02/03/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

2 mars 1991

Zotat u ngjitën në qiell

Zotat u ngjitën në qiell e s'dinë më të zbresin, e s'dinë më të zbresin, Kanë frikë mos dheu nga lindën, është dheu ku duhet të vdesin. Tërë jetën kanë ndenjur mbi ne, kanë bubullirë mbi ne, Sa krejt zakonshëm të pyesësh: - Qenë zota në qiell a re?! Këmbëjnë midis tyre buzëqeshje, tinguj e shenja të fshehta, Njëlloj na përgjakën të dyja - fjala e mençur dhe heshtja. Tani janë shumë larg nga toka, e s'dinë të zbresin në tokë, Na ruaj nga zotat, O ZOT!

Edhe 30 ditë gjer më 31 Mars

DEMOKRACI JANE GJENDJA E QETE DHE ZGJEDHJET E LIRA DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE DEMOKRACI JANE GJENDJA E QETE DHE ZGJEDHJET E LIRA DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE Një valë ndjekjesh, persekutimesh dhe terrori të paparë shpërthyen këto ditë në Shqipëri. Gjarpërinjtë e viktimave të pafajshme skuqi rrugët e qyteteve tona. Qindra vetë u arrestuan dhe u torturuan në dhomat e izolimit, aktivistë të Partisë Demokratike tërhiqen zvarrë rreth shtatoreve të Enver Hoxhës, arrestohen e kërcënohen me revolver, burgosen, keqtrajtohen madje shkohet deri atje sa të vendosen mina në apartamente, siç ishte rasti i vendosjes së eksplozivit në shtëpinë e kryetarit të degës së partisë demokratike në Vlorë. Njëlloj si në kohërat më të errëta filloi regjistrimi i vullnetarëve për t'u nisur drejt Tiranës, organizata të paligjëruara qarkullojnë nëpër Shqipëri, makina pa targa me njerëz të veshur me uniformë ushtarake dhe civile bredhin nëpër rrugë. Funksionarë lokalë Partie, bijerë të kuq e operatorë të ndryshëm lëshojnë thirrje, për copëtimin e vendit për krijimin e çifligjeve të tyre në Shqipëri. Partia Demokratike deklaron se ajo nuk ka patur asnjë implikacion në heqjen dhe zvjarrjet e shtatoreve të Enver Hoxhës, djegien e librarive apo rrethimin e institucioneve të ndryshme. Kjo Parti përcaktohet dhe do t'i mbahet qëndrimit demokratik e luajal, pa vënë në pozita të barabarta të gjithë forcat politike, nuk mund të ketë klimë të përshtatshme elektorale, nuk do të ketë zgjedhje të lira e demokratike. Partia Demokratike nuk është për një farëse elektorale në një «qetësi» të cilën e sigurojnë trupat speciale dhe tanket. Zgjedhjet e tilla nuk i sigurojnë demokracisë dhe kjo përparim Shqipërisë. Sot për herë të parë në historinë e tij populli ynë ka përpara një seri programesh elektorale. Është detyrë e të gjithë forcave politike të vendit t'i krijojnë atij mundësi që të meditojë për to, t'i analizojë dhe të zgjedhë sipas dëshirës atë që do. Partia Demokratike mendon se forcat politike të mos nxisin krijimin e temperaturës politike, ndezjen e pasioneve dhe të mos bëjnë thirrje ekstremiste, por të ndihmojnë në krijimin e klimës së nevojshme elektorale. Partia Demokratike u drejtohet anëtarëve dhe simpatizantëve të saj: 1. Të depolitizohet ushtria, organet e punëve të brendshme dhe organet e drejtësisë. Zhvillimet e ditëve të fundit, ngjarjet në Shkollën e Bashkuar dhe në ndonjë rr[?] të Jugut, dëshmojnë qartë se nuk mund të flitet për zgjedhje të lira pa realizimin e këtij procesi. 