29/06/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

29 qershor 1991

KOMUNIKATË e aktivit kombëtar të PD për problemet e fshatit

Më 24 qershor 1991 u mblodh në Tiranë një Aktiv për problemet e fshatit i organizuar nga Komisioni Drejtues i PD. Në aktiv morën pjesë drejtues e aktivistë të PD të rretheve, specialistë të bujqësisë etj. Aktivi analizoi gjendjen aktuale dhe problemet që kanë dalë në fshat dhe diskutoi masat që duhen zbatuar për të garantuar e konkretizuar më mirë punën me fshatin në kuadrin e zbatimit të programit të PD. Në aktiv u theksua situata tepër e rëndë që është krijuar në fshatin tonë si rrjedhojë e politikës thellësisht të gabuar dhe të paaftësisë të PPSH (sot PSSH). Coptimi i kooperativave bujqësore të bashkuara, rrëmbimi me forcë i bagëtive nga stallat e kooperativave dhe shkatërrimi i stallave, dëmtimet masive të prodhimit, braktisja masive e punës në kooperativa, rrëmbimi i grurit të porsarritur etj., dukuri të tilla që janë bërë tashmë të përditshme, tregojnë një ndjenjën e pasigurisë, frikës dhe të mosbesimit që ka mbërthyer masën e fshatarëve në të gjithë vendin. Tashmë fshatari e ka kuptuar se PPSH e ka në baltë, e tradhë- miljeve që janë aktualisht anëtarë të kooperativave bujqësore. Ndaria bëhet sipas numrit të frymëve që ka në çdo familje. Të përjashtohen nga kjo llogaritje pjesëtarët e familjeve kooperativiste që janë në marrëdhënie pune me shtetin. a. 4. Llogaritë për ndarjen e tokës të bëhen sipas kufijve të kooperativave të bashkuara e jo mbi bazë fshati. a. 5. Toka të ndahet për familjet në raport të drejtë mbi ujë dhe nën ujë. a. 6. Në ndarjen e tokës nuk do të merren parasysh kufijtë e pronave që kanë pasur fshatarët para kolektivizimit. T’u shpjegohet fshatarëve se në kushtet aktuale të fshatit tonë, kur popullsia e fshatit është rritur gjatë tre herë, kur në një pjesë të madhe të tokave janë bërë nga shteti e kooperativa investime të mëdha për sistemimin e ujitjen si dhe kur në shumë fshatra janë bërë lëvizje demografike të ndjeshme, respektimi i kufijve të vjetër të pronave bëhet i pamundur. a. 7 - Ndarja e tokës të bëhet me komision shtetëror të ardhur nga rrethi me pjesëmarrjen e ... që përfaqësojnë të zgjedhur terore të cilat duhet të shërbejnë më gjerë njësitë e tyre ekzistuese. b. Punimi i tokës së fshatarëve do të bëhet nga mjetet e SMT me tarifat që paguajnë edhe kooperativat bujqësore. g. Ndërmarrja e ujrave do të mbetet ekonomi shtetërore. Fshatarët do të ujisin tokën me grafik të hartuar nga këshillat popullorë të fshatit. Tarifat për ujitje do të jenë ato që zbatohen për kooperativat bujqësore. h. Shteti do të ndihmojë pronarët individualë me kredi me afat të shkurtër dhe afat të gjatë pa interes bankar për të intensifikuar prodhimin. Në këtë kuadër fshatarët mund të blejnë me kredi vjetore farat, plehrat kimike, pesticidet dhe të kryejnë punimet me SMT. Me kreditë me afat të gjatë mund të blejnë kafshë pune e prodhimi, makineri të ndryshme etj. Po ashtu në fazën e parë do të japë kredi pa interes dhe ndihma ekonomike falas për fshatarët e zonave malore për të rimëkëmbur ekonominë e tyre të rrënuar. i. Në kuadrin e masave për të mëkëmbur ekonominë e fshatit, pronarëve fshatarë individualë, nuk do t’i vihen taksa nga shteti për dy vjet. j. Nëpërmjet shoqërisë shtetërore të sigurimit me legjislacion të rregullt, fshatarëve individualë t’i sigurohen e drejta e pensionit. k. Në ndërmarrjet bujqësore toka do të bëhet pronë e shtetit, por veprimtaria ekonomike e tyre do të bëhet nga shoqëri aksioniste të cilat mund të jenë: k. 1 Shoqëri aksioniste shtetërore ku shteti shet një pjesë të aksioneve me çmime favorizuese punonjësve të ndërmarrjes. k. 2 Shoqëri aksioniste të përbashkëta shtetërore e private me persona juridikë e