FUSHATA KUNDER PD-së - FUSHATË KUNDER INTERESAVE TË KOMBIT
Fushata që po zhvillohet javëve të fundit kundër Partisë Demokratike, për nga qëllimet e mbrapshta dhe intensiteti i veprimit të organizatorëve të saj, kujton dhjetorin kur kjo parti lindi.
Është e vërtetë se gjendja ekonomike e vendit është më e rënduar se kurrë. Është e vërtetë se kjo krizë shkon deri aty sa rrezikohet dita-ditës edhe ushqimi i domosdoshëm i popullit, gjë që nuk mund të mos sjellë edhe një irritim plotësisht të përgjigjur të njerëzve. Pikërisht kjo gjendje kritike ekonomike dhe morale e vendit po synohet të shfrytëzohet për të mbjellur pakënaqësi në popull ndaj Partisë Demokratike. Për t’ia arritur këtij qëllimi, organizatorët përdorën të kësaj fushate lënë qëllimisht në harresë shkatërrarët e kësaj katastrofe, që janë Partia e Punës, sot e emëruar Parti Socialiste, e cila doli mirë nga gjithkush se është parti e Enver Hoxhës, pavarësisht nga parullat e reja demagogjike që po përdor. Për ta kuptuar këtë të vërtetë, mjafton të kujtosh frymën staliniste, me thirrjet «Parti - Enver, jemi gati kurdoherë», mbytëse për çdo zë që dëshironte rinovimin real të saj, që sundoi në kongresin e saj të dhjetë, që u zhvillua jo më larg se para një muaji, ose të shohësh qëndrimin destruktiv që mbajnë ditët deputetët e saj në parlament.
Kjo fushatë e turpshme nuk bazë, që përpiqen t’i paraqesin figurat qendrore të procesit demokratik në Shqipëri sipas prejrjeve modelore të ish-sunduese enveriste, abuzimet e pakufizuara të të cilëve po zbulohen në mënyrë sensacionale sot.
Çdo lloj çudie apo hutimi i forcave mbarëpopullore demokratike përpara kësaj fushate do të ishte një sukses me pasoja të rrezikshme të trurit djallëzor që e ka pjellë. Dhe, pavarësisht nga «mjeshtëria» me të cilën është ndërtuar kjo fushatë, për çdo njeri që e ka ndjekur ecurinë e procesit të demokratizimit të Shqipërisë, është e lehtë ta dallojë se në cilat kaste ndodhet ai tru. Ai ndodhet në kokën e asaj kaste politikane të regjimit të vjetër, të përlyer deri në palcë me djerës e ndershme të popullit, të cilëve fundi i diktaturës ua ndërpreu majmëritë. Sigurisht që këta «burra» nuk mund ta dorëzojnë kaq lehtë pushtetin e tyre të fituar me gjak. Me gjakun e pafajshëm të popullit. Dhe, siç e kanë zakonin, vazhdojnë e do të vazhdojnë të luftojnë deri në agoninë e vet të mbrame me mjetet më obskurantiste, të cilat sundimi i gjatë i ka mësuar t’i përdorin shumë mirë. Koha e tyre ka përënduar vërtet, por çdo harresë e rrezikut të tyre u jep mundësi të gjallërohen, u jep mundësi t’i hapin plagë të dhimbshme demokracisë sonë të re e ende të brishtë, u jep mundësi ta pengojnë lulëzimin e saj të shpejtë. Prandaj ta ruajmë të pakomprometuar karakterin e vet dhe iu bëri që në fillim të vështirë e dobishme Partisë Demokratike dhe gjithë lëvizjes për demokratizimin e Shqipërisë. Ata do ta vazhdojnë të jenë një mbështetje e domosdoshme edhe për kërkesën sistematike të Partisë Demokratike dhe për përpjekjet e saj këmbëngulëse për shpërndarjen përfundimtare të burokracisë enveriste në të gjitha nivelet e shtetit shqiptar.
