16/02/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

16 shkurt 1991

AKTIVI I PARË I PARTISË DEMOKRATIKE

- Komisioni Nismëtar e përmbushi detyrën. Zgjidhet një komision drejtues i cili merr votbesimin për të drejtuar Partinë deri në Konferencën Kombëtare që do të mbahet në muajin qershor. - Dr Sali Berisha zgjidhet kryetar i Komisionit Drejtues të PD-së. - Kërkesa e studentëve për t’i hequr Universitetit emrin e Enver Hoxhës është një e drejtë e tyre, që nuk cenon figurën e Enver Hoxhës si udhëheqës i PPSH-së. Referendumi studentor dhe i kolektivit punonjës të UT-së është rrugëzgjidhja më e drejtë. - Partia Demokratike distancohet nga aktet e dhunës të çfarëdo lloji qofshin sikurse edhe nga shfaqjet e terrorit psikologjik të vërtetë apo të simuluar. Ajo i përmbahet thirrjes ndërpartiake për paqe sociale në fushatën para zgjedhjeve. Konferenca e rregullt e shtypit të PD-së që u organizua dje në pallatin e kulturës në Tiranë, pati si temë kryesore njoftimin për mbledhjen e aktivit të parë të PD-së. Kryetari i këshillit botues të gazetës «Rilindja Demokratike», Preç Zogaj, lexoi një komunikatë ku thuhej se më datën 13 shkurt 1991 u mblodh në Tiranë aktivi i parë i Partisë Demokratike me pjesëmarrjen e anëtarëve dhe aktivistëve të dalluar të kësaj Partie në rrethe dhe në qendër. Në aktiv u diskutua dhe u debatua për platformën elektorale të Partisë dhe për problemet e fushatës elektorale. Vëmendje e veçantë iu kushtua zbërthimit të programit ekonomik e, në veçanti disa kërkesave që kanë krijuar një pikëpyetje me elektorat, siç është privatizimi i banesave, shitblerja e tokës e ndonjë tjetër. Vërejtjet dhe sugjerimet që u bënë me këtë rast u mbajtën shënim për t’u reflektuar në variantin përfundimtar të platformës që do të botohet së shpejti si broshurë. Aktivi mbështeti kërkesat për të paraqitur si kandidatë për deputetë në Kuvendin Popullor njerëzit më të aftë, që mund të përfaqësojnë denjësisht interesat e elektoratit e më gjerë: të mbarë shoqërisë. U tha se nuk duhet të përsëriten përvojat e idhura sipas së cilës nismëtarët e një lëvizjeje duhet të konkurojnë patjetër edhe si pjesëmarrës në forumet shtetërore, pavarësisht nga aftësitë. Partia dhe nismëtarët e krijimit të saj në qendër e në rrethe luftojnë pikësëpari për demokraci, për progres e jo për të zënë karrige. Arkivi diskutoi gjithashtu për situatën aktuale politike. Partia Demokratike është një stabilitet politik dhe ekonomik, ajo nuk ka marrë dhe nuk ndërmerr asnjë veprim destabilizues, ndërkohë që destabilizues, ndërkohë ajo distancohet nga aktet e dhunës të çfarëdolloj qofshin, nga terrori psikologjik i vërtetë ose i simuluar. Partia Demokratike mendon se stabiliteti nuk arrihet duke mbyllur veshët, duke kundërshtuar apo denuar kërkesat politike të studentëve, përkatësisht kërkesën e tyre parësore për t'i hequr universitetit emrin e Enver Hoxhës. Plotësimi i kësaj kërkese, që duhet të bazohet në referendum studentor dhe të kolektivët punonjës të UT, nuk e cenon figurën e Enver Hoxhës si udhëheqës i PPSH. Kjo Parti ka të drejtë t'ia ribotojë veprat, ta mbajë në tribunat e veta të nderit e ta përkujtojë. Po kështu edhe të gjithë ata qytetarë që e duan. Por universiteti është tani institucion pluralist i ideologjizuar. Në pikën e tretë të rendit të ditës u vlerësua puna e deritanishme e Komisionit Nismëtar dhe u propozuan që në kushtet e reja në të cilat ndodhet Partia, tashmë e organizuar në pjesën më të madhe të rretheve, të zgjidhet një komision drejtues i Partisë qershor. Aktivi zgjodhi me votim të fshehtë 19 anëtarë të komisionit drejtues ku bëjnë pjesë: Arben Demeti, Arben Imami, Azem Hajdari, Aleksandër Meksi - doktor i shkencave, Eduart Selami - kandidat i shkencave, Gramoz Pashko - doktor i shkencave, Genc Ruli - kandidat i shkencave, Merita Zaloshnja, Mitro Çela, Preç Zogaj, Sali Berisha, - doktor i shkencave, Tefalin Malshyti, Shahin Kadare - doktor i shkencave, Lili Dhame - kandidat i shkencave, Ilir Myftari, Edmond Trakave, Blerim Çela, Neritan Çeka - bashkëpunëtor shkencor, Rexhep Uka. Komisioni drejtues në mbledhjen e vet vlerësoi punën e deritanishme të Komisionit Nismëtar të kryesuar nga Azem Hajdari, prijës i demonstratave të studentëve dhe në nga themeluesit e PD-së. Komisioni drejtues zgjodhi me votim të fshehtë kryetar Dr. Sali Berishën, sekretar Eduard Selamin. Korresp. i «Rilindjes Demokratike»

