Pas plot njëmbëdhjetë orësh punë të pandërprerë me datën 5 Maj 1991 përfundoi Kuvendi i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili u mbajt në lokalet e Medresesë së mesme «Alaudin» të Prishtinës.
Në Kuvendin e parë morën pjesë 293 delegatë nga të gjitha viset e Kosovës si dhe mysafirë të shumtë. Qysh në fillim kryesuesi Dr. Ibrahim Rugova njoftoi për telegramin përshëndetës të cilin Lidhjes Demokratike të Kosovës ia dërgoi Partia Demokratike e Shqipërisë. Leximi i telegramit u përcoll me duartrokitje frenetike, të cilat zgjatën dhjetë minuta të plota. Kuvendi gjatë punimeve miratoi deklaratën politike në të cilën theksohet se Lidhja Demokratike e Kosovës në të ardhmen do të angazhohet për subjektivizimin e plotë të Kosovës dhe shqiptarëve kudo që jetojnë. Pas miratimit të deklaratës politike u zgjodh Këshilli i Lidhjes Demokratike i përbërë nga 55 anëtarë, i cili më vonë do të zgjedhë Kryesinë e partisë. Në përbërje me propozimin e delegatëve nga Gllogovci, Naip Zekës, Kuvendi me aklamacion, për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës zgjodhi Dr. Ibrahim Rugovën.
LLUKMAN HALLILI
ORGANIZIMI I PD - DETYRE E DITES
- Intervistë e sekretarit të Komisionit Drejtues të PD, Eduart Selami, dhënë gazetës «Rilindja Demokratike» -
Pyetje: Cilat janë disa nga arsyet që e bëjnë të domosdoshme përsosjen e forcimit e organizimit të PD-së?
Përgjigje: Përsosja e organizimit të PD-së është asoji punë dite e rëndësishme që na del përpara. Partia në këto 5 muaj të ekzistencës së saj është shquar si një parti opozitare e fuqishme. Partia Demokratike ishte e para parti opozitare që u krijua pas gjysmëshekulli sundimi monopartiak dhe shprehu qartë papajtueshmërinë me komunizmin dhe PP-në. Hapat e saj të parë ndeshën në vështirësi të panumërta organizative, të cilat duhet thënë se u përballuan me sukses. Brenda pak muajve, kjo Parti numëron në radhët e saj rreth 100 mijë anëtarë. Në zgjedhjet krejtësisht të parabarabarta fitoi afërsisht 40 për qind të elektoratit dhe 75 vende në parlament, meritoi një paqëzim që ta kishte zili çdo parti tjetër. Një aktivitet të brendshëm e të jashtëm të dendur dhe një gazetë nga më të mirat e gazetave opozitare në Evropë, siç është cilësuar. Por 5 muaj janë pak për të pasur një parti përsosmërisht të organizuar. Ndaj Partia Demokratike shpesh ngjan me tepër me një lëvizje demokratike sesa me struktura të rregullta partiake, dhe rezultatet pozitive që ajo arriti në zgjedhje i detyrohen me shumë dëshirës së popullit për demokraci e politike që nuk e justifikon vetën e besimin që i ka dhënë populli, duhet të lirojë vendin. Këto janë rregullat e pluralizmit. Ndaj PD-ja duhet të jetë e përgatitur dhe e organizuar. Përshkimi i komunizmit tashmë është një realitet i pakundërshtueshëm. Fitorja e opozitës është domosdoshmëri e zhvillimit. Pyetje: Cilat do të jenë disa veçori të organizimit të jetës së brendshme të PD-së? Përgjigje: Veçoritë e jetës së brendshme të PD-së, janë të lidhura me programin dhe synimet e saj. E konceptuar në modelet pakundërshtueshëm. Fitorja e opozitës është domosdoshmëri e zhvillimit. Pyetje: Si do të mund të shtrihen