13/04/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

13 prill 1991

NUK PO FLAKIM NJE DIKTATURE PER TA ZEVENDESUAR ME NJE TJETER

Regjimi totalitar gjysmëshekullor enverian e ka çuar popullin tonë gjer në skajin ekstrem. Pragu i mirëfilltë i urisë, flakja e bijve të vet në eksodin e turpshëm, lëkundja e besimit për ta ndërtuar të nesërmen me duart tona dhe ndihmën bujare të botës së qytetëruar. E megjithatë këtë kulm dëshpërimi, shqiptari nuk e ka humbur as logjikën dhe as sensin demokratik sa të lejojë që të shijnë ato forca që do të donin t’ia zëvendësonin diktaturën e urryer enveriane me një regjim jo demokratik. Partia Demokratike e Shqipërisë, forca të tjera opozitare, e kanë bashkuar lashmër popullin rreth vetes në rrugën drejt Evropës, drejt progresit, drejt vlerave në jetë të kartave humane të Helsinkit dhe Parisit. Në këto rrethana janë krejt jashtë kohe përpjekjet për të lancuar Leka Zogun si trashëgimtar të ligjshëm të kurorës mbretërore. Aq më tepër shihen pikëpyetjet kur sheh tër atë zell të agjentëve të s’kujt për të shpërndarë anë e kënd fotografitë e Leka Zogut. Për çdo demokrat është fyerje që i servirët si alternativë një figurë e dyshimtë si Leka Zogu, i dëbuar sa nga Spanja, Rodezia, e Jugut e i degdisur në Afrikën e Jugut me tërë ato epitete të vena nga shtëpi botërore për trafik armësh apo droge. Ai servirët si trashëgimtar i një- [teksti vazhdon jashtë kornizës] ligjshëm i një kurore për mëkatet e së cilës, para se të pretendojë për fronin, të përgjigjet si trashëgimtar të përgjigjet për shtypjen e revolucionit demokratik shqiptar të vitit 1924 të Fan Nolit; të përgjigjet për gjakun e Bajram Currit, Luigj Gurakuqit e të mijajt atdhetarëve të tjerë të shquar; të përgjigjet për atë braktisje të turpshme të Shqipërisë më 7 prill 1939; të përgjigjet për atë ar që kurora mbretërore mori nga thesari i shtetit. Zotërinj, jeni të paktën 50 vjet prapa. Mos harroni se sot keni të bëni me një popull që ka ngrënë bukën krizë regjimin më të egër stalinian në tërë kontinentin e— …parë, Shqipëria të ketë një paketë ligjesh themelore, plotësisht të standardit human evropian dhe botëror. Është mbarë populli shqiptar, tashmë krejtësisht i emancipuar, edhe në ato zona gjëdje, padrejtësisht të quajtura enveriste, që tashmë aspiron për demokraci dhe progres. Partia Demokratike e Shqipërisë, e bindur se shpreh ndjenjat dhe aspiratat e forcave më progresive, demokratike i thotë një jo të prerë çdo tentative për t’i servirur popullit shqiptar Leka Zogun. Populli shqiptar nuk po përmbys diktaturën enveriane dhe të pasuesve të tij, për ta zëvendësuar me monarkinë që u ngrit mbi gërmadhat e një revolucioni demokratik, të shtypur me gjak po prej saj. Populli shqiptar do të futet në Europë me mendësi evropiane, i prirë nga forcat antikomuniste të opozitës, ku rol të dorës së parë luan Partia Demokratike e Shqipërisë. NAPOLEON ROSHI

