06/07/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

6 korrik 1991

Dëshmori i lirisë dhe i demokracisë Arben Broci mbron diplomën e inxhinierisë

Dëshmori i demokracisë Arben Broci nuk e pati mundësinë, sikurse shokët e kursit, që më 3 korrik 1991 të mbronte punën e diplomës. Në Fakultetin e inxhinierisë mekanike - elektrike është vendosur nga studentët një fotografi e madhe e tij dhe pranë saj ka gjithmonë lule të freskëta. Kujtimi i tij është atë që midis shokëve. Por ditën e mbrojtjes së diplomave Arbeni ishte i pranishëm njëlloj si shokët e tij studentë me punën e diplomës. Ai e kishte përgatitur atë, kishte punuar dhe i kishte mbetur vetëm retushimi. I morën jetën por nuk i morën idealin, nuk i morën frytet e punës. Shokët, bënë plotësimet retushuese, dekanati mori vendimin që puna të mbrohej. Atë e paraqiti pranë komisionit shtetëror udhëheqësi i diplomës Doc. G. Demiraj. Punimi me temë «Projektimi i makinës së telëzimit të telave shumë të hollë dhe rikonstruksioni i repartit të telëzimit» u vlerësua lart nga recensena që i bëri Doc. A. Bushati. Komisioni shtetëror i kryesuar nga Dekani Dr. G. Karapici e kualifikoi Arben Brocin, inxh. me vlerësimin 10. Ishte ky një shpërblim tjetër që në epokën e demokracisë u vlerësua dhe derisa e intelektualit të ardhshëm inxh. Arben Brocit. Në ceremoninë emocionuese të mbrojtjes mori pjesë dekani i fakultetit, shoqja dhe e fejuara e Arbenit, Ana, i vëllai, bashkëstudentë të tij si dhe përfaqësues nga PD-ja, A. Çika dhe B. Sala. Duke i dhuruar një buqetë të bukur me lule të bardha e të freskëta të fejuarës së Arbenit, dekani u dha pjesëmarrësve të ceremonisë se pas dhimbjes së madhe në familjen Broci po vjen një gëzim, diploma e inxh. Arbenit, mund i djersës së tij. Dëshira e nënës ishte që diploma të dorëzohet në Shkodër, ku familja do të organizojë një pritje për shokët dhe pedagogët e Arbenit. Korresp i «RD»

