15/05/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

15 maj 1991

PA REALIZIMIN E KËRKESAVE TË PD-së SHQIPËRIA NUK SHKON DREJT EVROPËS, POR LARGOHet PREJ SAJ

- Diskutimi i deputetit Sali Berisha në Parlament - Zoti Kryetar, Zotërinj deputetë, Diagnoza me vëmendje ekspoze-në e programit të qeverisë së z. Nano. Por para së gjithash dua të sqaroj popullin tonë dhe opinionin ndërkombëtar se Partia Demokratike refuzoi ftesën për koalicion të zoti kryeministër, jo se ajo nuk dëshiron përmirësimin e gjendjes së rëndë të krijuar apo se duke mos qenë për-pjesëse për këtë krizë të rëndë do t’i shmanget tani përgjegjësisë. Partia Demokratike programin e saj, fitoren e saj nuk e ka bazuar dhe kurrë nuk do ta bazojë në mjerimin e popullit tonë të vuajtur. Po rikujtoj këtu se ajo ndodëse me 3 muaj jetë është e vetmja parti politike që gëzonte mbi 250 zona elektorale dhe e bëri këtë vetëm e vetëm në emër të vendosjes së një pushteti demokratik në Shqipëri. Ne refuzojmë koalicionin sepse opozita për popullin shqiptar i cili që nga mesi i viteve 20 e deri tash i përjetoi në kurrriz të tij të vuajtur diktaturat e të gjitha ngjyrave, është jetike për zhvillimin e vendosjen e demokracisë së vërtetë në vendin tonë. Vërtet sot një koalicion mund të sjellë në rrafshin material ta zemë 1 apo 2 miliardë më shumë, por kjo do të sjellë çu-qëndrojë në opozitë, ka refuzuar dhe do të refuzojë koalicionin deri sa populli shqiptar me shumicë votash ta vendosë atë në pushtet. Duke adoptuar këtë qëndrim ne theksojmë se besueshmëria e forcave politike nuk varet aspak nga aleancat apo lidhjet që ato krijojnë, por ajo përftohet tekryekput nga qëndrimi i tyre ndaj interesave të mëdha të vendit, popullit dhe kombit në tërësi, qëndrimi ndaj parimeve të aktit final të Helsinkit. Këto parime, vlera universale të cilave është sot botërisht e pranuar, janë shndërruar në kritere themelore të vlerësimit të veprimtarisë politike, sociale dhe ekonomike të çdo individi, organizate partie qeverie apo shteti. Duke analizuar pikërisht në këtë frymë programin që zoti Nano paraqiti para nesh, dua të theksoj se megjithë trendet e qarta pozitive të këtij programi, konsideroj si domosdoshmëri të ngushtëshme për zbutjen e krizës që vendi po përjeton momentet që vijojnë: 1. – Hartimin dhe zbatimin pa vonesë të një politike të pajtimit kombëtar që në rrafshin individual dhe kombëtar duhet të bazohet në pendesën kombëtare dhe individuale. Kjo politikë qendrojë që vijojnë: 1. – në pendesën kombëtare dhe