Vizita e Sekretarit të Departamentit amerikan të Shtetit Xhejms Bejker në vendin tonë prej ditësh vazhdon të jetë tema qendrore e bisedave tona. Jehona e saj është përhapur në të gjithë vendin, duke u bërë kudo burim shprese dhe optimizmi për të ardhmen, krizën e rëndë ekonomike dhe krizën e madhe të besimit. Të gjithë mendojnë si e si ta bëjnë sa më madhështore pritjen e mikut të shquar, si e si t’i jetojnë sa më pranë e plotësisht emocionet e kësaj vizite historike. Nëpër rrugët e qyteteve shuhet automjete e njerëz flamurë amerikanë.
Por jehona e kësaj vizite nuk është shprehur vetëm me qarqëllimin e flamurëve. Në disa qytete të vendit, me dëshirën e nismën e vetë qytetarëve dhe me mbështetjen e komisioneve drejtuese të degëve të PD-së, janë organizuar mitingje popullore. Kështu të mërkurën e të enjten janë zhvilluar mitingje e manifestime masive, me pjesëmarrjen e mijëra e mijëra qytetarëve e fshatarëve në Korçë, Fier, Elbasan, Shkodër, Rrëshen, Burrel, Kavajë, Përmet, Pukë, Sarandë etj. Në to kanë marrë pjesë edhe anëtarët e Komisionit Drejtues të PD-së si dhe të ngarkuar nga përfaqësia amerikane në Tiranë.
Këto mitingje janë shndërruar në manifestime të mëdha e të vetëdijshme të respektit e të dashurisë së popullit tonë për popullin e madh amerikan, të mirënjohjes sonë për përkrahjen e madhe që i kanë dhënë Presidenti Bush, z. Xhejms Bejker dhe gjithë Qeveria amerikane çështjes së Kosovës dhe pranimit të vendit tonë në KSBE, dëshmi të qarta të këtyre ndjenjave kanë qenë parullat, thirrjet, prozimet e pjesëmarrësve për t’u dhënë emrat e disa prej personaliteteve të sotëm amerikanë shesheve apo objekteve me të rëndësishme të qyteteve të tyre. Këto ndjenja vlonin edhe në telegrame e përshëndetje dërguar Presidentit Xhorxh Bush, z. Xhejms Bejker dhe komisionit Drejtues të PD-së.
Një ditë historike për Shqipërinë
- INTERVISTE E dr. SALI BERISHES -
Në lidhje me pranimin e Shqipërisë në KSBE, dr. Sali Berisha, kryetar i PDSH, i cili ishte një nga anëtarët e delegacionit shqiptar, i dha gazetës Berlini këtë intervistë:
- Doktor Berisha, sot Shqipëria u pranua anëtare e KSBE-së. Çfarë mund të na thoni lidhur me këtë ngjarje?
- Sot kam qenë tepër i emocionuar sepse asistuam vërtet një ditë historike për Shqipërinë, ditën të cilën vendi ynë u pranua në familjen e popujve nga e cila tragjikisht e pat ndarë politika izolacioniste e diktatorit Enver Hoxha, okupacioni bolshevik që zgjati gjysmë shekulli. Gjithë jetën time më janë kujtuar vargjet e Fan Nolit «Pranë detit i palarë, pranë dijes i panxënë». Shpresoj se dita e sotme shënon fundin e kësaj periudhe dhe fillimin e një historie të re për Shqipërinë që do t’i rikthejë dhe do t’i pasurojë kombit tonë të gjitha vlerat dhe të drejtat e tij që ai i meriton njëlloj si popujt e tjerë të Evropës. Të drejtat dhe liritë e individit në Shqipëri do të kenë një dimension dhe koncept të ri. Që sot edhe mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve në Kosovë, në Camëri dhe kudo që jetojnë do të njohin një etapë të re. Ato do t’i mbrojnë një shtet amë, me mbështetjen e fuqishme të organizatave dhe e organeve ndërkombëtare të cilat ajo ka aderuar. Pra, 19 qershori do të mbetet një ditë e shënuar në historinë e demokracisë së Shqipërisë. Ajo mbështetet me 24 qershor. Me fjalë të tjera, ky muaj, qershori, realizoi edhe ëndrrat e demokratëve të 24-ës.
- Gjatë qëndrimit tuaj në Berlin ju u takuat edhe me kancelarin e Gjermanisë Helmut Kol. Do të dëshironim të na bënit një përshkrim të shkurtër të këtij takimi.
