10/07/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

10 korrik 1991

Demokracia dhe krimi së bashku nuk mund të flenë

- Deklaratë e Partisë Demokratike - Partia Demokratike siç e ka deklaruar edhe herë të tjera gjatë jetës së saj të shkurtër mendon se duhen marrë masa urgjente nga ana e Kuvendit Popullor dhe e Këshillit të Ministrave për futjen në redhën e jetës normale të burgosurve, të internuarve, të dëbuarve dhe të përndjekurve politikë. Kjo pjesë e shëndoshë e popullit tonë, që vuajti aq shumë pa faj gjatë gjysmës shekullin të fundit e herëkut të sistemit komunist enverian, në burgje, kampe pune e internime të tejzgjatura në kushte çnjerëzore, megjithëse me vendimet e fundit ajo tashmë është e lirë, ndodhet ende në gjendje të mjerueshme. Për të shëruar këtë plagë të thellë gjithëkombëtare, trashëgim nga pushteti monist i luftës së klasave, sot është domosdoshmëri: - 1. Të dekretоhet menjëherë shpallja e pafajësisë për tërë të pushkatuarit, të burgosurit, të internuarit, të dënuarit e të përndjekurit politikë. - 2. Të shterohen sa më parë në vendet ku ata vetë i menjojnë si më të përshtatshme. - 3. T’u jepet toka e vuajtjes së dënimit si vjetërsi pune, dhe ata që duan të kenë të drejten të pensionohen në moshën 50 vjeç. - 4. Të pushohen me përparësi pas specialitetit, profesioni dhe arsimit përkatës brenda dhe jashtë vendit. - 5. Fëmijëve të të pushkatuarve, të ende s’kanë arritur moshën për punë dhe të invalidëve në kampe pune dhe burgje t’u jepet pension jetik. - 6. Të dëmshpërblehen ekonomikisht në përputhje me dënimin material faktik që u është shkaktuar sipas viteve të vuajtura në burg në bazë të normave ndërkombëtare të njohura e të pranuara zyrtarisht nga të gjitha shtetet anëtare të OKB-së. - 7. T’u rikthehen të mirat e sekuestruara e të marra me dhunë. - 8. Fëmijët e tyre të shkoll ohen me përparësi me arsimin e lartë brenda dhe jashtë vendit, që u është privuar për 45 vjet me radhë. - 9. T’u kthehen menjëherë e shtarta familjeve ose të afërmve të të pushkatuarve, të vdekurve ose të «zhdukurve pa gjurmë» në kampe e burgje apo vende të ekzekutimit, të cilët janë varrosur në vende sekrete, në varre individuale, ose në grupe kolektive pa identitet. - 10. Të lejohen të gjithë shqiptarët e arratisur që ndodhen jashtë shtetit të vijnë lirisht në Atdheun e tyre. - 11. Për këto tragjedi me përmasa të paimagjinueshme dhe pa precedent në historinë e këtij vendi dhe jashtë vendit. - 12. Atyre që kanë vuajtur të riluftohen të gjitha dekortat, titujt e ndershëm e pensioni patriotik që kanë humbur për shkak të dënimit. - 13. Të aprovohet sa më parë krijimi i Shoqatës së të burgosurve politikë nga ana e Ministrisë së Drejtësisë e t’u afron mundësi financiare për të patur një sell dhe gazetën e tyre si gjithë shoqatat e tjera. - 14. Të ngrihet në Tiranë në një vend të përshtatshëm një përmendore kushtuar viktimave të luftës famëkeqe të klasave. - 15. Partia Demokratike thekson edhe njëherë qëndrimin e saj të mëparshëm se pa plotësimin e kërkesave nuk ka dhe nuk do të ketë pajtim kombëtar, nuk ka dhe nuk do të ketë demokraci të vërtetë. Demokracia dhe krimi së bashku nuk mund të flenë. Partia Demokratike i fton këtë njerëz të shumëvuajtur, këta pishtarë të disidencës së vërtetë politike e të errëta të sistemit të egër totalitar të shtrëngojnë radhët me vëllezërit e tyre demokratë dhe si gjithmonë të ndërtojnë e me dinjitet, të matur e tolerante, të jenë në ballë të luftës së pandërprerë për unitet kombëtar e demokraci të vërtetë.

