24/08/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

24 gusht 1991

MË 27 SHTATOR KUVENDI I PD-së

AKTIV KOMBETAR Të dielën më 18 korrik u mbodh në Tiranë aktiv kombëtar i PD-së, i cili vendosi hapjen e fushatës së zgjedhjeve në këtë parti. Njëkohësisht u miratuan edhe datat e zhvillimit të konferencave të degëve të PD-së në rrethe si dhe data e hapjes së Kuvendit Kombëtar, më 27 shtator. Në aktivin folën Kryetari i Komisionit të Drejtësisë të PD-së, Prof. Dr. Sali Berisha, si dhe sekretari i këtij Komisioni, Eduart Selami. Korresp. i RD-së

Waterloja e stalinizmit

Gjashtëdhjetë e një orë zgjati Waterloja e gjeneralëve, KGB-së dhe e gjithë forcave të errëta të burokratizuara e feudalizuara të shoqërisë sovjetike që, si juntat fashiste të Amerikës Latine, me një grusht të hekurt u përpoqën deshën të rimëkëmbin Bashkimin Sovjetik në burgun e një sistemi ultradiktatorial, të falimentuar të feudosocializmit stalinist. Të izoluar nga jeta, nga realiteti ndërkombëtar, nga populli i tyre, këta nostalgjikë të dëshpëtimit total ndërmorën aventurën e pafat e destinuar të ishte e dhe Waterloja e tyre. Populli i madh rus, popujt sovjetikë ishin të parët që në historinë moderne u ngritën me guxim për një botë të re, për të hapur një epokë për të gjithë njerëzimin. Për idealin e tyre ata pranuan sakrifica gjigante me një shpirtgjërësi për t’u admiruar. Ata u tradhtuan, u zhgënjyen pabesisht e tmerrësisht dhe nga diktatorët e kuq. Ata manifestuan në 1 Maj e kaluar me parullën «Proletarë të të gjitha vendeve, na falni!». Ndjesën e tyre ata e materializuan me përpjekjet për një jetë më të vërtetë të re, të denjë, me dëshirën për t’u rahitur denjësisht krahas popujve e vendeve me të vërtetë të lira e demokratike. Ata nuk mund të lejonin një zhgënjim të ri, prandaj u ngritën në manifestime masive, shtrinë trupat e tyre përpara tankeve për t’i thënë «Jo» diktaturës neostaliniste që tentoi t’i rikthejë në greminën e gulagëve, të varfërisë e të poshtërimit. Është meritë e tyre, e të gjithë forcave e figurave politike demokratike të Jelcinit, Shevarnaxes, kryetarit të bashkisë së Peterburgut (ish - Leningradit) që Bashkimi Sovjetik dhe bota nuk u vunë përpara alternativave ndjellakeqe, tragjike, që historia të ndjekë rrjedhën e saj. Do të jetë gjithashtu meritë e tyre kuptimi i së vërtetës së me ruajtjen e strukturave të vjetra komunisto - bolshevike, në çfarëdo formë që të shërverin ato, i figurave të dyshimta e të komprometuara të së kaluarës në pushtet, sado reformistë të vetëdeklarohen ato, nuk mund të ecet përpara drejt demokracisë pa e rrezikuar seriozisht atë. Në përmbysjen e pushteteve nuk mund të mohohet gjithashtu roli që luajt solidariteti ndërkombëtar i të gjitha forcave, popujve e shteteve demokratike në këto ditë të vështira, klima mbështetëse e izolimi i plotë që iu bë uzurpatorëve antidemokratë e antikushtetues në arenën ndërkombëtare, dënimi i fuqishëm, i njëzëshëm i tyre. Diktatorët dhe aventurierët të tillë si Sadam Hyseini e Kadafi u gëzuan haptazi për grushtin e shtetit fashist të gjeneralëve luftënxitës dhe mafiozë të KGB-së në Bashkimin Sovjetik. Është mjaft domethënës fakti që zëvendëspresidenti i Jugosllavisë, serbi Branko Kostiç, doli në mbrojtje të tyre duke deklaruar se «udhëheqja e re e Bashkimit Sovjetik nuk mund të ndalojë procesin e demokratizimit në vend. Nuk ka përse të kemi frikë nga një gjë e tillë, ose udhëheqja do ta kthejë prapa rrotën e historisë». Fcr- ca të tilla të errëta të jashtme për të hedhur Evropën, Ballkanin e madje edhe botën në flakët e një lufte të re dëshmojnë qartë edhe për vetë natyrën e ambicjeve e të falimentimeve të Kremlinit. Ngjarjet e fundit në Bashkimin Sovjetik dhe reagimi ndaj tyre në këtë vend dhe kudo në rajon tregojnë se stalinizmi, si varianti më i egër i diktaturës komuniste, ka marrë fund një herë e përgjithmonë si ideologji, si sistem e si praktikë. Ai është varrosur për të mos u rikthyer kurrë më së bashku me fantazmat e tij. Bota ka hyrë në një epokë të re, në rrugën e demokracisë e të lirisë. Populli shqiptar i angazhuar me vullnet të plotë në rrugën e demokracisë, gëzohet për kthesën e menjëhershme të dëshiruar që morën ngjarjet në Bashkimin Sovjetik. Ai është i ndërgjegjshëm për rreziqet që do t’i duheshin të përballonte në rast të kundërt, qoftë brenda vendit nga forcat stalinisto - enveriste të lutura, por jo të shkatërruara që qëndrojnë ende si një kërcënim potencial, qoftë nga aleatët e tyre në Serbinë milosheviçiane - staliniste të gatshme për të ndërmarrë edhe një agresion kundër vendit tonë në rastin më të volitshëm për ta. Demokracia e re shqiptare nxjerr mësimet e nevojshme e merr rast për të mbrojtur e të çuar deri në fund idealin e saj e të popullit shqiptar, për t’i dhënë fund diktaturës një herë e përgjithmonë në Shqipëri. BASHKIM TRENOVA