Deklaratë e përbashkët e Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve në Kroaci

Delegacioni i Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve në Kroaci, i kryesuar nga Tom Berisha i bërë nga Muharrem Nexhipi zv kryetar dhe Zef Marku, anëtar i Kryesisë, gjatë vizitës së tyre zyrtare në Shqipëri, zhvilloi një takim në selinë e Partisë Demokratike me Sali Berishën, kryetar i Komisionit Drejtues të Partisë Demokratike dhe anëtarët e këtij Komisioni Gramoz Pashko, Azem Hajdari, etj. Në këtë takim, që u zhvillua në frymë vëllazërore, u shkëmbyen mendime mbi veprimtarinë e P.D. për vendosjen e demokracisë në Shqipëri si edhe të Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve në Kroaci e përgjithësisht të alternativës shqiptare në Kosovë dhe në trojet e tjera shqiptare lidhur me mbrojtjen e të drejtave kombëtare kundër shtypjes sërbomadhe. Gjithashtu u shkëmbye përvoja mbi probleme me interes të përbashkët dhe u ra dakord për veprime të përbashkëta në shërbim të interesave kombëtare. Në këtë kontekst u bisedua për mundësinë e një takimi të përbashkët të të gjitha partive shqiptare të RPS të Shqipërisë dhe të tyre shqiptare në Jugosllavi. Partia Demokratike vlerësoi dhe mbështeti veprimtarinë e Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve në Kroaci, për përpjekjet e saj për mbrojtjen e të drejtave të ligjshme që janë shkelur shqiptarëve nga serbomëdhenjtë. Lidhja Demokratike e Shqiptarëve në Kroaci, nga ana e saj, vlerësoi gjithashtu dhe përkrahu veprimtarinë e Partisë Demokratike në procesin e vendosjes së demokracisë në Shqipëri. Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike e Shqiptarëve në Kroaci biseduan dhe vlerësuan si të dobishme e pozitive mbajtjen e kontakteve të vazhdueshme midis tyre nëpërmjet shkëmbimit të delegacioneve dhe formave të tjera.