- E falenderova zotin Kol për kontributin e tij të madh dhe të qeverisë gjermane për pranimin e Shqipërisë në KSBE. Gjë që qëndron në jetën historike për demokracinë dhe forcat demokratike në Shqipëri. Gjithashtu e njoh ka kancelarin e Gjermanisë Federale me zhvillimet e reja politike në Shqipëri, rolin e rëndësishëm që PD ka luajtur dhe luan në të gjitha këto zhvillime dhe në gjithë jetën politike të vendit, si një parti me rol kryesor në opozitën shqiptare, me luftën e saj për vendosjen e plotë dhe përfundimtare të demokracisë në Shqipëri. Në këtë bisedë unë i theksova zotit Kol se Shqipëria po ndron sistemin dhe në këtë proces ajo përjeton vështirësitë të mëdha ekonomike, psikologjike dhe politike, të cilat u krijuan nga sistemi i vdekur totalitar socialist. Në këtë periudhë PD dhe forcat demokratike në Shqipëri shpresojnë dhe besojnë se lufta dhe përpjekjet e tyre për demokraci nuk do të bien në boshllëk po që se demokracitë do ta ndihmojnë Shqipërinë dhe se Gjermania do t’i ndihmojë shqiptarët aktivisht në rrugën teknike, ekonomike dhe intelektuale për t’u integruar në procesin evropian. Kancelari Helmut Kol shprehu ndjenjat e simpatizë për popullin shqiptar dhe për Shqipërinë dhe tregoi një interes të madh mbi zhvillimet politike në Shqipëri. Ai shprehu dëshirën dhe përkrahjen e tij për vendosjen e demokracisë së vërtetë në vendin tonë, gatishmërinë e plotë të qeverisë gjermane për të ndihmuar Shqipërinë dhe popullin shqiptar në kapërcimin e këtyre vështirësive të mëdha që po jopon. Së fundi e ftova zotin Kol që të vizitojë Shqipërinë në një kohë që ai do ta zgjejë të përshtatshme. Kancelari Helmut Kol e pranoi me kënaqësi ftesën.
- Në këtë ditë entuziazmi kombëtar për ardhjen e zotit Bejker në Shqipëri s’mund të mos na kujtohet një film spanjoll i shfaqur shumë vjet më parë me titullin: «Mirëseerdhe zoti President». Banorët e një fshati të varfër shpresojnë në këtë film që presidenti amerikan do t’i sillte gjithçka që ata dëshironin në vendin e tyre. Historia tregon se që nga ajo vizitë kaluan shumë vite deri sa fshatari spanjoll arriti t’i kishte pronën, shtëpinë, traktorrin dhe vetrën e vet. Kjo ka qenë njëkohësisht edhe koha e humbur për fshatarin tonë, që në vend t’i këshillave dhe mundësive që afronte në atë kohë Amerika, u detyrua të shëkonte në rrugën e dështuar të kolektivizimit dhe komunave.
«Kohët po ndryshojnë, një jetë e re po lind gradualisht». Këto vargje të Shilerit marrin tani kuptim e vërtetë, sepse për herë të parë po i përkasim kohës ku po jetojmë, po pranohemi që ekzistojmë si komb evropian, po bëhemi «miq», siç dëshironin rilindasit. Vizita e zotit Bejker, pas asaj të zotërinjve De Mikels dhe Gensher është një njohje e këtij fakti, e këtij realiteti që u krijua jo nga iniciativa e një personi, por nga vullneti e ndryshura të një populli po aq të lashtë sa Evropa.
Mirëseerdhët zot Bejker! Këto fjalë mik i nderuar do t’i dëgjojë së pari nga qytetarët. Kështu e do protokolli, sepse të vërteta ata që e ftuan Bejkerin nuk gjenden në aeroport apo në sallat e pritjes, por në rrugët e Tiranës. Studentët, punëtorët, intelektualët, fshatarët, ushtarët, policët, njerëzit më të thjeshtë për të cilët demokracia dhe Amerika janë sinonime. Ayre diktatura u mori gjithçka, përveç të drejtave të tyre të thellë, të drejtën për të ëndërruar. Endrra amerikane s’është më pako dhe pak dollarë që vijnë nga perëndimi nga një një kushtur 80 vjeçar. Është një kohë e re që po fillon mbi gërmadhat e diktaturës.
Zoti Bejker! Mirëseerdhë!
Ne na duhen ndihma, për të treguar se jemi një komb jo i zakonshëm. Si dëshmi ju japim besën tonë shekullore!