fizikë shqiptarë dhe të huaj. Shteti merr qiranë e tokës dhe të ardhura nga sistemi fiskal që do të vendoset me legjislacion përkatës. k. 3 Një vëmendje e kujdes të veçantë në programin e PD do t’i kushtohet sistemimit të specialistëve të fshatit, të cilët politika e PPSH dhe sidomos ngjarjet e fundit në fshat po i hedhin në rrugë. Ne jemi që specialistëve që mbeten pa punë t’i jepet paga deri në sistemimin e tyre të ri. Rrugët për sistemimin e tyre do të jenë këto: a. Specialistëve me banim në fshat t’i jepet tokë si të gjithë të tjerët duke i siguruar një burim të sigurtë për jetesë. Shteti t’i japë preferencë në akordimin e kredive e ndihmës financiare. b. Një pjesë e specialistëve, kryesisht ata me banim në qytet do të kooperativa, rrëmbimi i grurit të porsa shihte atë, për ka kuptuar se PPSH e la në baltë, e tradhtoi edhe një herë tjetër si 47 vjet më radhë. Kësaj partie i ka ikur situata nga duart dhe po bën gabime pas gabimesh me fshatin. Ajo nuk është në gjendje dhe e aftë për të gjetur rrugëzgjidhjen e duhur për fshatin sepse ka mbetur e turpëruar e dogmave të vjetra mbi socializmin, pronën e përbashkët dhe planifikimin e centralizuar të ekonomisë. Në këtë situatë vetëm programi i PD ofron për fshatin alternativa racionale dhe realiste për të kapërcyer këtë gjendje katastrofike ku ka rënë ai dhe për ta futur bujqësinë dhe fshatin shqiptar në rrugën e përparimit, në rrugën drejt Evropës. Në kushtet aktuale kjo rrugë kalon nëpër faza kryesore: Në fazën e parë kërkohet stabilizimi i gjendjes për t’i kthyer fshatarit besimin e humbur, ndërsa në fazën e dytë do të bëhen transformimet rrënjësore për ta shndërruar ekonominë e fshatit në një ekonomi të plotë tregu. 1. Në fazën e parë vëmendja duhet përqendruar në këto masa kryesore: a - Të bëhet menjëherë privatizimi i plotë i fshatit duke zbatuar këto kritere: a. 1 - Të bëhet ndarja e gjitha pasurisë së tokës që kanë sot në administrim kooperativat bujqësore. a. 2 - Toka t’i jepet fshatarëve pa shpërblim, si pronë e plotë e tyre me të drejtë për ta shitur e për ta blerë si dhe për ta lënë në trashëgim dhe për ta dhënë me qira. a. 3 - Toka t’i ndahet vetëm fa- të vjetër të pronave bëhet i pamundur. a. 7. - Ndarja e re rrethi me pjesëmarrjen në të të përfaqësuesve të zgjedhur nga vetë fshati. b. Të kthehen përsëri bagëtitë e rrëmbyera arbitrarisht nga kooperativat dhe të bëhet menjëherë rindarja e gjithë blegtorisë së kooperativave bujqësore me kritere ligjore të miratuara nga mbledhja e përgjithshme e anëtarëve të kooperativës. PD është që familjeve kooperativiste bagëtitë t’i jepen falas, pa shpërblim. c. Partia Demokratike është për shpërndarjen e kooperativës bujqësore, si formë veprimtarie ekonomike e dështuar që e ka skllavëruar fshatarin dhe e ka zhytur në varfëri. Për këtë do ta vendosin vetë fshatarët me vullnetin e tyre të lirë. d. Shteti duhet të marrë përsipër furnizimin e fshatarësisë me bukë. Furrat e bukës që kanë sot kooperativat bujqësore t’i marrë në administrim shteti, t’i furnizojë ato me miell standart nga fabrikat e miellit dhe t’i sigurojë fshatarëve bukë me çilësi të njëllojtë si në qytet. Shteti të zgjerojë rrjetin ekzistues të furrave duke i shtrirë në çdo fshat me funksion për të prodhuar bukën si dhe për të pjekur tava e tepsi të amvisave fshatare. e. Grumbullimi i produkteve bujqësore e blegtorale që do të ofrojë fshatarët të bëhet në qendra shtetërore të grumbullimit e shitblerjes. Krahas kësaj të vazhdojë tregtimi vetjak në tregjet fshatare të qyteteve. f. Furnizimi i fshatarëve me farna, plehra kimike, fidana frutore, pesticide, lëndë ndërtimi etj. të bëhet nga ndërmarrjet shtet- e Shënkave, ardhur sërish të rimëkëmbur ekonominë e tyre të rrënuar. 1. deri në sistemimin e tyre të ri. (Vijon në faqen 2)

