Qeveria e re e Nanos-një provokacion i ri jo vetëm për parlamentin, por edhe për popullin
Kuvendi Popullor po i vazhdon punimet në kushtet e një gjendjeje të jashtëzakonshme, të pashpallur ligjërisht, po që e ndjejmë secili përditë.
Po kalojnë ditë, javë, muaj që po luhet me ndjenjat e këtij populli. Mitingjet e antimitingjet, të ligjshme e të paligjshme; vrasje në mes të ditës, ku nga policia kapet vetëm i vrari e mbetet enigmë vrasësi; demonstrime të dhunës fizike e terrorit shpirtëror, deri te përdorimi i shkronjave të gomës edhe ndaj «pionierëve të Enverit»; eksodi masiv që përgjumson e shuan familje të tëra e shkretëson vendin. Një pasiguri e frikë kudo, njerëz të papunë e që nuk punojnë, po që diskutojnë si të nxjerrin vizion në jetë, dyqan bosh e tani si në fundi edhe radhë për bukë; afaristë që na ngopin me lugën bosh në televizor dhe gazeta të shumta si i vetmi argëtim për të shtryrë drejt. E ndërsa pyetje shekulltësues dëgjon nga kushdo, si u katandisëm kështu e si do të dalim nga kjo gjendje, Partia e Punës me qeverinë e saj kërkon anë bara popullit të vet, duke larguar me faj forca të errëta, forca destruktive, vandalëve e rugaceve, a thu se këta nuk janë pjesë e këtij sistemi, po sikur na i dërguan të huajt për këmbim me prodhimet tona, cilësore (!) Kryeministri vë dorën në zemër e bën autokritikë të sinqertë, dhe me nga çikël e nga përgjegjësia.
Kujt ja kërkon qeveria e Nanos qetësinë, rregullin, zbatimin e ligjeve e më thë thashë? Mos vallë Partisë së Punës apo Partisë Ekologjike? A nuk ka qenë e PP-së edhe qeveria e mëparshme, që ia paska lënë në këtë gjendje vendin qeverisë kujdestare e që kjo e fundit ia dorëzon stafët vjetër. Nëse shkëlqen ligjet, nëse hapen kufijtë, nëse rrëmbëhen anijet, nëse digjen dyqane e rrezohen bustet, nëse vriten njerëz, fajin e kanë qeveritë e PP-së, për të mos thënë vetë PP-ja, që ka qenë mbi qeveritë dhe nuk ka kërkuar zbatimin e ligjeve, po ka drejtuar vendin vetëm me porosira nga lart, me mësime e vepra dhe që i lidhte vendin jo me qeveri e shtete serioze, po me grupe mafie e ndërmjetare e të sajuara që i mbanin edhe me të ngrën në më të pirë.
E ndërsa parlamenti i mbledhur sikur i qetësoi disa gjakrat e zbuti nervozizmin e natyrshëm të këtij tëtive, qeveria e re e Fatos Nanos, sikur i hedh benzinë zjarrit me portofol ministror që u jep disa figurave, tashmë të diskredituara e të dyshimta. Kjo nuk është thjesht një sfidë, as lajthitje, po një provokacion i hapur që i bëhet parlamentit dhe gjithë popullit.
Kaç gjatë vazhdoi debati në Kuvend për ngjarjet e Shkodrës dhe emri i Gramoz Ruçit, si ministër i brendshëm u lakua pothuaj nga të gjithë deputetët. (Vetë ai në diskutimin e tij tregoi siguri e nënshtetë me të tjerët). Grupi i posaçëm parlamentar propozoi shkarkimin e tij, po kandidatat e PP-së vunë veton me mekanizmin e votës dhe në stilin e njohur enverian sakrifikuan si kokë turku prokurorin e përgjithshëm dhe kryetarin e hetuesisë së përgjithshme. Këta u akuzuan për zvarritje në diktasterin e tyre, ndërsa diktasteri i ministrisë së brendshme akuzohej për vrasje. Logjikë absurde. Dhënën vazhduan, rritësit dhe mbrohen vrasësit. Harrojnë deputetët e PP-së se kështu përlyen edhe veten po një kohësisht me këtë akt u japin një përmbajtje logjike ngjarjeve të Shkodrës, duke e zhveshur nga misteri e duke afruar zbulimin e skenartit të vërtetë.
