Për cilën Shqipëri do të votojmë?
Do të votojmë për atë Shqipëri që do të bëhet më e vërtetë dhe e të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm për disa.
Do të votojmë për atë Shqipëri që sa më parë të demokratizohet, plotësisht që të mund të integrohet në Evropë si një komb i tërë.
Do të votojmë për atë Shqipëri ku për çdo ligj do të jetë absolutisht i barabartë dhe jo njëri për disa e për të tjerë dheunë.
Do të votojmë për atë Shqipëri ku privilegj për secilin do të jetë puna sipas mundësive dhe aftësisë dhe jo sipas prejardhjes, tarafit dhe askraballëkut.
Do të votojmë për atë Shqipëri ku privilegjet e pamëriruara të gjithë shtresës parazitare të mos trashëgohen nga parazitë e kultukave të rinj.
Do të votojmë për atë Shqipëri ku liritë, të drejtat dhe prona e çdo shqiptari të mbrohen me ligj të reptë nga arbitraritetet e cilido individi dhe të shtetit.
Do të votojmë për atë Shqipëri ku zot i vendit do të jetë populli, që do të ushtrojë sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesish të denjë, të zgjedhur lirisht prej tij dhe jo si deri tani, nga merimanga e aparateve burokratike të emëruar.
Do të votojmë për atë Shqipëri ku udhëheqësi më i lartë i shtetit do të jetë shërbetori i parë i popullit dhe kurrë më padron i tij.
Do të votojmë për atë Shqipëri ku çdo shqiptar do të jetë aq i lumtur sa ta gjejë lumturinë në trojet tona të shenjta, ku bukës i thonë bukë, dhe jo në dhe të huaj.
Shënim:
Përshëndetjen time të mësipërme në mitingun elektoral të popullit të Beratit, që u mbajt më 20.III. 1991, po e botoj këtë të plotë, sepse nga versioni i transmetuar nëpërmjet Radios - Televizionit nuk del i qartë thelbi i tij.
PPSH PËRPIQET TË TREMBe E TË MASHTROJË ELEKTORATIN
(A ja vlen vallë të bëjmë replika
VAZHDOJNË TAKIMET E KANDIDATËVE ME ZGJEDHËSIT
Fiton PD se fiton demokracia
Ditën e enjte më datë 21.3. 1991 në orën 16.00 në para stadiumit të qytetit të Elbasanit u organizua një miting paqësor nga dega e PD-së.
Ditën e enjte më datë 21.3. 1991 në orën 16.00 në para stadiumit të qytetit të Elbasanit u organizua një miting paqësor nga dega e PD-së këtij rrethi kushtuar hapjes së fushatës elektorale. Hymni kombëtar i kënduar nga mbi 60 mijë njerëz të pranishëm i shoqëruar prej bandës së qytetit dhe leshimi i dhjetëra pëllumbave shënuan hapjen e këtij mitingu.
Prezantimin e këtij mitingu si “Mitingu i paqes” e bëri anëtari i komitetit drejtues të PD të rrethit Ndricim Allai, i cili u ribëri të njohur popullit të Elbasanit 19 kandidatët e shpallur nga PD. Pas tij foli Fatmir Manushi kryetar i degës së PD-së në Elbasanit dhe kandidat për deputet. Ai foli për të ardhmen e Shqipërisë pas fitores së demokracisë, për ndryshimet e zhvillimet që do pasojnë këtë fitore.
Më pas përshëndetën mitingun përfaqësues të degës të PD Gramsh, Kavajë, Berat, Librazhd e Peqin. Beatrice Ballici që përshëndeti në emër të Lidhjes së Shkrimtareve dhe Artistëve të rrethit, ndër të tjera tha se: «Nuk vdes liria, dhe këtë e tregoi populli shqiptar». Ky miting pati përshëndetje dhe nga Sindikata e Pavarura të punëtorëve të qytetit si dhe nga shoqata patriotike “Cameria”.
