Vëzhguesi i Parlamentit
Mbas një presioni marëpohu-llor nga greva e përgjithshme dhe ajo e urisë Qeveria e z. Fatos Nano në orën 2.30 të mëngjesit të datës 4 qershor kërkoi dorëheqjen. Grupet parlamentare të PP-së, PD, dhe Omonias mbas disa ditë bisedimesh në parlament dhe nëpërmjet kryesive të tyre njoftuan se do konkudonin në një zgjidhje politike dhe kjo do të shpallej në orën 17.00 të datës 3 qershor.
Por parlamentarët e grumbulluar në sallën e Kuvendit Popullor u detyruan të presin konkluzionet e kryesive të tyre deri në orën 2.30 të ditës tjetër. Kryetari i kryesisë së Kuvendit z. Kas-triot Islami e hapi seancën në këto orë të vonë kur deputetët ishin të lodhur dhe lexoi komunikatën e hartuar prej tyre dhe përfaqësuesve të partive të tjera që nuk janë në parlament. Në komunikatë kërkohej dorëheqja e Qeverisë, krijimi i një qeverie të sigurisë kombëtare me kryeministrin nga Partia e Punës. Gjithashtu u kërkua që anëtarët e qeverisë të jenë nga të gjitha partitë dhe sapo të emërohen të shkëputen prej tyre dhe më pas kjo qeveri të mos ketë të drejtën e subjektit elektoral. Kjo qeveri sipas komunikatës do të jetë deri në zgjedhjet e reja, që u sugjeruan të zhvillohen në muajt maj-qershor të vitit 1992 dhe për këtë periudhë të ndërrmeren grevat.
Mbas këtij komunikimi z. Fatos Nano i ngarkuar nga qeveria e tij lexoI deklaratën e dorëheqjes. Ai përmendi se nuk ishte mbështetur nga forcat politike dhe ishte i detyruar që të vepronte kështu për t'i hapur rrugë zgjidhjes politike. Në fjalën e tij ai u shfajësua duke theksuar se kjo qeveri që punoi në kushte të vështira edhe pse pa paragjykime për të kaluarën nuk mundi të jetojë gjatë sepse nuk pati përkrahjen e Parlamentit dhe u bllokua nga grevat. Njëkohësisht ai për- (Vijon në faqen 2)
... mologët e tyre në Elbasan po 7 ... zhdojë deri në momentin kur qe- [tekst i prerë dhe i palexueshëm]
ZGJIDHJA POLITIKE – PREMISE PER STABILITET
- Pranohet me konsensus mes partive, grupeve parlamentare dhe BSPSH dorëheqja e qeverisë, formimi i qeverisë së stabilitetit, zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme dhe paga sociale -
Fiton Shqipëria
Greva e përgjithshme e punëtorëve të Shqipërisë shënoi një fitore të madhe historike. Ajo shtyu Shqipërinë një hap të madh përpara drejt vendosjes së një demokracie të vërtetë. Konsensusi i partive politike që u arrit dje është më e vërteta në fitore për Shqipërinë dhe mbarë popullin shqiptar.
Askush nuk duhet të ketë drojtje prej tij. Në këtë konsensus, po t'i referohemi një thënie japoneze të lashtë «gjithkush fiton duke humbur një rió (një grosh)». Ndërsa Shqipëria fitoi dhe nuk humbi asgjë. Pikërisht kjo ishte arsyeja që shtyu PD drejt këtij konsensusi. PD pranoi konsensus me qëllim.
Së pari, në këto kohra historike për fatet e mbarë kombit shqiptar, Shqipëria po ndërton sistemin e saj. Ajo po shkëputet nga diktatura totalitare dhe po shkon drejt vendosjes së demokracisë. Konsensusi në këtë moment shmang konfrontimin e brendshëm për të cilin janë të interesuar forcat reaksionare dhe të vuajtjes, për të rifilluar më këmbën e ekonomisë, pra për të luftuar krizën e rëndë ekonomike që po jetojmë sot. Kjo Parti ka besim se Qeveria e ardhshme, e cila nuk do të ketë atribu-tet e një subjekti elektoral dhe do të jetë plotësisht e depolitizuar, e përbërë nga anëtarë të qeverisë që nuk kanë të drejtë të krijojnë parti
konsensusit, PD synon dhe lufton të zbuse sadopak krizën e thellë të besimit, psikozën e rëndë të dëshpërimit që ka pllakosur sot mbarë Shqipërinë. Për më - in e saj kjo krizë përbën një nga faktorët madhorë që qëndron në bazë të eksodës, e cila po shkatërron integritetin e popullit tonë.
