31/07/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

31 korrik 1991

SHPËRDORIME KRIMINALE TË UDHËHEQËSVE TË PARTISË SË PUNËS NË KURRIZ TË POPULLIT DHE TË SHQIPËRISË

- Raport i zotit Genc Ruli në Kuvendin Popullor mbi konkluzionet e kontrollit financiar në Drejtorinë e Pritjes dhe në disa institucione të tjera - Të nderuar deputetë, e nderuara Kryesi! I ngarkuar nga Qeveria dhe Komisioni i posaçëm Parlamentar, më në fund po lejohem të paraqes sot para jush rezultatet e kontrollit shtetëror që Ministria e Financave dhe Komisioni i Kontrollit të shtetit, ushtruan në lidhje me privilegjet, abuzimet e shpërdorimet e organizuara nga ish-kasta e lartë e udhëheqësve të PP e shtetit. Sikundër jeni vënë në dijeni, mbi bazën e njoftimeve të këtij kontrolli, Këshilli i Ministrave nxorri një vendim në të cilin denoi rreptë praktikën dhjetëvjeçare të privilegjeve të paskrupullta, si një praktikë të jashtëligjshme dhe antikombëtare e vendosi denoncimin dhe marrjen e personave përgjegjës para përgjegjësisë ligjore. Ky akt i Këshillit të Ministrave ka një rëndësi të veçantë së pari si ai shënon një distancim të vendosur të shtetit të ri ligjor nga ajo e kaluar e klika udhëheqëse krejtësisht e paaftë dhe e korruptuar qendronte jashtë halleve të popullit e në kurriz të tij, duke abuzuar në mënyrë cinike besimin e tij dhe duke e dëmtuar rëndë jetën e kombit si nëpërmjet paaftësisë totale të saj ashtu dhe nëpërmjet luksit të privilegjuar në të cilat ajo jetonte. Rezultatet e kontrollit shtetëror të ushtruar i përkasin vetëm 2-3 vjetëve të fundit, pasi këto ishin mundësitë kohore që kishim në dispozicion. Megjithatë ky kontroll do të vazhdojë me seriozitet e vendosmëri të shtrihet dhe më tej, duke zbuluar deri në fund të vërtetën për abuzimet e shpërdorimet e ish-nomenklaturës partiake e shtetërore ndaj të cilave dhe opinioni publik me të drejtë është sot tepër i ndjeshëm dhe i revoltuar. Kontrolli i deritanishëm u krye në ish-Drejtorinë e Pritjes si dhe në disa institucione e organizma të tjera. Drejtoria e Pritjes u krijua në 1956 në shërbim të jetesës dhe të veprimtarisë së funksionarëve të lartë të Partisë së Punës të Shqipërisë, të vendosur edhe në vendet drejtuese të Kuvendit Popullor. Kështu, dokumentet e kësaj drejtorie kanë të bëjnë vetëm me një pjesë e kërkonte detyra. Mbi këtë bazë të jashtëligjshme aktiviteti ekonomik-financiar PD thithte financime të mëdha shtetërore që vetëm për 10 vjetët e fundit arrinin 200 milionë lekë, një pjesë e madhe e të cilave në valutë dhe një personel prej 646 punonjësish, për të cilët harxhohet 6.2 milionë lekë paga. Këshilli i Ministrave, duke gjykuar mbi bazën e konkluzioneve të Komisionit të Kontrollit të Shtetit dhe Ministrisë së Financave, ushtruar aktivitetin e 3 vjetëve të fundit, arriti në përfundimin se ish udhëheqja partiake kishte krijuar të gjitha mundësitë për t’u privilegjuar e përfituar, megjithëse dihej që më parë se shpërdoroheshin e abuzohej djersa dhe mundi i popullit, i cili nga ana tjetër mbytej nga një propagandë fallco e cinike për luftë kundër privilegjeve, luksit e parabarazisë. Dhe për fat të keq, kjo mundësi u realizua sistematikisht, si nëpërmjet zbatimit të vendimit të sipërpërmendur të BP, ashtu edhe tejkalimit të të drejtave që ai lejonte. Fillimisht po parashtroj privilegjet dhe përfitimet që lejoheshin sipas përmbajtjes së vetë vendimit të Byrosë Politike. 