LETËR E HAPUR DREJTUAR Z. RAMIZ ALIA

Zoti Alia! Mendimi dhe qëndrimi im për zgjedhjen e personit tuaj në postin e Presidentit ka qenë konsekuent dhe i shprehur, por i paplotë, sepse në tërësinë e vlerësimit ka munguar një fakt konkret, i njohur publikisht, i pakontestueshëm dhe përfundimtar, që vërtetonte lidhjen tuaj drejtpërdrejt me një krim politik të kryer ose të planizuar, por të papërmbushur. Zoti Alia! Mendimi dhe qëndrimi im për zgjedhjen e personit tuaj në postin e Presidentit ka qenë konsekuent dhe i shprehur, por i paplotë, sepse në tërësinë e vlerësimit ka munguar një fakt konkret, i njohur publikisht, i pakontestueshëm dhe përfundimtar, që vërtetonte lidhjen tuaj drejtpërdrejt me një krim politik të kryer ose të planizuar, por të papërmbushur. Ky fakt u denoncua nëpërmjet deklaratës së ish ministrit të brendshëm, ish anëtarit të BP të KQ të partisë tuaj. Prandaj tani më mundësohet t’ju drejtohem juve në cilësinë e postit, që ju mbani, për papajtueshmërinë ndërmjet personit dhe veprimtarisë tuaj dhe natyrës së atij posti. E drejta morale për sa më sipër më takon si qytetar i një vendi demokratik, që mëse njëherë ka patur kurajon t’ju thotë mendimin e tij për probleme jo më pak të rëndësishme. Ju, zoti Alia, nuk duhet të jeni President i këtij vendi për një varg arsyesh, që kolegët e mi deputetë dhe mjaft përfaqësues të opinionit publik ju a kanë parashtruar. Fakti që Enver Hoxha ju zgjodhi si trashëgimtarin e tij dhe që ju konceptuat politikën e vazhdimësisë, të cilën e zbatuat deri në çakun e saj të fundit, tregon se formimi juaj si politikan nën trysninë e luftës për ekzistencë ishte totalitarist, enverian. Mbi ju rënduan përgjegjësitë për politikën e dështuar të shtetit shqiptar në të gjithë spektrin e saj, por edhe një pjesë jo e parëndësishme i jetës, ëndrrave, gjendjes ekonomike të një populli të tërë. Akti i parë që bëtë pasi hipët në këtë post, të cilin me akuzat që ju bënë, normalisht nuk duhej ta pranonit, ishte faljimi juaj i parë si President ku falenderuat deputetët, pikërisht për zgjedhjen. Kjo vetë e politikanit komunist u shfaq edhe në pazarellkun, që i ofruat PD në janar të këtij viti në takimin me udhëheqësit e saj, për të mos shtyrë zgjedhjet, e pra, për t’ju a lënë ju fitoret e tyre në shkëmbim të zgjedhjeve lokale që ju na ofronit. Pjesa tjetër e faljimit, e ndërtuar sipas parimit «fol shumë, thuaj pak ose higej» me frazeologjinë e stërvjetëruar të plenumve të partisë tuaj, nuk rroku thelbin e ndryshimeve politike, lindjen e një shteti të ri dhe të një koncepti të ri të të politikës, por prezantoi tipin e vjetëruar të politikanit në një situatë të re politike. Qëndrimi juaj ndaj propozimit të opozitës për qeverinë e stabilitetit ka qenë tejet negativ. E pra, ky qëndrim kundrejt mundësisë së bashkëpunimit të forcave politike të vendit nuk është qëndrimi që duhet të ketë, sipas ligjit, personi që lipset të përfaqësojë unitetin e popullit. Në takimin me kryetarëve të partive dhe grupeve parlamentare, alternativat kryesore që ofruat ishin gjëndja e jashtëzakonshme e shpallur nga Parlamenti ose nga ju vetë. Realisht kjo do të kryhej, por stili politik që përdorët ishte shtanazh mbi opozitën, me qëllim që të pengoni atë sado juaj për stabilitetin bëhet e qartë nga pjesëmarrja tuaj në mbledhjen e plenumit të partisë suaj me grupin e deputetëve të saj. Ç’keni thënë, nuk e di, por që nuk keni qenë me ata pak deputetë pro, kjo është e qartë. Për më tepër që, vetëm pas tri ditësh, e njëjta mbledhje, por, pa praninë tuaj arriti në përfundime të kundërta. Ndërsa faljimi juaj i fundit në Kukës dëshmon përfundimisht se «ju asgjë nuk keni mësuar dhe asgjë nuk keni harruar». Zoti Alia, mendoj se ju nuk duhet të jeni President i këtij vendi. Me vendimin tuaj për rishqyrtimin e dënimeve politike përfitoni vetëm ata të dënuar që kanë pasur parregullsi në proceset gjyqësore (ata për të cilët nuk ka patur fakte të mjaftueshme për vërtetimin e akuzës). Vendimi synon të pengojë dhe bllokojë zgjedhjen e vërtetë, rehabilitimin e plotë të ish të dënuarve politikë, amnistinë e përgjithshme. Është e vërtetë që amnistia nuk është kompetenca juaj, por po kaq e vërtetë është dhe ajo që Presidenti i një vendi mund të bëjë shumë në këtë drejtim. Mosveprimi është po aq i dënueshëm moralisht dhe juridikisht sa dhe veprimi i dëmshëm. E pra ju si President, me cilësinë e përfaqësuesit të unitetit të popullit, ju takonte të bënit përpjekje maksimale për pajtimin kombëtar, për paqen dhe harmoninë, për t’ju kompensuar sadо pak vuajtjet që partia juaj dhe ju i keni shkaktuar këtyre njerëzve.