Nuk na e do mendja që qeveria e Nanos dhe vetë presidenti të mos e dinin efektin negativ dhe reagimin që do të shkaktonte në parlament e në popull dhënia e kolltukut ministror Gramoz Ruçit të «ruajë e të sigurojë kombin» në krejt atë situimi famëkeq; e që ish-zëvendësministri i brendshëm, po aq i përgjegjshëm për ngjarjet e kohëve të fundit dhe pastabilitetin social, të ngrinte në përgjegjësi apo ndërrimit e aparatikët e Komitetit Qendror të PP-së dhe të qeverisë të zëvendësoheshin në poste ministrore. Duket sikur e bëjnë qëllimisht për të ngritur nervat, tashmë të të acaruar të auditorit e më gjerë, të sigurt se nesër do të detyrohen t'i lrojnë apo shkarkojnë prapë. Këto nuk janë eksperimente të reja e të papanojuara të PP-së me kuadrot e saj (le mos kujtojmë të kaluarën e lavdishme të t'i vësh qeverinë që njerëzit që të vollin gjakun e tij), janë të detyruar t'i paguajnë harac përkatësisë partiake. Në çast tensioni e momente tepër të ngarkuara shumë veprime e vendime të PP-së e të qeverisë së saj i kanë shërbyer acarimit të gjendjes e jo qetësimit të saj. Duket, ata e njohin mirë psikologjinë e popullit dhe me vetëdije vendosin në kundërshtim me një opinion të konsoliduar. Mbase ka ndikuar mësimi i kryetarit Mao, «turbullo, kthjello».
Kështu ka ngjarë edhe me përgjegjësin e presidentit për mos-shtyrjen e zgjedhjeve (që irritoi njerëzit e që solli si pasojë një përgjigje tjetër për shtyrjen e zgjedhjeve); me deklaratën e plehrun mitë KQ të PP-së për mos heqjen e emrit të Universitetit (të nesërmen e kësaj deklarate pasi u acarua situata u hoq emri); Dukët që edhe qeveria e re ka të synim ka patur: të iritojë deputetët e njerëzit, gjithë popullin që dëgjon e shikon me shpresë.
PARLAMENTI I Bllokuar; PËRSE?
Mbarë opinioni po shpreh habinë për bllokimin e punimeve të parlamentit menjëherë pasi kryeministri Fatos Nano paraqiti përbërjen e qeverisë së re.
Çfarë ka ndodhur? Përse shtyhen punimet e Parlamentit, në një kohë kur të gjithë janë në një mendje për ritme më të shpejta pune?
Redaktor i ynë, Genc Tirana pyeti për këtë deputetin, Prec Zogaj, Kryetar i Këshillit botues të gazetës «Rilindja Demokratike», i cili dha këtë përgjigje:
Nuk jam fort i qartë për arsyet e bllokimit të Parlamentit gja-të 48 orëve të fundit. Vendimin për shtyrjen e seancave e merr Kryesia e Kuvendit.
Përsa i përket deklaratës që do të lexohet zoti Sali Berisha, mund t'ju them se ajo, në esencë, përmbante banabinë dhe mprehtësinë e grupit të deputetëve të PD-së, për të patur një Komitet të Sigurimit në rang ministrie, thënë më thjeshtë, për të patur ministri të sigurimit.
Ne deklaratë kërkohej që:
- Komiteti i Sigurimit Kombëtar të mos jetë në rang ministrie.
- Në krye të këtij institucioni, që duhet riorganizuar me themel, të jetë një jurist.
Mundet që rreth këtyre kërkesave është krijuar rebusi ku ka hyrë, shpresoj përkohësisht, ecuria e punëve të Parlamentit.
