27/07/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

27 korrik 1991

Në kurriz të popullit

- Pjesë nga raporti mbi shpërdorimet në fushën e shëndetësisë nga udhëheqësit e lartë partiakë e shtetërorë në periudhën 1980-1990 - Familja Aliaj me trajtim njëlloj si familja Hoxha, ka shpenzuar në vitet 1986-1990: 145 mijë dollarë duke përfshirë dhe shpenzimet për mjekime disa herë në Paris të dhëndurëve e dërgimin 3 herë në Paris për mjekim të krushkut. Familja Çarçani gjatë viteve 1985-1990 ka shpenzuar 93.600 dollarë për 10 vajtje jashtë shtetit. Vetë A. Çarçani ka shkuar tre herë jashtë për mjekim më se të nevojshëm, duke shpenzuar rreth 71 mijë dollarë i shoqëruar nga 9, 10 dhe 12 persona, mjekë, oficerë, shoferë, kuzhinierë, Drejtori i Drejtorisë së Pritjes, përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe në çdo rast e shoqja që kryente shpenzime të tjera mjekësore. Në këto raste janë dhënë dreka nga A. Çarçani dhe shoqëruesit me fondet e Ministrisë së Shëndetësisë që përbënin një shpërdorim të ekonomisë. Teuta Çarçani shoqëron të birin në vitin 1987 dhe shpenzon për mjekim për vete 7.565 dollarë. Për rrethin familjar të M. Myfitit në vitet 1986-1990 janë shpenzuar 50.160 dollarë dhe 33.683 lekë për 7 vajtje jashtë shtetit për mjekim (2 nga e mbesa). Gjatë dhjetë vjetëve që ka vajtur M. Myfiti është shoqëruar nga 3 ose 4 persona mjekë, oficerë e të tjerë duke shpenzuar 14.428 dollarë bashkë me shoqen e cila si shoqëruese ka kryer vizita mjekësore me vlerë 428 dollarë. Familja e R. Markos shpenzon në vitet 1986-1988 21.148 dollarë për dy vajtje jashtë shtetit të shoqëruar me mjekë, oficerë e infermierë në ndonjë rast dhe e shoqja, shoqëruese kryen shpenzime mjekësore. (Vijon në faqen 5) Në kuriz të popullit [?]

