17/08/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

17 gusht 1991

Në Tiranë filloi emërimi i pushtetmbajtësve të liruar

Mësohet se nën përkujdesjen e Ministrisë të Bujqësisë, filloi gradualisht emërimi i disa ish-pushtetmbajtësve të liruar nga detyrat e mëparshme! 1). Petraq Kalemi, i liruar si kryetar i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit të Krujës, u emërua e filloi punë në Tiranë pranë drejtorisë së farërave në varësi direkte të Ministrisë të Bujqësisë. Tani problem për të mbeten strehimi i tij, punësimi i gruas, etj. 2). Po bëhen përpjekje për sistemimin në punë të ish - kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit të Beratit, zotit Stavri Rista, pranë Stacionit të mekanizimit në Tiranë, në varësi të Ministrisë të Bujqësisë. 3). Problem mbetet për të sistemuar në Tiranë zonjën Themie Thoma (Lunsh?), z. Nedin Hoxha (Vlorë), z. Gjergj Velo (Tepelenë), z. Tafik Vero (Lozhë). Mendohet se nën shembullin e emërimit të Petraq Kalemit, përpjekjet do të jenë serioze që geta të «sakrifikuan» të burgosurit në Tiranë Ndërkaq, pritet të dalin në asistencë specialistë të tjerë që kanë kaluar një jetë të tërë në baltë e në pluhur. Asistenca, siç duket, i përjashton ish - kryetarët e komiteteve e, për më tepër, me sa duket diku do të ketë ndonjë ligj të pashkruar që këta të përbëhen nga provincialët në Tiranë mbi gënjeshtra përmbëlljen nga provinca në Tiranë mbi gëltha si shpërblim nga PP (PS). Bravo ju qoftë!