Vëzhguesi i Parlamentit
Seanca shtyhet
Më 9 maj në orën 10.00 pas hapjes së seancën nga kryetari i kryesisë së Kuvendit Popullor Zoti Fatos Nano paraqiti platformën e programit të qeverisë.
Mbasi i bëri një analizë krizës ekonomike dhe sociale që po kalon vendi dhe dha pasqyrën e arritjeve që do të ndjekë qeveria për përmirësimin e gjendjes, ai paraqiti përbërjen e Qeverisë së re.
Pas një pushimi në orën 12.00 z. Fatos Nano ftoi përsëri që t'i përgjigjesh disa pyetjeve që deputetët kishin depozituar në sekretari. Ndërkohë zoti Sali Berisha kërkoi fjalën që të lexonte një deklaratë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Kryetari i kryesisë nuk ra dakort për këtë dhe i shtyu punimet për më vonë. Në orën 17.00 kryetari tha se seanca të shtyhet përsëri deri nesër në ora 10.00. Më 10 maj ora 10.00 z. Kastrjot Islami tha se grupet parlamentare do të diskutonin për përbërjen e qeverisë së paraqitur dhe e shtyu seancën në orën 12.00 dhe po për të njëjtën arsye e shtyu përsëri atë prapë të nesërmen në orën 9.00. Të shpresojmë që të mos shtyhet përsëri.
Heshtje e dyshimtë në parlament
Shumë prej afyre që i kanë ndjekur punimet e Kuvendit ditët e fundit, nuk e kishin besuar se kryeministri do të paraqiste përbërjen e Q. Ruci si anëtar të qeverisë.
Sipas logjikës normale dhe praktikës së vendeve me traditë demokratike, kur ndodh një skandal me përmasa si ai i Shkodrës, titularët e diktasterit që është përgjegjës apo kryetarët e Qeverisë japin dorëheqje ose zëvendësohen dhe pse mund të mungojnë provat për fajësinë e tyre direkte. Në fund të fundit është edhe paaftësia e tyre që shkakton ngjarjet e tjera që shkaktojnë ngjarjet e tilla.
Madje për Z. Ruçi u tha që nuk është i kohës që profesion dhe ai vetë e pohon se nuk ka parashtruar që trazirat e një dite më parë në Shkodër do të përfundonin ashtu edhe pse gjendja e tensionit ishte e pranishme gjatë gjithë ditëve dhe shtypi botëror po komentonte trazirat që mund të ndodhnin më pas. Atëherë përse paraqitet si anëtar qeverie po ai?
Kjo pyetje ka ngacmuar shumë njerëz për lloj-lloj komentesh. Por një gjë është e qartë: Paraqitja e një anëtari kaq të diskutueshëm për atë post kur mund të gjendeshin dhjetra të tjerë është një sfidë e hapur që i bëhet Komisioneve Parlamentare për Shkodrën, opozitës, vetë Parlamentit (ku deputetët e Omonisë, deputetët e PP-së, si D. Agolli, A. Alushani etj, që ishin pro shkarkimit të tij), popullit të Shkodrës dhe mbarë opinionit demokratik. Në të vërtetë askush nuk do të thotë që anëtari i qeverisë se R. Uçi në Shqipëri është në demokratizohet të jetë titull në të që çdo njeri në Shkodër apo të jetë më tepër se ajo që ka parlament. Kokolorësia për të futur atë rishtas në qeveri është e dyshimtë. Madje heshtja prej dy ditësh në parlament e shton edhe më tepër atë. Përderisa zhbllokimi i shtetit, që aq herë u tha se do bëri sa më shpejt po vonohet, tregon se diçka po bëhet. Vetë nga ana tjetër kup-thera është i respektuar e vështirë që funksionojë pa z. Gramoz Ruçi. Përse?!