Shqipëria - Kosova: plagët dhe shpresat

Është një fazë e ndjeshme në jetën e kombit. Në opinionin tonë, qoftë atë të brendshëm ose të jashtëm shtrihen dendur disa pyetje, që u duhen dhënë përgjigje të prera e pa vonesë. 1. RELACIONI SHQIPËRI - KOSOVË, Kosova ka plagët e veta shumë të mëdha, në dhe Shqipëria ka... res pale apo të palës tjetër. Prijës dhe misionarë për thellimin e këtyre marrëdhënieve duhet të jenë njerëz me formim profesional në fusha të ndryshme të politikës, të ekonomisë, shkencës, kulturës, arsimit, informacionit, sportit, etj. Kontaktet midis tyre duhet të institucionalizohen. Duam apo nuk duam, ta shta. Hapjes së kufirit, apo siç thuhet me gjuhën e popularizuar politike, rrezimit të «murit të Berlinit shqiptar» nuk i frikësohet vetëm Serbia, por edhe strukturat e mbetura të regjimit monist në Shqipëri, të cilat e kanë të qartë se me vendosjen e komunikimit ndërmjet pjesëve të ndara të kombit bëhet i pamundshëm pranojmë, mungesa e komunikimit në relacionin Shqipëri-Kosovë e bën të veten dhe pasojat janë gati tragjike. Ndarja e shqiptarëve nuk ishte vetëm ndarje gjeopolitike, veçanërisht pas luftës së fundit, e këndej, por kishte pretendim të bëhej ndarje historike. Interesim për ta bërë këtë ndarje, ta themi hapur, kishte jo vetëm Jugosllavia por edhe Shqipëria, ose, që të jemi të saktë, regjimi që ishte në fuqi. Edhe tash, megjithëse u krijua një situatë e re, prapë ka interesim nga të dy anët që këto marrëdhënie të çrregullohen, ose, së paku, të jenë sa më të bri- vihen mbi raporte racionale dhe pak nga pak të menjanohen ngarkesat emocionale, sofistikimet e ndryshme dhe papasakimet eventuale. Prijës misionerë për thellimin dhe zhvillimin e drejtë të këtyre marrëdhënieve nuk mund të jenë vagabontë e ndryshëm, rrugaçët, matrapazët, apo bashkëpunëtorët e sigurimeve shtetërore të një- popullarizuar politike, rrëzimit ndalimi i proceseve të filluara integruese dhe depërtimi i frymës së re evropiane, armik ky më i madh i regjimit të Beogradit dhe i diktaturës në Shqipëri. 2. DISPONIMI ANTIKOSOVAR Dikush do të thotë se ekzagjerohet shumë nëse thuhet që në Shqipëri tashmë ekziston disponimi antikosovar. Po ja që ka diçka që marrëdhëniet midis pjesëve të ndara të popullit tonë i ngatërron ngeshëm dhe me një strategji të përpunuar. Kur filluan proceset demokratike në Shqipëri nga regjimi i këtushëm bëhej një ndarje gjithnjë e dukshme në Shqipëri (Vijon në faqen 6)