ALEANCË E RREZIKSHME ANTISHQIPTARE

Ndërimi i sistemit d.m.th. kalimi nga socializmi real totalitar në shoqërinë e re demokratike kapitaliste nëpërmjet revolucionit demokratik ka në bazë zëvendësimin e pronës shtetërore me pronën private, të punës së skllevëruar me punën e lirë. Ky proces i cili në stade të ndryshme ndodhi në të gjitha vendet e Europës Lindore po provohet se do të jetë më i vështirë dhe më i zgjatur nga ç’mund të imagjinohej, jo vetëm nga njeriu i thjeshtë por edhe nga studiuesit e shkencave ekonomike e politike. Gjatë këtij revolucioni konturohen dhe faqen faktorët që e shpejtojnë e ndihmojnë zhvillimin e tij. Këtu në radhë të parë, duhet përmendur vendosja dhe ngritja e institucioneve demokratike, por krahas tyre grupohen dhe krijohen dhe faktorë të tjerë që pengojnë dhe rrezikojnë zhvillimin e tij. Kështu sot tek ne dhe në disa vende të tjera të Evropës Lindore është shfaqur një armik i rrezikshëm dhe i ri për demokracinë. Në tërësi kjo mund të quhet aleanca e kriptokomunistëve (komunistëve të fshehtë), elementë të ndryshëm të sigurimit të shtetit (atyre që kanë kryer krime) dhe ultranacionalistëve. Në skenën politike shqiptare kjo aleancë po bëhet gjithnjë dhe më evidente dhe do të thosha dhe më e rrezikshme se sa në disa vende të tjera, kjo për shkak të disa specifikave, të skenës politike dhe grupeve përbërëse të kësaj aleance të cilat po i analizojmë aparatçikëve të të gjitha niveleve duke filluar nga drejtues apo ish drejtues fshati gjer në parlament, qeveri dhe president. Këta janë njerëz që i kanë lejuar vetes shpërdorime, abuzime dhe privilegje të paligjshme, që kanë shkelur mbi traditat familjare po që se këto të fundit nuk ju kanë munguar dhe kanë përqafuar tiparet e aparatçikut, skllavit amoral të partisë-shtet. Edhe për këta diktatura komuniste ishte e parajsa e humbur e tyre. Kriptokomunistët shqiptarë duhet pranuar se janë feudalokratë të vërtetë. Trashëgimia e tyre është antishqiptare. Dëshmi e kësaj është lufta e egër e klasave që ata zhvilluan, qendrim ndaj çështjes kombëtare, injoranca, shahillëku, bajraktarizmi, mungesa e kulturës, nënshtrimi pa kushte ndaj padronit dhe shtypje e egër për popullin dhe korupsioni i të gjitha llojeve. Këto janë tiparet e feudalokratëve të kuq shqiptarë. Kriptokomunistët në Shqipëri nuk janë të pakët, ata po grupohen, po shndërrohen nga nomenklaturë politike në nomenklaturë ekonomike, po lidhen njëri me tjetrin, po emërojnë njëri tjetrin në poste e funksione të rëndësishme, përfaqësues të firmave të huaja, etj. Ky grup i rrezikshëm po forcon lidhjet e tij të fshehta me një grup tjetër, të cilin mund ta cilësojmë si grupin më virulent dhe më agresiv të aleancës së mësipërme dhe këta janë punonjësit e Sigurimit të Shtetit. Këtu listët të cilët sipas ligjit që thotë se dy ekstremet pashkohën janë të gatshëm të formojnë çdo aleancë për të realizuar epshet e tyre nacionaliste që nuk kanë asgjë të përbashkët as me parimet e aktit të Helsinkit as dhe me kartën e OKB-së, të cilat përfaqësojnë bibël ndërkombëtare të marrëdhënieve politike, sociale dhe ekonomike të çdo grupi, organizate partie apo shteti. Tek ky grupim, kriptokomunistët dhe sigurimi i shtetit shohin shpresën e shpëtimit të tyre, sepse me ta i bashkon qëllimi i diktaturës, për cilës diktaturë? Diktaturës së kuqe, kjo kjo nuk mund të vendoset, ajo ju varros njerëzve e mirë, ajo që mund të vendoset është diktatura e djathtë. Vini re, shkrimet e deklaratat e kriptokomunistëve nga gjiri i Partisë Socialiste. Cdo ditë ato bëjnë fjalë për diktaturën e djathtë, madje urdhëruan dikë për të përshkruar diktatorin. Për këtë bëjnë alibi për PD dhe si argument sjellin vizitën time në Angli me ftesë të Partisë Konservatore e cilat sipas kësaj logjike paska vendosur diktaturën e djathtë. E shkreta Angli. Sa shumë po vuajn nga diktatura! Natyrisht qëllimi këtu është diçka tjetër. Qëllimi i vërtetë i kësaj aleance është vendosja e diktaturës së djathtë të cilën Shqipëria e ka provuar dhe jo për pak kohë. Mjetet që kjo aleancë përdor për të arritur këtë qëllim janë: Së pari, sulmi kundër opozitës shqiptare, PD dhe partive të tjera me) përbërëse të kësaj aleance të cilat po i analizojmë më poshtë. Kriptokomunistët (komunistët e fshehtë) apo ata që do t’i quanim enveristë, ata komunistë konservatorë dhe të pandershëm. Këtu natyrisht nuk mund të futen anëtarët e Partisë së Punës të cilët punuan dhe jetuan me korrektesë dhe ndershmëri dhe qindra mijra prej tyre kanë dhënë një ndihmë të pamohueshme në zhvillimet demokratike. Ata në datën 31 mars votuan për Partinë Demokratike dhe më vonë lanë radhët e PP sepse ajo kishte tradhëtuar prej kohësh idealet dhe aspiratat e tyre demokratike. Pra komunisti demokrat mund të jetë, ndërsa e kundërta nuk mund të ndodhë. Megjithkëtë duhet pranuar se në Shqipëri ka akoma një numër jo të vogël komunistësh të fshehtë të cilëve u qan zemra çdo ditë për rendin që perëndoi dhe për fat të keq ato gjenden të vendosur në të gjitha nivelet dhe po jap vetëm një fakt. Gjatë diskutimit të ligjit të partive në parlament propozoja që të aprovohej një nen, i cili të ndalonte formimin e partive që synonin ndërtimin e shoqërisë që përjetuam gjysëm shekulli, d.m.th. të diktaturës komuniste. Disa zotërinj deputetë, ndonëse sot anëtarë të Partisë Socialiste, reaguan ashpër ndaj meje duke më cilësuar padrejtësisht si nihilist. Në fjalën time unë nuk bëra analizën e sistemit por për të gjithë thashë kjo është e qartë, se ai që dëshëron një diktaturë të kuqe dhe të egër që si çdo diktaturë duhet ndaluar me ligj thirrja i saj. Por për komunistët e fshehtë kjo ishte antikomuniste, duke demonstruar kështu qartë se ata nuk janë shndërruar në socialistë, kanë nostalgi për diktatorin dhe diktaturën, mbasi qëndrimi ndaj Enver Hoxhës dhe regjimit të tij është padyshim qëndrimi ndaj diktaturës. Kriptokomunistët shqiptarë gjenden kryesisht në radhët e nomenklaturës së kuqe, e cila për vete përdor parësinë e vet përballë dhe e ka popullin në një mënjanë të papërfilluar. Por ata ndodhen gjithashtu në radhët e Në skenën politike shqiptare ...