PËR SHQIPTARET NENA ESHTE E SHENJTE

- Përshëndetja e Prof. Dr. Sali Berisha - Nëna dhe motra! Jam shumë i nderuar dhe i gëzuar që marr pjesë në këtë tuaj dhe jam i sigurt se në historinë e revolucionit demokratik që po përjeton Shqipëria, dita e sotme do të mbetet njëra nga ditët më të shënuara. Nëna, gruaja, vajza, motra shqiptare krijon sot organizatën e vet të lirë dhe demokratike në emër të një Shqipërie demokratike të një të ardhmeje dinjitoze dhe të ndritur për fëmijët e vet për brezat që vijnë. Për të gjithë njerëzit në botë nëna pa dyshim është krijesa më e dashur, ajo të formon, të gjallon dhe të rrit me mishin me gjakun, me qumështin e saj. Të mbush zemrën me hatrin e saj, të ndriçon mendjen me shpirtin e saj. Pra nëna edhe këmbët po t’ia puthësh borxhit nuk i del. Për ne rast se për të gjithë njerëzit nëna është krijesa më e dashur dhe më e dhimbsur për ne shqiptarët nëna është krijesa e shenjtë dhe faktori i parë i vetëqenies të kombit tonë. Dhe kjo jo vetëm se ajo është njëkohësisht fëmija pra e ardhmja, por se ajo së bashku me genët me qumështin e saj u jep, u mëkon fëmijëve shqiptarinë. E vuajtura sa asnjë nënë tjetër, e dhimbsur si ajo ditëzë dhe zemërplasur, mesazh i përjetshëm i saj që qënë vetëm një, duaje vendin tënd dhe mos e lësho. Ky mesazh ka për bazë genin e vërtetë të rezistencës së kombit shqiptar, pra ndaj të tjerëve dashakeqës dhe armiq tanë për të na shuar ne, projekton zhdukjen e nënës tonë. Por ajo është e shenjtë dhe shenjtërohet nuk mund të zhduket, prandaj ne jemi popull i pavdekshëm. Rroftë nëna shqiptare. Gruaja shqiptare si kudo ka qenë baza e familjes. Ndërsa jo juridikisht por faktikisht ajo ka qenë mbretëreshë e vetvetes e saj. Ajo ka përballuar me një qëndresë të pashembullt një jetë të rëndë e të vështirë me vuajtje e mundime të pashërueshme e të pakrahasuara. E megjithatë për ironinë e fatit burrat siguronan për vete të drejtat dhe lanë për të detyrat. Sint e, e këtij realiteti e kësaj padrejtësie të madhe shprehet në vargjet e Çajupit: «Burrat nënë bie lizin kuvendojnë, pika që s’u bie se nga gratë rrojnë». Por kjo i përket një kohe të kaluar, të të vjetërve pak më keq. Shqipëria përseri u pushtua, gratë motrat dhe vajzat shqiptare mërbyen armët dhe dolën malit, luftuan me heroizëm si luanë, qindra prej tyre ranë për liri dhe demokraci. Mirëpo Shqipëria nga një luftë çlirimtare hyri në një diktaturë të egër që ajo kurrë nuk e kishte njohur më parë. Në këtë diktaturë ajo që vuajti dhe e pësoi më rëndë ishte pa dyshim gruaja shqiptare. Në shpatullat dhe shpirtin e saj pesha e diktaturës ishte më e rëndë se kudo tjetër. Nuk mund shkollohen apo të punësimin e saj, por askush nuk mund të harrojë ajo si askërkush tjetër në Evropë në emër të parimeve njerëzore të luftës së klasave u burgos, u pushkatua, u internua, u nda nga i shoqi, nga fëmijët, shoqet dhe farefisi si në asnjë vend tjetër të Evropës. Jeta e saj në diktaturën e Enver Hoxhës në shumë aspekte të kujton jetën e një shërbëtoreje të të vërtetë. Regjimi totalitar i imponoi gruas shqiptare 16-18 orë punë në ditë, turnet e treta, ajo nga çdo e vërtetë dhe marrëse e një race prej më të bukurave iu imponua së fundi asgjësimit i gar-distivëve të kuq, kinse. Megjithëse gruaja shqiptare ruajti të paprekura idealet dhe aspiratat demokratike me të cilat ajo mbroajti dhe fëmijët e vet. Dua të përfitoj nga ky rast të siguroj zonjat e shoqërisë që sot nëna gindera e mira dhe vajza, burra dhe gra të këtij vendi se vuajtjet dhe sakrificat e tyre nga regjimi i egër kanë qenë gërinj të ndezur që mbajtën gjallë ndjenjat dhe shpirtin demokratik të popullit tonë dhe që sollën sot këto, procese demokratike që po përjetojmë. Zonja të nderuara! Ju mbildheni këtu për të krijuar organizatën tuaj të lirë dhe demokratike. Njëra prej jush tha se jemi të vuajtura, por do të thosha se ju jeni të nderuara vetëm në datën e mbledhjes por jo aspak në lëvizjen revolucionare dhe në proceset demokratike. Madje dua të theksoj se të gjitha themelor i revolucionit demokratik, që po zhvillohet në Shqipëri ka qenë pjesëmarrja masive e gruas shqiptare që në minutat e para të fillimit të këtij revolucioni. Ato qëndruan me trimëri dhe besnikërinë krahas vëllezërve dhe burrave të tyre në të gjitha demonstratat, grevat, manifestimet që u zhvilluan gjatë këtyre dy vjetëve të fundit. Meritat e grave shqiptare, historia do t’i shënojë. Krijimi i organizatës së lidhjes demokratike shënon sot një etapë tjetër të rëndësishme, në luftën dhe përpjekjet tona për vendosjen e plotë të demokracisë në Shqipëri. Unë e di, se me të drejtë ka nga ju që mendojnë se kjo duhet të jetë thjesht një lëvizje feministe. Por kjo tani më duket pak e parakohshme. Dy gjishtin të ngritur dhe të hapur si V të vogëlshërve të Shqipërisë në thirrësin e të gjitha vajzave dhe grave, burrave dhe pleqve që të punojnë me këmbëngulje për vendosjen e demokracisë së plotë në Shqipëri. Misioni i lidhjes suaj demokratike është i madh: lufta për emancipimin e vërtetë të gruas shqiptare, lufta për një zgjidhje të drejtë të problemit të gruas pa të cilën nuk mund të ketë zgjidhje asnjë problem social. Edukimi i fëmijëve me frymën e shqiptarisë, edukatës qytetare, mbrojtjen e të drejtave të lirive të individit janë objektiva fort të lakmueshme të lëvizjes suaj. PD do ta mbështesë fuqimisht organizatën tuaj duke e konsideruar atë një aleatë të vërtetë në rrugën dhe luftën e përbashkët për vendosjen e demokracisë në Shqipëri. Falenderimit.

