Bota do të jetë duke ju ndjekur me sy të sqepresë të sinqertë
- Shkruan Xhimi Karter, ish president i SHBA -
Për z. Sali Berisha.
Kam lexuar me interes shumë të madh lajmet në lidhje me zgjedhjet e planifikuara për t’u mbajtur në Shqipëri më 31 mars të këtij viti. Më kënaq që tepërmi fakti kur shikoj se vendi juaj po merr këtë hap drejt demokracisë. Eksperienca ime në monitorizimin e zgjedhjeve në Nikaragua, Panama, Haiti dhe kudo më bindin mua se zgjedhjet demokratike janë shpresa më e mirë për çuarjen e vendit drejt paqës dhe stabilitetit.
Për një kohë shumë të gjatë shqiptarët kanë vuajtur pa qenë të lirë për të zgjedhur udhëheqësit e tyre ose se si të qeveriset vendi.
Zgjedhjet e marsit paraqesin jo vetëm një premtim të demokracisë, por gjithashtu edhe një përgjegjësi. Është në dorën e qytetarëve të një vendi për të demonstruar dëshirën e tyre ndaj proceseve demokratike, duke qenë shumë kurajoz për të votuar në ditën e zgjedhjeve. Ndërsa në disa vende ky akt votimi mund të bjerë në vetvete rrezik personale, është vetëm kur shumë qytetarë të një vendi dëshirojnë ta marrin mbi vete këtë rrezik, atëherë frika dhe ndrojtja mund të eliminohen dhe demokracia të garantohet për të gjithë.
Megjithëse ekipi ynë nuk është në gjendje ta rregullojë kryerjen e këtij misioni brenda kësaj kohe të shumë të shkurtër, unë fuqimisht inkurajoj të gjithë shqiptarët të marrin pjesë në procesin e zgjedhjeve të 31 marsit. Pavarësisht nga bindjet politike, çështja e demokracisë duhet të avancohet në qoftëse çdo person ushtron privilegjin e tij për të votuar.
Uroj përshëndetjet më të mira për një sukses të plotë. Bota do të jetë duke ju ndjekur me shpresë të sinqertë se të gjithë zgjedhësit do të marrin pjesë lirisht dhe ndershmërisht në votime.
Plot sinqeritet
XHIMI KARTER
Ish president i SHBA
21 mars 1991
PRANVERA E DEMOKRACISË PO VJEN
- Mesazh drejtuar popullit shqiptar me rastin e zgjedhjeve të 31 marsit -
ZONJA DHE ZOTERINJ, VELLEZER DHE MOTRA
Erdhi 31 Marsi dita e fitores. Pas dy ditësh për Shqipërinë dhe mbarë kombin shqiptar, fillon pranvera e demokracisë, pranvera e shpresave të pashuara. Më 31 Mars ju do të votoni dhe padyshim do votoni për demokracinë. - Ju do të votoni për Partinë Demokratike sepse doni të shpëtoni Shqipërinë nga diktatura bolshevike komuniste, nga tërheqja e eksperimentit tragjik social, që quhet socializëm. - Ju do të votoni për PD sepse doni të votoni për Evropën, ju jeni të bindur se vetëm programi i saj ju nxjerr nga izolimi i thellë dhe do t’ju bashkojë me dinjitet me Evropën e qytetëruar; them me dinjitet, se virtytet tona besa, burrëria, ndershmëria që janë trashëgimia jonë mijra vjeçare çmohen shumë nga bota e qytetëruar. - Ju do të votoni për Partinë nesër me ju votojnë të gjithë gjenitë e parlamentit mendor të këtij kombi Buzuku, Bardhi, Barleti, Naim dhe Sami Frashëri, Fishta, Fan Noli dhe Ismail Kadareja. - Ju do të votoni për PD sepse nesër me ju votojnë burrat e rënë të këtyre trojeve: Skënderbeu, Abdyl Frashëri, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Avni Rustemi e qindra e qindra të tjerë. - Ju do të votoni për PD sepse kështu ju do të shprehni pendesën qytetare për shpirtin, dhimbjen, vuajtjen, torturën e të gjithë atyre që e pësuan, që u dënuan, për mungesë të lirisë dhe ndërgjegjes gjatë këtyre 47-vjetëve. - Ju do të votoni për PD sepse nesër për të votojnë shqiptarët në të katër anët e dheut. Votojnë shqiptarët në trojet e tyre në Jugosllavi, Greqi e kudo, votojnë diaspora shqiptare. Politikën