Ndodh në Kavajë

Sekretari i Parë i … të rrethit të Durrësit gjen mbrojtje në selinë e Degës së P… Kishte dy ditë që nxënësit e shkollës së mesme të përgjithshme «Dr. Medar Shtylla» bojkotonin mësimet në përkrahje të studentëve në Tiranë. Rreth orës 9 e 15 minuta erdhi në shkollë edhe Sekretari i Parë i PPSH i rrethit të Durrësit, Nazim Skuqi. Ai dëshironte të bënte dialog me përfaqësuesit e nxënësve. Ndërsa sekretari i parë i … te rrethit të Durrësit gjen mbrojtje në qendër të qytetit. U kërkova, që ta falin Sekretarin e Parë, Nazim Skuqin. Kur turma u nis drejt qendrës së qytetit Nazim Skuqin e larguam me një makinë të mbuluar. MUHAMET SHEHU në Degën e PD, Kavajë. Ndërkohë u lajmërova edhe unë nga mësuesit e shkollës, si përfaqësues i PD. Kur shkova atje i gjeta nxënësit e acaruar dhe bërtisnin: «O Nazim, o tradhëtar». Veç nxënësve, shkollën e kishin rrethuar me qindra qytetarë të Kavajës. Çfarë kishte ngjarë? Përfaqësuesit e nxënësve, u kërkuan në këtë bisedë të dëgjohej nga të gjithë pjesëmarrësit. Gjatë kësaj kohe arriti në shkollë edhe Kryetari i Komitetit Ekzekutiv. Ai duke parë grumbullimin e njerëzve kërkoi që kjo bisedë të mos zhvillohej. Kjo situatë i acaroi qytetarët dhe nxënësit. E mora fjalën e dhe unë dhe u kërkova që secili ta thotë fjalën e tij për demokracinë, por pa sharë e cenuar njeri. Ngula këmbë për të ruajtur nga çdo incident Sekretarin e Parë. Në orën 11, e nxorëm nga shkolla Nazim Skuqin, por masa duke qenë e irrituar edhe e goditi. Atëherë u futëm në selinë e Degës së Partisë Demokratike. Selia e PD u gjet e rrethuar nga qindra qytetarë kavajas. Do la dhe u fol përseri dhe u tha se do të bënim një miting për maki- në të mbuluar. MUHAMET SHEHU në Degën e PD, Kavajë.