Mes entuziazmit të jashtëzakonshëm dhe thirrjeve “Votat tona janë për ju”; “Të gjithë do të fitojnë në Elbasan” e mori fjalën kandidati për deputet i këtij rrethi dhe anëtar i komisionit drejtues së PD, Neritan Ceka, i cili foli për traditat patriotike, liridashëse e demokratike të Elbasanit dhe figurat e shquara që ka nxjerrë kjo krahinë si Kristoforidhi, Aleksandër Xhuvani e dhjetëra dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë dhe të ardhmen e Shqipërisë. Në fjalën e tij ai tha: «Shprehu besimin e madh në fitore dhe Partia Demokratike patjetër do të fitojë më 31 mars».
Arben Demeti anëtar i komisionit drejtues së PD dhe kandidat për deputet në këtë rreth foli për rrugët e reja që hap demokracia. Në luftën tonë për liri qenē demokraci kurrë nuk kemi qenë vetëm por kemi patur me vete gjithë forcat demokratike dhe opinionin ndërkombëtar. Ai foli shkurtimisht dhe për vizitën e suksesshme që bënë në SHBA kryetari i komisionit drejtues të PD Sali Berisha dhe Gramoz Pashko. Së fundi Arben Demeti tha: «Ky është mitingu i dytë që organizojmë në Elbasan shumë herë më i bukur se i pari. Pas fitores, ne do të jemi prapë këtu për ta festuar atë shumë herë më bukur edhe se sot».
Pas u mbyll mitingu dhe banorët da shoqëronte me muzikë shpërndarjen e qetë të njerëzve që largoheshin lexuam një parrullë: «PPSH e veshku kombin, Partia Demokratike do ta lulëzojë».
DRITAN ISLAMI
tit, përplot pisha. Mendojmë «A do të ishte ky fshat i shtrirë në gji të Perëndisë i bukur, i pranuar si deti, emrin e të cilit ai mban».
Befas të gjithëve në makinë filloi të na pushtojë një ndjenjë trishtimi. Në të majtë të rrugës na shoqëronte një kanal-moçal. Shofer Iliri i jepte makinës plot tension. Rruga është kjo? - pyeti ai me të drejtë. Ajo ishte një rrugë e sheshuar nga hapat e lodhura të njerëzve të rrallë që ecin me orë të tëra, përditë, për të shkuar në punë.
- Popullsia e fshatit - theu heshtjen Samiu - përbëhet nga vendas dhe familje të ardhura, të internuara këtu prej vitesh.
Po i afrohemi qendrës «së fshatit» me një numër të vogël kasolle shtëpish të rënuara në mes të baltës. Pak shtëpi, pa dallim nga njëra-tjetra të ndara në dy kampe - në të besuara dhe të internuara.
Pak muaj më parë, kur shirit(i) i vetëmtimë në qiellin tonë të zymtë gjëmoi mbi këtë thirrjen Liri-Demokraci, vala e saj kishin depërtuar edhe në këto kasolle të harruara buzë detit. E duart e dridhura, ato mëkatare me ato të poshtëruara u ngjatën drejt njëra-tjetrës, u bashkuan fort plot shpresë dhe gjoksat brohoritën me të madhe Liri-Demokraci. Kjo thirrje mbushi sheshin e vogël të fshatit.
Nga një sallë pranë përhapesin tingujt mikpritës të një orkestre të thjeshtë. Në ishën ne festë. Salla plot me të rinj, të moshuar, ushtarë e fëmijë pranë në qetësi. Fytyra të zverdhura, njerëz të lodhur që me sy të venitur e të ndriçuar shihnin plot shpresë. Ndosh(t)a akoma në shpirtat e tyre endej si hije frika.
Të dashur motra dhe vëllezër fillon të flasë kandidati. «Sytë e përlotur, e zëri i tij i ngrohtë befason sallën, - ata po quhen motra dhe vëllezër. - Ta duam njëri-tjetrin, ta duam se jemi të gjithë shqiptarë. Lufta e klasave sot u shkatërrua nga demokracia. Ta duam e respektojmë vatanin, njëri-tjetrin, demokratin
Ujë, ujë të pijshëm dhe një mjek, zoti kandidat
18 mars, 1991. Takimi i parë, në zonën e Mamurasit, me kandidatin për deputet, të Partisë Demokratike.