REFORMIMI I USHTRISË PA NOSTALGJI PËR TË KALUAREN

Bisedë e Ministrit të Mbrojtjes zotit Perikli Teta me gazetarin tonë Mehilli Tanushi - DEMOKRATIZIMI I USHTRISË KËRKON MENDËSI TË REJA - NË DREJTIM - KUADROT MË TË AFTË - MARRËDHËNIE ME BOTËN EDHE NË FUSHËN E MBROJTJES Bisedë e Ministrit të Mbrojtjes zotit Perikli Teta me gazetarin tonë Mehilli Tanushi - DEMOKRATIZIMI I USHTRISË KËRKON MENDËSI TË REJA - NË DREJTIM - KUADROT MË TË AFTË - MARRËDHËNIE ME BOTËN EDHE NË FUSHËN E MBROJTJES Pyetje: Zoti Ministër! Së pari ju falënderoj për këtë intervistë që po i jepni gazetës sonë. Do të ishte me interes që bisedën të nisim me depolitizimin e ushtrisë, si një akt shumë i rëndësishëm i ndryshimeve demokratike në vendin tonë. Përgjigje: Ju falenderoj unë juve. T’i drejtohesh opinionit përmes gazetës “Rilindja Demokratike” për mua është kënaqësi dhe një e veçantë. Roli i saj për përgatitjen e opinionit me radikalizëm, pra atë të depolitizimit të menjëhershëm, gjë që nuk e realizuan dot disa vende të lindjes, flet për aspiratat demokratike të kuadrove, ushtarëve e punonjësve të ushtrisë. Pyetje: Megjithatë vërehen akoma edhe nëpër mjedise ushtarake parulla, buste, simbole e mjete të agjitacionit politik. Ç’mund të na thoni për këtë? Përgjigje: Nga ana e ministrisë dhe komandave në këtë drejtim është bërë një aksion i vërtetë. Ndoshta edhe sepse kjo, ishte më e lehta. Brenda një kohe shumë të shkurtër, në mjediset ushtarake u hoq çdo gjë që lidhej me propagandën partiake. Ndonjë gjë që ka mbetur është si pasojë e gjetjeve të vjetshme, të cilat nuk mund t’u shpëtojnë as erërave të lehta. E rëndësishme është që gjërave do t’u shkojmë deri në fund. Pyetje: Deri tani, kuadrot kryesorë në ushtri kanë qenë komunistë. Në kuadrin e depolitizimit ç’po bëhet me ta? Përgjigje: Ashtu është. Komisarët kanë qenë anëtarë të barabartë të komandës së batalionit, me komandant dhe përfaqësuesin politik. Të gjithë ata janë përgatitur profesionalisht, por alternativa më radikale, të kuadrove, ushtarëve e punonjësve të ushtrisë. Përgjigje: Për mua është konstatim i drejtë. Kjo përbën edhe një ndër arsyet që ministria ka humb në sytë e bazës. Tek mjaft njerëz është lëkundë besimi ndaj saj. Dhe unë mendoj se për shumë gjëra kanë shumë të drejtë. Nga sa po shoh në këtë pak kohë që kam në detyrën e ministrit, mekanizmi i drejtimit e komandimit çalon, për të mos thënë se në disa drejtime është ndryshkur e nuk funksionon. Pra është atrofizuar. S’e kam fjalën vetëm për aparatin e ministrisë, por veçanërisht për divizionet, brigadat, uzina e institucione të ushtrisë. Disa shokë drejtues në këto hallka pothuaj e kanë konsumuar forcën e autoritetin e funksionit që kanë. Ndaj tyre kemi vepruar dhe do të veprojmë edhe në të ardhmen pa sentimentalizëm e nostalgji. Këtë do ta bëjmë menjëherë duke shtuar kontaktet fizike me bazën, duke i sqaruar e bërë të ndërgjegjshëm ata për vështirësitë; do të vendosim në detyra me përgjegjësi në ministri, në komanda e shtabe të të gjitha hallkave, kuadro të rinj nga baza, të cilët kanë edhe aftësitë ushtarake, organizative e profesionale, Përgjigje: Në të kaluarën shtabi i drejtësisë? shumë të drejtë. Pyetje: Për situatën politike e ekonomike në rajon dhe më gjerë kanë qenë, janë dhe ende vazhdojnë të jenë në lëvizje, paçka thotë populli - ende guri nuk ka zënë vendin e vet, - edhe rreziqet nuk përjashtohen. Nuk ka arsye që të biem në një pacifizëm të pa cak. Kur ke të bësh me interesa të tilla të mëdha siç është ajo e mbrojtjes së vendit, populli ynë e ka pas traditë që të ruaj një koeficient sigurie të shkalës maksimale. Pyetje: Siç dihet vendi ynë është i mbjellë me bunkerë, të cilët i kanë kushtuar jo pak ekonomi sone. Ato kanë zënë toka të bukës, rrugë të qyteteve e fshatrave, pyje. Çdo të bëhet me to? Përgjigje: Unë mendoj se bunkerët janë dëshmia më e paku- pakundërshtueshme shqiptare, jo vetëm të luftës së ftohtë mes blloqeve, (dëshmi të tilla kanë mjaft edhe shtetet e tjera evropiane), por edhe megalomanisë së burokracisë. Bunkerët na kishin zënë jo vetëm tokat e bukës, rrugët e qyteteve, portat e hyrjes nëpër shtëpira, por edhe