1. Sigurohej dhe konsumohej ajka e produkteve ushqimore të prodhuara në vend dhe në disa raste edhe të importuara nga jashtë. Të 26 familjet e trajtuara janë furnizuar pa kufizim me shumëllojshmëri artikujsh ushqimorë të cilësisë së lartë. Për periudhën shtator 1989 deri në shtator 1990, kur u vu në zbatim sistemi i racionimit të produkteve ushqimore për tërë popullatën, 26 familjet konsumonin mesatarisht çdo ditë 62 kg mish e nënprodukte të tij, 13 litra vaj, 12,5 kg djathë, 86 litra qumësht, 20 litra pije, verë e birrë, 56 kg fruta e perime. Nga ana tjetër, furnizuar me artikuj ushqimorë për 1,8 milionë lekë. Nga sipas rregullit të parashikuar në vendimin e Byrosë Politike janë zbritur vlera e ushqimeve të caktuara për personelin shërbyes të tyre dhe për la familjet (Hoxha, Alia, Çarçani) zbulohen dhe shpërzimet e prishjeve, pajisjet elektrike e dhuraka të organizuara në shtëpitë e tyre të cilat mbuloheshin nga shteti me një shumë prej 582 mijë lekë. Si rezultat janë paguar 1,2 milionë lekë, që për familje të veçanta përbëjnë shuma të mëdha, tej mundësive nga të ardhurat e ligjshme të tyre, po të kemi parasysh edhe shpenzimet e tjera të jetesës si për qira, ujë e drita, për veshje etj. Familja Hoxha nga 367 mijë lekë të konsumuara, ka paguar vetëm 72 mijë lekë, familja Alia nga 133 mijë lekë ka paguar 25 mijë lekë, familja Çarçani nga 71 mijë lekë ka paguar 57 mijë lekë. 2. Anëtarët e Byrosë Politike dhe disa anëtarë të Komitetit Qendror të Partisë shpenzonin çdo ditë ushqime falas me vlerë deri në 3 lekë (Ramiz Alia 7 lekë) për person, si për vete edhe për çdo pjestar tjetër në takime pune që ata organizonin. Vetëm për vitin 1990 u shpenzuan 200 mijë lekë, nga të cilat Ramiz Alia e Adil Çarçani nga 35 mijë lekë, Nexhmije Hoxha 9,7 mijë lekë etj. Është karakteristike fakti që kanë lëvizur njerëz dhe se takime të tilla kanë organizuar edhe në kinemanë dhe sallën e pingpongut të ngritura në bllok, në mbledhje plenumesh të Komitetit Qendror, të Presidiumit, aktive partie etj. Nga ana tjetër, pritje janë bërë edhe në stadiume nga Kiço Mustaqi, Besnik Bekteshi, Hajredin Çeliku, Llambi Gegprifti, Pali Miska etj., gjatë gjyqësit në vendet të organizuara nga Qirjako Mihali, Hekuran Isai, Llambi Gegprifti, Foto Çami, Pali Miska, Rita Marko etj. duke marrë me vete edhe shoqërues me rroga e dieta, personel nga vilat si dhe duke shpenzuar karburant për makinat etj. Në zyrat e Komitetit Qendror çdo muaj mesatarisht për 200 vetë harxhohej nga 3 lekë, ndër- ... në vendet drejtuese të Kuvendit Popullor e të Qeverisë. Jo vetëm kaq. Kjo drejtori i shërbente kryesisht familjeve të tyre, në përbërje të të cilave bënin pjesë edhe prindërit, fëmijët e martuar dhe familjet e tyre. Privilegjet e shumta që i janë siguruar kësaj kaste për vite me radhë nëpërmjet aktiviteteve të Drejtorisë së Pritjes nuk kanë patur bazë ligjore. Ligji i kishte zënë vendin një vendim i Byrosë Politike nr. 39, datë 23.7.1976 «Mbi trajtimin e kuadrove udhëheqëse të Partisë e të Shtetit», shoqëruar me ndonjë letër të Këshillit të Ministrave. Përmbaj... ... racionimit të produkteve ushqimore për tërë popullatën, 26 mijëlekë perime etj. Me këtë sasi ushqimesh në kushtet e tollonit në Tiranë, do të garantohej furnizimi me mish 450 familjeve, me vaj 110 familjeve, me djathë 190 familjeve dhe me vezë 134 familjeve. Konsumim më të lartë gjatë kësaj periudhë 1 vjeçare e ka patur familja Hoxha e cila është furnizuar me rreth 2 tonë mish e 7 kv sallam, 523 l vaj, 3.1 kv gjalpë, 326 l raki, pije, e verë, 250 l birrë, 5,3 tonë fruta e agrume, 114 kg ullinj, gati 1 kv reçel e mjaltë, 1,5 kv lajthi, kikirikë e arra, 1,8 kv kafe etj. Në vitin 1989 familjet janë ... ... kuran Isai, Llambi Geprifti, Foqami Cami, lekë, ndërsa në seancat e Plenum eve të vitit 1990 u shpenzuan 20 mijë lekë. Piro Kondi me shtabin e Partisë së Tiranës për 30 vetë në një muaj, ka shpenzuar 1260 lekë. 3. K’ashtës paritake e shtetërore i siguroheshin privilegje financiare për ushqimet vjetore. Antarët dhe kandidatët e Byrosë Politike ashtu dhe bashkëshortët e tyre trajtoheshin me 12.5 lekë në ditë dhe diferenca prej 3.2 lekë nga kuota e sampëve të punonjësve të tjerë, u përballohesh nga shteti. Kështu, për çdo familje kjo shumë është 192 lekë në vit dhe për të gjitha familjet e traj... (Vijon në faqen 2)