Kronikë

Në datën 20.8.1991, zoti Azem Hajdari, anëtar i Komisionit Drejtues dhe deputet i Partisë Demokratike u takua me anëtarë dhe simpatizantë të PD në qytetin e Mamurrasit. Ndërsa z. Blerim Çela pati një takim të tillë në qytetin e Fush-Krujës. Në këto takime ata folën për luftën që bën grupi parlamentar i PD për miratimin e ligjeve të standardeve euro-perëndimore. Gjithashtu qartësuan se pushteti është i PS duke filluar nga presidenti, parlamenti e qeveria. Në mbështesim qeverinë e stabilitetit kombëtar - theksuan ata, por ZP i kritikoi në vazhdimësi ministrat e PD për të krijuar imazhin se destabiliteti politik dhe ekonomik është rezultat i punës së PD. Në fakt ministrat tanë po përpiqen sinqerisht të ndihmojnë stabilizimin e situatës, sigurimin në punë të specialistëve të bujqësisë, plotësimin e tregut me mallra ushqimore e industriale dhe ndarjen e ndihmave me drejtësi. Ata folën edhe për shkatërrimi e ekodit të dytë të fundit dhe kërkuan vënien para përgjegjësisë të ish udhëheqësve të lartë të RP, që kanë abuzuar në kurriz të popullit duke filluar nga familja Hoxha dhe Alla. Korresp. i «RD»-së

LUSHNJE

Këto ditë dega e Partisë Demokratike e rrethit të Lushnjës, krahas takimit me Rreshp Uken, organizoi një edhe takim me organizatë rinore e saj dhe me disa simpatizantë të saj. Në fjalën e tij z. Berisha foli duke diskutuar mbi rrugën që duhet ndjekur për kalimin nga ekonomia e tregut. Në këtë takim morën pjesë z. S. Berisha, Isuf L..., z. G. Xh..., etj. (pjesa e poshtme e tekstit është e palexueshme/këputur)

Kronikë

Nanos, sepse Qeveria e Stabilitetit po vonon. U shtrua si detyrë që të shpejtohet për përgatitjen e kuadrit, për njohjen e tij me mekanizmat e ekonomisë së tregut, me afërimin etj. Për reformën ekonomike në fshat, pa luftë, siç është shprehur, për fshatin u quajt privatizimi i tokës. IZET SHEHU dega e PD Lushnjë

KOPLIK (SHKODER)

Më datë 17.8.1991 u organizua në sheshin para shkollës së mesme Koplik një takim me popullin e kësaj zone ku morri pjesë kryetari i PD z. Sali Berisha dhe zëvendësi Tomor Dosti dhe Arben Lika. Pas përshëndetjes së kryetarit të degës për Koplikun e mori fjalën Dr. Sali Berisha. Ai bëri një analizë të situatës në të cilën ndodhemi dhe theksoi si çështje të ditës luftën kundër forcave antishqiptare sigurimit të shtetit, kriptokomunistëve, ultranacionalistëve. Ai dënoi me qartësi politikën antishqiptare të serbç'vëdhënjeve dhe qëndrimin kritik të tij që janë ndodhur shqiptarët tanë në Kosovë. Më pas u zhvillua një bashkëbisedim i gjatë në formë pyetje-përgjigje për problemet që shqetësojnë banorët e zonës lidhmos në lidhje me zbatimin e ligjit për tokën, furnizimin e popullit me bukë dhe ushqime të tjera etj. Po në datën 17.8.1991 ora 18.30 në sallën e teatrit «Migjeni» në Shkodër u zhvillua një takim ku morën pjesë zoti Sali Berisha, Arben Imami, Pjetër Arbnori, Armen Irami, Tomor Dosti, M. Uruci. Z. Sali Berisha shprehu mirënjohje për pritjen vëllazërore që i bënë. Foli për rezervuarin e Shkodrës dhe për gjendjen që ...

Kronikë

kemi bërë gabime do të vimë këtu në Shkodrën e demokracisë dhe të na gjykoni. Asnjëherë PD dhe të dëgurgarit e saj nuk do t’i dërgojnë mesazhe Shkodrës nga një rrjet tjetër. Në takim u bë bilanci i arritjeve historike të PD.