Departamenti i shtetit të SHBA do të mbajë qëndrimin ndaj shkeljes së të drejtave të njeriut në Jugosllavi
Departamenti amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se ai akoma nuk ka marrë një qëndrim ndaj gjendjes së të drejtave të njeriut në Jugosllavi dhe aktualisht po vlerëson situatën në këtë vend. Përfaqësuesit e shtypit u informuan për sa më sipër në lidhje me të ashtuquajturin amendament «Nikelis» sipas të cilit Shtetet e Bashkuara nuk mund t'i japin ndihmë Jugosllavisë, pra, republikave të saj të veçanta se ato nuk veprojnë në përputhje me shpresat amerikane dhe shkelin të drejtat e njeriut. Amendamenti parashikon që situata në Jugosllavi të rishqyrtohet një herë në gjashtë muaj dhe vendimin për të zgjeruar ose pezulluar ndihmën do të merret në bazë të rekomandimeve të Departamentit të Shtetit.
Jorzytarist shtetë mesuar se zhvillimet më të fundit në Jugosllavi kanë shkaktuar një hezitim në Departamentin e Shtetit, megjithëse nuk dihet nëse ndonjë vendim lidhur me Jugosllavinë do të ketë ndonjë ndikim në këtë drejtim. Amendamenti «Nikelis» që i lejon administratës amerikane të ndikojë në proceset politike në bazë të vlerësimit të vet për situatën në Jugosllavi, praktikisht ka një rëndësi formale, megjithëse Jugosllavia nuk merr ndihmë të drejtpërdrejtë amerikane. Megjithatë përfaqësuesit amerikanë në institucionet financiare mund të udhëzohen, në bazë të vlerësimit të qeverisë amerikane, që të votojnë kundër miratimit të kredive dhe ndihmës financiare për Jugosllavinë.
Hapi i parë gjithkombëtar i Parlamentit shqiptar
Të nderuar veëllezër, deputetë të Kuvendit pluralist të Shqipërisë.
Nga Partia Demokratike Shqiptare, në Plavë, dhe në Junë Jork, ju urojmë e përgëzojmë nga zemra për festimin tuaj që në Kuvend të votohët për Rezolutën e paqes së shtetit shqiptar për Kosovën dhe viset e tjera shqiptare në Jugosllavi. Ky ishte hapi i parë gjithkombëtar, që ju uruan nga zemra gjithë shqiptarët Partia Demokratike Shqiptare të dias dhe hapa të tjerë drejt demokracisë e plotë dhe unitetit kombëtar.
Jemi të bindur thellë se çdo shqiptar i vetëdijshëm anë e kënd botës e ka të qartë se kjo rezolutë është merituar e juaja, e pse sa për Partinë e Punës, ashtu siç kemi pritur 46 vjet të tjera, dyshojmë se do të kishim pritur edhe po aq vite të tjera!
Edhe një herë urojmë e përgëzojmë nga zemra Partinë Demokratike Shqiptare nga larg, nga Nju Jorku! SHBA.
Me nderime e respekt Shoqata «Kosova Demokratike»
Nju Jork
Jeta e PD
Ditën e enjte, dt. 9. 5. 1991 në ora 14.30 seksionet e PD-së të uzinu- nave të Kombinatit të Autotrak- torëve organizuan një mbledhje të përbashkët.
Ditën e enjte, dt. 9. 5. 1991 në ora 14.30 seksionet e PD-së të uzinave të Kombinatit të Autotraktorëve organizuan një mbledhje të përbashkët. Në këtë mbledhje ishin të pranishëm edhe Kryetari i Komisionit Drejtues të PD-së Dr. Sali Berisha, anëtar i Komisioni Drejtues Azem Hajdari, deputeti i PD-së Tritan Shehu, sekretarja e degës së Tiranës Meri-Shahu, anëtari i këtij Komisioni Dylber Vrioni etj.
Më 9.5. 1991 në njërën nga sallat e Pallatit të Kulturës në qytetin e Kamzës u informua seksioni i PD-së për këtë qytet. Seksioni mbasi analizoi punën dy-mujore pati vërejtje për Komisionin Drejtues dhe rinovoi atë duke eliminuar ata elementë që nuk gëzonin kredibilitet në masë.
