Greva e përgjithshme u ndërpre dhe njerëzit po i kthehen punës
Për 26 ditë me radhë Shqipëria përjetoi grevën e përgjithshme që e paralizoi jetën ekonomike.
Sa shumë do të thotë 26 ditë jo punë për ekonominë e rrënuar shqiptare, ndoshta miliona e miliona lekë humbje, por po kaq shumë edhe u fitua në këto ditë.
Kriza e rëndë ekonomike e politike, gjendja tepër e vështirë e masave punonjëse, e mbi të gjitha kriza e besimit që kishte përfshirë njerëzit mbarë, sollën ndërprerjen në masë të punës pothuajse në të gjitha rrethet e vendit. Punëtorët s’i besonin më qeverisë moniste, s’i besonin partisë në pushtet që për 46 vjet me radhë solli fare pak gëzime në jetën e tyre shoqërore e familjare. Tashmë kupa ishte mbushur dhe s’duronte asnjë pikë më shumë. Punëtorët kishin kërkesa. Të 17 kërkesat e tyre mund t’i përmbledhësh në një: për të punuar e për të jetuar si njerëz. Po qeveria e zotit Nano (binjake e qeverive të mëparshme), ishte krejt e paaftë për t’i plotësuar këto kërkesa, ndaj edhe dorëheqja e saj u prit e u përshëndet me gëzim nga të gjitha forcat demokratike e përparimtare në vend.
Zgjidhja e re politike që solli krijimin e qeverisë pluraliste të stabilitetit kombëtar, hapi «drithën jashtë» drejt rimëkëmbjes dhe përparimit të atdheut. Por mbi të gjitha ajo u rikthye besimin njerëzve. Tani në pushtet janë tërë forcat politike, bashkëpunimi i të cilave do të sjellë, jo vetëm unitetin e popullit, por edhe stabilitetin politik e ekonomik të vendit.
Pikërisht këtë uniteti dhe situatës mbarekombëtare i shërbeu edhe ndërprerja e grevës së përgjithshme dhe fillimi i punës. Nga ana e punëtorëve ky ishte një gjest sa human aq edhe tolerant e fisnik. Në të njëjtën kohë ata kërresin nuk do të heqin dorë nga lufta për plotësimin e kërkesave të tyre të drejta. Marrëveshja që u arrit ndërmjet kryeministrit, partive politike dhe sindikatave të pavarura ishte një fitore e madhe. Kryeministri Ylli Bufi u angazhua që në programin e qeverisë së re, të përfshijë rritjen e pagave; duke filluar me 25 përqind që nga 15 korriku 1991 e duke vazhduar në mënyrë të shkallëzuar si dhe për zgjidhjen ligjore të çështjes së Shkodrës. Po kështu 5 ditë pas shpalljes se qeverisë së re do të zhvillohet një takim me BSPSH ku do të përcaktohen mënyrat dhe afatet e zgjidhjes së 17 kërkesave të paraqitura dhe atyre specifike të ndërmarrjeve.
Kështu që dje puna filloi në të gjithë rrethet e vendit me përjashtim të Shkodrës, stacionove hekurudhore dhe ndonjë ndërmarrje tjetër. Tirana dhe qytetet e tjera po e rifitojnë gjallërinë. Le të jetë ky rifillim pune një hap i rëndësishëm drejt stabilitetit kombëtar.
MEHILL TANUSHI
Dr. Sali Berisha pret delegacionin e Bankës Evropiane për rikonstruksion dhe zhvillim
Më 10.6.1991 ora 19.00. Dr. Sali Berisha priti në selinë e Partisë Demokratike një delegacion të Bankës Evropiane për rikonstruksion dhe zhvillim.