mendjet tona. Ashtu siç po çlirohemi gradualisht nga mendësitë e së kaluarës do i rimojmë nga bunkerët edhe arat e tokat tona. Pyetje: Si e quan ju idenë e armatosjes së gjithë popullit ushtar? Përgjigje: Për çka më pyetni duhet parë në një kuadër më të gjerë. Ministria, Shtabi i Përgjithshëm dhe institucionet e specializuara të ushtrisë, po punojnë për kryerjen e një reforme të thellë ushtarake. Kjo është përcaktuar edhe në programin e Qeverisë së Stabilitetit. Kryesorja që është realizuar deri tani është përgatitja e opinionit të të gjitha niveleve për të përmbysë gjithçka që i ka ikur koha, për t’u distancuar qartë e prerë nga zgjidhjet aventureske të së kaluarës, për të rregulluar… …let tona. «Rilindja Demokratike» për mua është kënaqësi dhe nder i veçantë. Roli i saj për ripërtëritjen e aspiratave demokratike të popullit shqiptar dhe përqafimin prej tij të proceseve të paqytshme demokratike, për mua ka qenë i rëndësisë së veçantë. Duke qenë se që në fillim ju më kërkoni ta nis bisedën me depolitizimin, edhe unë do ta bija me këtë përgjigjen, duke zbatuar kështu kërkesat e ligjit për depolitizimin (me të qeshur). Desha të theksoj që në fillim faktin se depolitizimi i ushtrisë është pritur mjaft mirë nga efektivat e ushtrisë, dhe ua realizua pa ndonjë sfidë të madhe. Kushdo po e kupton se kjo ishte madje e domosdoshme për thellimin e procesit të demokratizimit, për vetë ushtrinë, por edhe për gjithë jetën e vendit. Natyrisht nuk mund të mendohet që depolitizimi «de facto» të arrihet brenda një nate. Është fillimi dhe natyrisht është e vështirë të moshten bindjet, ndjenjat dhe simpatitë personale, por e rëndësishme është se shokë po e kuptojnë se kjo bëhet për një gjë të shenjtë, për garantimin e paqes sociale e të mbrojtjes së atdheut, fakti që vendi ynë, që në fillim… Do të ishte me interes që të nisnim e të mbrojtjes së atdheut, fakti që vendi ynë… …shtë që gjërave do t’u shkojmë deri në fund. Përgjigje: Deri tani, kuadrot kryesorë në ushtri kanë qenë korçarët. është. Komisarët kanë qenë anëtarë barbaratë të komandës së bashku me komandantët dhe kanë punuar për forcimin e punës në reparte. Natyrisht ka pasë nga ata që kanë shfrytëzuar këtë detyrë sekretar dhe kanë komanduar në komandë, duke krijuar mjaft probleme shqetësuese në unitetin e shtabeve e të efektivave. Aktualisht funksioni i tyre është suprinuar. Shumë shokë kanë shkuar me detyra ushtarake, sipas profesionit të tyre. Disa janë sistemuar në sektorin e edukimit. Kujdesi ynë ka qenë që në këtë sektor kaq të rëndësishëm të mos bëjmë sistemim mekanik të ish komisarëve, por të angazhojmë specialistët më të mirë që kanë përtyp procesin e demokratizimit dhe zotërojnë aftësitë e nevojshme për të kryer këtë detyrë. Pyetje: Edhe nga letrat që na kanë ardhur në redaksi, por edhe nga bisedat me kuadro-oficerë, ndjehet një shqetësim: Qarkullimi i kuadrit bëhet akoma brenda për brenda ministrisë apo shtabeve të njësive, me një fjalë po të njëjtët njerëz, duke tërhequr kështu nga baza pak oficerë të përgatitur. …ë të ndërlidhura që të gjitha hallkat, ushtarake, tërake, organizative e profesionale, por edhe vrullin e entuziazmin e bazës, mentalitet e psikologji shoqërore më të kohës. Ky është një problem sa organizativ aq edhe shoqëror, që lidhet drejtpërdrejt me mbarëvajtjen e punëve, forcimin e gjendjes morale të reparteve e të tërë ushtrisë; plotësimin e të gjithë treguesve të stërvitjes e të gatishmërisë. Pyetje: Ju zoti Ministër keni një kohë të shkurtër në këtë detyrë, po a keni filluar të hyni në lidhje me homologët tuaj të shteteve të tjera? Përgjigje: Jemi në hapat e parë dhe sapo kemi kapërcyer një tabu të së kaluarës duke flakur tej ndrojtjen. Më tepër jemi në fazën e komunikimit, sepse në këtë drejtim nuk gjetëm asgjë (me përjashtim të disa telegrameve përshëndetëse me Ministrin e Mbrojtjes së Vietnamit). Para pak ditësh unë pata takime të rëndësishme dhe mjaft mbresëlënëse me të dërguarin e posaçëm të Qeverisë Amerikane, zotin Xhon Mareskun dhe ndihmës zvendës sekretarin e Mbrojtjes po të SHBA-së zotin Robert Wolthuis. Me të u morëm vesh për mjaft çështje dypalëshe…