individuale. Kjo politi- 2. – Qeveria shqiptare në epindër të politikës së jashtme duhet të vërë zgjidhjen e drejtë të çështjes kombëtare, dhe me këtë ne nuk kuptojmë lëvizjen e kufijve për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve kudo që ato janë. Natyrisht këtë rol qeveria shqiptare kurrë nuk mund ta luajë në rast se nuk do të respektohen të drejtat e liritë e shtetasve të saj. Vetëm një Shqipëri demokratike e integruar plotësisht në Europën e sotme do të jetë në gjendje të mbrojë këto të drejta. 3. – Në rast se ky program shënon hapa të rëndësishme drejt ekonomisë së tregut, ai është i pabazuar dhe nuk ndihmon në nxjerrjen e bujqësisë nga kriza e shkaktuar nga një cilën e zhyti socializmi totalitar, por përkundrazi e thellon edhe më tej këtë krizë. Në këtë aspekt ai është i ndërtuar mbi themele të vjetra [Pjesë e artikullit të prerë në skajin e sipërm.] ... që nga mesi i viteve 20 e deri tash përjetoi në kurrizin e tij të vazhduar diktaturat e të gjitha ngjyrave, është jetike për arritjen e vendosjen e demokracisë së vërtetë oksigjen për ekonomi. ta zëmë sjellë cungimin e demokracisë, plagosjen e saj në hapat e parë dhe humbjen e shumë miliardave nesër apo pasnesër. Vetëkuptohet, të jesh opozitë dhe opozitar në skenën politike shqiptare jo të tjetët i kërcënuan dhe i tronditën. Jo vetëm historia e shkurtër, por edhe ngjarjet e dy muajve të fundit e provojnë fare qartë këtë. Por në vend të disa kolltuqeve në qeveri do pranojmë represionin, sakrificën dhe të gjitha të tjerat, sepse demokracia është mision dhe si i tillë duhet dhe para disa ditëve në Parlament, këta muajt e fundit historikë ia ka besuar PD dhe opozitës shqiptare. Dhe ne, tashmë e kemi pranuar këtë mision: Partia Demokratike do të ... ... stude[j]o në domosdoshmërinë e ngutshme për zbutjen e krizës së në nxjerrjen e bujqësisë nga kriza e shkaktuar në të cilën e zhytën të vjetra sepse ruan pronën e shtetit mbi tokën, bazuar kjo në konceptet e shtetit totalitar, pronar absolut i gjithëcka dhe çdo gjëje. Prandaj ne mendojmë se toka duhet t’u jepet patjetër fshatarëve që e punojnë dhe kjo nuk mjafton, por atyre duhet t’u sigurohen edhe kreditë e nevojshme për blerjen e mjeteve të punës dhe rritjen e prodhimit. Për trajtimin e këtyre problemeve duhet të krijohet një komision kombëtar siç ka sugjeruar PD. 4. - Zoti kryetar, Shqipëria, i ngjet sot një të sëmure të rëndë, s’do ndërhyrje apo operacion i pastudiuar mund t’i kushtojë shtrenjtë dhe të rëndojë gjendjen. (Vijon në faqen 2)