Deputetët e Partisë Demokratike në tribunën parlamentare

Parlamenti ynë pluralist vazhdon punimet. E quajmë pluralist por e vërteta është se ai nuk është i tillë. Shpeshherë bloku i kartelave «kundër» të kujton monizmin. Përpjekjet e 75 deputetëve demokratë, janë të mëdha, por, blloku... socialist bën të tijën. Megjithatë përseri shumë gjëra janë bërë. Mjafton të thuhet se të 40 ligjet themeltare që u miratuan nga parlamenti janë humanitare, të standartit evropian, botëror. Dy, tre ditët e fundit u shqyrtuan një varg projekt-ligjesh dhe dekretësh. Për fat të keq disa herë parlamenti u kthye në një fushë beteje elektorale. Deputetë «socialistë» ngritën njëri pas tjetrit dhe kërkonin pensione dikush 500 lekë të reja, dikush 600 lekë të reja e dikush edhe më shumë për fshatarët. Me zemër, jo aq sa ç’u kërkua por të paktën dyfishi, u takon ta marrin si pension fshatarët në muaj. Por, është paradoks, që, përfaqësuesit e asaj partie që për 47 vjet e çuan në këtë gjendje mjerane fshatin, për 47 vjet i rrëmbyen fshatarit tokën, bagëtinë, bukën e fëmijëve, e lanë me një pension 100 apo 200 lekë në muaj, tani ngrihen në rolin e demagogut dhe hiqen si përkrahës të flaktë të fshatit dhe të fshatarësisë. Mjaft zotërinj me truke elektorale. E gënjyet njëherë fshatarin para zgjedhjeve dhe ia morët tokat. Nuk ma do mendja që të gënjehet fshatari për të dytën herë, sepse e ka njohur mirë në kurrizin e tij se ç’ka bërë Partia e Punës për fshatin dhe për fshatarin para se si ka shpërblyer. Deputeti Napolon Roshi, deklaroi se për fat të keq disa deputetë të PS-së prej dy ditësh po vazhdojnë në parlament fusha- përgjigjeme, terror ndihej dora e sigurimit. Ndaj, riorganizimi nga rrënjët i sigurimit të shtetit është shumë më shumë se kurrë detyrë imperative. Ligji i ri që u miratua në Kuvend e bën Shërbimi Informativ Kombëtar një organ në vartësi të Këshillit të Ministrave. Ai nuk krijohet për të mbushur dosjet dhe për të çuar jetën e lirë të qytetarëve, po për të mbrojtur shtetin, lirinë, pavarësinë, aftësinë mbrojtëse të atdheut. Diskutimet e deputetëve të Partisë Demokratike Arben Imami, Petrit Llaftiu, Ylli Vejsiu, Neritan Çeka, Bashkim Kopliku e të tjerë të tjerë synonin pikërisht që të mos lejohet në asnjë mënyrë shkelja e lirive dhe e të drejtave të qytetarëve, që të mos jetë ky organ mbi organet por të jetë gjithmonë i kontrollueshëm dhe të veprojë brenda ligjeve. Shumë i rëndësishëm ishte gjithashtu ligji për Statusin e Ushtarakut të forcave të armatosura të Shqipërisë. Edhe pse gjendja jonë ekonomike është e rëndë, parlamenti, me plot të drejtë, e pa krejt të arsyeshme që të miratojë statusin e ushtarakut, të paguar mirë, të punësimit, në pagësë etj. Duhet që ne të kemi një ushtri dhe një polici me status të plotë, me të ardhura të barazueshme me ata të sektorëve të vështirë, me garanci të plota ligjore për veprimtaritë e tyre. Edhe në miratimin e këtij ligji pati një varg debatesh. Deputeti Sp. Hysni shkruhet factin se në projektligji flitet shumë për statusin e oficierit por pak për atë të ushtarit të cilët veç të tjerash marrin vetëm 10 lekë të reja në muaj. Nënkryetari i Kuvendit Popullor Aleksandër Meksi, duke u ndalur në atë paragraf ku flitet për ndalimin e largimit të oficerëve, nëoficerëve dhe punonjësve të policisë nga shërbimi ushtarak pa shkaqe të ligjëruara, theksoi faktin që përpara parashikoheshin masa penale gjë që përbën një shkelje të të drejtave të njeriut. Prandaj, tha ai, ne