PPSH trashëgon pronat e paligjshme të PPSH

Kushti numër një i pluralizmit politik është krijimi i mundësive të barabarta për të gjitha partitë për të zhvilluar garën politike, e cila do të përcaktojë se kush parti do të fitojë të drejtën që qeverisë vendin. Duke patur parasysh këtë, deputetët e PD ngulën këmbë që në ligjin mbi partitë të futet edhe neni i propozuar nga deputeti Baleta, sipas të cilit të gjitha pronat dhe fondet e PPSH, të trashëguara nga PPSH shtetëzohen. Kuptohet që pas kësaj PPSH do ta përballonte aktivitetin e saj nga kuotizacioni dhe burimet e tjera financiare të parashikuara me ligji, si të gjitha partitë e tjera. Por ç’ndodhi në parlament? Deputetët e PPSH, që kanë deklaruar se janë shkëputur dhe distancuar nga PPSH, me një bajraktarizëm indinjues e mbrojtën me fanatizëm të drejtën e trashëgimisë pasurore nga PPSH. Ky veprim të kujton edhe njëherë proverbën “çdo i kuqon e ndërron por zakonin e s’harron”. Duke u kthyer në retrospektivën e PPSH mund të deklarohet pa frikë se pasuria e madhe që krijoi ajo është krijuesisht e paligjshme. PKSH (PPSH) i kishte premtuar popullit gjatë luftës çlirimtare se çështja e pushtetit do të zgjidhej pas çlirimit me zgjedhje të lira dhe demokratike, por në fakt ajo e uzurpoi pushtetin politik me zgjedhje false, duke e mbytur në gjak opozitën demokratike që përbëhej nga nacionalistë të ndershëm intelektualë dhjesën dhe mundin e popullit, kjo Parti nuk gjen asnjë pengesë, nuk i nënshtrohet asnjë kontrolli nga organe të zgjedhura me vullnetin e lirë të popullit. Ndërtesat më madhështore e më luksoze u ndërtuan për këtë parti, veturat më të shtrenjta u blenë për të; fondet pa hesap morën apo për të paguar aparaticikët e saj të majmë, dhe të gjitha këto nga djersa e popullit, nga puna e papaguar e punëtorit dhe e fshatarit. Dikush mund të kujtojë kuotat që kanë paguar anëtarët e PPSH, për të argumentuar legjitimitetin e pasurisë së saj, por ky është një argument minoren sepse totali i tyre (rreth dy milionë lekë në vit në dekadën e fundit) nuk mjaftonte për të mbuluar as 1 të 3 buxheteve vjetore nga gazeta patriotike “Zëri i Popullit”. Dhe tani le të kthehemi tek PPSH. Kjo parti pretendon se është distancuar nga politika moniste e PPSH, por nuk do të heqë dorë nga pasuritë e saj materiale që i vuri pikërisht në sajë të kësaj politike moniste. E përkthyer në shqipe të pastër kjo do të thotë se PPSH e pranon pluralizmin politik, por që në garën që presupozon, ai, ajo të jetë e avantazhuar ndaj partive opozitare. Dhe avantazhi që i krijon trashëgimia materiale e PPSH nuk është i vogël. Opinioni publik është njohur tashmë me veprimtarinë afari- …në zgjedhjet e reja që pa trokasin tek porta. Dikur PPSH pushtetin politik e fitoi me mjete gjakatare, tani PSSH dëshiron ta fitojë me mjete të paligjshme financiare. MERITA HOXHA (ZALOSHINJA) Kryetare e Degës së Financës së PD