Së katërti, PD e konsideron stabilitetin e gjendjes politike të Shqipërisë si një masë të një rëndësie jetike për stabilizimin e gjendjes në Ballkan.
Në kushtet kur në Jugosllavi diktatori Millosheviç në emër të krijimit të Serbisë së madhe po përpiqet të çojë drejt një kasaphane të vërtetë popujt e Jugosllavisë në tërësi dhe shqiptarët në radhë të parë, stabiliteti i shtetit, amë shqiptar është padyshim një faktor i fuqishëm frenues në planet kriminale ogurzeza të Sadamit stalinist të Ballkanit.
PD nga ana e saj zotohet se do të respektojë me përpikmëri dhe pa u lëkundur të gjitha pikat e marrëveshjes ndërpartiake. Ajo
Zotërinj deputetë
Opozita në Parlament i kupton dhe i mban shënim të gjitha vërejtjet dhe objeksionet e deputetëve të mazhorancës, por thekson se ajo jo në emër të partisë, por në emër të interesave kombit shqiptar mbetet e vendosur të zbatojë dhe të palëkundur në të gjitha pikat e konsensusit. Marrëveshja që u arrit ndërmjet partive të cilave ky kuvend i ngarkon të negociojnë, paraqet një zgjidhje të përshtatshme.
Faleminderit
Ko-sist... [fragment i prerë] ... shqiptar, Shqipëria po ndërron forcat reaksionare dhe konservatore dhe që do të plagoste për vdekje Shqipërinë dhe demokracinë e saj të re.
Së dyti, PD synon të krijojë të gjitha mundësitë dhe kushtet për një luftë efikase kundër urisë ...
Së treti, me vendimin e kon- ... krijojnë parti apo të zhvillojnë veprimtari elektorale gjatë qëndrimit të tyre në këtë qeveri, do të ketë mundësi dhe kushte për të flu[?]ar rimëkëmbjen ekonomike të vendit.
... të negociojnë, paraqet një zgjidhje të përpërshtatshme. Faleminderit
... dhë të parë, stabiliteti i shtetit, ... planët do të vejë të gjitha forcat e energjitë e saj për vendosjen e një demokracie të vërtetë në Shqipëri, stabilizimin e gjithanshëm ekonomik, politik dhe social të vendit.
Prof. Dr. SALI BERISHA
Gjeografia e urisë së vullnetshme
- MINATORET E VALIASIT DOLEN NGA GREVA E URISË -
E hënë 3 qershor
Parlamenti duket sikur po bën garë me grevat e urisë. Fjala politike-politike, si kurrë ndonjëherë nuk është ndëshur kaq shumë me jetën. Disa qindra kokë deputetësh janë para disa qindra të punonjësish. Greva e Valiasit hyn në ditën e saj të 11-të. Rreth 100 minatorë presin realizimin e kërkesave të BSP-së që njëkohësisht janë dhe kërkesat e tyre. Deri tani 4 të shtruar në spital. Në ditën e 9-të hyri dhe greva e punëtorëve të fabrikës së qelqit Tiranë. 8 shtruar në spital një punëtor. Mashinistët dhe punonjësit e hekurudhave të ngujuar në stacionin e trenit bënë 7 ditë, homologët e tyre në Elbasan po 7 produkte bujqësore e blegtorale falas. Gjithashtu BSPSH i kanë ardhur telegrame solidarizimi nga shumë fshatra.
E martë, ora 10.00
Në BSPSH takojmë Reshat Ibrahim[in]. Ai na njoftoi se pas vendimit të kryesive të grupeve parlamentare në bashkëpunim me partitë opozitare dhe sindikatat, për të formuar një qeveri të stabilitetit kombëtar dhe për të bërë zgjedhjet nga mesi i vitit të ardhshëm, Komisioni i Grevës së përgjithshme ka vendosur që me deklarimin e presidentit për dorëheqjen e qeverisë së F. Nanos dhe caktimin e kryeministrit të ri, të ndërpritet greva e urisë. Greva e përgjithshme do të vazhdojë deri në momentin kur qeveritë e tjera dhe me grevistët e konsiderojnë misionin e grevës pjesërisht të realizuar dhe si shenjë të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit me qeverinë e re, vendosin që grevat e urisë të ndërpriten.