VENDIM MBI REFUZIMIN E ÇËSHTJES PENALE

Unë Flamur Çato - Hetues në Hetuesinë e Përgjithshme, pasi studiova materialet e mbledhura në dosjen hetimore Nr. 3 KONSTATOVA Më datën 25.07.1991 në Hetuesinë e Përgjithshme ka ardhur material kallxues për ndjekjen penale, në lidhje me kontrollin e ushtruar nga Ministria e Financave dhe Komisioni i Kontrollit të Shtetit, për veprimtarinë ekonomike financiare të ish Drejtorisë së Pritjes, për periudhën 1988-90, ku si pasojë e kësaj veprimtarie interesave shtetërore, i është shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën 12 milion lekë. Ndër 36 personat e kallzuar bëhet fjalë dhe për Presidentin e Republikës. Nisur nga fakti se Ligja Nr. 7491 dt. 29.04.91 «Për dispozitat kryesore kushtetuese e konkretisht neni 31 i kësaj Ligjeje, i cili përcakton shprehimisht se Presidenti i Republikës, nuk përgjigjet për akte të kryera gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, me përjashtim të rasteve të tradhtisë ndaj Atdheut ose shkeljes të këtij ligji, rrethanat këto që nuk ekzistojnë në materialin kallxues në mbështetje të nenit 72 (kushti i parashikuar nga neni 71/10) i Kodit të Procedurës Penale VENDOSA Refuzimin e fillimit të çështjes penale ndaj Presidentit të Republikës. Të njoftoj me këtë vendim Ministrinë e Financave dhe Komisionin e Kontrollit të Shtetit, të cilët brenda 5 ditëve nga marrja dijeni kanë të drejtën e ankimit tek Prokurori i Përgjithshëm. Kopjen e këtij vendim t’ja dërgoj menjëherë Prokurorit të Përgjithshëm.

Nuk mund të pajtohemi me një vendim të tillë

Ndofta formalist hetuesi Flamur Çato dhe Byroja Juridike që e ka mbështetur, mund të thonë se kanë të drejtë të marrin një vendim të tillë. Por do t’i pysim këta zotërinj - a nuk do t’ishte edhe në nderin e Presidentit të vendit, që vetë ai të ngulmonte për të çuar gjer në fund këtë proces hetimor dhe për t’i dalë popullit ballazi - ky jam unë presidenti i juaj. Si mund të pranojë zemra e çdo qytetari i Shqipërisë një president me një barrë akuzash të rënda, i ngarkuar me një varg dyshimesh. Këtu bëhet fjalë për shpërdorime kriminale me para të djersën dhe pasurinë e popullit. E, pra, si mund të vazhdojë të jetë i qetë një president i cili ka mbi kurriz një barrë të tillë akuzash. Fa folur për akuzat e tjera që janë bërë. Përse nuk i del ai hapët popullit të japë shpjegimet, për më tepër që këtu bëhet fjalë për një raport të përgjatur në mënyrë skulpuloze nga Ministritë tona, nga komisioni ynë parlamentar, për një raport të paraqitur zyrtarisht në parlament dhe të publikuar gjërëisht në shtypin tonë. E pra, si mund të heshtë, si mund të vazhdohet sikur asgjë nuk ka ndodhur, si mund të vazhdojë të jetë ai president. Jo zoti hetues dhe ju zotërinj të Byrosë Juridike, nuk keni vepruar me drejtësi. Jo, zoti president, akuzat janë tepër të rënda që të mund të kalohen tërë me një heshtje apo me një shmangie nga pjesëmarrja në punimet e parlamentit. Veq kësaj, ne nuk jetojmë të izoluar nga bota. Historia, qoftë edhe e dhjetëvjeçarëve të fundit, është e mbushur me dhjetra raste të dhënies dorëheqje apo të nxjerrjes përpara gjyqit të kryeministrave, ministrave, presidentëve, presidentëve e madje edhe pjesëtarëve të oborrit mbretëror. Kujtoni për një çast skandalin Lokhid - sa drejtues shtetesh dhe qeveritarë të tërë dhanë dorëheqje. Kujtoni presidentin e SHBA, Nikson. Kujtoni skandalin e freskët Koskota Greqinë fqinje. E sa e sa të tjerë. Mos vallë edhe në këtë çështje Shqipëria do të jetojë si në një planet tjetër, siç na kishë bërë të jetonim për gjysëm shekulli regjimi diktatorial. Jo Mendoi se drejtësia duhet të vihet në vend. Për më tepër, mendoj se nuk mund të vazhdohet me ndershmërin ndjekja ligjore për të 34 bllokamenët e tjerë të ballkuar në raportin mbi shpërdorimet, po qe se presidenti, personi i dytë në listën e shpërdorimeve dhe abuzimeve do të përjashtohej nga çdo hetim. Drejtësia duhet të veprojë njëlloj për të gjithë.