Unë nuk jam një njeri nacionalist, por jam shumë shqiptar

Intervistë e shkrimtarit dhe studiuesit të shquar shqiptar, profesor Martin Camës, dhënë në Mynih kryeredaktorit të gazetës, Frrok Çupi. Pyetje: Kam fatin e mirë që jam i pari gazetar shqiptar që marr këtë intervistë prej jush. Së pari dua t’ju them se shumë intelektualë e atdhetarë, shkrimtarë, studentë, ju mbajnë në gojë si një talent, si një atdhetar. Dua t’ju them atyre me çfarë po merreni këto ditë? Përgjigje: Në këto ditë po merrem kryekreje me përkthimin e disa veprave të mijat në gjermanisht, italisht dhe anglisht. Para 3 muajve unë dola në pension dhe tash kam më tepër kohë se më përpara që t’i kushtohem gjësë më të kushtueshme të jetës sime ju i gëzoheni përkthimit të librës suaj, kur ju njohem edhe si prozator të shquar. Si ndodh kështu? Përgjigje: Proza ime është një prozë që mbështetet plotësisht në sintaksën dhe në format e në frazeologjinë e shqipes. Unë jam edhe një kultivues i gjuhës. Nuk dua t’i besoj vetes, por shqipen e njoh. Kam marrë edhe prej autorëve të vjetër, p.sh. prej Bogdanit. Ai është një prozator i mrekullueshëm dhe proza e tij ka një tingull krejt shqip dhe kjo është e para vepër letrare origjinale. Fryma e tij deri diku hyn në prozën time. Prandaj e dua dhe nuk ia lëshoj në dorë kërkuj-t tjetër në botë. Ka edhe proza të tjera, që përkthehen këtu, por unë si shkrimtar shqiptar nuk mund ta besoj lehtë përkthimin e prozës sime. Jam shumë i kënaqur që po përkthehet «Lirika». Unë tani po jetoj në Perëndim dhe kam marrë shumë nga rrymat avangardiste të kohës, domethënë dashur apo pa dashur kam hyrë këta elementë në krijimtarinë time letrare. Unë nuk them që proza ime të përkthehet me ngut tash për tash. Le të publikohet dhe pas mejë. Unë jam një shkrimtar shqiptar. Shumë të rinj që kam njohur në periudhën e Romës (kur jetonte në Romë-FC) e këtij, sot shkruajnë anglisht, frëngjisht dhe unë kësaj i kam ndjerë gjithnjë përballe. Nuk kam dashur të bë-hem shkrimtar shqiptar-anglo-amerikan, shqiptar-italian, por shqiptar-shqiptar. Pyetje: A mund t’ju thoni diçka letrarëve e publicistëve shqiptarë për rolin që kanë në pasurimin e gjuhës? Përgjigje: Gjuha jonë mijërish ka filluar shumë vonë të shkru-het. Ndosh­ta me zhvillimin e arkeologjisë do të zbulohen faza më të vjetra të shkrimit të shqipes. Është një nga gjuhët më interesante të Europës, Unë deri më sot nuk jam një atomist për një analist i gjuhës shqipe. Ne kemi një gjuhë të për-bashkët, por për ta zbuluar këtë gjë ne duhet të kthehemi në të kaluarën për të njohur jo vetëm të kaluarën e popullit tonë me histori por edhe nëpërmjet gjuhës. Unë nuk jam njeri nacionalist por në disa pikëpamje unë jam shumë shqiptar, dhe nëqoftëse është një element që na bashkon të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm ata të Shqipërisë por edhe të Gje-rmanisë, Kosovës, diasporës arbëreshe të Italisë të gjithë kanë një gjuhë. Këta elementë duhet t’i mbledhim dhe të formojmë një gjuhë që t’i përgjigjet kohës. Se gjuha është një gjë e gjallë. Linguistët tanë shpeshherë kanë qenë shumë formalistë dhe i kanë penguar duke i vënë apriori rregullat: kjo fjalë duhet, kjo nuk duhet, duke bërë që gjuha e praktikës të mos hyjë në përdorim. Unë jam shumë krenar, që gjuha shqipe është një, ka struktura bazore të përbashkëta. Si letrarët, si shkencëtarët e kësaj gjuhe duhej të punojnë tue mos përjashtuar format e ndryshme, por të gjithë të merren e të studiohen dhe të japin një në të tërë. Gjuha ka dhe një funksion tjetër: njohjen e identitetit. Aty ku është ruajtur gjuha, është ruajtur folklori, aty ku janë ruajtur format gjuhësore, aty janë ruajtur edhe përmbajtja nacionale. Pyetje: A mund të na shtjelloni pak më gjerë këtë ndikim për kohën e tashme? Përgjigje: - Funksioni më i rëndësishëm i gjuhës është funksionimi i saj që prej Rilindjes deri më sot. [Vijon në faqen 2]

Pse e lanë sallën deputetët tanë?