duhet të miratojmë një ligj human që të parashikojë vetëm masa ç’dëmtimi apo gjoba që njëherësh duhen për të ruajtur disiplinën e domosdoshme në ushtri dhe polici. Mjaft diskutime u bënë për pagën e oficerëve. Pas disa diskutimeve demagogjike të ndonjë deputeti Socialist, që kërkonte për ushtarakët rroga edhe më të larta, se punonjësit e sektorëve të vështirë të ekonomisë, foli deputeti Genr Ruli. Vetëm me shtesën e një fjale «mbi pagën e punonjësve të vështirë» argumentoi ai, ekonomi dhe buxheti të shtetit (që do të miratohet nga ky parlament) do t’i duhet një shtesë prej të paktën 200 milion lekësh! Ku do t’i gjejë kaq para ky buxhet i boshatisur nga politika skharrimtare 47 vjeçare moniste? ishin gjendja Realisht kjo nuk do të kryhej, por stili politik që përdorët ishte shantazhi mbi opozitën, me qëllim që ta pengonit atë sado pak, stil të cilin e keni përdorur gjatë gjithë periudhës parlamentare e veçanërisht në shkurt. Zotëri tashmë ju nuk keni fuqi për ta mbështetur këtë stil të vjetëruar, sikurse edhe fuqi për ta ndryshuar. Më tej, përpjekja pajtimin kombëtar, për paqen dhe harmoninë, për t’ju kompensuar sado pak vuajtjet që partia juaj dhe ju u keni shkaktuar këtyre njerëzve. Gjithashtu jam çuditur nga mosveprimi juaj për publikimin e ligjeve. Kjo është një nga detyrat themelore të Presidentit. Mosveprimi në këtë rast e bën të pavlefshme veprimtarinë ligjvënëse. (Vijon në faqen 6) Mjaft zotërinj me truke elektorale. E gjeni njëherë faturin para zgjedhjeve dhe ia motër tokat. Nuk ma do mendja që të gjendet faturari për të dyten fshatarin, se si ia ka shprblyer Partia e Punës fshatarit atë mbështetje të madhe që i dha fshati luftës NÇL. Tani që Partia e Punës ka boshatisur thesarin, arkën e shtetit, deputetët e saj kërkojnë të rriten pagat dhe pensionet për të cilat kurrë nuk u kujtuan në 47 vjet. E kët demagogji puniste demaskuan në Kuvend deputetët e Partisë Demokratike. Një tjetër projektligj i rëndësishëm ishte ai për Shërbimin Informativ Kombëtar. Për 47 vjet me radhë sigurimi në duart e Partisë së Punës i shkaktoi aq vuajtje popullit shqiptar. Në tërë ato vrasje, internime, burgime, Mbi ju si President, më cilësinë tuaj të keni shkaktuar këtyre njerëzve. Në nenet e tjera pati gjithashtu një varg diskutimesh. Deputeti Petrika Minga kërkoi që në status të përfshihet edhe kujdesi për kualifikimin e ushtarakëve edhe jashtë shtetit. Profe- banimit, të punësimit, në pagesë të. ato një varg debatesh. Arben Imami, kërkoi me të drejtë që të shikohet ai paragraf i nenit 3 i cili parashikonte që ushtaraku të mbrojë rendin juridik, demokracinë, të drejtat dhe liritë e shtetasve. A nuk le ai shteg për përdorimin e ushtrisë për të shtypur protestat demokratike të popullit? Me këmbënguljen e deputetëve të PD-së ky paragraf u hoq. Parlamenti vazhdon punën e tij. Në grupet parlamentare nisi diskutimi shumë i rëndësishëm i ligjit për tokën aq i domosdoshëm për shkak të kaosit dhe mjerimit të mbjellë në fshat nga politika e Partisë së Punës. ...ment boshatisur nga politika shkatërrimtare 47 vjeçare moniste? Deputeti Napoleon PS-së prej dy ditësh po vazhdojnë në parlament fushatën elektorale. Janë po ata që për 47 vjet, nuk u kujtuan as për pagat dhe as për pensionet apo përparësitë që duhet të kenë ushtarakët. Mbi të gjitha, pasi shkatërruan plotësisht ekonominë dhe financën, tani kërkojnë t’i vënë kazmën qeverisë së brishtë të Stabilitetit Kombëtar dhe Arkës së saj të boshatisur. N.R.