2. Të informohet opinioni publik lidhur me skandalin e Inatërave, të amatosur për lëvizje civile, ngritjen e përgjegjësisë për të gjithë ata që urdhëruan regjistrimin e tyre dhe që u bënë thirrje atyre të marshojnë drejt Tiranës. Mbajtja qëndr[?] dhe dënimi i atyre që kërcënuan shpalljen e Vlorës kryeqytet, përmbysjen e pushtetit qendror dhe copëtimin e vendit. 3. Shqyrtimi dhe dënimi hap[?] pas hap të gjithë opinionit shqiptar të ngjarjeve dramatike e puçiste që u zhvilluan në Shkollën e Bashkuar. 4. Fillimi i menjëhershëm i më- thërrasin për armë dhe gjak, për nxjerrjen e PD jashtë ligjit, armatosjen e komunistëve dhe aktivistëve të PPSH. Elemente madhorë të kësaj strategjie terrori janë edhe ngritja e komisioneve nismëtare ushtarake që urdhërojnë komandat dhe japin ultimatum. Strategjia e terrorit synon vëllavrasjen dhe tragjedinë kombëtare. Në këtë situatë Partia Demokratike u rikujton aventurierëve, pucistëve dhe të gjithë forcave antidemokratike se fatet e Shqipërisë nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë në duart e atyre që kërkojnë të përgjakijnë e të përçajnë. E ardhmja e këtij vendi nuk do të jetë kurrë në duart e atyre që i tremben pluralizmit, zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe vendosja e demokracisë së vërtetë. në heqjen dhe zhvarritjen e shtatorëve të ndryshme. Kjo Parti përcaktohet dhe do t’i mbahet parimit të saj «Demokraci dhe paqe», «Demokraci vetëm me mjete demokratike». Pikërisht për këtë arsye ajo u angazhua me gjithë potencialin e saj dhe në mjaft raste edhe krahas forcave të ruajtjes së rendit, për të shmangur gjakderdhjen, për të qetësuar gjakrat dhe për krijimin e një atmosfere të përshtatshme e të qetë në prag të fushatës elektorale. Partia Demokratike deklaron se nuk do të lejojë vetes që me mjete të paligjshme t’i imponojë vullnetin e saj, por nga ana tjetër një gjë të tillë nuk do ta pranojë nga asnjë forcë politike. Po i afrohemi zgjedhjeve për në Kuvendin Popullor. Fushata elektorale kohët e fundit pati një zhvillim jo normal, një ndërprerje të mjaft aktiviteteve. Për këtë do është e qartë se pa qetësi, pa demokracisë dhe vendosjen e diktaturës në Shqipëri. Partia Demokratike mendon se forcat politike të mos nxisin ngritjen nevojshme elektorale. Partia Demokratike iu drejtohet anëtarëve dhe simpatizantëve të saj që të mobilizohen në fushatën elektorale, të përhapin në popull platformën e saj elektorale, të sqarojnë popullin për synimet, rrugë-gën, mjetet dhe afatet e realizimit të saj. Në këtë dialog të Partisë Demokratike me popullin ne duhet t’ua bëjmë të qartë të gjithëve se Partia Demokratike është për demokraci, për një Shqipëri të lirë dhe sovrane, për mirëqenien e popullit, për të hyrë dhe për t’u radhitur në Evropë. Partia Demokratike mbështet Këshillin Presidencial dhe i bën atij thirrje të marrë të gjitha masat e nevojshme për zhvillimin e një fushate elektorale të lirë dhe demokratike. Partia Demokratike mendon dhe insiston se për zhvillimin e një fushate elektorale të lirë dhe pa lirë dhe paqësore, pajtohet me gjithë forcat demokratike të vendit. Partia Demokratike zotohet se do të angazhojë të gjithë potencialin e saj për realizimin e një fushate elektorale të lirë dhe demokratike. KOMISIONI DREJTUES I PARTISË DEMOKRATIKE