Policia nuk duhet të heshtë

Puna dhe ligji janë dy «këmbët» ku mbështetet fort jeta shoqërore. Ato padyshim janë edhe netët e para të demokracisë sonë të re. Ato janë të lidhura aq shumë njëra me tjetrën, saqë çregullimi më i vogël i njërës pasqyron menjëherë tek tjetra. Po ç’qëndrim po mbajnë njerëzit ndaj tyre? Ndërsa për të parën vërehet se shumë kush e ka humbur respektin për të, dyta përditë e më shumë po shekelet me të dyja këmbët. Shekelet ligji dhe heshtin policisht mbrojtësit e tij. Këtë qëndron dhe paradoksi më i madh. Është e tepërt të themi se populli prej kohësh e ka humbur qetësinë. Dhe kjo jo vetëm për arsye të destabilizimit të situatës politike dhe ekonomike, por në radhë të parë për faktin se nga kjo amulli përfituan shumë elementë keqbërës, rrugaçë, hajdutë, njerëz me prirje për të shkatërruar e deri vrasës e kriminelë. Kështu si pa gjë të keq, ditën për diell, në mes të rrugës, në prani të njerëzve, e nën hundën e policëve po ndodhin ngjarje nga më të shëmtuarat. Diku rrëmbehet një vajzë, diku rrihet një fshatar dhe i kontrollohen xhepat, gjuhët me gurë mbi një autobus apo lokal dhe rrugaçi pasi ka thyer xhamin apo ka bërë ndonjë zullum tjetër ikën qetësisht në punën e tij, diku tjetër një grup të rinjsh (që janë shtuar aq shumë kohët e fundit), shajnë kalimtarët… [teksti vazhdon jashtë kornizës]

Arriti në Shqipëri një delegacion i Lidhjes Demokratike të Kosovës

- Takim i ngrohtë i zotërinjve Sali Berisha dhe Ibrahim Rugova në Kavajë - Me ftesë të Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha, të enjten erdhi në Shqipëri delegacioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës i përbërë nga kryetari i saj, Dr. Ibrahim Rugova dhe sekretari i përgjithshëm Bujar Bugoshi. Fill pas pritjes së ngrohtë në aeroport nga zoti Sali Berisha, miqtë e nderuar nga Kosova shkuan bashkarisht në Kavajë në një takim që deputeti Sali Berisha pati me zgjedhësit e tij. Prof. Dr. Sali Berisha përshëndeti përfaqësuesit e nderuar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën dhe Bujar Bugoshin. Ai ritheksoi mbështetjen e plotë që vendoset të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të gjithë popullit shqiptar për luftën heroike të vëllezërve tanë në Kosovë kundër shtypjes shoviniste serbe. Fjalët e tij u ndërprenë disa herë nga thirrjet entuziaste “Kosova Republikë”, “Kosova do të fitojë”. Më poshtë zoti Berisha theksoi se aktualisht objektivat kryesore të PD-së janë çuarja deri në fund, në fitoren e plotë, të luftës për demokraci, shkatërrimi tërësor i mendësisë dhe praktikave moniste, rindërtimi i pushtetit lokal në çdo hallkë të tij, privatizimi i plotë. Ai shtroi detyrën për ke luftuar kudo që të krijojmë e të forcojmë bindjen se situata që përjetojmë nuk është pa rrugëdalje. Me këtë rast kërkesat e zgjedhësve ishin që Kavaja të jepet statusi i rrethit, zhvillimi brenda këtij viti i zgjedhjeve të reja në parlament, përshpejtimi i punimeve të parlamentit, angazhimi më i madh e më konkret i qeverisë për të vendosur shtetin ligjor. Me kërkesën e pjesëmarrësve e mori fjalën edhe zoti Ibrahim Rugova. Ai falenderoi për pritjen vëllazërore që ju bë dhe foli për zhvillimet e fundit në Kosovë e në Jugosllavi. Ai shprehu besimin e patundur se megjithë terrorin e egër shtetëror të forcave shoviniste serbe, lufta e popullit martir të Kosovës do të kurorëzohet me fitoren e plotë, me rrugë demokratike. Fjalët e tij u pritën me brohoritje entuziaste. Pas këtij takimi z. Sali Berisha shoqëruar nga Dr. Ibrahim Rugova e Bujar Bugoshi si dhe nga kryetari i komisionit drejtues të degës së PD-së së Kavajës, Naim Karriqi, bënë një vizitë në familjen e martirit të parë të demokracisë, Josif Budo, që u vra nga forcat e diktaturës enveriane një vit më parë. Edhe këtu ata u pritën me dashuri, respekt e mirënjohje të madhe nga i gjithë rrethi i gjerë i kësaj familjeje dhe banorë. (Foto: Dritan Kaba) Korresp. i «RD-së»

Nuk mund të ketë progres dhe begati në fshat pa i dhënë tokën fshatarit, atij që e punon