Pritje në selinë e PD

Pas kthimit nga Brukseli, Kryetari i Partisë Demokratike Prof. Dr. Sali Berisha priti më 4 korrik në selinë e PD-së ndihmës zëvendëssekretarin e Departamentit të Shtetit të SHBA, Curtis Kamman dhe zhvilloi me të një bisedë të gjatë. Kryetari i PD-së i solli mikut amerikan për zhvillimin aktual në Shqipëri, për ecjen e procesit demokratik dhe rolin që luan PD-ja dhe deputetët e saj në Parlament si dhe për gjendjen e rëndë ekonomike që po kalon Shqipëria si rezultat i politikës 47 vjeçare të partisë dhe regjimit të monist. ... të ndjekur nga regjimi diktatorial. Prof. Dr. Sali Berisha foli për krimin e Qeverisë së Stabilitetit Kombëtar, për angazhimin e deputetëve të PD-së, falë përpjekjeve të të cilëve u miratua një bllok ligjesh të standartit evropian dhe mjaft human. Ai theksoi gjithashtu se ka ende mjaft forca regresive, staliniste, që përpiqen të frenojnë procesin demokratik, madje të pengojnë veprimtarinë e Qeverisë së Stabilitetit Kombëtar. Veçanërisht mjaft e ngutshme, theksoi është bërë nevoja e një pushteti lokal pluralist. Duke u ndalur në gjendjen e rëndë në Jugosllavi, Prof. Dr. Sali Berisha, dënoi dhunën ushtarake kundër popullit të Sllovenisë si dhe kundër Kroacisë. Ai shprehu shqetësimin për vazhdimin e pushtimit ushtarak të Kosovës nga ana e forcave të Milosheviçit dhe ritheksoi se nuk mund të ketë zgjidhje të problemit jugosllav për sa kohë që populli shqiptar në Kosovë nuk do të gëzojë po ato të drejta të barabarta si të gjithë republikat e tjera të Jugosllavisë, brenda një konfederate jugosllave, nuk mund të ketë zgjidhje të dramës jugosllave. (Vijon në faqen 6)

NJE SKANDAL TJETER FINANCIAR

- A KA POTENCIAL TË TILLË EKONOMIK SHQIPËRIA SAQË TË LËVIZË KURSIN E MONEDHAVE TË FUQISHME SI MARKA GJERMANE DHE JENI JAPONEZ? - PO TË HYJË NË PARTNERITET ME 1 MILIARD DOLLARË USA NË DITË NË TREGUN BOTËROR TË QARKULLIMIT MONETAR? - JEMI VËRTET KAQ TË PASUR? Ka shumë kohë që mendjen e paushqyer të njeriut shqiptar po e mundon pyetja: Jemi të pasur apo të varfër? Përgjithësisht njerëzit tek shohin shtëpinë dhe jetën e tyre të mjerë përgjigjen: Sigurisht që jemi të varfër! Por tek shohin jetën e ish-shefave të PPSH, pastaj kur mësojnë për «humbje» skandaloze prej 200 milion dollarësh, prej 35 milionësh të tjera që dëshidhet se nga kanë shkuar, atëherë shushaten dhe rrinin supembëldhur. Shushatjen e tyre e ka shtuar ndjeshëm veçanërisht problemi enigme i thesarit shqiptar. Vërtet: jemi të pasur apo të varfër? Është në logjikën e shteteve diktatoriale që popullin ta varfërojnë deri në kufijtë e fundit, invidin ta rrënojnë dhe për vete të pasurohen gjithashtu pakufi, sikundër është e vërtetë që në shtetet demokratikë ndodh e kundërta. Po shteti enverian si ka qenë? I varfër s’mund të thuash kurrsesi. Për këtë mjafton të shohësh lehtësinë me të cilën ka drejtuar shpenzimet e milionave për ...në tekat paranojake të vetë diktatorit. Për këtë dëshmon «heshtja kokëfortë» e funksionarëve të të gjitha rangjeve dhe shkallëve për çështjen e thesarit dhe floririt shqiptar. Për këtë dëshmon «kujdesi» i posaçëm i PPSH-së që në postin e drejtorit të Bankës së Shtetit të ketë qenë pothuajse përherë një prej kapove të vetë Partisë. Për këtë mjafton të shtrosh pyetjen: Ku ka shkuar vlera e gjithë asaj djersë të derdhur për gjysmëshekull nga një popull i tërë? (Vijon në faqen 2) zhdëmësisë, të cilën e zhbatuan deri në cakun e saj të fundit, tregojnë saj, por edhe një pjesë jo e parëndësishme e shpërdorimeve e abuzimeve të kryera nga anëtarët dhe funksionarët e lartë të administratës-partiako-shtetërore, gjë për të cilën opinioni ynë publik po dhe informohet sistematikisht. Shpërdorimi më i madh nuk është ai i parave e mallrave, por shpërdori-