VETEM NE NJE SITUATE TE QETE MUND TE ZHVILLOHEN ZGJEDHJE TE LIRA

- Intervistë me anëtarin e Komisionit Drejtues të Partisë Demokratike, Arben Imami. Pyetje: Si po veprohet për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë? Kur do plotësohen dhe prezantohen ato? Përgjigje: Zgjedhja e kandidatëve është duke u bërë nga poshtë lart. Propozimet për ta i japin seksionet e Partisë në bazë. Më pas shqyrtohen në aktivin e partisë në rrethin edhe pasi miratohen në degët e Partisë Demokratike aprovohen nga Komisioni Drejtues. Kjo veprimtari ka nisur në disa rrethe si Durrës, Skrapar, Korçë etj. Kalimi i tyre nëpër këte «filter» do të shërbejë që të zgjidhen vërtetë njerëz të ndershëm dhe të aftë. Ne po përpiqemi që të bëjmë një listë të plotë të kandidatëve me 250 vetë. Synimi është që këtë punë ta përfundojmë shpejt në mënyrë që në datën 15 të këtij muaji emrat e tyre t'i prezentojmë në gazetë. Pyetje: Që të organizohen vërtetë zgjedhje të lira dhe të mos lejohen manipulime nevojitet që pranë komisioneve të votimit të jenë anëtarë të Partisë Demokratike dhe vëzhgues të saj. Ç'farë po bëhet në këtë drejtim? Përgjigje: Është e vërtetë. Detyra jonë imediate është caktimi i ... të mund të lidhen me zonat përkatëse. Në 15 degë të tjera nuk ka as një automjet. Këto rrethe kanë mbi 100 fshatra secili. Atëhere si do ta organizojmë një punë të tillë?! Këto kërkesa kemi shtruar Qeverisë dhe Kuvendit Popullor. Në parim na i kanë aprovuar. Veçse ato po plotësohen me një ritëm të atillë tua se zgjedhjet do të bëhen me 31 dhjetor. Këto pengesa keqdashëse mund të bëhen me qëllim dhe pengojnë seriozisht zgjedhjet e lira. Pyetje: Këto kohë është diskutuar shumë për ligjin elektoral. A mendoni se ky ligj që është në fuqi garanton vërtet zgjedhje të lira. Dhe ç'po bëhet për ta ndryshuar? Përgjigje: Ligji elektoral ekzistues ka nevojë për përmirësime. Disa nene të caktuara të tij ia kufizojnë frymëmarrjen zgjedhjeve të lira. Për t'i ndryshuar ato, kemi bërë disa kërkesa pranë Kuvendit Popullor por deri tani nuk është bërë ndonjë gjë. Në përgjithësi pretëksti është ky: «Ky ligj i është përshtatur edhe legjislacionit të vendeve të tjera demokratike». Por të një vepra një kusht specifike që vende të tjera nuk i kanë. Fjala vjen, ke jonë imediate është caktimi i anëtarëve të PD-së në komisionet e votimit. Edhe kjo punë ka filluar. Një pjesë e rretheve e kanë bërë. Por duhet thënë se pengesat janë shumë të mëdha. Na është kërkuar që përfaqësuesit tanë pranë qendrave të votimit të jenë banorë të zonave përkatëse. Mendoj se kjo është një pengesë burokratike dhe nuk përputhet me ligjin. Megjithatë, për të bërë të këtë punë nevojiten disa kushte. Veçse në degët e Partisë Demokratike në rrethe mungojnë edhe kushtet minimale. Në dhjetë prej tyre nuk ka as telefon që të jetë gjë. Në përgjigjesi protestë vendeve të tjera demokratike». Por të ne veprojnë në kushte kemi kërkuar që ushtarët dhe ushtarakët të mos votojnë brenda garnizoneve. Në kushtet tona të politizimit të ushtrisë nuk mund të pretendohet dot që brenda tyre të bëhen zgjedhje të lira. Madje në këto reparte nuk na lejojnë as që të dërgojmë anëtarë komisionesh civile. Kështu kemi bërë një sërë kërkesash për ndryshimin e neneve 58 pika «c» etj. por edhe këto nuk po pranohen. E si mund të jenë atëherë këto zgjedhje plotësisht të lira? Përgatiti: GENC TIRANA