Delegacioni i Bankës Evropiane përbëhej nga Sylvia Jay, shefe e zyrës politike, Andre Neuberg shef i Këshillit Ligjor, Erwin Neirop Këshilltar Legal dhe Joshua Charap ekonomist. Komisionit të qytetit të Tiranës. Mbas prezantimeve dhe përshëndetjeve të rastit fjalen e mori e para z. Sylvia Jay e cila foli për kërkesën e bërë nga qeveria shqiptare për t’u bërë anëtare e Bankës Evropiane për rikonstruksion dhe zhvillim. Dr. Sali Berisha bëri një panoramë të shkurtër të zhvillimeve në Parlament mbi bazën e të drejtave të njeriut dhe parimeve të Helsinkit. Z. Sylvia Jay dhe z. Andre Neuberg i vlerësuan mjaft pohimet dhe mendimet e z. Berisha dhe shprehën gatishmërinë e tyre për të ndihmuar në pranimin e Shqipërisë në Bankën Evropiane për t'u bërë anëtare e Bankës Europiane të shkurtër të zhvillimeve demokratike në Shqipëri gjatë kohëve të fundit duke vënë theksin në miratimin e paketës së ligjeve të drejtat e pranimin e Shqipërisë në Bankën Europiane për rikonstruksion dhe zhvillim. Në përfundim të dy palët shprehën kënaqësinë për takimin e bërë. Është bërë tashmë evidente se rinovimi i Partisë së Punës do të bëhet pasi të ndahet përfundimisht me të kaluarën. Kjo sjell edhe [vijon jashtë kuadrit]. … [teksti i prerë në krye] … iu përmbajt konkluzionit të «gabimeve dhe arritjeve». Qëndrimi i tij në këtë kongres është i lidhur me rolin që i ka ngarkuar historia si President që të demokratizojë vendin dhe njëkohësisht të ruajë ekuilibrin social. Në këtë kontekst vlejnë që të përshëndeten përcaktimet e kujdesshme ashtu siç kërkohet që ai të ndikojë në veçimin e konservatorëve si një fraksion i dobët brenda kësaj partie apo në një organizatë tjetër. 11 Qershor 1991
Prirjet për vazhdimësi dominojnë mbi rinovimin
VEZHGUESI I KONGRESIT TË 10-të TË PPSH
- AUTOKRITIKA PËR TË KALUARËN S’ËSHTË E PLOTË PA DENONCUAR DIKTATORIN DHE KRIMET QË U BËNË GJATË DIKTATURËS.
- VAZHDIMËSI E POLITIKËS SË «PASTRIMIT» TË PARTISË. -
- KUR NUK RESPEKTOHET MENDIMI I LIRË I DELEGATIT QË FLET NGA TRIBUNA, DEMOKRACIA MUNGON.
Ashtu siç e përcaktuan vetë liderët e Partisë së Punës, kongresi i 10-të i tyre i jep vërtet shansin historik për t’u ndarë nga e kaluara dhe për të krijuar një Parti Socialiste sipas modeleve Evropiane.
Por gjatë punimeve të dy ditëve të para më 10 dhe 11 qershor nuk po duket që ky shans të shfrytëzohet si duhet.
Duke u nisur nga raporti i mbajtur nga zoti Xhelil Gjoni dhe prej plenumeve të fundit mund të thuhet se brenda kësaj partie ka forca që vërtet kërkojnë ta rinovojnë atë. Sipas analizës që bëhet dhe brenda Partisë ekzistojnë dhe forca të tjera. Zoti Gjoni tha se në pjesë e anëtarëve të partisë janë që të mos bëhen ndryshime, një pjesë tjetër janë për një reformë të thellë dhe distancim nga gabimet dhe disa të tjerë kërkojnë ndarje nga trashëgimia ideologjike e botëkuptimore. Në këtë kushte procesi i rinovimit nuk është dhe aq i lehtë sa duket nga që është e nevojshme që të futësh në një thes njerëz me pikëpamje të ndryshme për të njëjtën gjë që detyrimisht të ndan, siç është diktatura.
