06/03/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

6 mars 1991

TIRANE - PARIS - BRUKSEL E KTHIM

- Një delegacion i Partisë Demokratike në Evropë - - Kryetarë partish politike evropiane dhe deputetë të Parlamentit Evropian angazhohen të përkrahin Partinë Demokratike dhe shtetin demokratik për të cilin lufton ajo - (KRONIKE E DITEVE 22 - 26 SHKURT) Një delegacion i Partisë Demokratike i përbërë nga Eduard Selami, Preç Zogaj dhe Edmond Trako bëri javën e kaluar një vizitë në Paris dhe Bruksel me ftesë të disa grupeve politike të Parlamentit Evropian. Ky ishte delegacioni i parë zyrtar i një partie politike shqiptare që merr kontakt me parti politike të Evropës Perëndimore dhe me deputetë të Parlamentit Evropian. Prandaj interesimi i qarqeve politike evropiane dhe i shtypit për të biseduar me përfaqësuesit e alternativës shqiptare ishte përtej parashikimeve. Nga ana e vet delegacioni i Partisë Demokratike ishte mjaft i interesuar për të parë nga afër si funksionojnë mekanizmat politike të Evropës perëndimore, për të vendosur kontakte të reja me parti të ngjashme, për të paraqitur konceptet e veta mbi demokracinë që duhet të vendoset në Shqipëri, për t’i bërë thirrje Evropës që të kthejë sytë, mendjen dhe zemrën nga ky vend i prapambetur dhe i raskapitur nën sundimin e gjatë të diktaturës bolsheviste. TAKIM NË PARIS ME ZOTIN ZHISKAR D’ESTEN shku nga një gotë shampanjë, duke shprehur kënaqësinë për takimin me përfaqësuesit e opozitës më të re në Evropë. Ai e siguroi delegacionin për një bashkëpunim më të frytshëm në të ardhmen, me qëllim që Shqipëria të bashkohet familjes evropiane. Po vizita e vendit tuaj, tha ai, e mundëson efektin pozitiv të angazhimit tonë. TAKIM ME PËRFAQËSUESIT E «BASHKIMIT PËR REPUBLIKËN» Po në Paris delegacioni u prit nga përfaqësuesit e lëvizjes goliste (Bashkimi për Republikën), që kryesohet nga zoti Zhak Shirak, kryetar i bashkisë së Parisit, ish kryeministër i Francës. Për palën franceze bisedimet i kryesoi zoti Robert Pandro, shef i partisë për marrëdhëniet me jashtë. Këto bisedime, që pasuan ato që ishin bërë më parë me dr. Gramoz Pashkon, u përqendruan kryesisht në problemet që ka Partia Demokratike për të përballuar e për të fituar zgjedhjet e para të lira në Shqipëri. Pjesëtarët e delegacionit argumentuan pikpamjen se tensioni që përshkon aktualisht jetën në Shqipëri është pjesë e lojës politike për të pasohët me hapa të tjerë. Ju jeni ftuar të aderoni në Bashkimin e partive popullore e demokratisë në Evropë (Një ditë më parë sekretari i përgjithshëm i këtij bashkimi partish, zoti Tomas Jansën, na kishte ftuar të aderonim dhe delegacioni e kishte pranuar ftesën), prandaj qysh tani mund të bisedojmë si midis kolegësh, për të përballuar fushatën elektorale, për qëndrimin e saj ndaj bashkësive fetare e të tjera. Në emër të tyre, zoti Klepsch iu përgjigj pozitivisht kërkesës së delegacionit për të dërguar vëzhgues nga Parlamenti Evropian në vëzhgimin e zgjedhjeve, por edhe gjatë fushatës elektorale. Ai tha se grupi i deputetëve të partive për zhvillimet e pasuara rast tek ndjek nga afër fazën e kalimit nga diktatura në demokraci. Me sa kam kuptuar gjendja në Shqipëri është plot emocione. Eduard Selami i foli zyrtarit belg për zhvillimet që pasuan heqjen e statujës dhe bustëve të ... U fol gjithashtu për marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë dhe perspektivën e zhvillimit të tyre. Disa deputetë, duke vlerësuar zhvillimet e fundit në Shqipëri, shfaqën dyshimin se zgjedhjet e 31 marsit mund të shndërrohen në një subjekt konfrontimesh të reja. Delegacioni i PD shprehu pikëpamjen se mundësia e bojkotimit të zgjedhjeve qëndron kurdoherë e hapur, nëse Këshilli Presidencial i porsafor muar dhe qeveria e re shqiptare, nuk marrin masa efikase për tendosjen e situatës. Tani po kuptohet fare qartë se kush janë forcat e errëta në skenën shqiptare. Janë konservatorët e përkëdhelur gjatë nga pushteti totalitar dhe pseudodemokratët ekstremistë. Partia Demokratike distancohet prej tyre. Deputetët e quajtën të nevojshme të dërgojnë vëzhgues në Shqipëri. Deputetët u interesuan gjithashtu për partitë e tjera politike dhe mundësinë e një koalicioni pas zgjedhjeve. Delegacioni sqaroi se në rast mosfitimi të zgjedhjeve nga asnjë parti, Partia Demokratike mund të bëjë koalicion ... Në foto: anëtarët e delegacionit: EDUARD SELAMI, PREÇ ZOGAJ, EDMOND TRAKO.