më shumë e të fitojë më tepër popullaritet PD-ja në fshat e në qytetet të vogla? Përgjigje: Në qytetet e vogla dhe në fshatra gjatë zgjedhjeve PD-ja pësoi humbje. Pati fshatra e qytete të vogla ku ne arrinim të depërtonim me vështirësi, e atje humbja qe më e vogël, por pati fshatra ku ne nuk arrinim dot të ngrëmë seksione. Qytetet e vogla dhe fshatrat janë «bastionet e fundit të stalinzmit të PP-së». Bile kur shkon në disa prej tyre të duket vetja si në një kohë tjetër, sikur papritur je kthyer në periudhën e egër të pushtetit absolut të PP-së. E ke të vështirë të besosh se jeton në një... shoqëri pluraliste, sepse nga çdo anë sheh parrulla për PPSH-në dhe Enver Hoxhën, pa llogaritur këtu presionet shumëformëshe kundër anëtarëve të PD-së. Kjo rrymë e lartë revolucionare, stimulohet e mbahet gjallë nga funksionarët e komiteteve të këshillave popullore, organet e ruajtjes së rendit etj. Ky zell e kjo dashuri e këtyre burokratëve dhe funksionarëve të PP-së nuk buron aq nga bindjet e tyre politike e ideologjike sa nga përpjekjet e tyre për të ruajtur me çdo kusht privilegjet e pamermetuara. Ishin këta njerëz në këto zona që bënë një fushatë shpifjesh e fyerjesh të cilën do ta kishte zili dhe inkuizicioni i mesjetës. Por tashmë kjo histori e vërtetë antidemokratike po zbehet. Dalëngadalë njerëzit dhe në fshat edhe në qytetet e vogla po binden për atë çka përfaqëson PD-ja. Ata po (Vijon në faqen 6)
përsosmërisht të organizuar. Ndaj Partia Demokratike shpesh ngjante më detyrohen më shumë dëshirës së popullit për demokraci sesa organizimit të saj.
Përsosjen organizative të PD e bën më të ngutshëm situata e tashme politike. Vendi është mbërthyer në një krizë të thellë sociale-ekonomike. Pas zgjedhjeve të 31 marsit fitoi PP-ja, pra fitoi po ajo parti e cila ishte shkaktarja për këtë gjendje. Ne dëshirojmë që kjo gjendje të kapërcehet sa më parë, dhe duke qëndruar në opozitë do të japim kontribut që kjo të realizohet. Po nga ana tjetër ne dëshmojmë seriozisht në aftësinë e PP-së për të realizuar atë çka premtoi në fushatën elektorale.
Në këto rrethana ekziston edhe mundësia e zgjedhjeve të reja të parakohshme. Kur shprehim këtë kjo nuk do të thotë se jemi për destabilizim të situatës e duam që gjendja të acarohët, përkundrazi, ne duam që gjendja të kapërcehet sa më parë, por, ajo for-
lin e partive evropianoperëndimore, ajo do të jetë një Parti me struktura të rregullta, por jashtë normave të ngurta burokratike e hierarkike. Organizimi i saj do të bëhet kryesisht mbi bazë seksionesh ashtu siç parashikohet në projektstatut. Edhe për një farë kohe seksionet do të funksionojnë në qendrat e punës, me synimin që në të ardhmen, të kalojnë mbi baza territoriale. E rëndësishme në këto momente është funksionimi i seksioneve, jeta e tyre mbi bazën e programit të PD-së e të specifikave përkatëse që ka çdo seksion.
PD-ja është një parti e hapur, ku çdo anëtar i saj sipas aftësive
Krimi shtetëror ka në themel antihajgin
- Tragjedia e Shkodrës është edhe aktakuzë për të gjitha krimet e këtij viti. -
- Statusi i dyshimtë ligjor i disa formacioneve të MPB le shteg për veprime të mbrapshta antiligjore.