e bashkimit kombëtar, të rinjve... Partinë Demokratike sepse keni besim të plotë se vetëm ajo do t’ju nxjerrë nga varfëria, skamja, trishtimi dhe tallonat dhe do të zgjidhë shpejt të gjitha hallet dhe dertet e mëdha që lëshoi mbi ju socializmi totalitar, ky rend i dështuar. - Ju do të votoni për PD sepse programi i saj do të realizojë jo vetëm ëndërrat dhe idealet tuaja demokratike, por dhe të gjithë motrat dhe vëllezërit tanë që janë duke luftuar për ndërtimin e trojeve shqiptare. Të gjithë ata luftuan dhe u vranë për një Shqipëri demokratike, dhe jo për diktaturë. - Ju do të votoni për PD se… - në trojet e tyre në Jugosllavi, Greqi e kudo, voton diaspora shqiptare. Politiken e bashkimit kombëtar, të njohur e të harruar për 47 vjet, Partia Demokratike, do ta shndërrojë në çështje themelore të politikës së saj. Kombi shqiptar do të bashkohet në kuadrin e Evropës së Bashkuar. - Ju do të votoni për PD sepse ajo është partia e vetme e pajtimit kombëtar. Ne duam që demokracia të mos ketë as dëshmorë as viktima, atë ta gëzojnë të gjithë, jo vetëm të rinjtë por dhe të njoshuarit, lamturia shijon në çdo moshë. - Ju do të votoni për PD sepse të gjithë miqtë dhe dashamirësit e mëdhenj të popullit tonë, duan një Shqipëri demokratike, në detyrën ndaj miqve e… - Ju do të votoni për PD sepse për të votojnë shqiptarët e në çdo vend. - Ju do të votoni për PD sepse ajo shpreh vullnetin e popullit, vullnetin e zotit. Zoti është për demokraci dhe paqe. - Ju do të votoni për PD sepse ajo do të fitojë me siguri. Me të humburin kërkush nuk do të mbetet. - Ju do të votoni për PD sepse sot në mbarë Shqipërinë gjithnjë e ngritur si V të vogël, dëshëve thërrasin: gjyshër, prindër, motra dhe vëllezër më të rritur, - ne nuk votojmë dot për ju do të votoni për ne, do të votoni për demokracinë. RROFTË DEMOKRACIA RROFTË SHQIPËRIA, E BUKURA E DHEUT. Dr. SALI BERISHA
FITORJA TASHMË ËSHTË ARRITUR
NJE MENGJES FITOREJE
Nesër, për herë të parë në gati dy breza votimesh, nuk do t’u kërcasin dyert që pa gdhirë.
Nesër do të ngriheni ngadalë-ngadalë, si zotërinj. Pastaj zotërisht do të shkoni në qendrën e votimit. Në qendrën e votimit mund të shkoni kur të doni, gjer në ora 20. Askush nuk iu ndjek pas, siç ju kanë ndjekur: «Ku po shkon ky, vallë nuk do të votojë për Partinë?» Askush, as ty që voton nuk do të të ndjekë kryetari i frontit, e sekretari i Partisë, e operativi i sigurimit. As sekretarin e Partisë dhe kryetarin e frontit nuk do t’i ndjekë sekretari i madh i komitetit të Partisë, as operativin-ministri i brendshëm përse nuk votuan që në mëngjes të gjithë zgjedhësit. Janë të qetë të gjithë; votuesit, zyrtarët e funksionarët sepse nesër nuk u nxihët biografia. Nesër ja në të fituar të gjithë e të lirë nga njëri tjetri, që nuk kanë qenë kurrë të lirë... Nesër nuk do të buçasë radioja që në ora gjashtë e pesë minuta që në këtë rreth votuan 99.98 përqind e votuesve sepse është një rreth patriot, ndërsa «ky rrethi tjetër është me ballistë».
Nesër «disidentë» mund të jenë vetëm pjesëtarët e familjeve të ish-udhëheqësve dhe të udhëheqësve aktualë të PPSH. Ata, ose do të jenë zemëruar me prindërit e tyre për punën e një bilete avioni, ose pse i besdisin demonstruesti dhe gazetat opozitare, ose do t’u jenë stërkequr qëndrimet e prindërve që janë të detyruar të rrinë vetëm në punën e tyre, ose vetë këta do të jenë të pa kënaqur me rendin e ri shoqëror dhe për hakmarrje nuk e japin votën e tyre për asnjë njeri. Nesër është e kthyer bota në të mbarë të saj.