Kjo vështirësi objektive në një mënyrë apo në një tjetër diktoi edhe përcaktimet evazive në raport. Duhet thënë se raporti në tërësi përshkohej nga një frymë autokritike. Analiza e politikës së gabuar që çoi në ashpërsimin e luftës së klasave, në centralizimin e pushtetit etj. dhe e fetishizimit të parimit të mbështetjes në forcat tona e dhjetra parimeve famëkeqe, e parë në kontekstin historik, zinte një vend të rëndësishëm. Megjithatë faktet historike dhe analizat e bëra aty, ishin renditur në një mënyrë të tillë që të arrinin konkluzionin i përsëritur shpesh kohët e fundit, se janë bërë gabime por kemi pasur edhe arritje. E njëjta analizë dhe i njëjti konkluzion u arrit edhe për figurën e Enver Hoxhës. Vërejtjet dhe konsideratat lidhur me njerëz vlerën për t’i marrë me — [teksti vazhdon jashtë kornizës]
Në tribunën e kongresit, ditën e dytë të tij e morën fjalën mjaft delegatë, një pjesë e të cilëve si Dritëro Agolli dhe Qamil Buxheli u përpoqën që të bëjnë një analizë më transparente ndaj së kaluarës. Në kushtet e një procesi për demokratizimin e vetë partisë, është e logjikshme që anëtarët e saj të dëgjohen në të njëjtin interes për mendimet e tyre të lira. Respektimi i këtij kushti është alfa e demokracisë. Por mënyra se si u procedua gjatë fjalës që mbajti z. Agolli tregoi për të kundërtën. Ndërprerja e fjalimit të tij me pasthirma individuale dhe me ovacione kolektive është larg normave demokratike. Nuk mjaftuan këto, dhe pasi ai mezi e mbaroi fjalën, një delegat pa u prezantuar u çua nga vendi dhe pa kërkuar fjalën e pa ja dhënë kush hyri në tribunë njëlloj si në antimitingjet që janë bërë në Tropojë e rrethe të tjera e filloi të kundërshtojë. Z. Halil Lala që drejtonte seancën u përpoq që të mos e lejonte anonimin të fliste, por nuk ja arriti qëllimit. Siç duket ka forca konservatore dhe ekstremiste brenda kësaj partie që nuk kontrollohen dot as në kongres.
Seanca e mbradsitës së ditës së parë të kongresit u zhvillua me dyer të mbyllura. Sipas thashethemeve, që si gjithnjë kanë qenë vendin e lajmit zyrtar në të tilla raste, aty të pranishtëm diskutuan e u fërkuan deri në orën 2.00 pas mesnatë. Siç doli nga shkrimi i botuar në «Zërin e Popullit» dhe nga komentet e diskutantëve që morën fjalën të nesërmen, aty janë përcaktuar udhëheqësit që kanë kaluar e kanë shfrytëzuar detyrën për privilegje personale. Rezultati: 9 ish zyrtarë të lartë partiakë u përjashtuan nga partia dhe 8 të tjerë u përjashtuan nga Komiteti Qendror i saj. Ky bilanc nuk është edhe «shumë sensacional». Edhe në kongrese të tjera të PPSh-së janë përjashtuar të tillë. Madje edhe më keq: disa janë internuar, futur në burg apo pushkatuar.
Në po këtë seancë e mori fjalën edhe z. Ramiz Alia. Duke bërë një kritikë dhe autokritikë realiste të së kaluarës ai gjithsesi të përshëndeten përcaktimet e kujdesshme ...
At Artur Liolin kryeson meshën në Kishën Ortodokse në Tiranë
Të dielën më 9.6.1991 në Kishën Ortodokse të Shën Vangjelizmoit në Tiranë, u zhvillua një ceremoni e madhe fetare, të cilën e kryesoi At Artur Liolin.
Në këtë meshë morën pjesë At Dionis Schutte, At Ago Petri, kryedhjaku Sotir Kanxheri dhe nëndhjak William Poist.
Sipas njoftimit të bërë që më parë për këtë meshë dhe për pjesëmarrësve të saj, në të pjesëmarrësve të nderuar të Kishës së Shën Gjergjit të Bostonit, në Kishë që në orën 7 të mëngjesit u grumbulluan një numër shumë i madh besimtarësh.
Ishin ftuar të merrnin pjesë përfaqësues të sekteve fetare, të përfaqësive diplomatike, të Komitetit për marrëdhënie me botën e jashtme, të partive të ndryshme politike etj.