Në qendër na priti Sami Metalia, kryetar i degës së PD së zonës së Mamurasit e aktivistë të tjerë. Kemi vendosur t’i fillojmë takimet nga fshati më i largët i zonës sonë, nga Adriatiku - propozon Samiu. Adriatiku, një fshat i vogël, rreth 15 km larg Mamurrasit, rreth 5 km pranë buzës së de- detit. Gjatë rreth 1 orë e gjysëm biseduam në fol mbi problemet e fushatës elektorale dhe të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve. Berisai sallen, - ata po quenin motra dhe vëllezër. Ta duam ndryen rezonancën e fjalëve - Duam ujë, ujë dhe doktor, zoti kandidat. A duhet pritur vallë emërimi i një mjeku pas datës 31 mars??? TATJANA-LUÇI
e komunistin, ata që janë njerëz të thjeshtë e të ndershëm e meritojnë respektin. Ta gëzojmë jetën nën paqe, unitet, të zhveshur nga politika. Diktatura nuk shohur në më brendësinë tonë. Ajo s’jeton më...»
Ku është Si? Fjala diktaturë u pëshëll në fjalën mitologjike «kuçedër», në një kuçedër të përgjakur në grahmat e fundit, e strukur në strofullën e vet për të ngordhur përgjithmonë. Fytyrat e rudhura para kohe, u çelën. Për herë të parë dëgjon një kandidat të shprehet «Ta duam njëri-tjetrin». Mjedisi bëhet i ngrohtë. Dialogu, si në familje. Pyetja e parë. - A do t’i shitet toka të huajve?
- Jo - ishte përgjigjja - Shqipërinë dhe shqiptarët, sot duam ta ribashkojmë më tepër se kurrë. Toka nuk u shitet të huajve. Gjenë e parë që kërkojmë është atdheu, atdheu mbi të gjitha.
Pyetjet vijuan, të gjithë të interesuar për një jetë të mundshme për t’u gëzuar nga të gjithë.
- Duam ujë, zoti kandidat, ujë për të pirë. Kemi 45 vjet që na premtojnë.
- Edhe një doktor. Në fshat kemi vetëm veterinerë pra jo mjek për njerëz. Tek ne ja që nuk qenka e s’paska qenë njeriu kapitali më i shtrenjtë. Rrugët të asfalt ohen.
- Sa kërkesa minimale! «Dora e ngrohtë» e nënës Parti, nuk ka arritur dot as gjer këtu. Absidem mbyllet e ngrohtë. Duart zgatën në përqafime. Thirrjet janë të forta «Votat tona janë për ju».
Makina nis të largohet në terrin e natës.
Me të drejtë u tha -fshati Adriatik buzë detit në vend që të qe një Veronë e bukur, ishte kthyer në një kamp përqëndrimi. Heshtje në makinë. Ende ndjenim rezonancën e fjalëve - vallë emërimi i një mjeku pas datës 31 mars???
tit, përplot pisha. Mendojmë «A do të ishte ky fshat i shtrirë në gji të Perëndisë i bukur, i pranuar si deti, emrin e të cilit ai mban».
e komunistin, ata që janë njerëz të thjeshtë e të ndershëm e meritojnë respektin. Ta gëzojmë jetën nën paqe, unitet, të zhveshur nga politika. Diktatura nuk shohur në më brendësinë tonë. Ajo s’jeton më...»
FREMBE E TE MASHTROJE ELEKTORATIN
(A ja vlen vallë të bëjmë replika me ZP.në e PP.së?)
Faktet tregojnë se PPSH-ja, pavarësisht nga deklaratat, nga qëndrimet e detyruara për konsum, as është e aftë të rinovohet, as është e gatshme me vullnetin e saj të pranojë zhvillimet dhe thellimet e papërmbajtura demokratike në Shqipëri.