UDHEHEQESIT JANE NISUR PER NE KLINIKE.
Mjaft nga anëtarët e Byrosë Politike të PPSH-së ose ish anëtarë të udhëheqjes së lartë kanë bërë rregull plaçkat dhe janë gati të shkojnë në klinikë. Po kanë vllatë në bllok dhe po nisen. Klinika është afër bllokut dhe ka qenë quajtur klinikë e udhëheqjes. Ky është veprimi më simbolik: 46 vjet u zgjat «sëmundja e bllokut» dhe me çdo kusht duhej t’i përfundonte në shërbim, në klinikë. Mirëpo kjo po i trishton, pikërisht kjo: fjala klinikë. Prandaj, sikurse njoftojnë vetë të shërbëtorët e tyre, kanë dhënë urdhër që të prishen çdo gjë ka lidhje me të qenit klinikë, çdo aparataturë po shkatërrohet. Megjithëse jemi në kohën kur po trumbetohet nga PP-ja kundër vandalizmit dhe kur nevojat për një klinikë për popullin janë shumë të mëdha.
Megjithatë ky veprim ka brenda përsëri humanizëm: Ata e lanë bllokun. Vetëm gjer në oborr të bllokut kanë dalë, por megjithatë është mirë. Dalëngadalë ndoshta një ditë do të afrohen një çikë më tepër me popullin. Por në një dhomë e kuzhinë nuk kanë për të shkuar, me sa duket. Me sa duket po e shtyjnë gjer sa demokracia dhe shteti i ri i saj të ndërtojë banesa të bollshme e të bukura dhe ata të strehohen atje pikërisht nën demokraci. Shumë mirë do të jetë kështu.
FRROK ÇUPI
(Vijon në faqen 2)
Mit ing madhështor
Qenë të bukura si mot ditët e këtij marsi. Më të bukura na i bëri atmosfera e fushatës elektorale, me takimet, mitingjet, plakatet.
Në sheshin historik «Demokracia» nuk ishte vetëm Tirana, por e gjithë Shqipëria demokratike, nga Vermoshi në Konispol, nga Lezha në Ersekë, nga Kavaja në Dibër. Aty ishin edhe të rënët, dëshmorët e vërtetë, por të pa shpallur me dekrete të luftës për demokraci, aty ishin edhe ata mijëra bijë e bija të kësaj toke që regjimi në fuqi i detyroi të mos përfillin as vdekjen e të sulen mbi telat me gjemba të kufirit, të çanin detin edhe me këmbë, të sulmonin anijet për të ikur në dhe të huaj. Ishin aty me mendjen e zemrën edhe të gjithë bashkëatdhetarët tanë në Kosovë, Zvicër, SHBA, kudo ku i ka degdisur dhuna e papunësia.
Ishin aty edhe martirët e parë të luftës për demokraci, ata që mbetën burgjeve e kampeve për një fjalë goje, që vazhdojnë të dërgjen burgjeve edhe këto ditë kur PP-ja e ZP-ja po ngjiren së bashku.
… programi i tyre ofron dhe do të realizojë demokracinë më të plotë. Mes dhjetëra mijëra njerëzve ishin edhe ata tre studentë që u rrahën ditën e enjte shtazarish nga «legjendarët» e repartit të famshëm 326, pjellë e shpirtit despotik lindor. Plagët u dëmbin shumë, por i harrojnë të rembyer nga entuziazmi që e ka përfshirë të gjithë, nga parrullat e brohoritjet që i lindin këto muaj e fundit viti i parë i epokës së pluralizmit.
FRROK ÇUPI
(Vijon në faqen 2)
Studentët votojnë kundër PP-së
Me të drejtë e fituam statusin e nismëtarit të demokracisë, që aq shumë u përpoq të na e rrëm bente nga duart PPSH e Ramiz Alia.
Me të drejtë ne mund të quhemi pjesa më e ndjeshme dhe emancipuar e kombit dhe mund të themi fjalën tonë për problemet më kyçe të historisë së tij. Ky është dhe vlerësimi që do të bëjë historia. Në qoftë se dëshira jonë përputhet me atë të ndonjë partie, kjo do të thotë që ne të pushojmë së dëshiruari, përkundrazi, na vjen mirë që ndonjë parti ka përkrahur apo do të përkrahë dëshirën tonë.