Kosova do të mbështetet gjithnjë nga Shqipëria demokratike

Analizën e qëndrimeve të KPSH-së, PSH-së dhe sot PPSH-së e sot PSSH dhe të Enver Hoxhës ndaj Kosovës dhe çështjes shqiptare në përgjithësi që nga periudha e luftës A.N.Ç e deri më sot, kemi të bindur se do ta bëjnë analistët duke iu referuar faktëve historike. Megjithatë për këtë shkrim i cili nuk ka për objekt analizën e këtyre qëndrimeve që koha ka për të cilësuar antikombëtare, nuk mund të kem për përmendur një konkluzion që del nga vështrimi historik i tërë periudhës së sundimit monist, për sa i përket qëndrimit që mbajti ky regjim i Enver Hoxhës e i trashëgimtarit të tij Ramiz Alisë ndaj çështjes së Kosovës. Ky konkluzion ka të bëjë me atë që Enver Hoxha dhe partia që ai drejtoi e trashëguan çështjen e Kosovës, gjakun e sakrificat e saj në shekuj, ja bënë në pasqenën Serbë me vetëm një ato që të ruante Enver Hoxha dhe partia e tij postin, privilegjet dhe sundimin e egër mbi popullin shqiptar. Pra le të themi të kaluaren në vështrime të lavdishme dhe të ardhmen e Kosovës dhe gjithë shqiptarëve le jetojnë me frikën e vetë në jugosllavi. Aktualisht Jugosllavia e ndodhur prej kohësh në udhëkryq, gjendet në prag të luftës civile. Kriza që arrin kulmin në shkatërrimin e teperimit në Partinë Demokratike dhe të mbare popullin demokratik shqiptar, sepse në Jugosllavi sot janë tre milion bashkëatdhetarë gjysma e kombit tonë më tepër se kurrë sot Kosova ndodhet e pushtuar ushtarakisht nga Serbia. Regjimi stalinist diktatorial i Sllobodan Milosheviçit, i vetmi ketij lloj në Evropë, po kërkon pretekse për shkatërrimin e genocidit kundër bashkëatdhetarëve tanë. Masakrat që po përgatitin forcat shovinizste serbe në Kosovë, kërcënojnë rendin juridik e vlerësojnë të rënduar në Jugosllavi si dhe pasen dhe stabilitetin në Ballkan dhe Evropë, duke ju kundërvënë kështu haptazi proceseve demokratike të institucioneve në Du-lishtë në KESBE-së, të cilat përfshijnë Kuranin, Biblinë dhe Ungjinë në konceptet të reja Evropa një për paqe, përparim e demokraci. Në këtë rrethanë të reja Partia Demokratike i përmbahet pikëpamjes se u takon popujve të Federatës Jugosllave të vendosin për ardhemne e shtetit të tyre. Por Partia Demokratike deklaron hapur haptazi se asnjë zgjidhje nuk mund të ketë për fatin e Federatës Jugosllave, në përputhje kjo me proceset e sigurimit evropian, pa respektuar vullnetin e 3 milion bashkëatdhetarëve tanë që jetojnë në Kosovë, të gjithë lirë dhe në mënyrë politike të caktuar nën zotimin të demokratikisht të tyre në Jugosllavi. Në këto kushte qytetarët e lirë në Kosovë, do të kërkonë radhën e tyre. Partia Demokratike dhe bashkëatdhetarët e saj organizatë, që është në opozitë me BGSH dhe me sistemin e centralizëm diktatorial e monist të ish PPSH dhe liderit të saj E. Hoxha. Në shenjë nderimi për martirët e rënë për demokracinë dhe për viktimat e periudhës 47-vjeçare, u mbajt një minutë heshtje. Pastaj juristja Bardha Selenica zërthëruri projekt programin dhe projektin e këtij organizmi dhe zotë. Krijimi i LDCSH-së, - tha ajo, - është një domosdoshmëri që e kërkon koha, është kristalizimi i asaj lëvizje kombëtare mbarëpopullore për liri e demokraci, ku gruaja u bë pjesëtare aktive dhe e devotshme, Edhe sot të jemi përkrah luftës së motrave tona në Kosovë e mbarë Jugosllavinë, që luftojnë me heroizëm e urtësi kundër dhunës së shtypjes shovinizte të regjimit gjakatar stalinist të miloshevicëve. Pra vijon: (Vijon në faqen 6) AZEM HAJDARI (Vijon në faqen 6)