I nderuar zoti Kryetar! Të nderuar deputetë! - Deklaratë e Neritan Cekës, kryetar i grupit parlamentar të PD - I nderuar zoti Kryetar! Të nderuar deputetë! Duke dëshiruar të shpjegoj arsyet e largimit të gjithë grupit nga salla e grupit të deputetëve të PD theksoj se motivi kryesor nuk është mosvlerësimi i Kuvendit, përkundrazi vlerësimi i punimeve të tij. Shkaku kryesor i këtij veprimi është një kundërvënie jonë ndaj praktikës së gabuar të organizimit e punimeve të Kuvendit, ku opozita e imponon dot, por nuk i nënshtrohet rendit të ditës. Kështu në ditën e djeshme pas një maratone prej 14 orësh, na u kërkua të kalonim në votim, pa një kohë e nevojshme për reflektimin mbi tekstin e deritanishëm dhe për të krijuar një përshtypje të plotë. Vetëm deputetët të grupit tonë, përfunduan një program të pasur me një diapazon të fundit, eksperienca ta një kohë vetëm të votonin dhe të ... ... etarit kryerjen e këtij akti në ditën e sotme. Megjithatë ky propozim nuk u pranua dhe u bë përpjekja për të na futur në një votim të detyruar, s’na mbeti veçse të braktisnim sallën. Për të menjanuar në të ardhmen këto konflikte që prishin klimën e parlamentarizmit të konsensusit dhe bashkëpunimit për çështjet e interesit kombëtar, propozoj që të ndryshojë praktika e punës, duke bërë në ditët e para të javës mbledhjet e kryesive të komisioneve dhe grupeve parlamentare dhe duke rezervuar për mbledhjet e përgjithshme dy ditët e fundit të javës. Qëndrimi i djeshëm i grupit të deputetëve të PP dhe i kryeministrit të ngarkuar z. Nano më detyron të bëj edhe një deklarim të votës së grupit tonë parlamentar. Angazhimi serioz dhe konstruktiv i deputetëve të PD në diskutimin e programit nuk pati vëmendjen që meritonte nga z. Nano i cili mungoi për shumë kohë nga salla gjatë këtyre diskutimeve. Largimi nga salla i më shumë se gjysmës së deputetëve të dy partive nuk e pengoi kryetarin z. Islami, të vazhdonte punimet, kundër rregullores, duke mohuar fundin! Z. Nano në fillim të z. ... ... përgjigje të diskutimeve tregoi qëndrimin e papërfillshëm të tij ndaj vërejtjeve që u bënë mbi strukturën, përbërjen dhe programin e qeverisë, duke përfshirë këtu edhe shumë vërejtje pozitive të bëra nga deputetët e PD. Në fjalimin e tij z. Nano na quajti rrëngëtar dhe na tregoi se si duhet të punojë kuvendi. Ne duhet t’i kujtojmë z. Nano se deputetët nuk janë rrëngëtarë, por përfaqësues të popullit. Ajo që bie në sy në fjalimin e z. Nano është mospranimi i vërejtjeve të opozitës dhe mosreflektimi mbi problemet më emergjente që u sugjerohen ato. U kërkua që të shpjegonte mendimin mbi një problem privat mbi tokën si domosdoshmëri për kalimin në ekonominë e tregut. Asnjë përgjigje. U shtrua problemi i shpërndarjes falas të aksioneve dhe apartamenteve punëtore në mënyrë që të mos gjendën të pa mbrojtur përballë kapitalit vendas e të huaj. Asnjë përgjigje. U theksua nevoja e zgjidhjes urgente të raportit paga-çmime për të ndihmuar punëtorët nga ulja katastrofike e nivelit të jetesës dhe për të evituar grevat. Asnjë përgjigje! Ndërsa na ... (Vijon në faqen 2)