Në këtë zgjedhje dëshira jonë është heqja e monopolit komunist dhe pushtet dhe, në realitet, nëse kjo gjë është, ajo që ka përbizuar nga fillimi deri në fund lëvizjen tonë. Që nga ajo natë e dhjetorit kur u nisëm nga godinat me këngën «Se mjaft në robëri», ne e përcaktuam këtë.
Shumë shqiptarë derdhën gjak e lot nën peshën e rëndë të diktaturës staliniste, humbën tortura dhe masakrime nga më të ndryshmet, por tortura më e tmerrshme dhe më e tmerrshme bullore që iu bë rinisë, na u bë ne studentëve. Në maskën e rrënjosjes së idealit komunist u bë kirurgjia më makabre në pjesë…
… qikën tonë;
Të luftosh rininë në anën më delikate: në lirinë e mendimit dhe të shijes: të luftosh botën intime dhe dashurinë, duke i zëvendësuar me dashurinë për Kinën, largët apo Bashkimin e afërt; të luftosh letërsinë tonë, poezinë dhe ta zëvendësosh me fjalime burokratësh; të luftosh grupet muzikore që nga Biçikletat e deri tek Pinkflloidet e t’i zëvendësosh me dilettante me shkollë partie; të luftosh, fustanet, pantallonat, flokët dhe takat e këpucëve e t’i zëvendësosh me kostume ushtarake, të luftosh mbrëmjen e vallëzimit dhe ta mbjellësh jetën me aksione vullnetare; të luftosh për lenjfelizmin, enverizmin dhe gjymtimin estetik të studentit dhe pastaj të thuash: voto për mua!
Jo zotërinj të PP! Ne nuk do të jemi më kurrë me ju, ne do të votojmë kundër socializmit që na garanton ju!
PP-ja harron se populli pas 31 marsit vazhdon të jetojë dhe bashkë me të edhe pjesa më e zjarrtë e më idealiste e tij: studentët. Dhe përderisa kemi qenë dhe do të jemi barometri i demokracisë, shigjeta jonë mund të shënojë vetëm rrugë lirë.
ARBEN LIKA
ALBAN PICI
Për të mirën e Kombit
«PD të Shqipërisë dhe «Rilindjes Demokratike»
Komuniteti shqiptar i Detrojtit (SHBA) përkrah dhe mbështet demokratizimin e jetës në Shqipëri, kurse si parti politike plotësisht pajtohet dhe miraton programin e PD të Shqipërisë, duke parë në të një ardhme më të lumtur për tërë popullin shqiptar, për të jetuar e gëzuar të gjithë të drejtat e lirisë, vetëvendosjen e demokracisë parlamentare.
Diaspora e Detrojtit në rrethe, PD të Shqipërisë i dëshiron fitore në zgjedhjet e lira të 31 Marsit të vitit vazhduës, të mirën e Shqipërisë, për të mirën e mbarë popullit dhe kombit liridashës shqiptar.
Zoti Gjovalin Gegaj, kryetar L.D.SH, në Michigan
Zoti Ekrem Bardha, kryetar «Këshillit» Nacional Shqiptar Amerikan Detroit.
Zoti Kujtim Qufa, drejtor i radios «Zëri i Komunitetit Shqiptar në Detroit»
Don Anton Kqira, famullitar i kishës katolike të «Shën Palit» Detroit.
Zoti Bala Rexhepi, kryetar i qendrës «Bektashiane të Teqesë» Detroit
Imam Dr. Vehbi Ismaili, kryetar i qendrës «Islamike» Detroit
Kur kryeministri flet me metafora
Paradokse elektorale
- Ku e mbështet teorinë «Mbi kostumet kryeministri? Zoti Fatos, pasi e ndr iti me stabilitetin ekonomik, po mban ligjërata për stabilitetin shpirtëror. Kush e bëri misterioz «Qekun e Bardhë»?
Ditën e mërkurë, kryeministri i qeverisë së punës, doli para televizionit si zëdhënësi i Partisë së Punës. Foli shumë. Në të tilla raste populli thotë: shumë e për përdo. Përdori edhe një metafora. Të zakonshme në shikimin e parë, po t’i përdorte Fatosi si ish punonjës i Institutit Marksist-Leninist. Por të mprehta kur i përdor zoti Fatos si kryeministër.