PRITJE NË SELINË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Prof Dr Sali Berisha priti dje paradite në selinë e Partisë Demokratike, delegacionin e Komisionit të Jashtëm të Asamblesë Kombëtare të Francës, të kryesuar nga kryetari i këtij komisioni, deputeti Mi- (Vijon në faqen 4) Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Prof Dr Sali Berisha priti dje paradite në selinë e Partisë Demokratike, delegacionin e Komisionit të Jashtëm të Asamblesë Kombëtare të Francës, të kryesuar nga kryetari i këtij komisioni, deputeti Mi- (Vijon në faqen 4)

Policia në provë para popullit

Kohët e fundit janë shpesh tuar veprimet kundër qetësisë publike, pasurisë shoqërore e personale, apo edhe kundër vetë jetës së shtetasve. Kohët e fundit janë shpeshtuar veprimet kundër qetësisë publike, pasurisë shoqërore e personale, apo edhe kundër vetë jetës së shtetasve. Për Tiranën numëri i shkëlqyeshëm dhe krimeve është shtuar rreth 90 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shifra të larta kanë edhe Shkodra e Durrësi, ndërkohë kur ndonjë rreth i madh dhe me probleme të shumta sociale, si Elbasani, ka një ngritje prej 9 për qind. Këto dy tregues dëshmojnë se prishja e ekuilibrit në rendin publik ka arsye objektive, por edhe subjektive. Ndryshimet e vrullshme që ndodhen në muajt e fundit në pushtetin politik siç ishin formimi i policisë politike, fushata e zgjedhjeve dhe krijimi i sistemit politik pluralist, pështjellimi nëpër institucionet dhe në punën e organizatave të rendit. Ende të papërdorizuar ajo u gjendën nën presionin dhe goditjet e dyanshme të opozitës dhe partisë në pushtet, duke vepruar disa herë për interesa të caktuara politike dhe duke qëndruar pas këtij kërcënimi të të dytrës. Krijimi i qeverisë së stabilitetit dhe evolimi i situatës politike krijon një klimë të re për veprimtarinë e organeve të rendit, që duhet të kalojë nga depolitizimi formal në një çlirim të plotë nga angazhimet partiake, veçanërisht në punën e tyre. Nga ana tjetër, partitë duhet të ndihmojnë për stabilizimin e gjendjes morale të forcave të rendit nëpërmjet sensibilizimit të opinionit përmes veprimtarive të ndryshme dhe shtypit. Riorganizimi i pushtetit në bazën e piramidës shtetërore, veçanërisht në komitetet ekzekutive të rretheve krijon kushte të favorshme për forcimin e punës organizative të rendit. Paralizimi i pushtetit jo vetëm që e ka hequr një mbështetje të domosdoshme punës së policisë, por e ka angazhuar atë disa veprime që nuk i takojnë asaj. Polici duhet të ndërhyjë në çdo lloj grindjeje në futjen me forcë në banesa, në rrëmbimin e lopëve në kooperativa etj. Dihet se këto shkelje janë pasojë e akumulimit të problemeve dhe halleve 45 vjeçare dhe do të zgjidhen krahas zhvillimit të ekonomisë. Megjithatë, normalizimi i punës në forcat e rendit është i përcaktuar në një masë të madhe nga stabilizimi i pushtetit dhe i ekonomisë. Nga ana tjetër vendosja e qetësisë publike është kushti themelor për ripërtëritjen e ekonomisë, fillimin e investimeve të huaja, sigurimin e personit e të pronës së

