23/01/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

23 janar 1991

PËRFAQËSUES TË PARTISË DEMOKRATIKE TAKOHEN ME KRYETARIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE

Dje më datë 22. I. 1991, dy përfaqësues të Partisë Demokratike, A. Imami dhe B. Rosi, patën një takim me kryetarin e Këshillit të Ministrave, Adil Çarçani. Qëllimi i takimit ishte mundësimi i kushteve normale për veprimtarinë e PD për të shkuar në zgjedhje të lira dhe demokratike. Përfaqësuesit e PD protestuan për shkeljet e vazhdueshme të ligjit mbi mbledhjet, për presionet e vazhdueshme dhe komplikitetin e komiteteve të partisë dhe organeve të rendit në rrethet Tropojë, Tepelenë, Gjirokastër e Sarandë, si dhe për pasaktësinë e informacionit që TVSH ka transmetuar në lidhje me ngjarjet e kohëve të fundit. Ata shprehën dyshimin se mos vallë në shtetin e sotëm njëpartiak ekzistojnë dy linja politike. Kryetari i Këshillit të Ministrave siguroi se shteti shqiptar ka vetëm një vijë, atë zyrtaren, por poshtë në bazë, burokracia dhe konservatorët qëndrojnë në pozitat e vjetra. Pra, konkretisht, në zbatimin praktik ka eksese, ka gabime, të cilat ne nuk i nxjerrim dhe nuk i dëshirojmë, por që rrjedhin nga predispozicioni personal i kuadrove në këto rrethe. Dimë që Syria Dosti, sekretari i parë i komitetit të partisë të rrethit të Sarandës është i nxitur, por nuk besojmë që ai të ketë nxitur incidentin. Këto incidente, shtoi Kryetari i Këshillit të Ministrave, krijojnë grindje dhe destabilizim. Ne do t’i shohim dhe do t’i shtrojmë rastet konkrete të eksitimit të ekseve. Përs[a] i përket TV, vërejtja dhe kërkesa juaj do t’i transmetohet drejtorisë së televizionit dhe mendojmë se ka të meta që duhen riparuar. Televizioni duhet t’u japë vend të gjitha partive dhe organizatave politike që të shprehin qartë pikëpamjet e tyre politike mbi zhvillimet aktuale. Për rastet e pretenduara nga PD për montazh «televiziv» të intervistave të përfaqësuesve të PD Kryetari i Qeverisë shprehu mendimin se këto janë të palejueshme, bile të turpshme. Përfaqësuesit e PD kërkuan mundësimin e kushteve materiale për zhvillimin e veprimtarisë së tyre. Kryetari i Këshillit të Ministrave, informoi se Këshilli i Ministrave ka urdhëruar që degët e PD-së nëpër rrethe të pajisen me godina të përshtatshme, automjete, telefona, makina shkrimi, dhe material kancelarie, si dhe t’u krijohen të gjitha kushtet normale nga ana e komiteteve ekzekutive të k.p. të rretheve. Korresp. i «Rilindjes Demokratike»