Republikat midis deputetëve për «misterin» e krimeve në Shkodër mund të komentohen në një për një duke mbushur dhjetra e qindra faqe të tëra. Por kjo nuk do t’i shërbente dhe aq çështjes së shtruar.
mol opinionin publik ditët e para për kronologjinë e ngjarjes tragjike. Përderisa zbulimi i kësaj çështjeje është më i lehtë se gjetja e kriminelit që shtiu me armë apo që dha një urdhër të tillë, atëherë këtu mund të jetë piknisja për një arsyezim pa shumë pengesa.
Deri tani edhe për këtë gjë është gjetur një «kokë turku». Njoftimi i rremë që u përhap, i cili mbante vulën e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe që ato ditë u konfirmua dhe u rikonfirmua nga qeveria në një konferencë shtypi në «Pallatin e Kongreseve» në prezencë të rreth 200 gazetarëve të huaj doli se na qenka vepër e kryetarit të degës së punëve të brendshme të Shkodrës dhe se vetëm ai duhet të mbajë përgjegjësi (!!). Në fjalën e tij për mbrojtjen e vetvetes nga propozimi për lirimin nga detyra, ministri i P. Brendshme z. G. Ruçi përmendi se ditën e ngjarjes në mëngjes ishte njoftuar nga Shkodra për vrasjen e Arben Brocit dhe për atë që pasuan më pas. Pra është e natyrshme që njoftimet janë bërë sipas kronologjisë së vërtetë të ngjarjes. Madje siç dihet tash-
për të ngjallur terror, pasi i kishin lidhur me tela me gjemba, tregojnë për krime disa herë më monstruoze se sa ai i 2 prillit. Deputeti që e denoncoi para Kuvendit këtë krim, dhe autori i një shkrimi te gazeta «Republika», po për të njëjtën ngjarje shpjegojnë se personat që mermin pjesë në këtë ekzekutim donin t’ia demonstronin këtë skenë makabër edhe familjarëve të viktimave, por i kishte penguar kryetari i këshillit të fshatit. Nuk mund të besohet se ekzekutorët të tillë që ngjajnë si personazhe mesjetarë të kryejnë këto akte kundrejt një pagese apo ndonjë shpërblimi çfarëdo qoftë. Barbarizmi i tyre mund të shpjegohet vetëm me kultivimin
GENC TIRANA
(Vijon në faqen 6)
Tek kërkojmë të shkojmë drejt Evropës, shqiptarët e Evropës kërkojnë bashkim në Shqipëri
Avioni ulet në një nga aeroportet më të mëdha të Evropës, në Frankfurt. Në mjedisin e freskët të aeroportit, qarkullojnë me nxitim udhëtarë nga të gjitha vendet e botës e në mes të atij mjedisi indiferent, befas na rrëkojnë në krahë mikpritës vëllezërit kosovarë.
«E tash në Hamburg, për ma mirë pjesë në tribunën informatike të Partive politike të shqiptarëve të organizuar nga dega e L. D. të Kosovës, në Gjermani».
Kjo veprimtari përkujtonte 10 vjetorin e ngjarjeve të Kosovës të 1981-it, si dhe në të silljej një informacion aktual nga Shqipëria dhe Kosova, rruga e gjatë e re ndërtimit mes hapësirash të blerta përplot tulipanë, pranë qyteteve e fshatrave aq bukur sistemuar, mes pyjesh të dendura. Tek udhëtonim mes atij gjelbërimi, nuk e di pse më kujtoheshin filmat, gazetat, dhe propaganda e dendur rreth smukut shkatërrues në vendet kapitaliste, rreth «jetës së vështirë» në masat në vendet perëndimore, që u bë tek ne lëmi 40 e ca vjetësh.
Hamburg. Shiu i hollë bie pa pushim e lulet shumëngjyrëshe duken më të freskëta. Makina ndalet para një ndërtese e ne u dhëmbëllim brenda saj, në një sallë të madhe, të thjeshtë përplot me pjesëmarrës kosovarë. Fytyra të lodhura punëtore. Sa shumë shqiptarë vetëm në këtë qytet! Pastaj takime e tribuna u organizuan në Mynih, në Shtutgart.