A DO TË KEMI SHTET?

Duket sikur absolutisht asgjë nuk lëviz dhe të pushton një dëshpërim i madh aq sa pyet «A kemi apo nuk kemi shtet?» Gjer dje policia ankohesh se nuk ka status: U angazhua parlamenti dhe statusi u bë i plotë, madje tepër i mirë. Pagat që u parashikuan për punonjësit e policisë ishin ndër më të larta. Megjithatë, ma do mendja, asnjëri nuk është përgatitur që u miratua ai status sepse njeriu mbi çdo gjë do stabilitetin, rregullin. Dhe këtë rregull e kërkojmë nga policia. Përsëri asgjë nuk lëviz. U tha se duhet miratuar ligji për ruajtjen e rendit. U miratua edhe ky ligj. Por, përsëri asgjë nuk po lëviz. U bë shumë zhurmë për incidentin e Kamzës. U tha se deklaratat që bënë partitë dhe organizatat e tjera, përfshi Partinë Demokratike, paralizuan veprimet e policisë. E pranoj që mund të ketë patur deklarata të nxituara, ndonëse në gazetën tonë nuk i botuam, por tërheqim veçanërisht të luftojë për kompetencë organeve të drejtësisë. Ka mjaft mundësi që të qëndrojë ajo që thuhet se ata që u vranë dyshoheshin për vjedhje e grabitje ndër fshatra. Por, a nuk ka dikë jo normale që për të parën herë që policia vendos të veprojë në zjarret dhe vret dy vetë? A mos është ky presion, për të thënë që, nëse doni rregull, ne do të fillojmë të vrasim? Para se arrihet deri këtu, a nuk ka forma të tjera për të mos lënë asgjë pa bërë? Po kujt i ankoheni, more zotërinj? Përse nuk veproni? Çfarë ligji tjetër ju duhet që të bllokoni një makinë pa targë, një makinë që shkel rregullat elementare të trafikut, një motorçikletë, që ecën me 100 km në orë në mes të bulevardit? Çfarë ligji ju mungon juve që të bllokoni një makinë që për 20 ditë bredh nga të dojë pa asnjë dokument dhe kur keni kërkesë zyrtare për ta bllokuar? Çfarë ligji ju pengon ju për të vepruar kur shtetit e qytetarëve pushtohen me forcë në mes të ditës dhe të gjithë rrinin e bëjnë sehir? Çfarë ligji ju pengon ju për të ndaluar grabitjen kriminale të bukës së popullit? Çfarë ligji ju pengon ju për të ndaluar e vënë dorë mbi aktet e shpërdoruara vagabondazhit nëpër rrugë, për të ndaluar ato grabitje njerëzish të paedukuar që bëjnë zhurmë e skandale përpara dritareve të të tjerëve, në një kohë që edhe së fundi u miratuan ligje të posaçme për këto. Çfarë ligji ju pengon ju të mos bëni seriozisht që njerëz kriminale hiqet Shpata nga Skënderbeut? Duhet të kuptoni që ka diçka që nuk ecën, që padashtur, me këtë pasivitet bëni lojën e tërkujt. Mbi të gjitha të atyre forcave që kërkojnë të fajësojnë demokracinë si të paaftë për qetësi e të krijojnë premise... premisat për rikthimin e diktaturave fashiste, paçka se mund të pagëzohen me emra të ndryshëm. Sot, më shumë se kurrë, kërkohet nga forcat e rendit dhe njerëzit e ligjit që të veprojnë. Çfarë emri t’u vëmë gjyqtarëve të Lezhës