Ajo, në thelb, ka mbetur e do të mbetet skllave e koncepteve, dogmave, metodave dhe veprimit të drejtimit anakronik. Ajo mundet të veshë kostumin e demokracisë për t’u treguar bashkëkohore, që të vazhdojë kështu të mbisundojë, por harron se të tjerët nuk mund ta pranojnë demokracinë si një paradë mode.
Partia e Punës nuk e përjeton demokratizimin e jetës së vendit, pluralizmin politik si një fitore të popullit shqiptar, por si disfata të pushtetit të saj të padiskutueshëm të tipit feudo-monarkist. Nga pozita e patricit të plotpushtetshëm që i jep të drejtën absolute vetes të mallkojë e çkishërojë, të bekojë e miratojë pa u gjykuar nga të tjerët asgjë, Partia e Punës po akuzon tani me epitetet të njëpasnjëshme të gjitha forcat e opozitës demokratike. Si një e tërë kjo opozitë po bëhet përgjegjëse nga PP-ja, për errësime të qëllimta, shpifje e thashetheme, për përcarje e tentativë likuidimi të vetë PPSH-së, për bashkimin me çdo lloj reaksioni, etj., etj.
Pluralizmi me partitë e opozitës (sic i paragjet PP-ja, pra, po të pranohet si reale kjo paraqitje), është regres e fatkeqësi për vendin dhe fatet e tij. Këtu synojnë të arrijnë punishtët, të krijojnë bindje të tilla të rreme. Megjithatë, po t’i përmbahemi deri në fund logjikës së PP-së, duhet të pranojmë se edhe këte «dhuratë» e kemi prej saj si nismëtare që i hap rrugën pluralizmit e demokracisë në Shqipëri.
Udheheqja e PP-së, kuptohet, me akrobaci të tilla politike mundohet të trembë elektoratin, të ngjallë dyshime. Shkurt, ajo po ndjek në thelb të njëjtën taktikë e strategji të mishëruar në të ashtuquajturën luftë të klasave, që na shtypi, mbolli frikë e terror për afro 46 vjet. Ajo po vepron me moton «përçka e sundo», për dërdor të njëjtën gjuhë të errët të së kaluarës se cilës i ka kaluar koha tashmë në herë e përgjithnjë. A nuk është vetë PP-ja në me momente
(Vijon në faqen 2)
DHENIA E NDIHMAVE AMERIKANE DO TE KUSHTEZOHET ME FITOREN E FORCAVE DEMOKRATIKE
- Takimi i parë në Shqipëri me përfaqësuesit e diplomacisë amerikane
Siç është njoftuar, më 20 mars 1991 mbërritën në vendin tonë përfaqësuesit e parë të diplomacisë amerikane, zoti Dejvid Suarc nga Departamenti i Shtetit, zonja Suzana Sutton zyrtare për problemet e Bullgarisë dhe të Shqipërisë si dhe zoti Frank Shkreli, zëvendësdrejtor i seksionit të BS në «Zërin e Amerikës».
Ky grup i parë vjen menjëherë pas rënies së marrëdhënieve diplomatike me SHBA. Pyetjet e para përmbajnë se si do të zhvillohen edhe zhvillimet e ushqimeve, tekstileve dhe pluraliste në Shqipëri.
Me ftesë të zotit Dejvid Suarc, më 21 mars 1991, Partia Demokratike pati një takim të bënte takimin e parë me përfaqësuesit e diplomacisë amerikane. Takimi u zhvillua në një nga sallat e hotel «Dajtit». Në bisedime morën pjesë zoti Genç Ruli, anëtar i Komisionit Drejtues të PD, Ylli Veseli, kryetar i Komisionit Drejtues për Tiranën dhe zoti Afrim Karagjozi, anëtar i Komisionit për Tiranën dhe i seksonëve të marrëdhënieve
(Vijon në faqen 6)
KRYEMINISTRI GREK MICOTAQIS PRITI DELEGACIONIN E PD-së
Nga Athina njoftohemi se Kryetari i Partisë Demokracia e re Kostandin Micotaqis priti delegacionin e PDSH-së të përbërë nga Dr. Gramoz Pashko dhe Arben Imami.