Një ekuacion ekonomik i pavlefshëm

SOCIALIZEM + EKONOMI TREGU = PARADOKS

Një ekuacion ekonomik i pavlefshëm Ripagëzimi që i bën projektku-t-shtetuta vendit: Republikë Popullore Socialiste dhe theksi në hyrje të saj: «Puna e lirë e njerëzve të lirë është faktori vendimtar i lulëzimit të atdheut socialist» i ngritjes së mirëqenies së përgjithshme dhe të gjithanshme të bindin që për këtë, si në mbledhjet e Kuvendit Popullor, se në Shqipëri do të ndërtohet jeta e re ... mia e tregut përfaqëson modelin anglo-sakson të ekonomisë, që më shqip do të thotë një model për zhvillimin e ekonomisë në rrugë kapitaliste! Mirëpo teoricienët që për 45 vjet e kanë kthyer fjalën «kapitalizëm» në «ogur dhe djall të zi» nuk guxojnë të thonë se tash e tutje do të ndërtojnë kapitalizmin, (edhe pse kërkojnë ndihma e kredi kapitaliste), por parapëlqejnë termin e panjohur e enigmatik për popullin: ekonomi e tregut! Ka shpëtuar edhe një hollësi, një vogëlsi: Ekonomia e tregut mbështetet kryesisht në iniciativën e lirë dhe pronën private. Pra... edhe komunisten edhe private?! Për të mos i hapur punë ndonjë ekonomisti për të kërkuar nëpër koleksionet e gazetave citate nga shkrimet e mia, po shkëpus vetëm një paragraf. «Laboratori i ekonomisë botërore tregonte se mund të ndërtohet një ekonomi mikse, duke mos iu nënshtruar as «mitit» të perëndisë treg (modeli anglo-sakson) e as praktikave të shtetit gjithë pushtet (ekonomi e planifikuar). Një ekonomi e tillë mesin e vitit 1989, me rastin e përurimit të Bursës hungareze, simbol i kapitalizmit në një vend socialist, një ekspert hungarez dha këtë intervistë për gazetën franceze «Le Mond»: - Kalimi nga një ekonomi socialiste në një ekonomi tregu nuk është një gjë kaq e lehtë. Kjo jo vetëm për faktin se na mungon një model, por nuk kemi asgjë të shkruar teorikisht. Kështu ndërsa është shkruar shumë për kalimin nga kapitalizmi në socializim, zyrtarët tanë nuk kanë menduar për të kundërtën: kalimin nga socializmi në kapitalizëm. Teoricienët e reformave ekonomike në Bashkimin Sovjetik thërrasin: «Rrëfe kapitalizmi» - sepse andej sigurojnë ndihma, kredi. Baltë për revolucionin socialist që shërbeu si zanafillë për ndërtimin e ekonomisë socialiste sovjetike që po shkon drejt greminës. Për Bashkimin Sovjetik ekonomia kapitaliste (ekonomia e tregut) perëndimore është kthyer në rolin e pedagogut! Plani «500 ditësh» i Elsinit synon për të shembur burdo embeturinë të ekonomisë... shtetuta vendit: Republika të adhut socialist i ngritjes së mirëqenies së përgjithshme dhe të gjithsecilit» bi-ndhin që përqindjen, si nëmbledhjet e bukur socialiste. Veçse pa kaluar 3-4 ditë nga botimi i këtij dokumenti historik për fatet e kombit, në gazetën «Zëri i popullit» dhe «Luftëtari» (organ i Ministrisë së Mbrojtjes Popullore) u botua programi i PPSH-së për fushatën elektorale dhe për tërën legjislaturën e ardhshme. Një ndër objektivat ekonomike të programit është: «Të zbatohet reforma rrënjësore ekonomike për të zëvendësuar sistemin e komandimit e të administrimit të centralizuar me mekanizma të ekonomisë së tregut...» Dicka e çuditshme: Shqipëria do të jetë edhe socialiste edhe me ekonomi tregu! Ndërsa për komunistët ky do të ishte një paradoks i vërtetë, në qoftë se ekspertët e Institutit të Studimeve Marksiste - Leniniste do të botonin në organet e shtypit një leksion ku të shpjegonin se çfarë është ekonomia e tregut. Esenca e këtij leksioni do të ishte: ekonomi miks, me raporte të drejta midis planit dhe ekonomisë së tregut, mund të shkonte më për shtat edhe strategjisë së reformave ekonomike në vend tonë... Veçse mos të harrojmë se ky artikull është botuar me autocensurë, sepse ende nuk ekzistonte pluralizmi politik. Veçse kolegët të mi në biseda e debate dhe ekspertë në ndonjë artikull të botuar në shtypin e huaj, e kishin kuptuar idenë time se kur bëja fjalë për ekonomi mikse, kisha parasysh përvojën franceze të planifikimit, idetë e ekonomistit të njohur Zhak Monne, dhe jo metodologjinë tonë të planifikimit alla staliniane. Megjithatë për të krijuar bindje më të plotë se s’është ekonomia e tregut dhe ajo socialiste, le të bëjmë një «udhëtim» nëpërmjet artikujve të botuar në shtypin e huaj. Po e fillojmë me Hungarinë. Këtë e bëjmë jo pa qëllim: disa ditë më parë, atje bëri vizitë një delegacion i një qeveritar. Në ekonomisë botërore tregon se mund të ndërtohet një ekonomi mikse, duke mos u praktikave të shtetit gjithçka pushtet (ekonomia e planifikuar). Një ekonomi e tillë mikse, mund t’i i një qeveritar. Në Angli ekonomia së tregut (ekonomi kapitaliste) «zonja e hekurt» Theçer i ka bërë këtë analizë: «Njeriu duhet ta ndërtojë se mirë jetën për vete dhe për familjen e tij. Asgjë të keqe nuk ka të krijosh pasuri, veçse duhet dënuar pasioni i parave për para. Shteti nuk duhet të dominojë mbi jetën e njerëzve, nuk ka pse të ndërhyjë në të gjitha aspektet e ... MITRO ÇELA (Vijon në faqen 2)