U krijua Lidhja Demokratike e Grave

Të dielën në një nga sallat e Pallatit të kulturës «A. Xhuvani» u mbajt një aktivitet i zgjeruar për krijimin e «Lidhjes demokratike të grave të Shqipërisë», organizatë e lirë, demokratike, pluraliste, që do të luftojë për fitoret e demokracisë në Shqipëri. Në këtë mbledhje merrnin pjesë qëndra gra të kryeqytetit e të rretheve të tjera të vendit, intelektuale e punonjëse të Institucioneve kërkimore e shkencore, të ndërmarrjeve të qytetit e të fshatit, krijuese, artiste etj. Mbledhjen e hapi Zana Malaj, e cila foli në emër të komisionit nismëtar për punën e deritanishme të bërë në Tiranë dhe në rrethe, al dhe për synimet e kësaj organizate, që është në opozitë me BGSH dhe me sistemin e centralizëm diktatorial e monist të ish PPSH dhe liderit të saj E. Hoxha. Në shenjë nderimi për martirët e rënë për demokracinë dhe për viktimat e periudhës 47-vjeçare, u mbajt një minutë heshtje. Pastaj juristja Bardha Selenica zërthëruri projekt programin dhe projektin e këtij organizmi dhe zotë. Krijimi i LDCSH-së, - tha ajo, - është një domosdoshmëri që e kërkon koha, është kristalizimi i asaj lëvizje kombëtare mbarëpopullore për liri e demokraci, ku gruaja u bë pjesëtare aktive dhe e devotshme, përkrah bijve të vet. Në luftën e saj kundër diktaturës dhe shtypjes 47-vjeçare të sistemit mesjetar stalinist, enverist për vendosjen e demokracisë dhe të drejtave njerëzore, për një jetë më të mirë, për ta futur Shqipërinë në gjirin e vendeve të para të Evropës, gratë shqiptare, të cilat përbëjnë më tepër se gjysmën e popullsisë, kanë nevojë për organizatën e tyre me vërtetë të lirë e demokratike, që të lehtësojë e demokratizojë marrëdhëniet e tjera midis tyre, për ta inkuduar me dinjitet përkrah vendeve të tjera të Evropës. Ne do të jemi përkrah luftës së motrave tona në Kosovë e mbarë Jugosllavinë, që luftojnë me heroizëm e urtësi kundër dhunës e shtypjes shovinizte të regjimit gjakatar stalinist të miloshevicëve. Duke evokuar të kaluarën ajo tha se diktatura e zezë, nëpërmjet paralizimit të luftës së klasave, mbolli vëllavrasjen, diskriminimin e shqiptarëve, për triumfin e plotë të demokracisë, për emancipimin dhe përparimin e vendit tonë, për ta inkuadruar me dinjitet përkrah vendeve të tjera të Evropës. Ne do të jemi përkrah luftës së motrave tona në Kosovë e mbarë Jugosllavinë, që luftojnë me heroizëm e urtësi kundër dhunës e shtypjes shovinizte të regjimit gjakatar stalinist të miloshevicëve. Duke evokuar të kaluarën ajo tha se diktatura e zezë, nëpërmjet paralizimit të luftës së klasave, mbolli vëllavrasjen, diskriminimin e shqiptarëve, për triumfin e plotë të demokracisë, për emancipimin dhe përparimin e vendit tonë, për ta inkuadruar me dinjitet përkrah vendeve të tjera të Evropës. (Vijon në faqen 6)