Po shërbetori më besnik dhe më i verbër i politikës totalitare të Enverit mbetet gjithmonë Sigurimi i Shtetit. Ai i ka të përgjakura duart deri në bërryle, vetëm për ta mbajtur gjallë atë regjim çnjerëzor që përmbysëm. Shumë pjestarë të tij, dhe rrjeti i gjerë i informatorëve të tij, të shndruar gjatë viteve në xhelatë profesionistë për popullin e vuajtur, e shohin dita-ditës se nuk kanë asnjë të ardhme në Shqipërinë Demokratike. Kjo do të thotë që ata të humbin një herë e përgjithmonë arsyen e ekzistencës së vet. Prandaj nuk mund t’ia falin kurrë masës së studentëve, gjithë popullit dhe mbi të gjitha Partisë Demokratike, goditjen shkatërrimtare që i dha sundimit të tyre mesjetar. Ligji që u miratua tani së fundi në parlament për Statusin e Shërbimit Informativ Kombëtar, edhe pse mund mos jetë i përsosur, ua than shumë shpresat që, me sa duket, i ushqenin ende për të ardhmen e tyre.
…herë», mbetëse jo më larg se para një muaji, ose shohësh qëndrimin destruktiv që mbajnë dita-ditës mbetet me kaq. «Arkitektët» dhe zbatuesit e saj famëkeqinj, duke e njohur mirë ndikimin e intrigës sidomos në situata të tilla dëshpërimi, po përhapin me bollëk shpifje nga më të ulëtat rreth drejtuesve të partisë Demokratike në Tiranë e në rrethe. Shkohet deri atje sa fabrikohen edhe deklarata të padegjuara kurrë nga goja e demokratëve shqiptarë, të cilat shpërndahen me shpejtësi e me zellin më të madh pikërisht te ato grupe e shtresa të popullsisë që mund t’u shkaktohet pakënaqësia. Një nga këto fabrikime të pamoralshme është edhe veshja me autorësinë e drejtuesve të PD-së, të kërkesës që toka t’u kthehet në kufijtë e dikurshëm ish-bujqve dhe agallarëve. Po në këtë stil të shëmtuar janë edhe një sërë sajimesh pa asnjë…
HISTORINË NUK E BËN VETËM NJË PERSON, QOFTË KY DHE SKËNDERBEU, POR POPULLI
Intervistë me Z. EKREM BARDHA, dhënë redaktorit të gazetës sonë, Visar Zhiti
- Për ardhjen tuaj është folur në televizion e nëpër gazetat. Do dëshironim të dëgjonim nga ju diçka për vetën tuaj.
- Jam nga katundi Radan i Leskovikut. Si bujk u rrita. Aty bëra shkollën fillore. Por për arsye politike, për liri e demokraci, ika me dy vëllezërit e nënën. Nga Greqia shkuam në Gjermani e pastaj në Amerikë. Unë isha 18 vjeç. U futa në ca kurse për tregti, me të cilën merrem edhe sot. Përparuam ekonomikisht, na u dha rasti të pasuroheshim, por dëshmia e dashurisë për atdheun s’na u zvogëlua. Mohimi që na u bë, na i shtoi. S’i kam harruar njerëzit e mi, fshatarët, gjithë kujtimet...
- Nga larg, kush ishte përfytyrimi juaj për Shqipërinë e braktisur?
- Ishte tepër e dhimbshme mosarsyeja që na pengonte mos e vizitonim atë. Këputja me Shqipërinë e të dashurit tanë që aq e qartë sa të tmerronte. Asgjë s’dergjonim dot. Pakot ktheheshin. 80 për qind të parave i mbante shteti. Dërgoja në emër tjetër, se i imi që e ndaluar këtu. E megjithatë pashe se dhe në Amerikë kish atë ikur që privilegjoheshin. Na vinte keq që vendi ynë aq i civilizuar, të bëhej aq i huaj për botën, u nda nga Evropa kaq brutalish. Si një kamp izolimi u bë. Me vështirësi u ambjentuam në Amerikë, por s’e patëm vështirë të ndjenim diktaturën e papërshkrueshme të atdheut.
- E sot si na gjeni?
- Çuditerisht ndryshë. Me të vërtetë ka liri e demokraci që kurre s’e mendoja. Si në ëndërr më duket.