Ditën e enjte, më datë 9.5. 1991, Kryetari i Komisionit Drejtues të Partisë Demokratike Dr. Sali Berisha zhvilloi një takim me ekspertët e ekonomisë dhe politikës agrare, prof. Marcello Gorgini, përfaqësues i FAO-s dhe prof. D.
«Bell përfaqësues i PNUD-it.
Dr. Sali Berisha shprehu kërkesën e PD-së që këto organizma të organizohen urgjentisht e të ndihmojnë për zhvillimin e bujqësisë sonë.
Ditën e mërkurë, dt. 8 maj, ora 17, në sallën e Kinoteatrit të qytetit të Vlorës, komisioni drejtues i degës së PD-së të këtij rrethi organizoi nje takim me intelektualë të qytetit, anëtarë dhe simpatizantë të PD-së.
Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi i situatave aktuale politike, ekonomiko-shoqërore të vendit dhe pozicioni e roli i intelektualëve për të sotmen dhe të ardhmen.
Ditën e mërkurë datë 8.5. 91 ora 18.00 në sallën e lekcionove të Pallatit të Kulturës, Dega e PD-së e Tiranës, organizoi mbledhjen «Demokracia dhe Shëndetësia». Veç kryetarëve të seksioneve ishin ftuar të merrnin pjesë edhe mjekë e punonjës nga spitalet 1,2,3,4 si dhe të shërbimit ambulator.
Korresp. i «RD-së»
Shqiptarët e Botës
- Shënime udhëtimi nga Gjermania -
FAT I MIRE QE ATA JANE NE BOTE
Tek niset njeriu nga Shqipëria drejt botës, gjithçka mendon dhe asgjë. Gjithçka dhe asgjëja ka në lidhje të ngushtë mes tyre. Janë të lidhura me vetë jetën e izoluar të Shqipërisë në këto 47 vjet. (Një nga parullat më të njohura që kemi gjithkëndar gëlltitur të Shqipërisë është Shqipëria është e izoluar, po duan të na akuzojnë armiqtë).
Gjithçka mendon njeriu për një botë që s'e ka parë kurrë dhe për të asgjë s'është e njohur.
Nuk është ajo njohur më e afërta: shqiptarët e botës. As mund të vëjë shembujt ndërmend faktit se pasi të ulesh në aeroportin e madh të botës, pasi të nisesh lëvizjen toksore nëpër ato rrugë të mrekullueshme, ku nuk do që të mbarojë udhëtimi, se përmes tyre ndërtimeve e dritareve të pafund në një çast lumturisht të papritur, do të ndodhesh në një shpatirësh. Asnjëri s'mund ta marrë lehtë me mend që këtu në aeroportin e Rinasit. Kjo është krejt e kundërta. Dhe e garanton. Sa vetë dolën e derdhën sytë Evropës për të parë nëpërmjet Rinasit dhe Botës në aeroportin e Rinasit dhe dhe të ushqimit: «Ja tani u bafshim në të mira ju atje e ne këtu, e anjëllalisht, ose në portin detar, ose në udhën kufitare në shtetin fqinj. Jo, kurrë sa kohë kemi që jetojmë në brezi që në quajmë burrat e gratë e Shqipërisë.
Shqiptarët, fatkeqët e botës, u detyruan të largohen nga toka e tyre me kokën në torbë, me qefin në brez. Ata vese ikën. Dikush nga Kosova martire për t'i shpëtuar persekutimit, dikush nga Serbia të siguruar bukën e fëmijëve, atje në Perëndim; dikush nga toka brenda ku fëmijët shtetërore të Shqipërisë. Këta si kanë ikur vallë? Dikush, se ka thënë një fjalë panegjesije për gjendjen e pakënaqshme ose për politikën e diktaturës në Shqipëri, dhe pas tri orësh e ka ndjerë se o të ikë, o burgun i përjetshëm. Dikush sepse nuk e ka duruar dhunën dhe mungesën e lirisë e të demokracisë. Po të gjithë kanë ikur me një dëshirë helm: «O njerëz që po ju lëmë këtu, ju lutem na harroni, ne ua prishëm jetën sepse tani që ne po ikim, juve do t'ju internojmë. Ju lutemi na harroni se kemi qenë ndonjëherë». Dhe vërtet kështu ka ndodhur: ata janë shtyrë në harrës, në një harresë të dhimbshme, por të thellë: 1 ka harruar nënë e djali, gruaja e fqinja. Ka qenë më shumë rreziqë që të gjithë se kanë një njeri jashtë shtetit, që më tepër në Perëndim, «qoftë edhe një shok, qoftë edhe një i njohur».