TAKIM NË PARIS ME ZOTIN ZHISKAR d’ESTEN

…në TAKIM NË PARIS ME ZOTIN ZHISKAR d’ESTEN Gjatë rrugës për në Bruksel delegacioni qëndroi një ditë në Paris ku u prit nga zoti Zhiskar d’Esten, kryetar i Bashkimit Demokratik Francez (UDF), president i grupit liberal - demokratik - reformist të Parlamentit Evropian dhe ish President i Republikës Franceze. Zoti d’Esten, figurë e shquar politike në Francë, iu rezervoi pjesëtarëve të delegacionit një pritje mjaft miqësore. Gjatë bisedës ai u interesua për objektivat që ka Partia Demokratike dhe për situatën politike në Shqipëri. Sekretari i Komisionit Drejtues të PD, Eduard Selami, pasi i shprehu mikut të lartë francez falënderimet e ngrohta për pritjen, i foli atij për vijat themelore të programit të PD dhe për përpjekjet që po bën kjo parti për t’u fuqizuar si forcë politike që ka si synim marrjen e pushtetit dhe institucionalizimin e një demokracie të plotë për vendin. Demokratët shqiptarë dhe Shqipëria si vend evropian e i izoluar për shumë kohë nga kontinenti, tha ai, kanë mbështetur shpresa të mëdha te përkrahja e demokracive perëndimore dhe, në këtë kuadër, te Franca e traditave të shquara demokratike. Unë ju përshëndes, tha zoti d’Esten. Ju më dhatë rastin të plo[tësoj?] informacionin tim për Shqipërinë. Kam shumë respekt për përpjekjet tuaja si parti demokratike. Përkrahja dhe ndihma jonë nuk do t’u mungojë në asnjë rast. Jam i bindur se ka vështirësi, vullneti i mirë politik nuk mjafton, prandaj në afrojnë ndihmën tonë për t’u realizuar zgjedhjet e lira në Shqipëri dhe për të triumfuar demokracia te ju. Më tej, zoti d’Esten, u interesua për zhvillimin e fushatës elektorale në Shqipëri dhe për përparimin e saj po pjesën Partia Demokratike. Pjesëtarët e delegacionit atëll si organizimin i zgjedhjeve të lira dhe përpunimin kryesor të PD. Kjo Parti e re me reputacion në radhë me vend ka filluar e lufton për të fituar zgjedhjet me metoda paqësore demokratike, të cilat janë rroje i vetëm vendosjes së ndryshimeve demokratike e pluraliste. Koncepti ynë është koncepti i demokracisë përëndimore, tha zoti d’Esten. Teksa i doli peshës së delegacionit të ngrirë në … Zoti Pandr[o?] tha se Evropa dhe Franca gjithnjë kanë dëshiruar që Shqipëria të futet në rrugën e demokracisë, duke respektuar të drejtat e njeriut, pronën private e tjere. Programi i Partisë suaj e hap këtë rrugë, prandaj ju sigurojmë gjithë inkurajimin dhe ndihmën tonë për të triumfuar në zgjedhje. Ne i njohim tashmë mesazhet tuaja, prandaj, kemi vendosur që t’u ndihmojmë me materiale të ndryshme që nevojiten për të zhvilluar një fushatë elektorale. Me kërkesën e zotit Pandro, delegacioni përgatiti një listë materialesh si, makina fotokopjimi, kas[kë?], autovetura për degët e PD në rrethe, letër, makinë shtypi për buletinë e qarkore. Tri ditë më pas delegacioni u njoftua se kërkesat ishin pranuar e të gjitha dhe menjëherë ishin vënë në rrugën e zgjedhjes. «NE DO T’JU NDIHMOJMË E DO T’JU MBROJMË», DEKLARON ZOTI KLEPSCH Në vargun e takimeve dhe bisedave me grupe politike të Parlamentit Evropian në Bruksel spikat pritja që i rezervoi delegacionit grupi i deputetëve të partive popullore të demokratisë të Evropës, grup i cili ka president n Dr. Egon Alfred Klepsch, personalitet i shquar politik në Evropë e veçanërisht në Gjermani. Zoti Klepsch u shpreh se jemi të gëzuar që po presim këtu në Parlamentin Evropian delegacionin e një partie të re, por të fuqishme, me të cilën në Shqipëri që, si pohoj, i paska edhe anëtarët të rinj tamam të tillë siç i kërkon demokracia që lindin për të mundur diktaturat. Ky është hapi i parë i kontakteve tona që do të … …nësh bëhet e delegacionit argumentuan pikëpamjen e lojës politike për të frikësuar elektoratin dhe për ta larguar nga PD. Në këtë lojë ata që ekspozojnë hapur dhe me zell të shfrenuar janë pikërisht konservatorët që nuk duan demokraci, por diktaturë. Pala franceze i vlerësoi pozitivisht argumentet që u sollën dhe sugjeroi se është e nevojshme të mos kursehen përpjekjet për qetësi dhe stabilitet, kundër një gjendjeje permanente alarmi. Ndërkaq është e nevojshme të sigurohet realist barazia e Partive opozitës me Partinë e pushtetit, si kusht për zgjedhje të lira pluraliste. të drejtat e njeriut, pronën private e të tjera. vënë në rrugën e zgjedhjes. do të…