Kur erdha, kur pashë ushtarin me yll, që të jem i sinqertë, u rrënqetha. Një çast mendova, ç’pata që erdha, bëra gabim. Por gaboi mendimi im e jo unë. E them me zemër, u prita shkëlqyer!
Por prekëm e dëshpërohem kur shoh se keqkuptohet demokracia e abuzohet me të, aq sa më duket të mendoj se mund të shkohet në anarki. Pse të ketë vrasje shqiptarësh me shqiptar, djegje? I bëjnë antidemokratët, besoj. Ne njihemi për dinjitèt, vjedhjet na ç’nderojnë e s’janë karakteristikë e jona. Bota na i ka patur zili besnikërinë, trimërinë e stërgjyshërve. Këto sikur kanë humbur. Refugjatët, nëse patën të drejtë që ikën, s’kanë të drejtë të silllen keq jashtë. Dua të theksoj që kjo s’përmbledh gjithcka, është e pakta, por vendin s’duhet ta bëjmë si ai treni i shkatërruar që të llahtaris, se do të bëjmë qejfin armikëve shkullorë. Të harrojmë të kaluarën e të fillojmë nga fillimi. Duhet djerse e punës. Demokracia do lirinë, por jo atë që të bërdesh rrugëve.
Sot njihet dinjiteti i burrave. Të tërhiqemi nga ekstremet e majta ose të djathta. Secili të ndjejë përgjegjësinë. Partitë (D, R, S, SD, K. A. E), sindikatat të kenë dialog, veprime konkrete e urgjente.
- Të mirëkuptohemi. Të respektojmë fetë, por të mos i vëmë mbi kombin. Jo rol religjioz, por kombëtar. Jo individi, por liria e tij.
Shqipërinë e gjeta më keq seç e lashë. Pashtë elitën, bllokun, vilat, pallate. Kanë t'rregjitur si as në Amerikë. Janë më të ekzagjeruar. Ky është krim.
Por mikpritja, respekti, dashuria juaj më bënë krenar. Shqipërti, karakteri ka ndryshuar (për keq). Besoj nga diktati i urryer e mjerimi. Kjo na ka ulur. Por besoj aq të pastër sa të përmirësohemi.
- Kush është vizioni juaj për ardhmërinë e Shqipërisë? Besoni dhe si?
- Shqipëria është një vend ndër më të bukurit në botë. Gruaja e fëmijët e pëlqyen shumë. Ende rroj akoma më bukur. Të barazohemi me Evropën e t’ia kalojmë Zvicrës. Bëhet me punë e dinjitet. I them këto nga që jemi të civilizuar. Duhen ligje të reja, shtet, privatizim. Prona është dinjitet. Të gjitha këto japin lartësi. Besoj se në një kohë të shkurtër rregullohemi. Jemi në fund të shekullit XX-të.
Dua lirinë e njeriut. Kemi llokari para kombit. Të marrim shembull nga Izraeli që është dhe zë e ne i kemi të gjitha. E sa të pasur janë ata!
Demokracia ecën bashkë me Lirinë e fetë. Që Shqipëria të mos jetë as myslimane, as katolike
(Vijon në faqen 6)
Ndryshime në drejtimin e gazetës «Rilindja Demokratike»
Ditët e fundit Komisioni Drejtues i Partisë Demokratike mori në analizë punën e gazetës «Rilindja Demokratike».
Komisioni konstatoi se gazeta si pionere e guximshme e shtypit të lirë demokratik, në faqet e saj është përmbajtur dhe ka shprehur vijën e Partisë Demokratike. Për këto ndryshime ka merituar edhe kryeredaktori i saj, zoti E...
Miliona për të «Semurët» e Bllokut
Denoncimi i abuzimeve të bëra nga Ministria e Shëndetësisë bën fjalë për përçdrimin e fondeve valutore është një skandal tjetër tronditës monstruoz.