Para hyrjes së pusit kryesor të minierës së Valiasit janë mbledhur mijëra minatorë, qytetarë e të afërm të grevistëve. Gëzimi i të gjithëve është i mbuluar nga ankthi. Ashensori duket sikur ngrihet prej thellësive të nëntokës prej dihajteve të pritës. Ai arrin në nivelin e sipërfaqes dhe prej tij zbret grupi i parë i paramjeteve të grevës. Në këto çaste pritet ndonjë thirrje shkundëse nga të porsadalët, por stomaku bosh u ka prerë zërin, ndërsa dri
MITING I BSPSH-së
Ditën e hënë në stadiumin «Dinamo» të kryeqytetit u zhvillua një miting i BSPSH-së.
Fjalës të ndryshëm nga e gjithë Shqipëria, që përfaqësonin Sindikatat e Pavarura, këmbëngulën në 17 kërkesat e grevistëve. Ata treguan edhe njëherë solidarizimin e plotë dhe mbështetjen e tyre ndaj punëtorëve grevistë të urisë. Në miting folën dhe përfaqësues të partive politike: PR, PD, nëna e dëshmorit të demokracisë Arben Broci, artistja e popullit Tinka Kurti etj.
Në emër të Komisionit Drejtues të PD-së foli Z. Azem Hajdari.
Korresp. i RD-së
... ta për herë të parë ndoshta në jetën e tyre i detyron të mbulojnë sytë me duar. Kudo përqafime, lot, gaz e hare. Kauza e tyre «Të jetojmë si Evropa», mori sot kar-tabanjën kolektive.
Na u kujtuan edhe një herë galeritë e ftohta, ata 15 të shtruar në spital, të cilët sapo e ndjenin veten në jetë, ktheheshin përsëri në gjirin e shokëve. Në sytë e lodhur nga drita tani shihje shpresë. Këtë tablo e bënte edhe më të plotë ndihma e ardhur nga Shoqata Shqiptare e Bamirësisë. Në pakot e shpërndara për çdo minator gjeje vaj, sheqer, kafe, makarona e çokollatë. Edhe fëmijët e tyre sonte do të kenë se ç’të hanë.
EMIN BARÇI
T’u ndalet dora plackitësve
- Grupe vandalësh sulmojnë dyqanet e fshatrave të Lezhës -
Me datën 1 qershor në zonën e Bregut të Matës, Lezhë, u panë makina, zetorë e karro të ngarkuar me njerëz.
Vraponin si të çmendur. Këta njerëz thërrisnin me zë të lartë, nxirrnin nga gjoksi ndonjë revolë dhe qëllonin në ajër. Pas kishin thyer më parë dyqanet në Tale e Shënkoll, u drejtuan dyqanit të Planës e pastaj, me radhë, të njëjtin latë pasuan dyqanet e fshatrave Spiten e Trebesh si dhe magazina e Ishat Zejmen. Diçka interesante: atë ditë dyqanet buzë zhadesë ishin furnizuar me mallra.
Kjo turmë vandalësh e plackitësish e ndali hapin para dyqanit të fshatit Manati, por këtu u ndesh sharra në gozhdë. Manatasit ishin rreshtuar për të mbrojtur dyqanin e tyre. Ata u përleshën me vandalët, por nuk lejuan t’u dhunohej ishati.
Pastaj dëshmitarë në Manati karvanin monstruoz vandalësh rrugën drejt fshatrave Kolç, Ishull-Lezhë e Grykë mbi shkul të Ishës pushtuan. Zbriti për të vjedhur ... [pjesë e palexueshme/prerë]
... pushkatarët e fshatit që i mbajnë armët e shtetit në sup, shpe-shpehër për t’u dukur, kësaj radhe nuk u panë kund. Ndërsa populli dhe dhëntë e Manatisë për armë patën gjokset dhe ndërgjegjen demokratike, atë ndërgjegje që nuk pajtohet me asnjë akt rrugaçërie e vandalizmi.
Komentet që i bëhen kësaj ekspedite të shëmtuar në rrethin e Lezhës vënë para tehut të kritikës rolin indiferent të policisë, e ndërkohë mendohet se ekspeditat mund të jenë nxitur për të kompromantuar zonat ku fitol Partia Demokratike, sepse është lekt – dhe lat – se zonat e Zadrimës e Kanjit nuk i preku kjo stuhi e ligë.
Populli dhe demokracia janë një. Tani në Breg të Matës e në fshatrat e tjera përreth qytetit, megjithë problemet e shumta që janë grumbulluar, vihet re dita-ditë i prerë ndaj akteve të vjedhjeve. Prerë kapja e hajdutëve dhe ndëshkimi i ngjarjes.