Kryeministri tha: Kostumet ekonomisë ja kanë qepur baballarët tanë! Tepër e guximshme! Arkitekt (lexo rrobaqepës, sipas logjikës së kryeministrit) i ekonomisë shqiptare ka qenë Enver Hoxha dhe askush tjetër. Këtë të paktën e ka theksuar edhe shoku Rami Alia. Atëherë çfarë të të ketë kjo? Lajthitje? Nuk e besoj se kryeministri është në moshë të njomë. Rebelim ndaj Enver Hoxhës? Jo, se jo. Qeveria e zotit Nano, në kundërshtim me ligjën, lejon të lavdëshi shoqata e «Veprimtarëve të Enverit».
Kam frikë, larg qoftë, se zoti kryeministër është i dashuruar shumë pas fjalës «kostum». Në një bisedë elektorale ka thënë: «Nuk e ndërroj babanë si kostumet». Kjo shprehje është shënuar edhe në një fletushkë, që u shpërnda në të gjithë Tiranën, ku i bëhej Hosana kryeministrit! Mirëpo do të rrjedhin vitet dhe njerëzit do të thonë: si quhesh ai mo, që kryeministri që sa kohë ishte në fuqi e mbylli Universitetin? Nuk më kujtohet... He, mo, ai që në dhjetë fraza një e kishte për kostumet...
Gjatë bisedës kryeministri foli edhe për stabilitetin shpirtëror! Më saktë përmendi edhe një farë vaksinë... «Të mos përdorim një vaksinë për të krijuar stabilitetin shpirtëror»! Ishalla jam gabim, por me sa kemi dëgjuar qeveritë e kryeministrat në këtë botë marrin me stabilitetin ekonomik. Me stabilitetin shpirtëror, thonë se merret feja. Mos vallë kryeministri, pasi e ndr iti stabilitetin ekonomik, është hedhur në stabilitetin shpirtëror, meqenëse, në për këtë edhe nuk janë krijuar kushte të tilla? Në qoftë kështu: Amin! Ishallë të ushtrojnë veprimtarinë e tyre, thotë Kushtetuta! Në qoftë kështu: Amin! Veçse kam frikë se mos i ngrit krejt çështje të organizatën-bazë të Partisë. Sepse, siç na ka mësuar shoku Enver, në organizatë jemi të barabartë; kryeministri këtuhet në njeri të zakonshëm, pa tituj e nishane!
Kryeministri, i kujtoi popullit se Shqipëria ka disa kushte, që shumë shpejt do ta çojnë në gjirin e kombeve të zhvilluara. Thotë se kemi fuqi punëtore të lirë. Kjo është e vërtetë. Po nuk tha kush e bëri kaq të lirë fuqinë punëtore (lexo të varfër). PD-ja me tre muaj jetë, apo PP-ja me 45 vjet në pushtet?! Përmendi se Shqipëria ka klimë të favorshme. Në këtë klimë mund të piqen prodhime ekologjikisht të pastra e jo të terra serrave. Pastaj këto prodhime do t’i shiten Evropës. Bravo! Po pse nuk u bënë këto punë për 45 vjet rresht! Nuk besoj se me 4 muaj pluralizëm ndryshoi toka, dielli dhe deti! Ndoshta nuk do të ishte keq, që me këtë rast të bëhej ndonjë autokritikë bolshevike, siç na ka mësuar i ndjeri Enver!
Kryeministri zbërtheu edhe rrugën për të kaluar në ekonominë e tregut. Aferim! Por, ishalla qofsha gabim, m’u duk se foli jashtë bindjeve të tij. Kryeministri është njeri që lexon në disa gjuhë, e është edhe i gjerë i zgjedhur: ka parë shumë vende. Përmendi, pse «Terapia e shokut», për të cilën flet opozita, është me pasoja. Ka marrë të na prishi stabilitetin ekonomik! Nuk e di ku e ka fjalën. Njeriu shqiptar, vetëm stabilitet ekonomik nuk ka rreth e rrotull! Ndryshe, për frymë të popullsisë nuk do t’i dhunonte botës kaq shumë emigrantë! Argjentina, në shumë vende të Evropës Lindore, kalimi i shpej…
MITRO CELA
(Vijon në faqen 2)
NESËR ËSHTË FESTA E DEMOKRACISË. VOTONI
PËR PARTINË DEMOKRATIKE!