NE KUVENDIN POPULLOR Edhe gjatë ditës së djeshme Kuvendi Popullor u mor sërishmi me kryeligjin për tokën. Deputetët e Partisë Demokratike Tonin Ali Mehilli, Genc Ruli, Dhimitër Anagnosti, Rexhep Uka, Skënder Dika, Gëzim Luli, Lindita Prifti, e mjaf[t] të tjerë argumentuan… Nuk mund të lidhet fshatari me tokën nuk mund t’i përshkutohet fshatarit toka, fshatari ynë në ekonominë e tregut nëse nuk realizojmë kërkesën elementare që toka t’i jepet dhe t’i përkasë fshatarit. Toka për shqiptarin është sa… Përs[a] u takon kooperativave për të tashmë as që vlen të flitet. Është katastrofë më e madhe, kinezëria, stalinomania e tmerrshme që ra në kurriz të fshatit, të fshatarit, të Shqipërisë falë udhëheqjes paranoike enveriane. Por e keqja më e madhe është… [teksti vazhdon jashtë kornizës] e shenjtë aq edhe e pakët. Nuk kemi tokë për të shtirur e sidomos për t’ia shitur atë të huajve. Ndaj edhe pse fshatarit do t’i jepet e duhet t’i jepet toka, të mirren të gjitha masat ligjore që për një periudhë të arsyeshme kohore të ndahet shpejtë dhe shpërndaromi i tokës. Kjo është e detyrueshme për të ruajtur fshatarin, për të ruajtur Shqipërinë. të flitet. Është katastrofë më e madhe, kinezeria, stalinizmania e madhe është se 50 vjet enverizëm, 50 vjet shkatërrim, mjerim dhe uri të fshatit, nuk i rregullon dot me një ligj. Ky ishte shqetësimi i deputetëve të Partisë Demokratike dhe i nuancave që u vunë re në diskutimet e tyre, sepse gjendja është kaqotike, sa asgjë nuk mund të pritet me thikë. Kjo për më tepër kur ende është në pushtet, monizmi, sidomos në fshat.

Letër grave që krijuan «Lidhjen demokratike të grave të Shqipërisë»

Në gazetën Bashkimi të datës 3 korrik 1991 me gëzim të madh lexova një nismë e marrë për krijimin e Lidhjes së grave demokratike. Në gazetën Bashkimi të datës 3 korrik 1991 me gëzim të madh lexova një nismë e marrë për krijimin e Lidhjes së grave demokratike «Ju vaftë mbarë!» Më erdhi keq që s’mora vesh të merrja pjesë me ju pse, të them të drejtën hyj me ndërgjegje të lehtë se nuk i dëshashtë asgjë regjimit fashist ose regjimit monist, i cili i çveshi njerëzit nga vetitë e bukura shqiptare dhe mua nga ana materiale sa u detyrova të ngrihem nga Elbasani e të vendosem këtu në Tiranë, mbasi morëm mbi kurriz vulën (Vijon në faqen 2)

Kush i nxiti grabitjet në depot e rezervave shtetërore në Baldushk dhe në Lundër

(Sipas dëshmisë gojore të Sabri Ismailit, kryetar i Koop. Bujqësore Mustafakos, Baldushk). Një tjetër rast grabitje masive ka tronditur dhe shqetësuar këto ditë opinionin e njerëzve. Në datat 28-29 qershor, qindra fshatarë të zonës së Baldushkut dhe të Petrelës të rrethit të Tiranës thyhen depot e rezervave shtetërore, (Raporti 101-K) dhe rrëmbyen me forcë 6 arë grurë; ushqime, veshmbathje, sende të tjera për përdorim shtëpiak, deri edhe barna mjekësore. Shumica e këtyre sendeve, të rrëmbyera nga ata që kanë ardhur për ndihmë, në radhë të parë vendin tonë nga këta depot? Ç’bënë organet e ruajtjes së rendit? Për të hedhur dritë mbi të vërtetën e kësaj grabitjeje masive, nuk është e para dhe, kemi frikë se mos nuk do të jetë e fundit, po tregojmë dëshmitë gojore të kryetarit të kooperativës bujqësore të Mustafakocit në Baldushk Sabri Ismailit, i cili na foli në shumën indinjatë e zemërim për këtë akt të shëmtuar që i vë njollë imazhit të pastër që kanë ruajtur për shekuj bashkëfshatarët e tij. Sipas tregimit të tij, ngjarjet kanë rrjedhur si vijon: Në këtë datë rreth orës 14,30 (Vijon në faqen 6)

Fëmijë të kujt ishim ne...?