Para fillimit të meshës, At Artur Liolin dhe shoqëruesit e tij, në emër të besimtarëve ortodoksë të Tiranës i përshëndeti teologu zotni Dhimitër Beduli. Pas tij At Artur Liolin në emër të shqiptarëve të Amerikës dhe të kryepeshkopatës ortodokse në Boston përshëndeti besimtarët ortodoksë të Shqipërisë dhe gjithë popullin shqiptar. Midis të tjerave ai tha: «Ju të dashurit vëllezër e motra po na pritni dorën, ndërsa ne duhe[t] t'ju pulitim duve këmbët, për besimin tuaj ndaj Zotit, se keni e kenst ruajtur të ndezur në zemrat tuaja me shumë sakrifica për 24 vjet dhe ta keni ushqyer dhe juve».
Pas kësaj përfaqësues të sekteve fetare përshëndetën ardhjen e At Artur Liolinit në vendin e tij.
Në emrin e bashkësisë Islame përshëndeti Dr. Shefqet Ndroqi, në emrin e sektit Bektashian, zoti Ibrahim Hasnaj, në emër të sektit Halvetian zoti Muharrem Shehu dhe në emrin e Komisionit Fetar të Partisë Demokratike, zoti Galip Kallaixhi.
Pastaj filloi mesha e cila u shoqërua nga kori i përgatitur dhe i drejtuar me aq mjeshtëri dhe talent nga dirigjenti i mirënjohur Leno Koço.
Pas meshës At Artur Liolini ju ndau besimtarëve me dorën e tij nafore (copa bukë të bekuar). Fjalët gjithë emocion të thëna pas meshës nga At Artur Liolin se «kjo ditë që për mua e kolegët e mi që më shoqërojnë dita më e bukur, më e lumtur dhe më e gëzuar e jetës sonë» ngjallën një gëzim të madh tek të gjithë pjesëmarrësit.
Gjithashtu të shtunën më 8.6.1991 At Artur Liolin dhe kolegët e tij kryen po në këtë kishë shërbesat fetare të pagëzimit duke gëzuar atë ditë rreth 200 veta dhe jo vetëm familje të vegjël, por edhe të rinj e të reja.
Gjithashtu, këto ditë At Artur Liolin dhe personat që e shoqëronin do të kryesonin ceremonitë të tjera fetare në Durrës, Berat, Korçë, e në qytete të tjera të vendit tonë.
Duartrrokje për Enverin, heshtje për Ramizin
Refleksion
Meritat e Enverit u duartrokitën gjatë nga Kongresi i 10-të i PPSH, ndërsa pjesa e raportit ku flitej për rolin akselerues të Ramiz Alisë në procesin e demokratizimit të vendit u përcoll në heshtje, duke krijuar kësisoj një kontrast të dukshëm në qëndrimin e delegatëve ndaj dy liderëve të Partisë.
Pas vëzhguesve, edhe ky detaj i vogël flet kundër aksionit rinovues të PPSH, e cila, përmes delegatëve në Kongres manifestoi nostalgjinë për simbolin e diktaturës së rrëzuar, Enver Hoxha dhe pakënaqësinë ndaj Ramiz Alisë, i cili jo më larg se dje është vlerësuar si reformator e flamurtar i demokracisë nga vetë PPSH. Dhe vërtetë: Nëse kjo Parti i lejon vetes të shpallet flamurtare e demokracisë, siç edhe ka shkruar në pa[r]ullat e rrugës, atëherë kë ka si simbol? Anëtarët e byrosë politike që i përjashtoi nga Partia, Enverin e vdekur? O tempora! Çuditë vijnë kur triumfoi ma-rrezia.