Kronikë e një mitingu spontan

25 Shkurt. Mesditë. Një «Aro» dhe një «Fiat» ndalojnë në sheshin e qytetit së minatorëve të Manzës. Ndërmjet atyre që zbresin nga makinat janë edhe kryetarja e organizatës së gruas të rrethit Elvira Afzali dhe ish kryetari i degës ushtarake, pensionisti Agif Ylli. Sa-kag ata rrethohen nga funksionarë të Partisë së Punës dhe të pushtetit të fshatit dhe të qytetit. Mëdhejë «operative» në zyrën e sekretarit të organizatës bazë të PP-së të minierës. Lajmi përhapet menjëherë. Nesër PP organizon një miting në sheshin e minierës. Njerëzit pyesin të habitur: «Ç’është ky miting? Partitë politike kanë bërë thirrje që të shmangin mitingjet e manifestimet dhe njerëzit të përvishen punës?» Thashethemnaja ka mbuluar qytetën dhe ka mjegulluar mendimin e qartë: «Azem Hajdari është kapur duke luajtur me automatik në dorë pranë shkollës së bashkuar të oficereve». Gramoz Pashko u diktua tek transportonte një «Zuk» të mbushur me armë e municione... Sali Berisha u arrestua mbrëmë për veprimtari armiqësore». Të gjitha këto shkaktojnë një tension të paparë në qytetin e qetë të minatorëve. Një mësuese është tejet e shqetësuar. Me sy të përlotur na thotë se e kanë akuzuar se u paskëska thënë nxënësve që të shkojnë me këmbë shalin e kuq të pionierit. Ajo është fyer rëndë në ndërgjegjen e saj. Si mund ta bëj unë këtë na thotë ajo. Jam vetëm e dy dëshmorëve dhe nuk mund të shkel mbi idealet për të cilët ata dhanë jetën, ideale të

QEVERISË SHQIPTARE I REFUZOHEN KREDITE ME KUSHT DEMOKRATIZOHET SHQIPËRIA

Qeveria austriake i ka refuzuar këto ditë Shqipërisë një kredi prej 10 milionë dollarësh. Kjo u njoftua nga Radioja austriake të enjten në mbrëmje, datë 28 shkurt 1991. Pak javë më parë qeveria e Shqipërisë, siç bëri radioja, kishte bërë kërkesë për kredi për furnizimet ushqimore. Gjithashtu u refuzua një kredi tjetër prej 50 milionë dollarë për përdorim të ndryshëm. Një zëdhënës qeveritar në Vjenë deklaroi se bisedimet për kredi të mëdha do të fillojnë shumë shpejt, por vetëm atëherë kur të shihen qartë përpjekjet për demokratizimin e shpejtë të jetës. Të njëjtin qëndrim të pafundshëm kanë marrë edhe të 12 vendet e Komunitetit Evropian. Korresp. i «Rilindjes Demokratike»