MINISTRI I JASHTËM ITALISË XHANI DE MIKELIS PRITI Dr. SALI BERISHËN
Radio «Zëri i Amerikës», njofton se më datën 21 mars ministri i jashtëm italian Xhani De Mikelis priti dhe zhvilloi bisedime me Kryetarin e Komisionit drejtues të PDSH Dr. Sali Berisha.
Problemi kryesor i bisedimeve ishte ai i ndihmave humanitare të Italisë për Shqipërinë.
Shqipëria të mos strehojë shqiptarët?!...
(Një telegram për drejtuesit e shtetit)
Ekuipazhi i motobarkës «Drashovica» është nisur dje nga Brindizi për në Vlorë. Kemi 24 orë që rrimë në det pa ushqim.
Asnjë përfaqësues nga ndërmarrja e peshkimit, nga organet e punëve të brendshme dhe kufiri nuk po marrin asnjë masë për akostimin e anijes duke ditur se na nisin vetë me refugjatë në Itali.
Ju lutemi ndërhyni për zgjidhjen e këtij problemi, duam përgjigje deri në orën 12.30, ndryshe anija së bashku me ekuipazhin do të nisemi për në Itali, mbasi në Shqipëri nuk na japin strehim.
Kapiteni:
NEKI KASEMI
Motobarka «Drashovica», Vlorë
Datë, 19.3.1991
Tragjedia shqiptare vazhdon
Është mes marsi, pranverë, thu-hes në B kukuresht temperatura është ulur në minus disa gradë.
Është mes marsi, pranverë, thu-hes në Bukuresht temperatura është ulur në minus disa gradë. Megjithatë, të mërkurën e nisjes së «Taromit» për në Rumani në aeroportin e Rinasit ka një dyn-dejë të vërtetë. Djem e vajza të reja, prindër me foshnja e fëmijë në duar e nëpër këmbë, janë gati për t’u nisur për vizita private në Rumani. S’kanë as lekë në valutë e as ndonjë njeri që i pret në aeroportin e Bukureshtit, por kanë nëpër xhepa letërnjoftimet e vogla shqiptare, me të cilat do të kërkojnë statusin e refugjatit nëpër ato vende ku do të kalojnë ilegalisht nga Rumania. Në Rinas gjen një nga pikat ku fillon tragjedia shqiptare. Po ku mbaron ajo?
Ja, ç’thotë Bukureshti dhe ju vendosni vetë kufijtë e tragjedisë shqiptare në mbyllje të këtij reportazhi.
«Taromi» mbrrin me vonesë nga Roma, megjithatë has në njerëz të duruar. Durimi mbaron në çastin e hyrjes në avion. Në çdo pikë kalimi e deri te shkallët e avionit njerëzit shtyhen gati brutalish, qëllimi final është të hyjnë sa më shpejt në «tokën rumune», në avion! Më në fund avioni niset i mbushur plot. Brenda mbretëron heshtja. S’ka gëzim, ca vetëm fytyra të përhumbura, e të jenë para një gjëme. Nëpër udhëtimin gati një orë e gjysëm askush nuk flet. Shumica pinë cigare pas cigaresh. Fëmijët nuk qajnë. Të gjithë janë të hutuar. Më në fund avioni ulet pa duartrokitje në Bukuresht dhe në aeroportin e ftohtë prej korenteve të natës shqiptarët detyrohen të presin gjatë te pika e kalimit për në tokën rumune. Policia e aeroportit dy-shon dhe heziton të hedhë në pasaportat e mëdha vulën e kalimit. Pak ditë më parë janë kapur pesë shqiptare me pasaporta të falsifikuara. Shqiptarët detyrohen të presin gjatë. Kanë ftohtë dhe fëmijët tani qajnë. Gjenden disa përkthyes, por as ata policia nuk i përfill. Policia tërret në ndihmë kompjuterat. Vetëm pas këtij kontrolli të imët grupi i veçuar i shqiptarëve lejohet të kalojë. Jashtë bën ftohtë. Nga 15 gradët plus të Tiranës njerëzit bien në minus disa gradë. Janë të vetmit zogj shtegtarë që ikin nga temperaturat e ngrohta drejt atyre polare. Dhe zogjtë shpërndahen. Disa flenë në stola e aeroportit, sepse nuk kanë aq le ti kërkohet nga shofëret e taksive. Autobusi i fundit i linjës duhet të ketë ikur. Ndërkohë edhe një mandatë tjetër për shqiptarët e mërkurë e të ngjethur nga i ftohti i befshëm: disa djem të rinj shqiptarë që kanë dalë të shohin kush po vjen nga Tirana këtë të mërkurë japin lajmin e kobshëm se dollari ka rënë në Bukuresht. Ai nuk ndërrrohet më 200 lei në tregun e zi, por me 170!...