Shqipëria duhet të qëndrojë mbi këmbët e saj

- BISEDË E AT ARTUR LIOLIN, KANCELAR I KRYEPESHKOPATËS ORTODOKSE TË AMERIKËS ME GAZETARIN E «RD»-së, MITRO ÇELA - - Mirëseerdhët i dashur At! Është hera e parë që vini në Shqipëri? - Në Shqipëri është hera e tretë që vij. Së pari kam ardhur si turist në vitin 1988. Me shtyu malli për atdheun. Në këtë kohë, gjatë periudhës tridhjetë vjeçare korrigjuesh që qëndrova në Shqipëri bëra edhe disa takime e biseda në një sërë institucionesh, si në Arkivin e Shtetit, në Akademinë e Shkencave, në Universitetin e Tiranës, në Muzeun Historik Kombëtar, në Muzeun Mesjetar dhe në qendra të tjera të rëndësishme kulturore. Kam ardhur sërish në At! tëm etja për të qenë folejt ju, por edhe që ato të kenë edhe një mbështetje materiale. Cili është mendimi juaj? - Kisha nuk është vetëm binaja e lartë dhe ikonat. Feja është shpirt i njeriut, besimi. E para është etja, nëse kjo është e sinqertë. Kisha ortodokse e shqiptarëve të Amerikës. Peshkopata jonë në Amerikë, jam i sigurtë që do të ndihmojë, së pari në qenien morale, nëpërmjet dërgimit të shkrimeve, të librave të ndryshme të Fan Nolit, të cilat i kemi sjellë edhe më parë me qindra kopje e qindra të tjera dhe tani. Shqipëria duhet të ketë hapë një fushatë për të ndihmuar kishën e Shqipërisë. Unë mendoj që edhe motrat kisha ortodokse të tjera do të ndihmojnë. Unë mendoj se Shqipëria si ekonomikisht ashtu edhe shpirtërisht nuk duhet të mbështetet në një komb apo institucion të vetëm mik ashkë. Shqipëria ka qenë gjeografikisht një urë midis Lindjes e Perëndimit. Siç e mendoj unë duke e vështruar nga jashtë, ndoshta jam edhe i gabuar, kurdoherë që Shqipëria është mbështetur në një vend të vetëm, qoftë të themi Rusia, Kina, Tu- Kam ardhur sërish në ... në Shënkave, ardhhur sërish në ... kopje e qindra të tjera dhe tani, Shqipëri së bashku me gruan në vitin 1989 i fituar me rastin e 45 vjetorit të Çlirimit dhe të ditës së flamurit. Tani kam ardhhur për herë të tretë. - Cilat janë sipas jush ndryshimet më të mëdha që kanë ndodhur në vendin tonë gjatë kësaj periudhe? - Ndryshimi më i madh që të zë syri është ai që ka ndodhur në ndërgjegje. Njerëzit tani flasin lirisht, i shprehin lirshëm mendimet e tyre, pa rezerva, pa frikë. Tjetër gjë që të bie në sy është edhe dalja e një numri gazetash të reja. Kemi këtu një sërë gazetash që konkurojnë midis tyre e që na sjellin në këtë mënyrë një mendim pluralist, kam lexuar gazetën «RD», «Republika», «Koha» e Korçës, edhe «Zëri i popullit» po përmirësohet, «Bashkimi», «Zëri i rinisë» etj. Së dyti një ndryshim tjetër