... DOBA GEGA
Kronikë fetare
Para disa ditëve rifilloi veprimtarinë e vet mbas gati një çerek shekulli Kryesia e Sektit Alevian (Tariakati Halveti).
Me këtë rast u zhvillua një ceremoni fetare me pjesëmarrjen e qindra dashamirësve e simpatizantëve të gjithë besimeve. Fjala e rastit e mbajti kryetari i këshillit Sheh Muhamer Pazari. Në këtë festë përshëndetën edhe kryetari i Bashkësisë Islame, Hafiz Sabri Koçi, përfaqësuesi i kishës Ortodokse, Z. Spiro Findiku, anëtari i Këshillit të Sektit Bektashian Z. Ibrahim Hasnai, kryetari i Komisionit Ndër lidhës të Partisë Demokratike për Besimet Fetare, Z. Galip Kallajxhi. Ndër të ftuarit e nderuar ishin të pranishëm përfaqësuesi i Ambasadës së SHBA-së në vendin tonë, Z. William Raiersonon dhe ambasadori i Republikës së Egjiptit Z. Men-zour El Daly.
Korresp. i «RD»
DORËHEQJE QEVERITARE E PARALAJMËRUAR
- NË ROLIN E VARMIIHESIT: PARIMI I MBËSHTETJES NË FORCAT E VETA -
Asnjë periudhë tjetër në këtë gjysëm shekulli nuk ka përmbledhur ngjarje kaq tronditëse sa këto javët e fundit.
Në truallin shqiptar u luajt akti i fundit i tragjedisë ekonomike: «Duke u mbështetur në forcat tona». Në pak ditë kriza e thellë ekonomike e gremisi vendin në fund të greminës. «Drama» nisi me një grevë të paralajmëruar muaj më parë. Kërkesat e grevistëve, presidenti dhe kryeministri i quan të drejta. Vepse kur pritesh zgjidhja e kërkesave, mori rrugë vendimi i qeverisë për fillimin e hetimeve mbi llogariturit e grevës dhe aludimi i presidentit se prapa Sindikatave të Pavarura qëndron Jete-kërkush. Pastaj ngjarjet rrjedhën me një intensitet të paparë: greva e urisë nga minatorët e Valiasit, shtrirja e grevës së urisë në disa qytete të vendit. Paralelizmi i jetës ekonomike në sfond po ashtu urdhjal. E ndërsa tragjedia popullore po arrinte piksa e saj kulminante, deputetët e Kuvendit Popullor shkuan në një Ulk-End 10 ditor. Ishin këta elementë të komedisë brenda tragjedisë kombëtare.
Ditën e martë, u mbyll perdja: qeveria e kryeministrit Fatos Nano dha dorëheqje. Zgjidhja politike për ditë të tëra turbul-loi mendjen e çdo shqiptari më në fund u bë realitet. Po pse jeta e kësaj qeverie ishte kaq e shkurtër sa që kohëzgjatja e saj mund të llogaritet me orë? Le të gjykojmë pa metafora.
Pluralizmi solli në Shqipëri demokracinë. Për vetëm me demokraci nuk jetohët. Demokracia kërkon mbështetje ekonomike. Po nuk ecën në të njëjtën binarë demokracia dhe ekonomia, atëherë hapen drite jashtë për varrmihësit e demokracisë: anarkia, eksodi, vagabondazhi, tensionet politike. Ja ... edhe tabloja e ekonomisë.
Së pari, marrëdhëniet ekonomike e financiare me jashtë. Trashëguam nga viti i kaluar rreth 350 milionë dollarë borxhe. Brenda qershorit, duhet t’u kthejmë vendeve që zhvillojnë tregti me klerin rreth 70 milionë dollarë, sepse mungojnë mallrat e eksportit për të balancuar importin e mallrave.
Kemi marrë rreth 100-120 milionë dollarë kredi bankare. Këto kredi duke mos e vënë eko- ... (Vijon në faqen 6)
Zotërinj deputetë
you
DEGËS SË BANKËS SË SHTETIT TË GJITHË RRETHEVE
Me porosi të Këshillit të Ministrave ditët e grevës nuk do të paguhen. Banka të kontrollojë çekun duke kërkuar nga ndërmarrjet dokumentet përkatëse. Ajo mban përgjegjësi për pagesat e mësipërme.
Drejtori i Përgjithshëm i Bankës së Shtetit
(NIKO GJYZARI)
Shënim. i red. Këtu nga ky rregull përjashtohen drejtorët dhe administratorët e ndërmarrjeve!