Ata ndiqnin plot interes, informacionin e rrjedhës politike në Kosovë që përcilleshin nga përfaqësues të partive të ndryshme politike atje. Befas dëgjuam një mikroron: «Mirëseardhët». Përshëndetje, përshëndetje nga PD-ja e Shqipërisë.
Dua të kuptoj se gjithçka më prek në zallgëzim Shqipërisë. A ishte përjetuar vallë ndonjëherë sallë e tillë e madhe, e ishin dorërdhur vallë ato lotë të nxehita më, në po zbraznin në valle nga gazmori paprajshëm?
Zoti Prokop Çupi, i dërguari i Partisë Demokratike nga Shqipëria, përshëndeti ata i qeta e i pranuar mirt. Zhytobhen?! bisedë e prija, të tjerët, me të përballë. Donin të dinin, të dinin gjithçka për ndodh në Shqipëri. Kur biseda mbaron, rrethohëmi nga fytyra, të përmalluara, përqafime të ngrohta. E tek flisje të ndiqnin sy të përulur, e tek të preknin krahët, ju dukej se prekni diçka nga Shqipëria. Donin të dinin për gurët, për krojet, për njerëzit që nga gardh kufi i ka ndarë për së gjalli. Donin të dinin për gjithçka nga Shqipëria. Ata janë shqiptarë pa Shqipëri. «Kemi mall, ju pastë baca, s’duam më dek pa pa tokën tonë». «Mirëseëthuni, përgjithësisht me mikpritjen tonë».
«Tash vite në radhë kërkojmë, por nuk na jepet viza. Veç mall kemi që duem me ardhë, Por duhet viza». ... na drejtoheshin disa djem të rinj shqiptarë nga Kosova dhe të mërguar nga kra... të tjera shqiptare.
Duket viza për bijtë e nënës me ardhë tek nana? E, marrja e kësaj vize pritej me muaj, me vite, me ankth. Frikë e me droje se është hyrja me e rënë kur dëshirohej e vlenj rrezuhot. E pse dera e vatanit, jetët ka e ruhej, dhe, me brava të hekurta, ndoshta për shumicën mehe, qëndron gjithnjë çelur për nje pakeçe?
Agimi, aktivist, i L. D. të Kosovës në Gjermani na thotë: «I kam thënë njerëzve të mi, E me dek mos mi mbyllin këta sy sa të shoh një herë trojet tona».
E dhimbshme kjo plagë si shumë të tjera. E kur ne kërkojmë bashkim me Evropën, shqiptarët me të botë sot kërkojnë bashkim me Shqipërinë, bashkim me milionat që jetojnë me skaje të botës, ku politika përçarëse i ka shpërndarë e kjo mundet që edhe atje t’i mbajë njerëzit të trazuar. Por koha gjithnjë e çartëson e zbardh të errtat. Sot, të ardhur në vetëdije nga opiumi politik, shqiptarët kudo kërkojnë të mbrihen si familje e uritur në prehrin e ngrohtë të errës së tyre. Të mos jetë më «Shqipëria planete» i huaj për shqiptarët.
Kjo frymë e ngrohtë bashkëkimi e mirëkuptimi na ndoqi në takimet e mëtejshme në Mynih e Shtutgart. Kudo konkludohej: «Shqipëria është e shqiptarëve».
TATJANA LUCI
Zilja e Kuvendit (Telefoto: A. Nenshati)
Edhe më të fuqishëm për t’u matur me sfidën që imponon koha
- PERSHENDETJE E PARTISE DEMOKRATIKE TE SHQIPERISE DREJTUAR KUVENDIT TE LIDHJES DEMOKRATIKE TE KOSOVES. -
Të dashur vëllezër,
Partia Demokratike e Shqipërisë nuk ka dërguar ndonjëherë urim më të ngrohtë se sa ky i sotmi. Janë qënia jonë kombëtare si edhe idealet demokratike e të lirisë ato që na bashkojnë në një cak njerëzor e që na përvijojnë konturet e një të ardhmeje të sigurtë për të gjithë ne.