Ja pra, kemi ne shqiptarët në botë? Jo, nuk kemi! Edhe kombi e njeriu këtu në Shqipëri kthehet në harrim për ta.
Por ata janë jashtë në këtë. Unë i takova, i pashë dhe i përgëzova, e bisedova, e qesha, e qava, e dola në fotografi, e hën- ëdhën gur dashke, e folëm në dhomë si në një bjeshkë shqiptare, e bëmë hoka!
Shqiptarët janë në botë. Është një fat i madh për Shqipërinë sot që ata janë në botë. Eshte një fat i madh që kosa izoluese e Enver Hoxhës nuk arriti të korrte për vdekje gjuhët. Tash shpjegatret në botë, aq sa janë, janë. Qeveria e shtetëve perëndimore iu kanë lënë atyre të drejtën dhe gjithnjë për të jetuar me njerëzve të kombëve të tjera.
Po sikur ata të mos ishin në botë?
Tek zbritëm në aeroportin gjerman të Frankfurtit, na duhej të bënim edhe rreth 600 km rrugë që qy për Hamburg për një takim me shqiptarët atje. Pasi mbaruam bisedën në atë tubim, dolëm nga salla dhe në një hëpi atë mbrëmje me pafundësi dritash, po shkonim drejt një restoranti. Ishin dhjetë makina të shpejta dhe komode që rëshqnin në shpejtësi me shpërndarë pas tymit, me targat gjermane, të gjitha me shpejtësi. E di se aty brenda vazhdonte copa e copë biseda politike, por nuk mbaj mend asgjë, çfarë thuhej. Mendja më punonte në idenë: «Megjithatë shqiptarët janë edhe këtu në këtë botë moderne, janë kaq krenarë e të qenësishëm».
NJEMIJE NGATERRESA SHQIPTARE
Në katër qytete të mëdha gjermane, Hamburg, Dyseldorf, Mynih e Shtutgard, do të mbaheshin takime të shqiptarëve për të përkujtuar 10-vjetorin e kryengritjeve të mëdha të Kosovës në vitin 1981. Me këtë rast partitë e reja politike të shqiptarëve, të krijuara kohët e fundit në kërkim të demokracisë, në këtë tubim bënë një pashqyrë të programit të tyre shëmbymen mendime, bënë debat, dhanë përgjigje për shumë pyetje. Edhe nga Partia jonë të Demokratisë. Gati nga dy mijë dëgjues shqiptarë në ato sallat të mëdha e komode. Ca dëgjonjë, vetëm dëgjonjë e marrin informacion. Ca analizojnë e bëjnë ndonjë pyetje rallë. Ca shpërthyejnë q nga vendi ku janë ulur. Ca ndodhi në Gjermani dhe në çfarë ndodhen shqiptarët dhe ose nuk shikonin, ose besonin me zor. Ca thonë se duan të jenë sa më parë në Shqipëri. Një çudi e vërtetë, njëri atay sa dëhe detyrimisht të rrisë aty me ta me orë e më ditë të tëra, pa pyetur për darkë as për drekë, vetëm që aty retyre të ulesh në qarë të përshtatshme që ka marrë në sy tona çastin kur je shkëputur nga toka në Rinas, vetëm për atë njohe me shpresën dhe dashurinë e njerëzve që kemi lënë në Shqipëri.
Por shpesh herë ndjehesh edhe i tronditur thellë. Tronditja më e madhe të ndodh atëherë kur kupton e ke prezent ngatërresat
(vijon në faqen 5)