PIKEPYETJET E NJE NJOFTIMI

(Për njoftimin e Ministrit të Punëve të Brendshme) Për dy ditë me radhë, shqiptarët u bënë të njohur me njoftimin e Ministrit të Punëve të Brendshme se «organet shtetërore kanë të dhëna të plota të forca të errëta e me qëllime të caktuara destruktive janë përgatitur për të krijuar shqetësime serioze në popull... Të dhënat flasin se këto forca po aktivizojnë elementë keqbërës e terroristë, të pajisur me mjete represive, si, armë zjarri, eksploziv, armë të ftohta etj». Për dy ditë me radhë, shqiptarët u bënë të njohur me njoftimin e Ministrit të Punëve të Brendshme se «organet shtetërore kanë të dhëna të plota që forca të errëta e me qëllime të caktuara destruktive janë përgatitur për të krijuar shqetësime serioze në popull... Të dhënat flasin se këto forca po aktivizojnë elementë keqbërës e terroristë, të pajisur me mjete represive, si, armë zjarri, eksploziv, armë të ftohta etj». Është hera e parë në historinë e shtetit modern shqiptar që i jepet njoftimi nga Ministri i Brendshëm për një veprimtari që ende nuk është kryer. Për dhjetëra vite me radhë ne jemi mësuar të dëgjojmë për veprimtari arma e armatoseshin e më monstruozët, që kryheshin kur autorët e tyre mbanin poste ministrash dhe kryeministrash e gjatë kohës që ata vepronin nën «rogoz, ça njerëz të tjerë, e jo ata, dënoheshin për agjitacion e propagandë po qe se i përflisnin për të këqijat e këtyre armiqve ende të pa shpallur. Por vetëm kur këta hierarkë të lartë arrestoheshin, njerëzit e thjeshtë mësonin për qëllimet e tyre destruktive, terroriste, dhe antikombëtare. Pra, në historinë tonë 45-vjeçare, ne jemi mësuar të shohim më përpara shpalljen e armikut e më pas bë, pa, e tij. Këtë radhë ndodh e kundërta: Shpallet se forcat e errëta janë përgatitur (e jo përgatiten) për të krijuar shqetësime në popull, e armiqtë konkretë mungojnë... Lajmi është i trishtë. Ai të kujton diçka nga filmat për mafian, nga stacioni i Bolonjës, nga kronikat e Bejrutit... E megjithatë trishtimi më i madh të lind nga pyetja më e natyrshme: Si ka mundësi të thuhet nga vetë Ministri i Brendshëm se «organet shtetërore kanë të dhëna të plota», e megjithatë asnjë njeri, asnjë grup njerëzish, ndonëse janë «forca të errëta terroriste e fashiste» nuk është kapur e dënuar? Nuk është e vështirë të vësh re që për herë të parë qytetarët janë anonimët, të paemër, të pa cilësuar, disi eterikë dhe të papakshëm, mu si në një thriller të zakonshëm policor. Gjurmët e ujkut shihen qartë, por vetë ujku mungon... Të duket se krahas forcave destruktive, terroriste dhe fashiste, të cilat mund të ekzistojnë realisht ka edhe ca forca të tjera që janë të interesuara për ekzistencën e tyre. Ka njerëz që duan me çdo kusht, që pas demokracisë, të shohin destabilitetin, acarimet, shkatërrimet, vandalizmat, dhe, pse jo, edhe luftën civile. Ka njerëz që pikërisht duke folur për rreziqet e destabilizimit e të luftës civile në mënyrë intensive, duke se thërrasin fantazmat e tyre, po ashtu si magjistarët afrikanë thërrasin shpirtrat e këqinj duke u shqiptuar me zë të lartë emrat. Ka njerëz që duan të na thonë se ja, pa demokraci ne ishim të qetë, pa rrëzime destruktive dhe terroriste, pa humnera të frikshme të fantazmës së luftës civile. Dhe, më së fundi, anonimi mungon, thuasë dikujt i pëlqen që autori i pëkrasë forcave demokratike, thuasë anonimi i përsëritet dikujt të hidhet mu si ajo mjergulla që pastaj të shkojë «i njomi për të thatë». Demokracia është kundër terrorizmit, vandalizmit, dhe destruktivizmit. Demokracia është e distancuar prej tyre, po aq sa edhe jeta me vdekjen. Por njoftimi i fundit megjithatë lë shteg për shumë pikëpyetje. Ndoshta ngagis pikëpyetjet u pëlqejnë më tepër se çdoçkudj atyre që e kanë të vështirë të përgjigjen. RUDOLF MARKU

SI, TË BLLOKOHET 100 VJET HISTORIA!