PETRIT GJONI
EMËROHET QEVERIA E STABILITETIT TË VENDIT
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, zoti Ramiz Alia, në mbështetje të paragrafit të tretë të nenit 33 të ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991. «Për dispozitat kryesore kushtetuese», mbi bazën e propozimit të Kryetarit të Këshillit të Ministrave, Ylli Bufi, me dekret numër 4, datë 11.6.1991, vendosi emërimin e Qeverisë së stabilitetit të vendit me këtë përbërje:
1. Kryetar i Këshillit të ministrave — Ylli Bufi
2. Zv. kryetar i Këshillit të Ministrave dhe Ministër i Ekonomisë — Gramoz Pashko
3. Zv. kryetar i Këshillit të Ministrave Zëvendës Kryeministër — [emri i paqartë në shtyp]
4. Ministër i Punëve të Jashtme — Muhamet Kapllani
5. Ministër i Mbrojtjes — Perikli Teta
6. Ministër i Rendit Publik — Bajram Yzeiri
7. Ministër i Drejtësisë — Shefqet Muçi
8. Ministër i Financave — Genci Ruli
9. Ministër i Burimeve Minerare dhe Energjetike — Drini Mezini
10. Ministër i Industrisë — Jordan Misja
11. Ministër i Ushqimit — Vilson Ahmeti
12. Ministër i Bujqësisë — Nexhmedin Dumani
13. Ministër i Lidhjeve Ekonomike me Jashtë — Fatos Nano
14. Ministër i Tregtisë së Brendshme dhe Turizmit — Agim Mero
15. Ministër i Ndërtimit — Emin Mysliu
16. Ministër i Transporteve — Fatos Bitincka
17. Ministër i Arsimit — Mago Lakrori
18. Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve — Preç Zogaj
19. Ministër i Shëndetësisë — Sabit Broka
20. Kryetar i Komisionit të Kontrollit të Shtetit — Alfred Karamuço
21. Kryetar i Komitetit të Shkencës dhe të Teknikës — Petrit Skënde
22. Sekretar Shteti i Ekonomisë — Leontiev Çuçi
23. Sekretar Shteti i Bujqësisë — Resmi Osmani
24. Sekretar Shteti i Arsimit — Paskal Milo
(ATSH)
KRONIKE ** KRONIKE ** KRONIKE
Ditën e premte, ora 16, në shkollën «Partizani» të kryeqytetit u zhvillua një takim i banorëve të zonës 218 me deputetët Franko Krrogi, Azem Hajdari, Ylli Vesiu.
Deputeti F. Krrogi foli për veprimtarinë e për gjendjen e grupit parlamentar të PD-së në Kuvendin Popullor.
Z. Azem Hajdari, duke përshëndetur pjesëmarrësit e takimit, theksoi se zgjidhja e re politike përbën një faktor të rëndësishëm për stabilizimin politik e ekonomik të vendit, për sigurimin e ndihmave e kredive nga jashtë, për garantimin e qetësisë sociale.
Korresp i «RD-së»
Dega e Tiranës e PD-së ka zhvilluar kohët e fundit një veprimtari të dendur me fshatin Janë krijuar seksione të reja si p.sh në fshatrat Mazrek, Kus, Picar, Yrshek, Gërdec, Tapizë, etj. Gjithsej në fshat kemi 70 seksione nga 30 që ishin përpara zgjedhjeve të 31 marsit. Me rastin e kësaj të rezervave të PD-së në këto fshatra si dhe në fshatra të tjera me seksione më të vjetër si në Domje, Bregu i Lumit, Kodër-Kamëz, Kashar, Kamëz, Valias etj, aktivistët e PD-së si z. D. Shehi, P. Rama, Gj. Borova, S. Trocki kanë vajtur dhe kanë zhvilluar biseda interesante për programin e PD-së dhe për problemet e situatës si dhe u janë përgjigjur shumë pyetjeve të pjesëmarrësve. Nga ana e fshatarëve është shfaqur një pakënaqësi e madhe ndaj vendimit të Qeverisë së F. Nanos për fshatin si ndarje dhe ndaj projekt vendimit për pagat dhe çmimet. Me këtë rast është bërë organizimi i seksioneve duke u zgjedhur në krye të tyre njerëzit më të mirë.
Mungesa e mjeteve të komunikacionit ka bërë që mbledhje të tilla të mos zhvillohen në të gjitha pellgën e fshatrave të Tiranës. Është programuar që kjo të bëhet sa më shpejt sidomos në fshatrat malore si Shëngjergji, Kllojkë, Vrap etj.
PËRPARIM RAMA
Anëtar i Komisionit të fshatit të PD