vilet në hapjen e kishave e të xhamive. Ka nisur që nga brenda riorganizimi fetar. Ka një etje të jashtëzakonshme shpirtërore. Shumë njerëz e manifestojnë këtë etje shpirtërore. Unë kam predikuar në Shën Gjergj. Por në këtë artikull kemi burim pa etja. Në Shqipëri vihet re kundërta. «Që institucionet fetare në Shqipëri të zhvillojnë veprimtaritë e tyre, mendoj se nuk mjafton vetëm nën morale, nëpërmjet dëgjimit cilat i kemi sjellë dhe tani. - Ne e raporté duhet të jenë shteti dhe kisha sipas jush? - Shteti dhe kisha apo shteti dhe feja duhet të jenë të ndarë. Por mendoj se në Shqipëri për vetë rrethanat e 30-40 vjetëve të fundit shteti duhet të ndihmojë kishën ose xhaminë se ka prishur institucionet, banatë, ka persekutuar klerin, ka shkatërruar moralin e kombit. Këto gjë sot për sot, deri sa të stabilizohet gjendja, e ka për detyrë shteti. Kjo si të thuash jo vetëm për të larë borxhin. Njerëz popull që ka qenë krenar, me tradita familjare të thella është poshtëruar. E di me se, siç është thënë «Feja e shqiptarit është Shqipëria». Sot unë them se feja mund të shpetojë Shqipërinë moralisht, etnikisht, shpirtërisht. - Po për raportet midis shkollës dhe fesë ç’mund të na thoni? - Personalish mendoj se feja nuk duhet të hyjë në sferën e arsimit të përgjithshëm, veçanërisht në një shtet që ka 3-4 fe. Shkolla duhet të jetë jashtë fesë. Komunitetet fetare mund t’i ngrenë shkollat e tyre të veçanta. Feja me pahir është fe. - Kohët e fundit në vendin tonë ka ndonjë përpjekje për krish-

TË KTHEHET QETËSIA SOCIALE, DHE SIGURIA E NJERËZVE

VRASJE DHE GJENDJE TENSIONI NË KORÇË - Kriza ekonomike shoqërore ka rritur më përpara me shumë tensionet sociale. Ngjarjet e dhunshme të ditëve të fundit, vrasjet dhe acarimet që i pasuan ato, kanë shkaktuar indinjatë dhe shqetësim në radhët banorëve të Korçës. Qetësia e njerëzve është cenuar rëndë. Dega e Partisë Demokratike e Korçës përcjell me shqetësim të madh këtë situatë dhe u bën thirrje të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të saj që të bëjnë çdo përpjekje për të shmangur konfliktet dhe veprimet hakmarrëse dhe dhunune. Ne u bëjmë thirrje dhe të gjitha forcave politike e organizatave shoqërore të kontribuojnë për vendosjen e rregullit dhe të paqes sociale. Dega e Partisë Demokratike kërkon që organet e policisë dhe të drejtësisë të mos qëndrojnë në pozita pritshmërie, por të veprojnë me shpejt, me efektivitet dhe drejtësi për të parandaluar çdo konflikt të mundshëm, si dhe për t’u dhënë dënimin e merituar faktorëve të vërtetë. Dega e Partisë Demokratike Korçë Korçë më 28.6.1991