KRUJE

Në a miting, et në rretne Për të përuruar krijimin e degës së PD në Krujë, më dt. 19.1.1991 ora 15.30, u organizua në qendër një miting i PD. Vlungun e hapi kryetari i degës së PD në Krujë, K. Sh. Bashkim Elbasani. Në emër të Komisionit Nismëtar të Partisë Demokratike, mitingun e përshëndeti Kryetari i këtij Komisioni Azem Hajdari. Ai theksoi se Partia Demokratike është parti kompromisi, në dëshirojmë paqen sociale, por jo të bëjmë kompromis me burokracinë dhe Partinë e Punës. Shtyrja e zgjedhjeve është fitore e forcave demokratike. Në miting morën pjesë rreth 8.000 vetë. Mitingu u zhvillua në rregull. Korresp. i «Rilindjes Demokratike»

DIBËR

Më datën 20.1.1991 dega e PD në Dibër organizoi në qytetin e Peshkopisë një miting në të cilin morën pjesë rreth 15 mijë vetë nga qyteti dhe fshatrat e rrethit Dibër. Mitingun e hapi kryetari i Komisionit Organizativ për degën e Dibrës Safet Zhulali. Gjithashtu e morën fjalën edhe anëtarë të tjerë të këtij Komisioni si dhe përfaqësues të inteligjencies dhe fshatarëve të rrethit. Në emër të Komisionit Nismëtar të PD foli Bardhy[l] Reso. Gjatë zhvillimit të mitingut, një grup rreth 100 vetë i organizuar nga drejtuesit e PPSH-së në rreth, tentoi të provokonte trazira por policia i largoi menjëherë. Gjatë kthimit për në Tiranë përfaqësues të PD bënë një vizitë ngushëllimi në familjen e Luan Elez Demës nga fshati Homes[h], i cili humbi jetën në minierën e Bulqizës në datë 14. I. 1991. Korresp. i «Rilindjes Demokratike»

SARANDE

E para gjë që mund të mësoje në Sarandë mbrëmjen e datës 19 janar ishte: 1000 të rinj të qytetit kanë kaluar kufirin. E dyta: është organizuar një antimiting. Në orën 9.00 të datës 20 janar