FITOREJA DO TË JETË FITORE E LIRISË

Me interes të veçantë qenë takimet që delegacioni i PD pati me funksionarë të ministrive të jashtme të Francës dhe Belgjikës, të ngarkuar me problemet e Evropës Juglindore. Në Paris, zoti Zhak For, i shprehu delegacionit angazhimin e Francës për të mbështetur e ndihmuar triumfin e demokracisë në Shqipëri. Ministria e Jashtme franceze, tha ai, është mjaft e interesuar të mësojë afarë për gjendjen në Shqipëri, për veprimtarinë e Partisë Demokratike, për objektivat e saj. Biseda me zyrtarin francez preku një rreth të gjerë çështjesh që kanë të bëjnë me vendosjen e demokracisë në Shqipëri dhe marrëdhëniet e vendit tonë me Francën. Në fund, zoti Zhak For, tha se do t’i sugjerojmë Parlamentit mendimin tonë për dërgimin e parlamentarëve dhe observatorëve të tjerë në zgjedhjet e 31 marsit. Ju siguroj se do të keni përkrahjen e Francës për çdo problem që ndikon për vendosjen e demokracisë në Shqipëri. Në Bruksel ishte i këshilltari i ministrit të jashtëm, zoti Bogart ai që kryesoi delegacionin e palës belge në bisedime. «Ju shpreh kënaqësinë e ministrit belg për vizitën tuaj, tha ai, aq më tepër që Shqipëria është në udhën e saj drejt demokracisë. Ne jemi të interesuar të dërgojmë personalitete për të diskutuar për situatën tuaj të re, që jeni në front. Unë nuk e teproj kur pasojmë në hapa të tjera. Ju jeni ftuar të aderoni në Bashkimin e ndajnë bashkësive fetare e tha se grupi i deputetëve të partive popullore e demokratiane do të shpërndajë në gjithë Evropën një qarkore për Partinë Demokratike të Shqipërisë. Ne do t’i vazhdojmë bisedimet, tha ai, sepse ju kam ftuar për darkë dhe ju e keni pranuar ftesën. Në darkën që shtroi zoti Klepsch ishin thirrur edhe kryetarja e komisionit politik të Parlamentit Evropian, zonja Luiza Kazamanjago, anëtari i komisionit politik, zoti Otto fon Habsburg, deputetë holandezë, grekë, italianë. Në përshëndetjen që mbajti gjatë darkës, zoti Klepsch, e komplimentoi Partinë Demokratike, luftën dhe përpjekjet e saj për t’i dhënë Shqipërisë kursin e demokracisë. Ne do t’ju ndihmojmë dhe do t’ju mbrojmë, tha ai. E ardhmja është juaja.