40 ton medikamente dhe produkte ushqimore nga Franca për Shqipërinë

Sikurse bën të ditur agjencia e lajmeve AFP, Sekretariati i Shtetit francez i veprimit humanitar ka vendosur të hënën të dërgojë ditët e ardhshme në Shqipëri, me një avion të parë transportues 40 tonë medikamente dhe produkte ushqimore. Ky vendim, sikurse njofton AFP, u marrë pas një takimi të sekretarit të Shtetit Bernard Kushner me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha. Zoti Berisha, vë në dukje komunikata e Sekretariatit të Shtetit francez e lëshuar me këtë rast, u njoh ministrin me gjendjen në Shqipëri dhe me nevojat e saj për ndihma humanitare. Ai e ftoi zotin Kushner për një vizitë në Shqipëri.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Partia Demokratike e Shqipërisë ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit në Jugosllavi dhe grushtin faktik të shtetit të gjeneralëve të kuq në shërbim të synimeve antidemokratike dhe shoviniste të Slobodan Milosheviçit. Faktet dëshmojnë se tashmë në Jugosllavi nuk kemi të bëjmë me një luftë civile, por me një luftë midis ideologjisë totalitare dhe asaj demokratike, midis frymës dhe koncepteve progresive evropiane dhe asaj regresive, izolacioniste. Si shprehëse dhe mbrojtëse e paepur e aspiratave demokratike dhe humane të popullit shqiptar, Partia Demokratike dënon me forcë dhunën ushtarake dhe gjakderdhjen e shkaktuar nga tanket, aviacioni dhe ushtria jugosllave kundër popullit slloven si dhe kërcënimet e njëjta kundër popullit kroat. Në ndjekim me shqetësim dhe indinjatë të thellë kërcënimet në rritje kundër popullit të Kosovës, që prej një viti rron në kushtet e një pushtimi të plotë ushtarak, si dhe dërgimin e trupave falangiste në Kosovë në përgatitje të një kasaphane antishqiptare. Partia Demokratike e Shqipërisë kërkon t’i jepet fund shtypjes, persekutimit, pushtimit, të Kosovës dhe paralajmëron se nuk do të mbetet pa u ndëshkuar kushdo që do të derdhë gjakun e popullit të Kosovës. Tashmë për këdo është e qartë se zgjidhja e problemit jugosllav nuk mund të bëhet pa pjesëmarrjen aktive, të lirë të popullit shqiptar të Kosovës, që në përfaqësimin popullit me të vjetër dhe të tretën për nga madhësia në Jugosllavi. Nuk mund të zgjidhet drama jugosllave përsa ko në nëpërkëmbjen brutalisht të drejtat më elementare të shqiptarëve, përsa kohë nuk do të jetë shembur muri që pengon kontaktet legjitime humane të popullsisë në të dy pjesët e trungut shqiptar, përsa kohë nuk lejohen shqiptarët të kenë shtetin e tyre në Konfederatën Jugosllave duke marrë pjesë si të barabartë në dialogun për të ardhhmen e këtij shteti. Partia Demokratike i bën thirrje popullit shqiptar si dhe të gjithë popujve të Evropës dhe në botë të dënojnë dhunën milosheviçiane dhe të ndalin dorën shoviniste që përgatit dhunë dhe masakra të reja në Kosovën e martirizuar. PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPËRISË Tiranë, 5 korrik 1991