SARANDE

orën 9.00 të datës 20 janar anëtari i Komisionit Nismëtar Qendror Arben Imami dhe anëtari i Komisionit Nismëtar të rrethit Skënder Bajrami, i shprehën shefit dhe zëvendësshefit të policisë së rrethit shqetësimet e tyre për këtë antimiting. U siguruan se ishin marrë të gjitha masat. Dashamirësit e PD nga qyteti e rrethi tregojnë për masat që kishin marrë instruktorët e Komitetit të PPSH të rrethit që mitingu të sabotohej. Linjat interurbane ishte e dyta ditë që nuk funksiononin normalisht, nxënësit e qendrave e punës ishin paralajmëruar të mos shkonin në miting. Mitingu filloi në orën 11.00. Rinia e Sarandës e priti daljen e organizatorëve dhe thirri «Liri Demokracia», «E duam Shqipërinë si gjithë Evropa» etj. Në emër të Komisionit Nismëtar të PD për rrethin folën Kristaq Zisi e mjeku Skënder Bajrami. Ndërkohë jo më shumë se 20 metra larg hyrjes së Degës së Punëve të Brendshme të rrethit organizohet antimitingu. Policia nuk ndërhyri në momentin e duhur. Me kërkesën e të rinjve demokratë dhe me premtimin e policisë për normalizimin e gjendjes, mitingu rifilloi. Por sulmet e disa njerëzve të nxitur mes të cilëve kishte edhe të dehur, nuk reshtën. Pas një ndërprerje të dytë, Arben Imami në një fjalim të ... (Vijon në faqen 5)

Rezolutë mbi marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë

Miratuar nga Komisioni Politik pasi ky e diskutoi çështjen në mbledhjen urgjente të datës 9 janar 1991 me 14 vota pro, asnjë kundër, dy abstenime, dhe e propozuar njëzëri që të hyjë në rend të ditës në sesionin plenar të janarit 1991 a - duke përshëndetur me ndjenjë solidariteti dhe gëzimi manifestimet e fundit për liri dhe pluralizëm politik që kanë ndodhur në Shqipëri, kryesisht me pjesëmarrjen e studentëve dhe shumë qytetarëve të tjerë, dhe duke konstatuar me kënaqësi se ato i ka pësuar rrugën procesit të demokratizimit të shoqërisë dhe të vetë Shqipërisë; b - duke përshëndetur me kënaqësi dhe në mënyrë të veçantë legalizimin e Partisë Demokratike, dhe duke shprehur dëshirën që e njëjta gjë të ndodhë të ndodhë edhe partive të tjera në rast se formohen; c - duke shprehur dëshirën që Shqipëria të hyjë sa më parë e pas ngjarjeve të saj të shndërrohet në një shoqëri pluraliste, ku pluralizmi politik «të jetë i drejtuar të njeriut, duke respektuar deri në fund të drejtat njerëzore të qytetarëve, garantimin e Shqipërisë dhe bashkëpunimin me Evropën. d - duke theksuar në mënyrë të veçantë domosdoshmërinë që Evropa (ajo që bën pjesë në Bashkimin Evropian ose jo) t’i sigurojë solidaritetin e saj më të madh një populli të harruar e të lënë jashtë vëmendjes në më të shumtën e herës, megjithëse shkallë që qenë edhe vështirë ti jëj gjatë, e imponuar nga regjimi në fuqi; e - duke shprehur dëshirën që liria dhe pluralizmi politik, shoqëror, kulturor, fetar e gjuhësor të mund të zhvillohen e të rrënjosen në Shqipëri me anë rrugësh paqësore dhe demokratike dhe që regjimi demokratik i filluar në vend të mos shndërrohet në tensione të brendshme ose ndërkombëtare, të cilat mund të acarojnë gjendjen mjaft të tensionuar që karakterizon zonën e Ballkanit; f - duke shprehur që njerëzit e arrestuar gjatë manifestimeve të fundit në disa qytete të Shqipërisë të trajtohen me drejtësi, në rast se ndodhen në burg, dhe të mos bëhen objekt procesesh arbitrare e të mos marrin dënime më të rënda në raport me kushtet që mund të provohen kundër tyre, si dhe duke shprehur dëshirën që të hidhet dritë e plotë dhe të jepen të dhëna të vërteta mbi njerëzit që mund të jenë vrarë ose plagosur në po ato rrethana; 1 - ripohon mbështetjen e tij ndaj procesit të demokratizimit të vërtetë të jetës shoqërore në Shqipëri, me objektiv që t’i bëhet edhe një atë vend njohjen dhe zbatimin konkret të parimeve të Aktit të fundit të Helsinkit të Deklaratës përfundimtare të sesionit të Parisit (nëntor 1990), si dhe zhvillimin e të drejtave e të një demokracie pluraliste, kush përparësi ose plagosur në po ato rrethana; 2 - fton qeveritë e shteteve që marrin pjesë në KSBE (e në mënyrë të veçantë qeveritë e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, ta pranojnë pozitivisht kërkesën shqiptare për të marrë pjesë në KSBE me të drejta të plota; 3 - fton këshillin dhe komisionin ekzekutiv të Bashkimit Evropian t’i përgjigjen pozitivisht kërkesës shqiptare për të vendosur marrëdhënie të ndërsjellta mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian dhe shpreh dëshirën për një përpjekje serioze të ndërsjellë në drejtim të zhvillimit të marrëdhënieve të frytshme politike, kulturore, ekonomike, tregtare, shkencore e teknike dhe sugjeron që të studiohet mundësia e një marrëveshjeje për bashkëpunim ekonomik e tregtar, sapo të verifikohen garancitë e nevojshme politike; 4 - fton të Dymbëdhjetët të marrin në shqyrtim një ndihmë humanitare për Shqipërinë – në qoftë se do të shprehet dëshira nga pala shqiptare – me rastin e gjendjes ekonomike mjaft të rëndë për popullin e atij vendi; 5 - shpreh dëshirën që të vendosen marrëdhënie diplomatike normale 6 - dallon në bashkëpunimin për sigurimin e Mesdheut e në bashkëpunimin për mjedisin të vendoset në Mesdhe një kuadër veçanërisht i rëndësishëm për zhvillimin e marrëdhënieve të mira; 7 - përgëzon perspektivën e reformës kushtetuese të shpallur në Shqipëri dhe shpreh dëshirën që veçanërisht të drejtat njerëzore (përfshirë lirinë për të dalë e për të hyrë në vend, liria e fesë, pluralizmi politik dhe informacioni, si dhe respektimi i pakicave), të gjejnë garanci të efektshme dhe konkretizim në jetë; për një qëllim të tillë Shqipëria të marrë seriozisht në konsideratë mundësinë e të vërë në vend me anë ma- (Vijon në faqen 6)