Kjo Ministri për shumë vjet ka qenë portë e fshehtë e ombrellë nga kalonin për në Evropë udhëheqësit e soji e sorollopi i tyre, me lekune e nxjerrë nga djersa e këtij populli të varfër e të mashtuar. Kjo derë ishte tepër e ngushtë për njerëzit e thjeshtë. Çdo dalje jashtë shtetit, një udhëtim nga dy persona. Komisioni kontrollit nuk gjen dokumente të sakta në këtë familje. Pra mund të mendohët se shifrat e dhëna më sipër janë pjesa e dukshme e ajsbergut. Sa është pjesa nën ujë e di Sulua, qejhaj bjeshkë që di mirë si zhduken gjurmët. Fatura për çdo shpenzim nuk ka. Ka vetëm një proces verbal me shumë në përgjithësi, çdo daljeje jashtë shtetit, të fir- firmosur nga oficeri Sulo Gradeci e të tërë korruptuar si ai. Me miliona dollarë kanë fluturuar për ruajtjen e shëndetit dhe udhëheqësisë së lartë e familjeve të tyre që populli ua bën hallall se «shkrihen» për të, tërë jetën! Këta janë vandalët e vërtetë e jo vetëm ata që për të nxjerrë një mollë të akumuluar prej vitesh, thyen xhama apo i vunë zjarrin ca barakave e që qeveria menjëherë bëri llogaritë lekë për lekë e me të drejtë i dënoi disa prej tyre. Po këto llogari kush i bën? Pse janë lënë kaq gjatë e shkatarre-vu? Ne nuk u ka hyrë asnjë gjemb në këmbë? Për këto zullume nuk ka vend për justifikime për ish-ministrat Ajli Alushani e Ahmet Kamberi, të cilët mund të kenë qenë të pafajshëm, por s’ka pse të ishin edhe të pandershëm e të papërgjegjshëm përballë popullit që i kish zgjedhur. Si mund të jesh aq dorë leshuar ndaj kastës e aq i ngushtë ndaj popullit, ndaj rasteve kur vdekja i rri mbi kokë tjetrit! A nuk e ndjeni se mund të jeni bërë pjesëmarës në vrasje? Unë nuk i akuzoj deri në fund sepse të gjithë kemi në qelinë gjynah për të lënë, por për këto gjynahe nuk ka katharsis. Shifrat e shpenzuara të trondisin. Shumica janë simultante, dhe simulimin e tyre e ka mbuluar klinika speciale e udhëheqjes. E është e vështirë të besohet ajo që thotë zoti Dine Abazi, drejtor i kësaj klinike, kur thotë se nuk ka patur shkelje. Në dokumentacion po. Në atë dyndje drejt Evropës për kurim s’ka si të besosh se të gjithë kanë qenë të sëmurë. Dhe për çdo të gjithë paskan vuajtur nga sëmundje që nuk mund t’u kuroheshin në klinikat e spitalet tona. Të shkretët paskan vuajtur shumë. Kot i paskami marrë i nxuarsh pa në blloku. Aty paska qenë skëterrë, karantinë. Ju lutem mos na bënj të qeshim se nuk qeshim dot. Mjaft më me mashtrime. Mos na pengoni më të jetojmë të gjithë si njerëz e të gëzojmë diçka tonën. TIMO LUTO
e ombrellë nga kalonin për në Evropë udhëheqësit e soj e sorollopi i tyre, me lekën të masht-ruar keq. Çdo kërkesë e lutje, drejtuar juve zotërinj udhëheqës të lartë, për një kurim jashtë shtetit, kur jeta e jetimi varej në të vetëm alternativë, ju u tregonit spitalet tona në të cilat, kurrë nuk hyte vetëm si pacientë. Ju ishit paciente të klinikave të shtrenjta të Parisit e Vjenës. Ndërsa nuk ja bënit popullit, por miqve tuaj të veçantë për të cilët jepni porosi duke shkelur çdo rregull, pa miratim të komisionit mjekësor.
23 persona janë dërguar për kurim jashtë me porosi të Manush Myftiut, i cili me tërë klinika vizituan në Austri për tiroidet kur kura iu bë e qartë qysh në të parën. 21 persona janë dërguar me porosi të Adil Çarçanit, që në eshtë dukur aq babaxhan e i pafajshëm, që kur shkonin jashtë për kurim, merrte me vete deri dhjetë veta, suitë nga pas.