I kemi ndjekur nga afër përpjekjet tuaja të guximshme e të vendosura për pavarësinë e Kosovës. të vendosura për pavarësinë e Kosovës. I kemi ndjekur me admirim përpjekjet tuaja në altarin e lirisë dhe të demokracisë. Përpjekjet tuaja për afirmimin kombëtar e demokratik përbëjnë padyshim epikën moderne shqiptare.
Para një prove kaq të rëndë, e dimë, janë dorëzuar kombe edhe më të mëdha se ky i yni. Prandaj kushdo që ka ndjekur aktivitetin tuaj si në Evropë dhe në botë, të ju ka parë prudencë, seriozitet, tolerancë e vullnet të lavdërueshëm për dialog edhe atëherë kur pasionet e këtij shovinizmi marrin trajtën e dhunës së egër.
Para ca ditësh parlamenti shqiptar hartoi një rezolutë mbi Kosovën. Ajo ishte një sublimat i aspiratave tona të përbashkëta që fatmirësisht përputhen me vullnetin, e, besojmë në politikën e Evropës së sotme të sanksionuar edhe në dokumentet përfundimtare të Helsinkit.
Çdo shqiptari pret nga kuvendi juaj vendime të urta, largpamëse e burrërore.
Jemi të gjithë të bindur se nga ky kuvend do të dilni edhe më të fuqishëm, edhe më të aftë për t’u matur me sfidën që ju imponon koha.
Ju urojmë nga zemra punë të suksesshme!
PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPËRISË
RESPEKT E MIRËNJOHJE DËSHMORËVE
Të dielën më 5 Maj, populli ynë nderoi kujtimin e bijve e bijave të tij dëshmorë të rënë që herët për liri, pavarësi, demokraci.
Ky 5 Maj pati një të veçantë. Ai u parapri nga një ngjarje tragjike dhe tepër e hidhur, ajo e 2 Prillit në qytetin e Shkodrës, nga plumbat e forcave të rendit u vranë Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku e Besnik Ceka, që e meritojnë plotësisht t’i ngremë në piedestalin e martirëve të demokracisë.
Në orën 10.00 në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit bë kryegjysh dhe radhë për të bërë homazhe Prokurori i Republikës së Shqipërisë z. Ramiz Alia. Ai vendosi pranë monumentit «Nënë Shqipëri» një kurorë me mbishkrimin «Lavdi dëshmorëve». Këtu vendosën kurora edhe Aleksandër Meksi e Lush Përpali, në emër të kryesisë së Kuvendit Popullor, Fatos Nano e Skënder Gjinushi, në emër të Këshillit të Ministrave. Në këtë ceremoni morën pjesë edhe kryetari i grupit parlamentar të PD-së Neritan Ceka dhe kryetari i grupit parlamentar të PP-së Ismail Lleshi etj.
Për të nderuar kujtimin e të rënëve qenë homazhe dhe vendosën kurora me lule pranë monumentit «Nënë Shqipëri» edhe drejtuese të gjitha partive e forcave politike të vendit, të rinj e të reja dhe veteranë të Kombit.
Kryetari i Komisionit Drejtues të PD-së dr. Sali Berisha së bashku me sekretarin e këtij komisioni Eduard Selami e deputetin Tritan Shehu bënë vizita në disa familje të dëshmorëve të luftës e të martirëve të demokracisë në Tiranë. Pasditen z. Sali Berisha si deputet i qytetit të Kavajës bëri vizita në disa familje të këtij qyteti, tashmë të mirënjohur si një nga vatrat më të flakta të luftës sonë për demokraci. Në të gjitha vendin, drejtues të degëve të PD-së dhe anëtarë të saj bënë homazhe dhe vendosën e dëshmorëve apo në monumentet e dëshmorëve si dhe vizita në familjet e tyre.
Korresp. i «HD»