që hapin seanca gjyqësore kundër atyre që kanë hequr monumentin e Enver Hoxhës dhe tok me hetuesinë heshtin e bllokojnë çdo veprim ndaj atyre që bëjnë krime. Veproni, pra, ministër i Rendit Publik; Populli, Shqipëria pret shumë nga ju. Veproni ju, zotërinj të organeve gjyqësore, të hetuesisë. Veproni ju, punonjës të policisë, bij të popullit, që ky popull edhe në momentet më kritike që ka kaluar vitin e fundit kurrë nuk ju ka futur në një thes me ato forca të krimit që nën veshjen e policit kanë kryer krime nga më të rëndat. Veproni ju, zoti Kryeministër. Kërkojmë më shumë dhe më fort ministrave dhe gjithë ministrive tuaja. Veproni pra, populli do qetësi, do rregull, do punë dhe bukë. ... bitje ndër fshatra. Por, a nuk ka diçka jo normale që për të parë herë që politika vendos të veprojë, hap zjarri forma të tjera për të mos arritur gjer në gjakderdhje? Kam përshtypjen se problemi është më i thellë. Prapa kësaj paralize, dhe jo vetëm të policisë, ka forca të caktuara të brendshme e ndoshta edhe të jashtme, që veprojnë qëllimshëm, që nuk duan stabilitet, nuk duan qetësi, që nuk duan demokraci në Shqipëri, që kërkojnë të ngjallin në botë idenë se shqiptarët nuk janë në gjendje të qeverisin dhe të hapin rrugën për... O sot o kurrë duhet të mendojmë për fatet e vendit, t’i kthejmë vendit qetësinë, t’i kthejmë njeriut: djali, plakut, vajzës, gruas, sigurinë që të ecin të qetë në çdo orë nëpër rrugë me apo pa dritë. Kjo qetësi, kjo siguri është premisë që njerëzit t’i përveshin punës, t’i përveshin mëkëmbjes së vendit tejet të rrënuar. Dha televizioni dy-tri net më parë një reportazh mbi kaosin në trafik. Zyrtarët e autoinsepektoriatit akuzoheshin aty se lëviznin makina pa targa, se nuk respektohen rregullat e trafikut.

Zoti Sali Berisha i ftuar i Partisë Konservatore të Britanisë

LONDER. - Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, zoti Sali Berisha, ndodhet këto ditë për një vizitë në Britaninë e Madhe. Gjatë qëndrimit të tij në Londër ai u prit nga zëvendëskryetari i Partisë Konservatore të Britanisë, Xhefri Papiti dhe pati me të një bisedë të gjatë mbi zhvillimet politike në Shqipëri, mbi gjendjen ekonomike në këtë vend, si dhe për gjendjen politike në Ballkan. Gjithashtu zoti Sali Berisha u prit në Dauning Strit nga këshilltari kryesor i kryeministrit Xhon Mejxher, zonja Hog. Ai e njohu zonjën Hog me vështirësitë e Shqipërisë në rrugën e demokratizimit. Ai i bëri apel Britanisë për të ndihmuar Shqipërinë dhe forcat demokratike për të vendosur demokracinë. Biseda ishte mjaft e përzemërt. Në mënyrë të veçantë zoti Sali Berisha kërkoi ndihmën materiale britanike për rikthimin në jetën normale të qindra e mijëra të burgosurve dhe të internuarve politike në Shqipëri, të cilët vazhdojnë të jetojnë në kushte jo njerëzore.