TAKIME TË TJERA

Në Bruksel delegacioni i PD u takua dhe zhvilloi bisedime me deputetë të grupit politik të partive liberale-demokratike, reformiste të Parlamentit Evropian që siç e kemi thënë në krye, ka president zotin Zhiskar d’Esten. Në këtë takim, ndërsa u vlerësua fitorja e delegacionit me grupet e tjera, u fol për qëndrimet e PD ndaj problemeve përballë fushatën elektorale, për qëndrimin e saj ndaj zgjedhjeve dhe në Shqipëri është plot emocion. heqjen e statujës dhe bustëve të Enver Hoxhës në Shëngjin. Ai shprehu pikëpamjen e Partisë Demokratike për të siguruar qetësi e stabilitet si kusht për zgjedhje të lira dhe për demokraci reale që të ketë legjitimitet. Pjesëtarët e tjerë të delegacionit bënë një ekspoze të shkurtër për krizën e rëndë ekonomike dhe politike të vendit, krizë e cila mund të thellohet nëse zgjedhjet e 31 marsit manipulohen nga konservatorët e Partisë në pushtet dhe nëse Evropa nuk vëzhgon dhe interferencës për Shqipërinë. Duke marrë parasysh situatën tuaj, jemi të bindur se çdo ndihmë i shërben për mirë Shqipërisë, tha zoti Bogard. Dhe në prandaj jemi sot këtu për të parë çfarë mund të bëjmë sot dhe më vonë. Ne mund t’ju ndihmojmë sidomos për ngritjen e industrisë përpunuese, bujqësore dhe për zhvillimin e bujqësisë në përgjithësi. Belgjika nuk është një vend i pasur në financë. Por ajo është mjaft e pasur në kapacitete teknologjike dhe intelektuale. Në qoftë se ju fitoni pushtetin, ju mund t’i drejtoheni përvojës sonë. Ne kemi kompani të vogla, të manovrueshme që mund ta sjellin këtë përvojë në Shqipëri. Belgjika gjithashtu ka dhënë prova efikase angazhimi në vendet e tjera ish socialiste të Lindjes. Grupet tona parlamentare kanë ndihmuar në dy drejtime: Si mund të funksionojë administrata lokale dhe si mund të funksionojë asistenca sociale. Këto janë dy probleme shumë të rëndësishme të fazës tranzitore. Ndërkohë mirëpresim (tesën tuaj për të dërguar vëzhgues si ditën e zgjedhjeve të 31 marsit, ashtu gjatë fushatës elektorale. Shpresoj të keni një fitore që meritoni. Do të jetë fitore e lirisë, e cila duhet të transmetohet në një projekt ekonomik. Depuetët bëjë koalicion me Partinë Republikane, por jo me Partinë e Punës të Shqipërisë, që me gjithë përpjekjet e sinqerta e plota që mban për gjen[d]jen e vendit, nuk ka dhënë shenjë të dukshme reformimi. Me interes të veçantë qenë bisedimet e delegacionit me lord-in Nikolla Bether, parlamentar evropian dhe anglez, i cili do të vijë në Shqipëri më datën 27 mars. Delegacioni u takua gjithashtu me zotin Langer, i cili është i ngarkuar të kryesojë një grup të parlamentit evropian që merret me Rumaninë, Bullgarinë dhe Shqipërinë. Një pritje të ngrohtë dhe intime i rezervoi delegacionit sekretari i përgjithshëm i Partive popullore evropiane, Tomas Jansen. Ai mori në dorëzim një kopje të statutit dhe programit minimal të Partisë Demokratike, përkthyer në anglisht. Gjatë bisedimeve me frymë miqësore e konstruktive u shkëmbyen mendime për organizimin e partisë, për principet e demokracisë bashkëkohore, për kërkesat që ka zhvillimi i një fushate elektorale e të tjera. Zoti Jansen kishte dijeni për reputacionin e PD në Shqipëri dhe pasi u njoh me programin dhe statutin e ftoi PD të bënte kërkesën për pranuar në gjirin e Bashkimit të Partive Popullore të Evropës. Në Bruksel delegacioni zhvilloi bisedime të frytshme edhe me parti politike belge. Ndërsa në qytetin flamand Gent delegacioni bëri një vizitë në Universitetin e përmendur të këtij qyteti, ku u fol për rolin e studentëve shqiptarë në procesin e demokratizimit të vendit për mundësinë e shkëmbimit të përvojës në fushën e shtypit dhe bujqësore dhe elektronike. Vizita e delegacionit të PD gjeti pasqyrim të gjerë në shtypin evropian dhe amerikan, Radio-televizioni prestigjioz BBC, France International, Zëri i Amerikës transmetuan lajme dhe intervista me pjesëtarët e delegacionit. Agjencia franceze AFP gjithashtu, Gazeta e famshme «Le Monde» botoi shkrim dhe intervista, gazetat amerikane dhe gjermane në Bruksel ndoqën takimet dhe vizitat, shtypi belg botoi lajme, reportazhe dhe intervista. P. Z.