KUR «ZP»-ja FILOZOFON DHE FUT PYKA

«ZP»-ja është «shqetësuar» përse «RD»-ja heshti për vizitën e mikut të vendit tonë, të nderuarit Kosiga, në Shqipëri. Vëzhguesi i saj për sa më sipër shkruan: «Vështirë ta kuptosh por edhe më vështirë ta spjegosh»(!). «ZP»-ja si zëdhënëse lajkatare e tiranisë së kuqe asnjëherë nuk ka dashur të kuptojë realitetet. Një gjë e tillë vihet re edhe me rastin e vizitës së të nderuarit Kosiga në Shqipëri. «ZP»-ja shpif e shtrembëron, ngre kurthe. Këtë e bën jo nga injoranca e vëzhguesve të saj, por nga miopia kronike e pa shërueshme politike. Asnjë nga organet e shtypit të opozitës demokratike nuk mundi ta paraqesë në kohë vizitën e presidentit Kosiga në Shqipëri. Këtë e bëri «ZP»-ja sepse ajo, dihet, është në pozitë të privilegjuar, është e përdorur me një shtypshkronjë të saj. Monizmi në pushtet i ka mohuar shtypit të opozitës të drejtën për të qenë në këtë plan i barabartë me «ZP»-në. Në këtë mënyrë «ZP»-së i hapen hapësira për të manipuluar në një kohë që në shtypin e opozitës materialet duhen dërguar të paktën një ditë përpara. Shtypit të opozitës, pra edhe «RD»-së, i mungon informacioni zyrtar. Ai, në këtë pamje, është i privuar, censuruar. Sa pak redaksia jonë as u ngutua, për konferencën e shtypit të organizuar me këtë rast. Dikujt i interesonte, siç duket, që gazetat e «RD»-së, të mos marrin pjesë në këtë konferencë shtypi si edhe në të tjera. Vëzhgimi i «ZP»-së tregon se kujt i interesonte kjo. Ne s'duhet, ndoshta, t'i kërkojmë falur «ZP»-së që nuk e vumë në dijeni për mënyrën se si ishte menduar nga redaksia e «RD»-së të paraqitej edhe vizita e zotit Kosiga në Shqipëri. Për dijeni e korrektesë duhet thënë se në bashkëbisedim me ambasadorin e Italisë në vendin tonë, z. Turin Tortikato Kardilli, ishte rënë dakord që në «RD» të botohej një intervistë e tij për ta njohur në një pah ndihmën që na ka dhënë Italia. Kjo nuk u bë e mundur dhe redaksia i kupton arsyet. Vizita ishte shumë e ngjeshur, pra edhe koha e zotit ambasador ishte tepër e kufizuar. Zotërinj enveristë të «ZP»-së mos luani të paditurin. Në se vërtetë jeni i tillë, së paku pushoni të jeni të pandershëm në informacion e botimet tuaja. Partia Demokratike është e para parti politike e Shqipërisë që kushtet e diktaturës vrastare e të zhurmës së zinxhirëve tanëve hodhi parullën «Ta bëjmë Shqipërinë si e gjithë Evropa!» Vizitat dhe takimet e drejtuesve të PD-së me burrat italianë të shtetit, mirëkuptimi, sinqeriteti dhe idealet e përbashkëta, që janë shprehur në këto raste nuk lënë vend për insinua e ironira bajate me domethënie tepër urgjente. Partia Demokratike e para e Italisë si një vend mik