Në Kuvendin Popullor

Pas informacionit që dha në parlament, kryeministri i qeverisë së stabilitetit kombëtar Ylli Bufi, z. Neritan Ceka theksoi përkrahjen e madhe të PD-së ndaj qeverisë dhe propozoi hartimin e një rezolute në përkrahje të qeverisë. Zoti Blerim Çela ngriti disa probleme. Së pari ngriti çështjen e qetësisë dhe sigurimit të qytetarëve. Kërkoi që të japë llogari para gjyqit familja Hoxha, të spastrohet nga enveristët Sigurimi i Shtetit e të forcohet policia. Zoti Çela kërkoi urgjentisht ndërprerjen e kontrabandës shtetërore. Ai tha se nëpërmjet kontrabandës në Shqipëri po hyjnë edhe armët e droga. Kjo pjesë e diskutimit të tij nuk u transmetua në televizion. Z. Bafleta nuk ishte dakort për t’i dhënë të drejtën qeverisë të hartojë dekret. Vetëm parlamenti tha ai e ka këtë kompetencë. Z. Hajdari tha se «ZP» organ i PS, sulmon në mënyrë të pasinqertë anëtarët e qeverisë së Stabilitetit. Kjo, theksoi ai, çon në destabilizim dhe ka për qëllim të krijojë në popull mendimin se edhe këta të Demokratikës që janë në Qeveri s’po ju japin gjë.

Gjyqi në Shkodër filloi. A do të zbulohen vrasësit?

- Në gjyq: «Jo autorë të vrasjeve, por shpërdorues të detyrës» - Ish kryetari i DPB në Shkodër, Çapajev Tagaj, «nuk di gjë për asgjë» - Na imponuan përdorimin e forcës nga ministria - Në jemi koka turku deklaroi ish-shefi i policisë Dilaver Papari - Emrat «Kush janë vrasësit», «Kush dha urdhër për të qëlluar» mbeten të varura si gur i rëndë në shpirtin e të afërmve të viktimave, shoqërisë, Shkodrës dhe më gjerë. - Në gjyq: «Jo autorë të vrasjeve, por shpërdorues të detyrës» - Ish kryetari i DPB në Shkodër, Çapajev Tagaj, «nuk di gjë për asgjë» - Na imponuan përdorimin e forcës nga ministria - Në jemi koka turku deklaroi ish-shefi i policisë Dilaver Papari - Emrat «Kush janë vrasësit», «Kush dha urdhër për të qëlluar» mbeten të varura si gur i rëndë në shpirtin e të afërmve të viktimave, shoqërisë, Shkodrës dhe më gjerë. Në një fund mbas 4 muajsh gjysh... nuk thirren autorët e vrasjeve apo udhëheqësit, por ata që kanë shpërdoruar detyrën. Mbas leximit të këtij motivacioni nga kryetari i Gjykatës Njaim Gjojaj, salla nuk kishte as si të mos revoltohej e të kërkonte motivim të plotë (nëse meritojnë) të këtyre personave që sot ulen para trupit gjykues. Me gjithë këtë motivim, që tre të pandehurit nuk pranojnë aktakuzën. I pandehuri i parë Çapajev Tagaj drejtohej i pari i operacionit të DPB, si drejtues i operacionit të 2 prillit në Shkodër, bën të paditurin në shumë probleme. Për shumë pyetje të trupit gjy... pyetje të trupit gjy... ues, për shumë fakte e argumenta që e sjellin justifikohet me atë që ai nuk ka dalë nga zyra, por vetëm ka drejtuar prej aty me radio dhe telefon, është marrë me përporeth dhe varësit në dy drejtimet e grumbullimeve masive. Ai nuk di gjë se kur kanë filluar të shtënat, nuk di se kush ka qëlluar me armën me cilin, as se kush ia ka shpërndarë turmat me datën 1 prill. Çapajev Tagaj nuk di pra nuk u dha urdhër as dhe 2 prill në darkë të mbledhësh të gjitha armët e poli... (Vijon në faqen 5)