Jam një i ri (violinist) 18-vjeçar, jam një konviktor i stazhuar, që prej moshës 6-vjeçare, pra 12 vjet s’janë pak, por janë vitet ku formohet trupi, por me se? Kësaj pyetje i përgjigjen edhe nxënësit konviktorë të shkollës artistike «Jordan Misja». Ju drejtohem ju, o barkmëdhenj, o gjakpirës, o mediokra: A keni provuar të hani sallatë jeshile me vaj lulesh e çaj? Është një kombinim tepër i rrallë. Me siguri, s’ju krijon alergji, pasi ngjyra është jeshile si ngjyra e sapunit që preferoni. - A keni provuar të lini fëmijën tuaj 6-vjeçar në konvikt pa përkujdesjen tuaj prindërore? - A do ta linit do të ta 12 vjet në stinën e ftohtë të dimrit pa zjarr? - A do ta linit dot atë 12 vjet rresht çdo javë në tren e urban pa xhama e sedilje? - A do të duronin dot fëmijët tuaj pa përkëdhelje, puhtje, ledhatimet prindërore? Përgjigjen mund t’ju a japë zyshe Sabi (E shoqja e B. Bekteshit) pasi e kam pasur nëndrejtoreshë në shkollë. - A do të duronit ju fëmijën tuaj të kalonte ethet e fruthit pa përkujdesje, goftë edhe me një gotë çaj? - A do ta mundnit të shihnit foshjen tuaj me duar të ngrira t’u binte violinës korridoreve të shkollës? - A keni provuar të dëgjoni në darkat e ftohta fëmijën tuaj: «Po unë s’u ngopa! Kam uri!» - A do ta linit fëmijën tuaj 12 vjet rresht me të njëjtën menu, mbrëmje e mëngjes? Çaj e makarini? - A i keni thënë ju o femra (nëna) të blloku fëmijës tuaj: Mjaft më se më thithet pëlqimi! - A do të duronit t’i «akha» Besnik, që vëllai tuaj «të talentuar» të mos i jepet e drejta të jepte një koncert? Ç’them harrova, ju vajzën e çuat prapa dhënderit, ta argëtonte në kohën e lirë. Më falni, ju dhe mbesën e sollët nga Shkodra në bllok që të vazhdonte UT. - A keni provuar ju «xhaxhi» Rita të paguanit 120 mijë leke bileta urbani e treni për 12 vjet? Po ju «teta» Lenka a do ta financonit dot vajzën tuaj me hundë të kthyer me të ardhurat tona familjare? Kam edhe më..., por po e lë për një herë tjetër. Si s’i ra ndërmend një kuadri të PPSH për këtë shkollë, për ne të thjeshtit e prindërve të rretheve pa poste? I përulem ndjenjave demokratike të Zhani Cikos, që formoi me ne të thjeshtët, të talentuarit orkestrën e harqeve e debutuam suksesshëm në skenat e Evropës. Ndjej dhimbje, që të preokupuar, të lodhur, të emocionuar, përpiqeshim t’ju kënaqnim në Koncertet e Partisë, koncertet e majit, festat e nëntorit etj. A ju shkoi ndërmend vallë se ne poshtë kishim ngrënë një pjë pjatë me presh? Si s’ju shkoi ndërmend (kur bridhnit nëpër Evropë) të sillnit ndonjë hark, ndonjë violinë, ju o mediokra që festonit festën e talentueve të reja, fjalën e 20 dhjetorit, ju që na quanit «ndihmës të Partisë». Dhe tani ti «gjysh» Sulo na sill ndonjë kostum nga ato të thyera, sepse orkestra jonë niset për koncert në Austri, dhe në tren mungon veshja. A do të kthehet vështrimi i qevar nga talentet e shkollës sonë? Ata janë të shumtë, pyesni një herë të fuqishme që t’ju arsimojë në universitet e Evropës? Atëherë të gjykojnë në… SKERDION KERALA Liceu artistik «Jordan Misja»