Përballë bllofit të PPSH

Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë këto ditët e fundit ka filluar një fushatë të shfrenuar shpifjesh kundër sindikatave të pavarura të punëtorëve dhe veçanërisht kundër komisionit nismëtar të saj duke arritur deri atje sa ta quante edhe të paligjshëm me gjithëse ky definicion nuk është në kompetencat e saj. Që të krijohen sindikatat e lira të punonjësve dhe që këto të mund të krijohen njëra me tjetrën në luftën e tyre ekonomike përkundrejt shtetit juridik me pluralizëm politik, kjo është një e drejtë legjitime e tyre. Ky problem ka anën e tij thelbësore që është e kundërta e shfaqjes. Bashkimet Profesionale u krijuan si një organizatë e klasës punëtore për të qenë një levë fuqishme e PPSH, një rrip transmisioni në mekanizmin e burokratizuar të aparatit socialist për të hedhur klasën punëtore nga aksioni në aksion për ndërtimin e jetës së lumtur socialiste, udhëheqësit e Bashkimeve Profesionale historikisht kanë qenë dhe janë njëkohësisht funksionarë të lartë të PPSH, anëtarë të Byrosë Politike apo të Komitetit Qendror. Kështu që me dashje apo pa dashje kjo organizatë, pavarësisht nga epitetet që i ngjiteshin mbeti një front rezervë për propagandën euforike të PPSH. Ashtu si ata përdorën e mirë dhe të keqen e lindjes së tollonit ushqimor ndaj fëmijët brenda familjes për të fituar një tollon më shumë, ashtu dhe PPSH-ja i dhuroi tollonin e vet birit të saj Bashkimeve Profesionale, subjektin elektoral. Ky bir vra-poi të bënte programin e vet elektoral dhe i drejtonte thirrje gjithë klasës punëtore që të votojnë për bijtë e saj të devotshëm, të cilët nuk ishin kurrsesi asnjëherë për të sjellë këto ditë të lumtura që jetojmë në sot në Shqipërinë socialiste e pse jo dhe pluraliste. Për hesapet ishin bërë pa hanxhinë. Pluralizmi nxori në dritë parti të reja politike. Klasa punëtore e lodhur nga jeta e rëndë, nga rrogat e vogla, nga mungesa e ushqimeve në treg, nga kushtet e vështira të punës, nga radhat e gjata, nga autobusët e paket me xhama e sedilje të thyera u hodh në greva të pjesshme dhe të përgjithshme me kërkesa ekonomike dhe politike të qarta. Rezultati i këtyre grevave dhe fitoret që arriti klasa punëtore u fituan me ndërgjegje të mjaftë të lartë klasore ku klasa punëtore me syte e saj pa se cilët ishin miqtë dhe armiqtë e saj. BP-ja këto situata turbulloi në bënë fare të gjalla, s’ishin pranë punëtorëve, s’dialoguan me ta, nuk i udhëheqën ata dhe s’mështetën as kërkesat e tyre. Kjo ndodhi për dy arsye, së pari: udhëheqësit e BP janë të paaftë të udhëheqin një klasë të cilës për hir të interesave të tyre mikroborgjeze, janë larguar shumë dhe së dyti, padroni i tyre, PPSH ishte aq i zënë me luftën kundër partive të opozitës sa nuk i doli kohë që të fuste në valle levën e saj BP-në. Klasa punëtore ishte vetë në gjendje që nga gjiri i vet të nxirrte udhëheqjen e saj të vërtetë e cila është sindikata e pavarur e punonjësve, e cila e organizuar me shpejtësi u vu në krye të saj dhe me programin e saj ekonomik u mundua të ndajë frontin e punës, (këtë tempull të prodhimit të të mirave materiale), nga politizimi i lodhshëm partiak. Ngjarjet e mëtejshme bënë që roli dhe autoriteti i sindikatës të rritej akoma më tepër dhe arriti kulmin me xhestin mjaft humanitar të solidarizimit dhe të mbështetjes së studentëve grevistë. Nga kjo u tremb kryesia e BP-së, jo se humbi klasën punëtore, (mbasi ajo kishte kohë që ishte larg saj), por tani u vihet në pikëpyetje eksistenca e «trogave» të mëparshme, e rrugëve jashtë shtetit, e privilegjeve etj. etj. Por e dashur kryesi e Bashkimeve Profesionale, tani kanë ndryshuar shumë gjëra të cilat ti zor se i kupton ose ke dëshirë për t’i kuptuar, por ato i kanë kuptuar mirë masat punëtore e Shqipërisë mbasi atyre ua hapi sytë demokracia dhe pluralizmi që po lind në Shqipëri. LUPTIM ARNAJA