TE NJOHIM AMERIKEN
- KUFI PA BAJONETA -
SHBA dhe Kanadaja ndahen nga një kufi me gjatësi 6400 km. Gjatë gjithë këtij kufiri nuk ka ushtarë të armatosur, asnjë aeroport ushtarak apo topa kundërajrorë. Rrjet që do 70 km, ka një stacion doganor dhe zyra të emigracionit. Kudo ndërmjet këtyre stacioneve njeriu mund të kalojë pa takuar nëse rrethoje burrat të armatosur janë rojët doganore të cilët mbajnë vetëm nga një revolver. Kalimi prej SHBA në Kanada është një gjë fare e lehtë. Udhëtari nuk takon asnjë roje të armatosur, as që i bëhen pyetje të shumta në stacionin e doganës. Zakonisht mjafton fjala e udhëtarit që s’mban mall kontrabandë me vete, për ta lejuar të kalojë. Amerikanët që njohin atë kufi të thjeshtë dhe që e kalojnë atë shpesh, njihen prej doganjerëve. Roja i thërrët nga larg me emër e i pyet nëse kanë ndonjë mall për të deklaruar. Udhëtari qesh, tund kokën dhe kalon pa u ndalur.
Në kufirin ndërmjet dy shteteve dhe deri brenda në Kanada e Amerikë shtrihet një zonë prej 880 hektarësh që është quajtur «Kopshti ndërkombëtar i paqes». Në këtë zonë kufiri ndërmjet dy shteteve nuk ka shtylla betoni e tela me gjemba, por një tryezë lidhne të quhur me gjersi 50 m që kalon përmes pyjeve. Ky është bërë Kopshti më i madh i botës. Aty, mbi një bazament gurësh është vendosur një pllaka metalike me këtë mbishkrim: Zoti më mbështet në të. Të dy kombet i dedikojnë Këtë kopsht Dhe betohemi, Se deri sa të jetojnë njerëz në këtë botë, Nuk do të përdorim armë Njëri kundër tjetrit.
Tomas Xheferson (1743-1826) është quajtur shenjtì udhëheqës i demokracisë». Ishte presidenti i tretë i SHBA. Ai donte t’i jepte çdo njeriu mundësinë të bëhej shtetas i mirë dhe zot i fateve,\n(Vijon në faqen 2)
PD - forcë politike me prestigj ndërkombëtar
Qysh në fillim të jetës së saj, Partia Demokratike i kushtoi një rëndësi të posaçme marrëdhënieve të jashtme. Dhe në këtë fushë të rëndësishme për të ardhmen e vendit trashëgimia që tepër e rëndë: kudo në botë për Partinë e Punës qëndronin armëta ime kapatalistë e revizionistë, që pengonin zhvillimin e marrëdhënieve normale me vendet e huaja. Nga ana tjetër për çdo problem që vendi i fushësohen e përgjigje e huaj. Fantazmagoria në këtë drejtim ishte sharrut kulti e pa para. Një propagandë e shtrënguar për skenarë të jashtëm në e vënë në përmbysjen me shqiptarë të pushtetit popullor, përpjekjeve e shtetas që vepronin në mënyrë të saktë e përshtatës e qeverisjes të cilën që qeverisja e popullit Pati përpjekje suldime përndryshe shtetare etj. Ti qëndron këtij faktori në atë e llogjike të rënda, nuk ndërronte mëmër të Shqipërisë. Aksion të gjitha me shtrëngimet politike e jashtë në përpjekje që kanë të bënë që së shtetin mundësinë për të qenë në çdo pikë të rrugë politike të jashtme.
Partia Demokratike u përpoq të përvonte edhe në këtë terren të rënduar. Delegacionet të saj ndërmorën nisma e siguruan kontakte me një sërë vendesh evropiane, si dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkëbiseduesve iu shpjeguan me shenjat problemet tona politike e ekonomike, si dhe përpjekjet për të demokratizuar jetën e vendit në të gjitha drejtimet. Duhet theksuar se prestigji e kredibiliteti i PD-së në arenën ndërkombëtare u rrit ndjeshëm qysh në muajt e parë të ekzistencës së saj, jo vetëm i shëndërrimeve dhe diktaturës me zyrtarët e burrokratisuar shqiptarë të specializuar, po edhe në marrëdhëniet me palëpërfshëm (lidhur për Bashk? Nda) edhe kanë kërkim të parë për tregtisë e përshtatës e PD-së që tek partët e tjera të opozitës demokratike. Është kjo arsyeja që edhe qeveritë evropiane, si dhe delegacionet e PD-së në Bruksel, selli e vendeve ana.