Zonja Damanaqi bën thirrje për komunizëm në Greqi

Thirrjet në emër të patriotizmit që bëjmë për ndalimin e hemorragjisë kombëtare janë pa vlerë, thuajse të kota. Janë të pafuqishme fjalët komb, flamur, histori dhe Skënderbe. I pafuqishëm edhe optimizmi për një të ardhme shpresëdhënëse. Izolimi i llahtarshëm ka qenë reklama më e madhe që vërtetiu i është bërë botës që na rrethon. Të gjithë duan ta shohin. Të gjithë kanë qenë shpresë së tej kufirit atyre do t’i ndihë fati, do të fitojnë, do t’u shpërblehet djersa më mirë se ç’u bë deri tani këtu. Kufiri ngjan me atë ylberin e përrallave të fëmijërisë që, sa të kapërcesh, nga vajzë të bën djalë, nga fatkeq të bën të lumtur e nga i varfër të shndërron në milioner. I shihja të rinjtë tanë të ulur në Omonia, në pritje të një vërtetimi me një zotëri që do t’u ofronte punë. Ajo veturë e tullësheln drejt saj. Makina mbulohej nga trupat e tyre e ata i ofroheshin zotërisë më pak e më pak, e gjithnjë më pak që shoku përbri. E zotëria zgjedh me... (Vijon në faqen 6)

MBI JU RENDON NJË MAL ME FAKTE, ZOTI PRESIDENT

Në intervistën e fundit në televizion, më bëri përshtypje sidomos përgjigjja juaj ndaj sulmeve të opozitës. U mburrët se jeni i butë, tolerant. Ç’është e vërteta, në këtë pikë ndryshoni shumë nga mësuesi juaj i madh, për të cilin siç keni thënë do të ketë vetëm ditëlindje. Por nuk harruat edhe të shtoni se në sulmet kundër jush duhen fakte dhe këto deri tani nuk i gjeni. Kam bindjen e plotë se këtu gaboheni, Zoti President dhe do të përpiqem të argumentoj se mbi ju rëndon një mal i tërë me fakte. A nuk përbën një fakt komprometues për ju qen ia për 45 vjet me radhë një nga nxënësit më të zellshëm, bashkëpunëtorët dhe bashkëlutetarët më të ngushtë të Enver Hoxhës? Si keni mundur t’u shpëtoni rrufeve gjëmimëdha të Zeusit? A nuk është një fakt tepër akuzues për ju Shqipëria e sotme, me gjithë këto plagë e halle, por që i mban sytë nga bota dhe duart anemike shtrirë drejt saj? A nuk përbënjë fakt kundër jush qindra mijë të burgosur politikë, të internuar dhe të vrarët nga diktatura enveriane, rreth 100 mijë refugjatët të shpërndarë si jetimë nëpër botë, qindra të vrarët nën telat me gjemba të kufirit në rrugët e Ka-vajës, Tiranës, Shkodrës etj., apo të mbyturit nëpër det? Duke qenë Kryetar shteti ju keni përgjegjësi të drejtpërdrejtë edhe për hapjen e ambasadave më 2 Korrik 1990, pikërisht atë ditë kur Kosova me aq mund e sakrifica u shpall Republikë, duke e spostuar vëmendjen e botës nga Prishtina në Tiranë? Fakt kundër jush është edhe krijimi i lëvizjes i «parajsës komuniste» në Bllok. Dekada e viteve 80 është padyshim e mbretërimit tuaj në parti dhe në shtet, periudha e lulëzimit të madh të korrupsionit e të abuzimeve të ish bllokmenëve. Në raportin e Z. Genc Ruli jepen shifra edhe për ju. Ndoshta për ju edhe këto janë vogëlsira. Por gaboni. Edhe vetëm si dëshmitar i heshtur i krimeve dhe gjëmave të shokëve tuaj të idealit jeni po aq fajtor sa ata. Po të ishit krejt i ndryshëm nga ata nuk do të kishit bërë prokopi, nuk do të ishit ngjitur në majë të Olimpit. Ata ju ngjitën kaq lart, ju besuan kaq shumë sepse ishin të bindur që ishit njeriu më i afërt dhe më i denjë për të marrë fronin dhe skeptrin e Zeusit. Tani ata kërkojnë t’ju lënë borxhin e madh, t’i shpëtoni nga ndëshkimi plotësisht i merituar për të gjitha krimet e fajet