Edhe me porosi të Lenka Çukos janë dërguar pesë persona, e cila duke patur parasysh fjalën e urtë se rruga e gjatë pret më shkurt, së bashku me të shoqin e oficerin shoqërues, për të shkuar në Paris kalon nga Athina, ku qëndron tri ditë e shpenzon për qejfet e saj 12 mijë e 200 dollarë.
Zotërinjte nuk mund të jetonin as në Paris pa oborrin e tyre, pa suitën e zakonshme. Gjatë periudhës 1981-1985 për këtë suitë shoqëronte çdo udhëheqës të lartë e në rast mbarte edhe familjet e tyre, janë shpenzuar 480 mijë e 500 dollarë. Ç’mund të nënkuptojë me këtë valutë? Ndoshta një shtëpi e lindjeje, ose të përmirësohej ajo që sa sot Tirana që ka mbi 50 vjet që është ndërtuar e që është në një gjendje skandaloze.
Këtë gjendje e vuan gruaja e thjeshtë e popullit se zonjat nuk hyjnë këtu. Zonja Pranvera Hoxha shkon në shtëpitë e lindjes së Parisit e shoqëruar nga katër mjekë gjinekologë. Ndërsa në një rrugë fshati, një grua lind dhe e vetmuar pa një pranë, sikur të ishte kafshë. Qyteti është larg e autoambulancë nuk kishte e burri i saj i kish shkuar për të gjetur një grua të ndodhur pranë.
Vetëm për familjen Hoxha gjatë dhjetë vjetëve të fundit janë shpenzuar 171 mijë e 638 dollarë e 316 mijë franga. 53 vetë të kësaj familjeje kanë shkuar jashtë të shoqëruar të paktën në çdo va-
Miratimi i ligjit mbi tokën - ngjarje e rëndësishme në histori
Miratimi nga Kuvendi Popullor i ligjit mbi tokën me siguri do të bëhet një ngjarje e rëndësishme në historinë e vendit tonë si një ngjarje e rëndësishme.
Me këtë ligj toka jonë e vjedhur fton gjallërinë e shpirtit shqiptar. Rikthimi i tokës te zotit të vet jo vetëm është një moment vendimtar në reformën demokratike në bujqësi, por i rikthen fshatarit dinjitetin, lirinë, mëkëmbjen, patriotizmin që trashëgon nga të parët e tij dhe do ta shndërrojë atë në zot të vërtetë të vetes, të shtëpisë, tokës dhe të drejtës të tij të damtura.
Partia Demokratike e Shqipërisë, kthimin e tokës atij që e punon dhe sipas frymëve që konsideron si një konditë të domosdoshme për zhdukjen e okupacionit bolshevik mbi tokën, shndërrimin e fshatit skllevërues të kooperativave bujqësore të të gjitha vendit nga «çifligje e Komiteteve» të PP-së në ndërmarrje të sigurimit të shtetit, nuk mbështet asnjë territor të vërtetë shqiptar, por…
…shoqëruar me kufizimin famëkeq, e shndruan fshatin tonë në një kamp të llojit të vet. Prandaj ne duhet të rikujtojmë me dhimbje të madhe qindra e mijra fëmijë e të moshuar që u vuanjten nga pelagra, disproteinemia, uria e peshme dhe vdiqën nga sëmundjet e mosushqyerjes në kohën kur drejtuesit e tyre të nomenklaturës së kuqe e ndërtonin parajsën mbi vuajtjen dhe mjerimin e këtij kombi.
Ligji që u miratua nga Kuvendi Popullor, i rikthen tokën fshatarit. Ai duhet, patjetër, të mbajë parasysh dhe të sigurojë edhe çështjet që vijojnë:
1. Sigurimin e lëhtësive kuadrove të bujqësisë dhe arsimtarëve që jetojnë në fshat për krijimin e fermave model apo të agjencive të shërbimit të tyre.