(Vijon në faqen 2)
Kancelari Helmut Kohl priti Kryetarin e Partisë Demokratike Prof. Dr. Sali Berisha
Kancelari Helmut Kohl priti në një takim të veçantë, në një nga sallat e Rajshtagut, Prof. Dr. Sali Berisha kryetar i PD-së. Në këtë takim, i cili u zhvillua në një frymë të përzemërt dhe miqësore, Prof. Dr. Sali Berisha e falënderoi përzemërsisht Kancelarin Kohl për kontributin e madh që ai dhe qeveria Gjermane dhanë për pranimin e Shqipërisë në KSBE, gjë që shënon një fitore historike për demokracinë dhe forcat demokratike në Shqipëri. Ai gjithashtu e njohu Kancelarin Kohl me zhvillimet e reja politike në Shqipëri, rolin e rëndësishëm që Partia Demokratike ka luajtur dhe luan në jetën politike të vendit, luftën e saj për vendosjen e plotë dhe përfundimtare të demokracisë në vendin tonë. Kancelari Kohl shprehu dëshirën dhe përkrahjen e tij për vendosjen e demokracisë së vërtetë në vendin tonë, gatishmërinë e plotë të qeverisë gjermane për ta ndihmuar Shqipërinë dhe popullin shqiptar për të kapërcyer vështirësitë që po përjetojnë në të gjitha fushat. Në fund Prof. Dr. Sali Berisha i ftoi Kancelarin Kohl në një kohë që ai ta gjejë të përshtatshme të vizitojë Shqipërinë. Kancelari Helmut Kohl pranoi me kënaqësi ftesën.
Kancelari Helmut Kohl, nga ana e tij, tregoi një interes të madh mbi zhvillimet politike në Shqipëri. Ai shprehu ndjenjat e simpatizë për popullin shqiptar dhe Shqipërinë, dëshirën dhe përkrahjen e tij për vendosjen e demokracisë në Shqipëri, gatishmërinë e plotë të qeverisë Gjermane për ta ndihmuar Shqipërinë dhe popullin shqiptar për të kapërcyer vështirësitë që po përjetojnë në të gjitha fushat. Në fund Prof. Dr. Sali Berisha i ftoi Kancelarin Kohl në një kohë që ai ta gjejë të përshtatshme të vizitojë Shqipërinë. Kancelari Helmut Kohl pranoi me kënaqësi ftesën.
BONI I GJELBER - MIKPRITESI YNE
E para gjë që të bie në sy në tokën gjermane, pasi ke zbritur nga avioni, është përvijimi i ngjyrës jeshile në peizazhin e zotëruar nga koordinat e ulta. Boni, i ndërtuar, ashtu si Roma e lashtë mbi shtatë kodrina duket edhe zhduket midis zonave të gjelbërta me ndërtesat e stilit barok dhe neoklasik.
Vetëm ndërtesa e Bundestagut ngrihet mbi të 30 katet e saj për veshura me xham mbi këto peizazhe të gjelbërta, si simbol i zotërimit të tij mbi rregullit. Këtu punojnë pjesa më e madhe e 5000 nëpunësve që ndihmojnë parlamentin gjerman të verë në lëvizje mekanizmin e shtetit dhe ta kontrollojë atë.
Vetë salla e mbledhjeve e Bundestagut është një depo e vjetër e u e adoptuar, ku nuk është herë që vend flutur që qëndron mbi kokat e deputetëve të dëshmuar e një kipëjse drejt presgat. Zakonisht dy herë në javë bëhen aty mbledhjet plenare për diskutimin e miratimin e ligjeve, por ato kanë kalë u kalu projedurë të tërë përmes komisioneve dhe grupeve parlamentare. Aty që vjen nga Lidhja e duket që gjatë diskutimeve marrin pjesë vetëm pak deputetë, ndërkohë kur lozhat janë gjysmëmbushur, me mbushur edhe vizitorët. Në fakt deputetët e tjerë janë gjithashtu në punë, në komisione e grupe parlamentare, në kontrolle të veprimtarisë shtetërore, takime e vizita ndërkombëtare. Në momentin e votimit zilet e instaluara në tërë ndërtesat parlamentare tërheqin vëmendjen edhe deputetëve në sallën e mbledhjes plenare dhe kjo është koha që të gjithë vëmendja të drejtohet mbi lozhat, kur plitja e kësaj salle mbushet. Të ftuar nga Bundes- tagu gjerman për një vizitë përshtatshme, ne patëm mundësi të ndjekim nga lozha e nderit një pjesë të diskutimeve që deputetët zhvilluan mbi ligjin e mbrojtjes financiare të ndërmarrjeve dhe të kushteve në landet e reja, që quhet tani pjesa lindore e republikësuar.