«Rilindja Demokratike» na kërkon:

Tashmë kur «Rilindja...» arriti në numrin e saj të 18-të, mund të themi me plot gojën se ajo është në jetë, se ka një moshë, se ka një portret të saj në shtypin e Shqipërisë, se ka marrë udhën e ka shkruar te njerëzit në çdo qytet, në çdo fshat, në sa e sa familje, në librari e biblioteka. «Rilindja Demokratike» pritet të dalë nga mijëra e mijëra njerëz. Për «Rilindjen Demokratike» shumë e shumë njerëz e thyejnë natën dhe në prag të mëngjesit zënë radhë pranë librarive ose dalin në rrugën e makinës për të pritur postën. Është nder për «Rilindjen», por është edhe dëshirë e «Rilindjes». Nder njerëzve që e presin me dashuri e interes gazeta! Por «Rilindja Demokratike» nuk është vetëm fetëmbëdhjetë numër-she numëron disa vështirësi dhe na kërkon ndihmë. Kërkon ndihmë nga njerëzit. Na radhë të parë gazetës «Rilindja Demokratike» nuk i vjen mirë që njerëzit dalin që me natën e zënë radhën për të. Se u lodh njeriu me radhë; radhë për mishin, radhë për vajin, radhë për pasaportë, radhë për vezë, por edhe për gazetën. E kemi kërkuar e vazhdojmë të përsërisim kërkesën tonë që shteti të na krijojë mundësitë për të shtuar tirazhin e gazetës. Gazetës «Rilindja Demokratike» i vjen keq kur disa njerëz duke parë ngushtësinë e tirazhit, e shesin me çmim shumë më të shtrenjtë; gazeta nuk e do matrapazllëkun. Gazeta «Rilindja Demokratike» është e shqetësuar se nuk po arrin të shkojë edhe tek të gjithë abonentët e saj. Redaksia ka qindra telegrame e telefonata nga gjithë vendi se nuk shkon gazeta atje ku duhet të shkojë. Kush e pengon? Gazetën e presin njerëzit. Organet qeveritare që janë paguar e angazhuar për këtë duhet ta ndihmojnë gazetën për ta çuar te njerëzit. Nuk do gazeta që të mos shkojë atje ku është nisur. Gjithashtu iu kërkon ndjesë të abonuarve të saj për shkak se nuk ka arritur t’u vejë disa numra pse e kanë penguar. «Rilindja...» shpreson se kjo do të jetë e përkohshme.