Deklaratë e Komisionit Nismëtar

nëpër rreth Korresp. i «Rilindjes Demokratike» Deklaratë e Komisionit Nismëtar Komisioni nismëtar i Partisë Demokratike përshëndet dhe mirëpret rezolutën e Komisionit Politik të Parlamentit Evropian dhe e konsideron si mbështetje ndaj demokracisë pluraliste në Shqipëri. Komisioni Nismëtar konsideron se prania e Shqipërisë në KSBE, si anëtare me të drejta të plota, vendosja dhe zhvillimi i marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe dymbëdhjetëvjeçares evropiane në fushën politike ekonomike, kulturore, shkencore etj., vendosja dhe zhvillimi normal i marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe të gjitha shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, është një mbështetje për forcat demokratike shqiptare dhe për vendosjen e demokracisë së plotë në Shqipëri. Komisioni Nismëtar thekson se, nisur nga gjendja e rëndë ekonomike, Shqipëria me urgjencë duhet të kërkojë dhe të pranojë ndihmat humanitare të Tregut të Përbashkët. Partia Demokratike angazhohet që këto ndihma të shkojnë në familjet dhe shtresat më të prekura. Komisioni Nismëtar dëshiron që Rezoluta e Komisionit Politik të Parlamentit Evropian të pranohet nga të gjitha palët e interesuara.

LAJMERIM

Gazeta «Rilindja Demokratike», organ i Partisë Demokratike të Shqipërisë, del dy herë në javë. Kjo gazetë dërgohet jashtë shtetit me abonim, të përvitshëm për 100 dollarë. Pranajmë dërgues për përmirësimin e shtypjes së gazetës. Bëni çekun në emrin: Gazeta «Rilindja Demokratike» dhe dërgoni abonimin në këtë adresë: Rruga «Ashok Vokshi» Nr. 49, Tirana, Albania. Partia Demokratike ju falënderon.