[Fotografi: turmë njerëzish rreth një burri]

2 KORRIKU 1990 NA KUJTON

Ngjarjet e 2 korrikut të vitit 1990 tashmë janë bërë të njohura për të gjithë, për të gjithë popullin e Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë në botë. 2 korriku 1990 ka hyrë në histori. Atë ditë, si sot një vit më parë, për të parën herë në historinë 46 vjeçare të diktaturës staliniste-enveriane të Shqipërisë, masa njerëzish të pakënaqur me gjendjen dhe jetën që bënin ata dhe populli mbarë, e shprehën hapur pakënaqësinë e tyre dhe u turrën drejt përfaqësive diplomatike të shteteve të Evropës. Qindra njerëz kapërcyen muret dhe pastaj dyert e hapura prej ambasadave. Kush i hap i ambasadat? Kjo pyetje rri varur në atmosferën shqiptare. Kush i pa njerëzit të tërheqë dhe nuk merr përgjigje. Në rrugët e Tiranës u përgjakën njerëz. Kush qëlloi, kush u vra? Edhe kjo pyetje rri varur. Kujtesa popullore nuk e harron asnjë çast 2 korrikun. 2 korriku në historinë tonë radhën e ngjarjeve që tronditën popullin tonë, opozita shqiptare që sapo u krijua, Partia Demokratike. Ajo menjëherë kërkoi që kjo datë të njihet e të dihet se çfarë ndodhi. Atë ditë filloi hemorragjia e gjakut shqiptar që rrjedhi në mijëra njerëz jashtë kufijve të Atdheut, nëpërmjet kufijve të hapur, nëpërmjet kufirit verior, nëpërmjet anijeve të shumta plot me cini, fëmijë, njerëz shqiptarë. Kush e solli lajmin se u hapën kufijtë? Kush e solli lajmin se do të vijë trageti? Kush dha lajmin për tragetin e mbushur anijet në Durrës? Ende këto pyetje nuk kanë marrë përgjigje. Me 2 korrik 1990 u qëllua me armë, u plagosën njerëz, u vranë njerëz. Enigma e vrasjes është më e gjerë. Kush qëlloi? Kush u vra? Kjo ishte dita e parë që u qëllua hapur nga diktatura. Pastaj u qëllua e u vranë të rinj e fëmijë në Tiranë, Elbasan, në Vlorë, në Korçë e ... Pastaj, me 2 prill 1991 u vranë aktivistët e shquar të Demokracisë në Shkodër, Partia Demokratike dhe gjithë opinioni shqiptar kërkoi e kërkon të gjenden vrasësit. Të gjenden dhe të shpaguajnë. Të ndalet vrasja, të pushojë diktatura. Me 2 korrik 1990, pikërisht në ditën kur Kuvendi i Kosovës shpallte Republikën e Kosovës, këtu në Tiranë u krijua gjithë kjo përplasje, gjithë ky tension që tërboi vëmendjen botërore e tronditi zemrat shqiptare. 2 korriku i ka dhe rrënjët më të thella e më gjatë. Ai do të zbulohet i tëri, padyshim. Por kur të zbulohet enigma e 2 korrikut 1990, atëherë do të gjendet fija e një gërshetje shumë të rëndësishme të historisë së jetës së Shqipërisë. Ne nuk harrojmë.

DEKLARATË

Partia Demokratike e Shqipërisë mësoi me indinjatë për veprimin policesk të shovinistit serbomadh, që duke shkelur çdo normë elementare demokratike dhe të drejtave të njeriut, arrestoi dhe burgosi kryetarin e Partisë Parlamentare të Kosovës, politikanin e shquar shqiptar, Veton Surroi. Partia Demokratike Shqiptare dënon këtë akt brutal dhune si një shkallë të mëtejshme të politikës shtypëse e antishqiptare të sunduesve të Beogradit dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të tij. KOMISIONI DREJTUES I PARTISE DEMOKRATIKE