KRONIKE

Laç - Qindra banorë të Laçit, Mamurrasit, Milotit dhe fshatrave morën pjesë në një takim të organizuar nga dega e PD për Laçin me deputetin e Partisë Demokratike Arben Imami. Në takim u ngritën probleme si rehabilitimi moral dhe material i të dënuarve politikë, statusi i rrethit për Laçin, ndotja e madhe e ajrit nga uzina kimike dhe ajo metalurgjike, kriminaliteti në rritje etj. Nga salla iu kërkua zotit Imami që të shtrojë propozimin për parlamentin i ardhshëm të rëduktohet në 50 për qind me qëllim që të jetë më efektiv dhe t’i lërë vend cilësisë. Përrenjas. - Një takim shumë i ngrohtë u zhvillua në qytetin e Përrenjasit me deputetët e Partisë Demokratike Neritan Ceka, Rexhep Uka dhe Ridvan Peshkëpia. Zoti Neritan Ceka përshëndeti banorët e Përrenjasit për frymën e tyre demokratike dhe për atmosferën e ndryshuar në këtë qytet në të madhe minerare në favor të demokracisë. Ai u ndal në problemet organizative të Partisë Demokratike dhe nevojën e gjallërimit të punës së seksioneve të PD-së. Zoti Rexhep Uka foli për politikën e PD-së për privatizimin e tokës. Gramsh. - Shumë i ngrohtë dhe entuziast ishte takimi që organizoi dega e PD-së për Gramshin me deputetët Neritan Ceka dhe Ridvan Peshkëpia. Zoti Neritan Ceka u foli të pranishmëve rreth zhvillimeve politike aktuale në vendin tonë si dhe rreth reformës së thellë ekonomike, administrative e politike të vendit. Zoti Ridvan Peshkëpia foli për detyrat që u dalin Shqipërisë nga aderimi në PE për ndihmuar në organizmin dhe konsolidimin e Partisë. Duhet aderuar në PD, theksoi zoti Ridvan Peshkëpia, rinia ndihmon demokracinë dhe njerëzit pasurojnë jetën e saj shpirtërore. Shijak. - Pesha e seksionit të PD-së dhe deputetëve të PD-së në Shijak vazhdon të jetë vendimtare. Edhe kur dalin shqetësime, populli u drejtohet për zgjidhje deputetëve të vet Petrit Llaftiu dhe Skënder Dika. Kur në Shijak u vu re një treg i zi me cigaret ku një paketë shitej 5 lekë, deputetët ndërhynë. Tok me autoritetet bllokuan shitjen dhe rekomanduan shpërndarjen e paketave sipas familjeve. Vetëm nga ky operacion çdo familje fitoi 15-30 lekë ndërsa si Shijak 30000 lekë të reja. Tiranë. Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha priti dhe zhvilloi bisedime në selinë e Partisë Demokratike, delegacionin e PASOK-ut të kryesuar nga sekretari i KQ të PASOK-ut, Apostolos Capsopoulos. U fol për marrëdhëniet tradicionale miqësore midis popujve tanë fqinj, shqiptar dhe grek dhe për rrugët e rritjes së bashkëpunimit dypalësh. Delegacioni i PASOK-ut zhvilloi gjithashtu bisedime me deputetët e Partisë Demokratike Arben Imami dhe Napoleon Roshi si dhe sekretarin e Partisë Demokratike Eduard Selami. - Tiranë. - Redaksia e gazetës «Rilindja Demokratike» organizoi në sallën e Muzeut Kombëtar një takim të gjerë me inteligjencën e kryeqytetit. Intelektualët u shquan si Natasha Lako, Besnik Mustafa, Sali N. Prifti, Pellumb Kulla, Piro Misha, Fatos Kongoli Tinka Kurti etj., shprehën vlerësimin e tyre për rolin e gazetës «Rilindja Demokratike» si pionere e guxim- (Vijon në faqen 6)

…parë, Shqipëria të ketë një paketë ligjesh themelore, plotësisht të standardit human evropian dhe botëror.

Përsa u takon kooperativave për të tashmë as që vlen të flitet.