RESHETJE PER MASTËRIMET

Përsëri nuk u mbajt raporti i ministrit Genc Ruli për shpenzimet kriminale të kastës pushtetmbajtëse. Palët rastin të hetojnë një sy këtij raporti dhe me të vërtetë faktet janë indinjuese. Për dhjetëra e dhjetëra vite kanë shire në kurriz të popullit, kanë shpërdoruar në kulm të tij. Në raport figurojnë zëri i presidentit dhe i familjes së së tij. Përse po zgjaset aq shumë mbajtja e raportit. Fakte janë skandaloze. Në 10 vjet aktiviteti ekonomik financiar i Drejtorisë së Prijës kushton 200 milion lekë, në pjesë e madhe në valutë. Për 19 numrat telefonikë të familjes Hoxha në 2 vitet e fundit janë shpenzuar 560 mijë lekë shpenzime telefonike, për familjen e Ramiz Alisë 456 mijë lekë, Spiro Koleskës 110 mijë lekë. Korresp. i RD

Kronikë

Më 25 korrik 1991, zoti Sali Berisha, kryetar i Komisionit Drejtues të PD-së, priti delegacionin e Partisë Agrare të Kosovës të kryesuar nga Dr. Ivzi Islami. Gjatë këtij takimi, që u karakterizua nga një frymë vëllazërore e mirëkuptimi, u diskutua për situatën politike në Kosovë, në Jugosllavi e në Shqipëri, për përpjekjet e përbashkëta në shërbim të gjithhershëm të plotë të çështjes së Kosovës dhe thellimin e marrëdhënieve të proceseve demokratizuese etj. * * * Ditën e enjte datë 25.7.1991 z. Azem Hajdari bëri takim me Komisionin Drejtues të Degës PD Shkodër dhe me kryetarët e seksioneve në Sëlim e PD. Në takim u trajtuan problemet rreth situatës politike, organizimit e konsolidimit të PD dhe të Këshillave Popullore. Gjithashtu deputeti Azem Hajdari bëri takim me banorët e zonës elektorale Nr. 186 në Kinemanë verore të qytetit të Shkodrës. Ai theksoi se Shkodra si djepi i demokracisë duhet të dënojë e të mbajë qëndrim ndaj fushatës që kanë ndërmarrë segmente të burokracisë enveriste dhe elementë të sigurimit ndaj PD. * * * Këto kohët e fundit dega e PD-së së rrethit të Gjirokastrës është gjallëruar. Janë shtuar veprimtaritë e saj në qytete e në fshatra, me synim për të futur më thellë në gjirin e masave punonjëse, në gjirin e fshatit. Më 20 Korrik në kinoteatrin e qytetit u organizua një takim me intelektualë, anëtarë dhe aktivistë të PD-së si dhe dashamirës të saj. Në të dy këto takime merrnin pjesë anëtari i Komisionit Drejtues të PD-së Shaban Kadare dhe kryetari i kësaj dege së rrethit Sotiraq Ilro… Korresp. i RD