S’kemi fat ne, psherëtin një prind që mban në krahë fëmijën e përgjumur, sikur na ndjek vdekja mbrapa!... Më keq nga ç’qemë në Tiranë nuk do të jemi këtu, e ngushëllon një tjetër. Dhe fillojnë të koten për stolat e ftohtë e t’iu varet koka në gjoks «ëndrra duhet të shohin këta vëllezër e motra të raskapitur nëpër atë gjumë të tmerrshëm, të paparë kund?
Të nesërmen zogjtë mblidhen para ambasadave. Janë të parruar, atë prerë në fytyra nga mungesa e gjumit, të pangrënë, megjithatë presin me orë të tëra më këmbë para ambasadës gjermane, para asaj çekë, para francezes, para amerikaneve... Mos-përfillje kudo. Më në fund, të mbaruar krejtësisht në mbarim të orarit të punës së ambasadave nisin të kthehen në hotel «Vilor». Ky duhet të jetë hotel i mirë e lirë i Bukureshtit për shqiptarët. Një dhomë me katër shtretër, me një banjë brenda që kushton 700 lei nata. Janë vërtetë katër shtretër, po brenda kësaj hapësire të ngushtë flejnë si të mundin e deri dhe me banjë deri i çelur e motra, Atje flenë së bashku një çift i sapomartuar, një grup shokësh, një vajzë e vetmuar... Një tmerr! Ferri i Dantes qenka edhe parajsë! Ja, mësimi i parë që të japin tragjeditë shqiptare!
Bie mbrëmja në «Vilor» dhe në korridore e ndriçim zbehtë Banorë të katit të gjashtë, ku banojnë shqiptarët, fillojnë të duken ca silueta rrënqethëse. Këta janë shqiptarët që kanë muaj që rrinë në Bukuresht në pritje të kalimit ilegal të kufirit rumun për në Hungari, të cilët tani më janë pa një kacidhe në xhep. Lypin! Dikush kërkon 200 lei borxh, dikush kërkon të shesë me ulje çmimi orën e dorës që ka blerë kur ka ardhur në Bukuresht, dikush kërkon të shesë pantallonat bluxhins, aq të ëndërruara në Tiranë, të trupit, dikush kërkon ... bukë apo cigare! Mes këtij tmerri të paparë edhe një kurre, një njeri që kërkon djalin e vet në një hotel. Ai ka ardhur nga Tirana vetëm të marrë djalin me vete e të kthehet të mërkurën tjetër. I thonë se djali i është nisur pesë ditë më parë në Tajlandë me avion. Burrëri i thënur kap kokën me duar dhe qan. Nebeta pa djalë, thotë, dhe gjëllit lotët,
Kush mund ta ngushëllojë? Vetëm e marrin për krahu dhe e fusin në një dhomë. Atje urojnë krevat dhe i thonë të rrijë aty natë atje. Atje ka fjetur i biri dy muaj me radhë në Bukuresht. Në dhomë bie heshtja. Kurse nëpër dhomat e tjera porsardhurve u tregohen përralla për perëndimin, por që janë të vërteta për shqiptarët. Një valë jekë ka kaluar me natë
TEODOR KEKO
(Vijon në faqen 2)