ZHVILLOHEN BISEDIME MIDIS PD TË SHQIPËRISË DHE PARTISË PËR PROSPERITET DEMOKRATIK TË MAQEDONISË

Më 13 maj 1991 në selinë e PD Dr. Sali Berisha priti Nevzat Halilin Kryetar i Partisë, Për Prosperitet Demokratik të Maqedonisë dhe personat që e shoqëronin dhe zhvilloi me ta një bisedë vëllazërore. Z. N. Halili e njohu z. Berisha me vështirësitë e mëdha politike, ekonomike e sociale që po përjetojnë shqiptarët sot në Maqedoni dhe në Jugosllavi në tërësi, për luftën dhe përpjekjet e Partisë për Prosperitet Demokratik, për garantimin e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve që banojnë në trojet e veta në Maqedoni dhe që burojnë nga Kushtetuta Jugosllave dhe akti final i Helsinkit. Ai theksoi se shqiptarëve në Tetovë, Gostivar, dhe komuna të tjera në Maqedoni, pushtetmbajtësit e sotëm nuk u lejojnë kushtetimin e organeve lokale të pushtetit, por i mbajnë komunat shqiptare nën sundimin direkt të pushtetit qendror. Popullata shqiptare po përjeton një krizë të madhe ekonomike. Në një gjendje të vështirë është edhe arsimi në viset shqiptare në Maqedoni. Nga ana e tij, Dr. Sali Berisha, pasi i njohu bashkëbiseduesit me krizën e rëndë sociale, politike dhe ekonomike që po përjeton Shqipëria, u foli atyre për përpjekjet e luftën e PD për vendosjen e një demokracie të vërtetë në Shqipëri, angazhimin e saj për fitoren e demokracisë në vend. Ai u foli për fushatën elektorale të parakohshme dhe për tendencat politike të zhvilluara në Shqipëri, masakrat e Shkodrës, armatosjen e aktivistëve të PP gjatë periudhës para dhe fill pas zgjedhjeve. Të dy palët theksuan që të gjitha forcat dhe Partitë Politike në këtë epigëndër të politikës së tyre duhet të venë zgjidhjen e çështjeve kombëtare shqiptare. Për këtë qëllim u konsiderua e domosdoshme vendosja e një dialogu të vazhdueshëm ndërmjet forcave politike shqiptare si dhe ndërmjet këtyre forcave dhe forcave të tjera evropiane dhe botërore. Kështu për zgjidhjen e drejtë të këtyre problemeve ata konsiderojnë vendosjen e demokracisë së vërtetë në Shqipëri. Të dy palët ranë dakord që për këtë takim të takimeve dy palëshe të organizohet në një kohë kohë të afërt nga PD e Shqipërisë, një takim ndërmjet partive politike shqiptare për trajtimin e këtyre problemeve. Korresp. i «Rilindjes Demokratike»

JETA E PD-së

JETA PD-së së rrethit të Gjirokastrës organizoi një takim të gjerë me intelektualë të qytetit dhe të fshatrave, anëtarë e simpatizantë të PD-së. Merrte pjesë edhe sekretari i Komisionit Drejtues të PD-së, Eduart Selami. Mbledhjen e hapi Kryetari i PD-së për rrethin, Sotiraq Kroni. Problemi themelor i këtij takimi ishte zbërthimi e kuptimi i thellë i misionit e i rolit të intelektualit në etapën aktuale që po kalon vendi ynë. 2. Ditën e dielë, në qytetin e Fierit, dega e PD-së, organizoi një takim me intelektualë të këtij rrethi. Merrte pjesë edhe Kryetari i Komisionit Drejtues të PD-së, dr. Sali Berisha, dhe deputeti, Napoleon Roshi. Intelektualët e ftuar, anëtarë e simpatizantë të PD-së, theksuan rolin e madh që i ka ngarkuar, atyre koha, qofshin si qytetarë, qoftë si intelektualë. Ata bënë edhe shumë pyetje që i kishin të bënin me platformën ekonomike e politike të PD-së. 3. Ditën e shtunë më datë 11.5.1991, në qytetin e Rrëshenit u mblodh aktivë i degës së PD-së në rrethin e Mirditës. Merrnin pjesë edhe drejtues të seksioneve Drejtues të PD-së, Eduart Selami. Mbledhjen e hapi sekretari i degës së PD-së për rrethin, Muharrem Bisprendi. Në emër të komisionit drejtues të degës, raportin mbi veprimtarinë e majore dhe detyrat për të ardhmen e mbajti kryetari i degës së PD-së të rrethit, Ndue Gjika. Në qendër të vëmendjes e aktivitet ishte edhe ristrukturimi i degës së PD-së në rreth.

Komenti i ditës

Në Bari të Italisë zoti Nano «zbulon» të fshehtën e eksodit Siç është njoftuar, kryeministri shqiptar, zoti Fatos Nano, ka marrë rrugë të Evropës me daire në dorë për të kërkuar lëmoshë në Romë, Londër, Paris e Bon. Ndalesën e parë zoti Nano e bëri në Bari ku edhe shfaqi shqetësimin e eksodit të dhjetra mijëra shqiptarëve në rrugët pa shpresë të Evropës «ka dëmtuar imazhin e Shqipërisë re». (?) Me që kryeministri shqiptar nuk e shqetëson fati i bashkëatdhetarëve të tij që detyruan të braktisin atdheun nga që nuk mund të duronin më pasojat katastrofike të një politike shtetërore e partiake 45 vjeçare të shtyp-... (?) (Vijon në faqen 6)