REPLIKE PRESIDENTIT

Personal isht nuk më ka ardhur mirë që dekret i për statusin e deputetit u kthye për rishqyrtim nga Presidenti Ramiz Alia. Nuk i takonte atij ta merrte këtë hap, sepse që kur u diskutua këtu për herën e parë, unë dhe disa kolegë, kam pasur mendimin për një trajtim më të arsyeshëm e më modest të deputetit. E kam hedhur këtë mendim, nisur nga mjerimi ekonomik i popullit e për të ruajtur kolegët e mi nga çdo lloj dyshimi që mund të krijojë për trajtimin e tyre si të privilegjuar. Po të qe se Presidentin e hante meraku për privilegjet, ai le të hapte rrugën e shqyrtimit në Kuvendin Popullor të raporteve që janë përgatitur për abuzimet që ai vetë ka bërë, së bashku me kastën e pushtetmbajtësve që mbun përqark. YLLI VESIU

QEVERIA ITALIANE VAZHDON PERPJEKJET PER SISTEMIMIN E REFUGJATËVE

KONFERENCË SHTYPI E Z. MARGARIT BONIVIËR, MINISTRE E EMIGRACIONIT TË ITALISË Me datën 24 korrik 1991, Ministrja e Emigracionit të Italisë z. Margarit Bonivier, e cila vizitoi vendin tonë, dha në një nga mjediset e hotel «Dajtit» një konferencë shtypi, Merrnin pjesë gazetarë të organeve të ndryshme të shtypit, RTV, ATSH dhe të agjensive të huaja. Ndodhej dhe sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Teodor Kaco dhe ambasadori i Italisë në Shqipëri Torkuato Kardili. Duke folur për stabilizimin e refugjatëve shqiptarë në Itali z. Bonivier tha se janë sistemuar deri tani ose janë në rrugën e sistemimit rreth 7000 refugjatë. Qeveria italiane është angazhuar për t’i strehuar, punësuar e shkolluar ata. Stabilizimi i refugjatëve po futet pa vështirësi të mëdha, në ekonominë italiane. Gjatë takimeve që pata me autoritetet shqiptare – u tha ajo gazetarëve – bëmë marrëveshje edhe për krijimin e vendeve të lira të punës këtu në Shqipëri. Në këtë kuadër një pjesë e refugjatëve që nuk janë sistemuar akoma mund të kthehen në Shqipëri, pasi qeveria shqiptare jep garanci të plotë për stabilizimin e tyre që kthehen. Pyetjes së një gazetari se ç’qëndrim do të mbajë qeveria ita… Në rast të një eksodi tjetër, zonja Bonivier iu përgjigj se kjo s’ka përse të ndodhë pasi në Shqipëri që nga koha e eksodit të vitit që kaluar dhe këtij viti, kanë ndryshuar shumë gjëra. Megjithatë – tha ajo – me qeverinë shqiptare ne kemi bërë marrëveshje për një emigracion të kontrolluar. Gjithësesi trajtimi i refugjatëve nga ana jonë do të bëhet njëlloj. Në përgjigje të pyetjeve të tjera, ministrja e emigracionit të Italisë tha se për të miturit ka një trajtim të veçantë. Ata janë rreth 2000 dhe janë grupuar sipas moshave për t’u shkolluar. Së shpejti do të shikohet edhe mundësia e krijimit të lidhjeve tyre me familjet që ky kontakt të mos ndërpritet. Në fund një gazetar i bëri asaj pyetjen se sa është e vërtetë njoftimi që është dhënë se Italia do të kthejë në Shqipëri rreth 10 mijë refugjatë? Në përgjigje të kësaj pyetje zonja Bonivier tha se kjo shifër nuk është e vërtetë. Ne mund të stabilizojmë edhe dysimë e atyre që kanë mbetur deri në afatin e caktuar. Pastaj një pjesë edhe mund të kthehen dhe një tjetër edhe mund të stabilizohen me vonë gradualisht. Korresp. i «RD» – Shk.…