Lulëzim tragjikomik i provokatorëve

Bashkë me të gjitha të këqijat që po na shtohen dita-ditës për shkak të thellimit të krizës së gjithanshme që trashëguam nga e kaluara, si mungesat ushqimore, humbja e durimit, kriminaliteti, po na shtohet me shpejtësi edhe numri i provokatorëve. Ata po luajnë rolin e minjve të infektuar nga murtaja, që e shtonin mjerimin dhe fatkeqësitë e popujve të varfër në mesjetë. Opinionit publik, i rrëmbyer nga problemet e shumta të mëdha që e brejnë shoqërinë shqiptare nga të gjitha anët, nuk po arrin të ketë vëmendjen e duhur për t'ia prerë rrugën lulëzimit tragjikomik të kësaj fare të keqe. Nga ana tjetër, konfuzioni dhe anarkia e dëmshme profesionale dhe politike po sundojnë në shtypin tonë, cilësi këto që janë aspak tipare të shtypit serioz e të lirë, por të shtypit amatorës dhe perversk, i cili e mbështet popullatën e vet vetëm te thashethemet sensacionale, të pavërteta dhe te shifrat spekulative të mullëvve të individëve të zhytur nga deliri për të lëshuar pushtetin e ëndërruar ose të humbur. Ky lulëzim i provokatorëve, të cilët jo rastësisht po gjejnë vend kryesisht në shtypin gazetar perferike, tragjikomiko e ka jo vetëm pamjen, por edhe pasojat. Le t'i kujtojmë një çast insinuatat që u bënë ndaj zotit Agim Mero. Nuk është nevoja këtu të themi se kush është Agim Mero. Personaliteti i tij njihet mirë tashmë nga të gjithë. Madje është edhe nga ata që dërhojnë ta njohin. Prandaj është një dhimbje jo vetëm për personin e tij, por për masën e gjerë të njerëzve që e aspirojë konsolidimin e demokracisë në Shqipëri, detyrimi në të cilin vihet ky deputet dhe ministër demokrat e i lartë publikisht Kryesisë së Kuvendit Popullor për ta verifikuar dhe ta analizojë faktin e paraqitur dhe, që e vërtetohet «unë» i kërkoj Kuvendit të më shkarkojë nga posti i ministrit dhe që të më heqë mandatin e deputetit. Kjo deklaratë tregon më së miri se sa rëndë është plagosur i sulmuari. Por kjo deklaratë, me kushtin e skajshëm që vë, tregon botërisht edhe se në çfarë pozitë komike e të turpshme gjenden tani ata që e improvizuan dhe e publikuan shpifjen. Provokatorët kanë zgjedhur jo vetëm shtypin, por edhe çdo lloj skene publike, çdo lloj mënyre të re apo të vjetër, që u jep mundësi t'i nxjerrin nga vetja saqë slimët që kanë për mbarëvajtjen e demokracisë së re në Shqipëri. Me këtë ambalazhim parimpial ata paraqiten si athjerë kur i drejtojnë një ministri demokrat në fletë-rrufe anonime, sipas shtetit të pastër modernist, ashtu edhe kur e marrin fjalën në parlament dhe në emër të zgjedhësve të tyre. Shajnë kolegët e vet të opozitës...

Kronikë e ditës

Myftiun. Padia ngrihet: a) Për shpërdorimin e mjeteve të bëra ash tu si dhe pjesëtarët e 36 familjeve të tjera që kanë dalë nga kontrolli i Drejtorisë së Prishtjes. b) Për përgjegjësinë e tij që duke qenë zëvendësministër ka lëshuar autorizime të shumta për të privilegjuar bllokistët. Korresp. i «RD»