Opinioni ynë u njoh këto ditë me tri telegrame dërguar nga Rresheni e Përmeti sekretarit të parë të KQ të PPSH, Ramiz Alisë. Duke lexuar telegramet e mësejta përme, nuk mund të mos bëhet një pyetje: si u organizuan, p.sh. 16 institucione, qendra prodhimi e shkolla të Rrëshenit për të bëjnë një telegram të përbashkët? Nëse nismëtarët e mësuan me stilin e antigjithë (spontanë, që dihet se dikush i fryn në mënyrë krejtësisht të kundërligjshme dhe shkelibakëse), Tani duhet të mësohen, si duket, edhe me variantin e telegrama spontane që janë në shërbim të së njëjtës strategji, asaj të thurjes fizike e të shtypjes së mendimit. Simpatia që bindjet mund u shprefon një pozicion ose një telegram spontane nga stëve, kërkesat e të cilëve, megjithatë, duket qartë që nuk janë aspak spontané. Por, nuk është e kuptueshme se si mund të flitet për të bllokuar për 100 vjet historinë e Shqipërisë! Nuk gaboji kur them për 100 vjet. Kjo gjë del nga kërkesa që bëhet për të mbuluar arkivat për 50 vjet. Kështu pra, afro 50 vjet shkuan pa u trajtuar në mënyrë të plotë, objektive e shkencore mjaft probleme me historinë shqiptare. Tani afro 50 vjet më parë kërkohet'u shtohen edhe 50 vjet të tjera. Fakti është se arkivat kryesore të vendit tonë, si p.sh. Arkivi Qendror i Partisë, Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme së Punëve të Brendshme dhe Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, i Ministrisë së Mbrojtjes ose nuk janë hapur fare për studiuesit tanë, ose janë hapur me pikatore elektronike, në mënyrë simbolike. Praktikisht, për problemet kyçe të zhvillimit të jetës ato kanë qenë e janë të bunkeruara. Më i hapur ka qenë e është Arkivi Qendror i Shtetit. Por edhe këtu dosjet me dokumente duke kaluar në rrugën e mendueshme të sekretit pa sekreti, shpesh nuk janë vënë në fare në dispozicion të historianëve e përgjithësisht të studiuesve shqiptarë etj). Tablo ta ngjashme gjejmë edhe në arkivat e rretheve. Në këto kushte ç'mbetet të bëhet? Kërkohet të hiqet edhe pikatorja, kërkohet një thirrës e tejzgjatur 50 vjeçare në mendimin historik, filozofik, so- BASJIMI TRONOVA (Vijon në faqen 2)

DEKLARATË

Komisioni i Grevës së Studentëve të UT dhe të instituteve të larta të Tiranës, deklaroi dje: Duke qenë se kërkesat që i janë paraqitur qeverisë nga studentët grevistë që përbëjnë 80 për qind të numrit të përgjithshëm nuk po plotësohen, si ato ekonomike dhe ato politike, Komisioni i Grevës në një mendje me studentët vendosi që bojkoti dhe mitingjet të vazhdojnë, dhe nëse nuk do të ketë një përgjigje pozitive nga ana e organeve përkatëse, Komisioni do të shpallë grevën e urisë ditën e hënë datë 18.2.1991, në ambientet e brendshme të Qytetit Studenti. Regjistrimi i vullnetarëve për grevën e urisë (studentë, studente dhe pedagogë), ka filluar. Më datë 16.2.1991, Komisioni drejtues i grevës do t’u propozojë studentëve grevistë që, që këtë të u bëjë heqim emrin e Enver Hoxhës dhe e vjetshpalim atë thjesht Universiteti i Tiranës. Për të sqaruar opinionin publik dhe atë shtetëror Komisioni (Vijon në faqen 5)

Peticion Kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor

Ne, qytetarët e qytetit të Ka-vajës, nëpërmjet organizimit të një referendumi popullor të nën-shkruar nga 15000 (pesëmbëdhjetë mijë) punëtorë, intelektualë, veteranë, të rinj e të reja, gra e të moshuar, mbështesim fuqimisht të gjitha kërkesat ekonomike e po-litike të studentëve. Ato janë plotësisht të ligjshme dhe të drej-tа. Studentët dhe pedagogët e tyre janë bijtë më të mirë të po-pullit, udhëheqësit tanë të fo-tëm dhe të ardhshëm në rrugën e vështirë, por jo të pamundur drejt Europës së zhvilluar. Si të tillë, ata janë të artë që ta zgje-dhin vetë rrugën e tyre, pa u ma-nipuluar nga asnjëri dhe pa impo- nuar askush bindjet e lira dhe demokratike. Ndaj kërkojmë me njëherë plotësimin e kërkesave të tyre, krahas të cilave parashtrojmë edhe kërkesat tona. 1. T'i hiqet emri «Pionierët e Enverit» organizatës së pionierë-ve, emërtim që e vlerësojmë si (Vijon në faqen 3)

Pllakat: B. Marikaj