2. Sigurimin e lëhtësive për fshatarët, shtijen me çmime simbolike të farërave, ujit për vaditje dhe plehrave kimike.
3. Kompensimin e pronës së pyllit të kolektivizimit.
4. Sigurimin e bukës në të gjitha dyshemet e fshatit.
Prof. Dr. SALI BERISHA
Koperativat bujqësore, pasi u…
Mbi ngjarjet në Kamëz
Nga deklarata e deputetit Azem Hajdari në Kuvendin Popullor.
Protestoj para këtij parlamenti për deklaratën e zëdhënësit të Ministrisë së Ruajtjes së Rendit Publik, e cila kalon në vetëgjykim të deklaratës së Partisë Demokratike që kërkon vendosjen e ligjshmërisë ndaj jatoforëve në Kamëz. Partia Demokratike nëpërmjet kësaj deklarate nuk bën ndonjë përgjithësim por ajo kërkon të shmangen konfliktet. Pushteti lokal nuk funksionon. Menjëherë pas njoftimit nga seksionet e PD dhe forcat e ruajtjes së rendit, PD si një forcë e angazhuar për hartimin e një politike të pajtimit kombëtar, coi përfaqësuesit e vet në Kamëz me qëllim që të shmangë konfliktin.
U veprua në këtë mënyrë: Tanimë me efektivin e policisë dhe ndihmën afër gjithë natën me ta u interesuam për furnizimin e tyre sepse ishte ndërprerë qarkullimi. U thirrën në vendin e ngjarjes përfaqësuesit e të gjitha Partisë Demokratike, blegjistët dhe të gjitha shifrat e saj. Partisë Demokratike, gjithashtu, u dërguan përfaqësuesit e saj në Kamëz. ka shprehur vijën e Partisë Demokratike. Për këto padyshime ka merituar edhe kryeredaktori i saj, zoti Frok Çupi.
Por në punën e gazetës janë vërejtur edhe disa mangësi:
1) Gazeta ka qenë e varfër me artikuj për fshatin.
2) Në gazetë nuk ka gjetur sa e si duhet pasqyrim puna e madhe që bëhet nga degët e rretheve për organizimin dhe fuqizimin e Partisë.
3) Gazeta nuk ka botuar veprimtari dhe deklaratat e shoqatës së të burgosurve politikë.
4) Ka patur dobësi në formimin e strukturës redaksionale.
5) Nuk ka shkruar sa duhet për Kosovën dhe çështjen Shqiptare në tërësi.
Duke patur parasysh kërkesat në rritje që i shtron koha, dhe dobësitë e përmendura, Komisioni Drejtues i PD vendosi që të emërojë Kryeredaktor të gazetës «Rilindja Demokratike» zotin Napoleon Roshi.
Zotit Frok Çupi i janë ofruar detyra të tjera të rëndësishme në Partinë Demokratike.
(Vijon në faqen 6)
Nga punimet në parlament
Të rinovuarit në... komandë
«Shembullin më të freskët se sa është rinovuar Partia e Punës që tani quhet Parti Socialiste e treguan këtë ditë punimet e parlamentit, dhe diskutimi në të i ligjit të tokës. Më së fundi ardhi çasti i votimit. Edhe pse variantet ishin disa, në thelb votimi bëhej për dy gjëra: a do të realizohej më në fund ëndrra shekullore e fshatarit për të rimarrë si pronë private tokën që i grabiti Partia e Punës dhe regjimi stalinist enverian apo toka do të vazhdonte të mbetej pronë e shtetit.
Me të bukura është se në këtë moment më të vërtetë historik për vendin tonë, ligjin në Parlament (sepse mbi të tërësi i ka Partia e Punës) e bëri njeriu i Lonka Çukos, deputeti më enverian, Lafti Dautllari. Ai nguli këmbë që të votohej i pari varianti i tij që nuk ia jep tokën fshatarit por e la atë pronë shtetërore. Ishte me të vërtetë një skenë sa e dhimbshme aq edhe komike kur i shikojë njeri pas tjetrit gjithë deputetët e Partisë së Re Rinovuar të Ugrinin kartonin blu dhe të shpreshin pro.
(Vijon në faqen 6)