pjesshme, apo për parregullsi si në Durrës apo Himarë, asnjëherë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, apo ndonjë anëtar i veçantë, nuk është akuzuar direkt për këto parregullsi. Përkundrazi, kanë qenë drejtuesit dhe anëtarët e komisioneve zonale që janë akuzuar dhe mund të kenë krijuar parregullsitë. Madje në rastin e Himarës mund të thuhet se KQZ nuk ndikoi aspak në favor të PS-së për të eliminuar pjesëmarrjen në procesin e votimit të deputetëve grekë. Nëse flitet për krijimin e komisioneve të qendrave të votimit me kryetarë socialistë, kjo është bërë në kundërshtim të plotë me udhëzimin e KQZ dhe në përputhje të plotë me ligjin që PS miratoi në mënyrë të fshehtë në Parlament. Nëse flitet për ankesat e partive, KQZ i la në dorë të Gjykatave lokale të gjitha ankesat për të krijuar një proces më të hapur dhe më rezultativ të rishikimit të zgjedhjeve, ose në rastin e veçantë nuk mund të bëntë gjë tjetër veçse të pranonte procesverbalet e firmosura nga përfaqësuesit e të gjitha partive në komisione. Në këto kushte duket qartë se KQZ është i vetmi institucion i palajshëm në zgjedhjet lokale. Ata që e akuzojnë e bëjnë për të shmangur zhurmën që mund të bëhet për ligjin, për listat e të shpërngulurve zhurmë që mund të bëhet për ligjin, për listat e të shpërngulurve zhurmë që mund të bëhet për ligjin, për listat e të shpërngulurve? [?]

26-vjeçari Armando Avdia i vrarë parmbrëmë vonë në mes të Tiranës

Faqe 7 Policia: Vrasje e tipit mafioz

Ushtarët grekë gozhdë mbi trupin e emigrantit

Përfundon me plagë... [?] Ushtarët grekë gozhdë mbi trupin e emigrantit faqe 8

Policët e Kosenit - shërbim taksi

Ankohet kryetari i Shoqatës... Ankohet kryetari i Shoqatës [?] Policët e Kosenit - shërbim taksi faqe 9

Bllokohet shtatë peshkarexha në Zvërnec

Dyshohen për kontrabandë faqe 11

Bajrami dhe Krishtlindjet bashkohen në burg

Përgatiten festat në qeli faqe 7

Si të mposhtim kuçedrën varfëri

Raport i Bankës Botërore