Të peshë ditët e qëndrimit, të ndjekura me takime, përmbusheshin të një kujtueshëm të rëndësishëm, se ne vetmi, si dita e Shqipërisë në Bon. Kudo na pritën me simpatinë më të madhe, jo vetëm si përfaqësues të grupit parlamentar të opozitës, por edhe të një vendi që ka kryer një hap të madh e të sigurt drejt demokracisë. Kudo linin të informuar shumë mirë mbi gjendjen në Shqipëri dhe përshmarrjen e opozitës në qeveri e quanin bazën mbi të cilën mund të zhvillohen lirshëm marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Evropës.
Këtë përshkrim e kujtuan që në takimin tonë të parë me Sekretarin e Shtetit për Bashkimmin Ekonomik, z. Lengl, i cili na tha hapur se qeveria e tij ishte gati të ndihmonte për gjithëshka Shqipërinë. I thamë se ndihma për popullin shqiptar do të ishte mirë të bëhej në disa drejtime. Se pari të mbështetet politikisht qeveria e re në përmbushjen vizitave të personaliteteve politike dhe të përkrahet hyrja e Shqipërisë në KSBE. Së dyti të rikthezion ekonomike dhe kul- turorëve me vendin tonë, që u ndërprenë pas ngjarjeve të 2 korrikut, si rezultat i qëndrimit aspak realist të qeverisë së atëhershme shqiptare. Së treti, të na jepë një ndihmë e shkallëzuar, duke filluar me atë humanitare dhe duke vazhduar me kreditë dhe bashkëpunimin ekonomik. Për pastaj edhe kësaj i fundit shprehim mendimin për shkëmbimin e specialistëve që do të le të punojë për një planifikim ekonomike dhe drejtim të ekonomisë së tregut. Si ndihma humanitare ne do të dëshironim të kishim jo vetëm ushqime dhe medikamente, por edhe lëndë të para për fabrikat, makineri, pajisje për fabrika, mjete mësimore për shkollat tona. Kjo sepse populli ynë nuk është në gjendje të jetojë me lemoshë dhe ka nevojë të punës e besimit tek mundësitë e punës së vet.
Zoti Lengl na tha se ministria e tij kishte vënë në dispozicion që prej disa kohësh një ndihmë prej 3000 ton grurë, por ende nuk kishte pasur përkrahjen formale nga qeveria shqiptare e cila të nesërmen i organizonte tona u njohura unë është nga ambasada. Ndihmë të tjera shtetërore dhe të shoqatave të ndryshme po përgatit e Gjermania, dhe tha, por me rënës?ësht shëtë ajo e përkrahur ekonomik e politikisht nga Gjermania për përgatitjen e një bashkëpunimi sa më të shpejtë dhe të frytshëm.
Ky mendim u konkretizua po atë ditë në takimin tonë me sekretarin e shtetit për Ekonominë, Dr. Riedl që shprehu i Shqyrnaut në vizitën e tij në Shqipëri. Njohuritë e tij për
(Vijon në faqen 2)
MESAZH MIQËSIE
Të shumtë janë ata që do ta quanim viziten e Bejkerit në vendin tonë «historike», duke shprehur me këtë gëzimin e madh që ndjen një popull i vogël, i shumëvuajtur, nga vizita që i bën atij një nga figurat kryesore të shtetit më të fuqishëm të botës. Por unë si njeri i shkencave ekzakte, i mësuar me arsyetimin analitik, që kërkon tek faktet domethënien e vërtetë të tyre, jam i prirur të kërkoj tek vizita e Bejkerit jo aq fort, sejsdijen, që një burrë i madh shteti i bën një populli të vogël, në një kohë mos përfilljes ndaj tij, por kuptimin e vërtetë të kësaj vizite. Vendimi i zotit Bejker, burrë shteti që ka aq shumë punë, për të vizituar vendin tonë tamam këtë javë, - pak ditë pas u krijua qeveria pluraliste e stabilitetit, - përmban në vetvete një mesazh me një kuptim të gjerë. Siç ndodh shpesh në diplomacinë e politikanëve të mëdhenj, fjalët e hapura janë më të kursyera se nënkuptimi e domethënia e vërtetë e një hapi diplomatik. Mesazhin e heshtur që përmban vizita e tij ne duhet të dijmë ta lexojmë.
Ja cili është, sipas mendimit tim, përmbajtja e plotë e nënkuptimeve të mesazhit që lidhet me vizitën e tij.
(Vijon në faqen 2)