Viti i Ri, PS e PD bashkohen në Shesh
Nano me familjen dhe PS-në, Berisha me dy mbesat dhe PD-në, Gjinushi ankohen për çmimet!
Faqe 2, 3
Edhe këtë vit: ne - ata që ishim
Kohët e fundit, një gazetar i BBC ka marrë kurajon të shkruajë një libër të keq për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe titullin ia ka gjetur “The accursed Mountains” (Malet e mallkuar). Ky gazetar, i mbingarkuar me neveri kundër shqiptarëve që para se të shkelte në tokën e banuar nga “njerëz të egër” (siç shkruan ai), vjen në Korçë dhe takon një tip shqiptar, me emrin Gabriel. Ky Gabriel-
me një sedër të përkëdhelur dhe injorant, na e merr përdore gazetarin e huaj dhe e dërgon në një fshat të Pogradecit. Sipas përshkrimeve të të huajit, të vjen në mendje fshati Lin. Ky Gabriel ynë i thotë të huajit: “A ke dëshirë për nja dy vajza të reja nga ky fshat sonte?”, (sipas librit). I huaji, megjithëse një neveritës patologjik kundër shqiptarëve, i kthehet Gabrielit: - Ju e keni zakon që ta bëni këtë, ne nuk e bëjmë?! - Epo, shqiptarë dhe, çdo gjë bëhet me këta, - thotë shqiptari nga Korça. - Edhe ju në familjen tuaj kështu bëni? - pyet gazetari i BBC-së. - Epo, pse jo? - rëmërmiti shqiptari me emrin Gabriel... Ka shumë banorë të këtij vendi që i janë kthyer modës të sharë vetveten. Është një epidemi e rëndë dhe aburde. Njerëz të sapokthyer nga jashtë vendit, të sapo dalë nga burgu, të sapodëlluar nga Amnistia, të saposhpallë në kërkim, të sapodala nga godina me maunet kontejnerë, të sapodalë nga spitali në gjendje të gjakut, të sapodalë nga restoranti ku kanë festuar me të famshmit, që të gjithë, edhe nga kjo kategori, thërrasin se “vendi nuk bëhet, shqiptarët janë të këqinj”. Edhe kjo kategori guxon të thotë këto fjalë. Po ata që vendosen jashtë kësaj kategorie, por të mësikuar prej tyre, “janë të egër të këtij lloj njeriu, vallë çfarë mund të thonë? Edhe këta, të njëjtën gjë, por me një të drejtë më shumë, janë nuk janë vetë fajtorë. Në këtë rast ka ndodhur më e keqja: Fajtorë e viktima janë implikuar në të njëjtën filozofi-akuzë kundër vetvetes. Në 2001 po vjen nën një peshë të tillë trishtuese: Jemi të këqij! Në fakt, kemi të paktën dhjetë vjet që po presim një ditë të bindur veten se “ne mund të ndryshojmë”, ndërsa thuajse të gjithë vështrojnë presin boom-in; ndërsa thuajse të gjithë vështrojnë se kur do të ndodhë. Si protagonistë, edhe spektatorë, që të gjithë presin. Të gjithë ndodhen ende në një “... ...” të dikush tjetër do të “sjellë kupën e diellit”. Të mburren dhe të gjithë ankohen. (Vijon në faqen 4)
HUMOR
nga Filip Çakuli
Nino Ginali
Nino Vitali
Ndër të tjera:
Nino Vitali
Ndër të tjera:
➢ Kafeja e ambasadorit amerikan dhe komentet e shtypit
➢ Në çmendinë ka më shumë ministra se jashtë saj
➢ Më iku jeta duke dyshuar
Faqe 20 - 23
Njoftim për lexuesit dhe punonjësit e “KJ”
Numri i parë i gazetës “Koha Jonë” për Vitin e Ri 2001 do të dalë më datë 4 janar, ndaj të gjithë punonjësit e “KJ” duhet të paraqiten në punë më datë 3 janar.
REDAKSIA E “KJ”