Kreze shprese edhe për Tiranën

- INTERVISTE ME KRYETARIN E KOMITETIT EKZEKUTIV TE KP TE RRETHIT TE TIRANES, Z. TOMOR MALASI. - Pyetje: Zoti Tomor, ju keni pak kohë në detyrën e kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të KP të Rrethit të Tiranës. Sidoqoftë është i njohur fakti se çdo ditë këtu vijnë qindra njerëz për të zgjidhur probleme nga më jetiket. Çfarë keni konstatuar nga takimet me këta, në ç’gjendje e drejtoni mënisht kryeqytetin? Përgjigje: Përgjithësisht në drejtuesit e Komitetit Ekzekutiv ordhën në këto detyra plotësisht të ndërgjegjshëm për vështirësitë e mëdha me të cilat do të ballafaqohemi, por edhe me besim e shpresë me një përpjekje të gjithëmja dhe do të arrijmë të kryejmë ato detyra që cakton qeveria e stabilizimit të vendit. Ndërmjet udhëheqësve ka kontakte të mënjëherë me masën e gjerë të popullit që, duke shpresuar në këto ndryshime, kërkon zgjidhjen sa më shpejt të halleve të mëdha që e kanë pllakosur, si janë veçanërisht problemet e strehimit, të punësimit etj. Dëshira jonë është që këto kontakte t’i bëjmë të gjera dhe pavarësisht nga mundësitë reale ta kuptojmë në tërësi gjendjen dhe të përcaktojmë rrugët për zgjidhjen e tyre. U bë afro një muaj që në funksionin e kryetarit mund të kem takuar afër 800 vetë të cilët, në pjesën dërrmuese, ankohen për mungesë strehimi pa lënë pas nevojat për punësim. Problemet vështirësitë që janë akumuluar gjatë viteve, ku sigurisht nuk mund t’i japim zgjidhje brenda një kohe të shkurtër kjo bëhet e kuptueshme duke pasur parasysh gjendjen e rëndë ekonomike që gjjen pasqyrimin e vet në mungesat e shumta në të gjitha fushat e jetës, edhe në drejtimet që përmenda më sipër. Sido-mos në ndërtimin e banesave po ecet me ritme shumë të ngadalta, për të mos thënë se aty-këtu janë ndalur fare për mungesë materialesh. E kemi përmendur edhe herë herët që kërkesat për strehim tashmë arrijnë shifrat 25 mijë familje, nga të cilat po thuashe 10 mijë e kanë të domosdoshme. Janë të shumta të tjerë që transferuar qysh nga viti 1986 që akoma nuk janë sistemuar me shtëpi. Ditët e fundit ka një grumbullim masiv të ish-të internuarve dhe ish-të burgosurve të ndërgjegjes të cilët kanë drejtë të strehohen e të punësohen në qytetin e Tiranës. Kësaj situate të rënduar nuk jemi në gjendje t’i përgjigjemi aktualisht, megjithë përpjekjet tona të mëdha. Në radhët e 5000 të papunëve që ka qyteti i Tiranës u shtuan edhe të lartpërmendurit dhe ne duke trashëguar këtë krizë të rëndë do të turpëroheshim t’i përcjellim vetëm me konsideratën dhe respektin tonë. Pyetje: Thatë se gjendja më e vështirë paraqitet në drejtim të strehimit dhe të punësimit. A ekzistojnë mundësi për t’i zbutur këto kontraste apo ka rrezik të thellohen më tej? Përgjigje: Nuk ka dyshim se ne nuk na mungon as vullneti as energjitë për të punuar seriozisht në drejtim të përmirësimit të gjendjes. Natyrisht zgjidhjet parciale rrjedhin nga rrugët e zgjidhjes për të gjithë vendin. Qeveria e stabilizimit të vendit është angazhuar totalisht për vendin ekonomik. Po hidhen hapa konkrete: Privatizimi i bujqësisë dhe më tej privatizimi i gjithë ekonomisë shënojnë hapa në kalimin drejt ekonomisë të tregut. Kjo reformë ekonomike që kapërceu objektivat që i vuri vetes qeveria, janë shpresëdhënëse dhe premtuese. Stabilizimi ekonomik që do të arrihet në sajë të sigurimit të lëndëve të para dhe të materialeve të nevojshme për të vënë në moto industrinë dhe të gjitha degët e tjera të ekonomisë do të shënonte një hap të rëndësishëm në përmirësimin e gjendjes. Tërheqja e kapitalit të huaj do të përbënte një hap tjetër të rëndësishëm. Marrëveshja e ditëve të fundit me qeverinë italiane është provë e këtyre zhvillimeve. Pyetje: Çfarë masash mendoni se duhen marrë tani dhe në të ardhmen për të stabilizuar gjendjen? Përgjigje: Në radhë të parë përpjekjet tona konsistojnë në rregullimin e gjendjes së strehimit. Ndryshimet e fundit në këshillat popullore të lagjeve na krijojnë mundësi të reja të studiojmë gjendjen reale të strehimit më të thellësishëm duke pasur një pasqyrë të saktë të saj. Kemi planifikuar të veprojmë kështu: Së pari, në çdo lagje këshillat popullore të ngarkohen për të evidentuar banesat që janë të pa zëna, ato që janë të tjetërsuara, të tjera që janë lënë nga njerëz që kanë ikur jashtë shtetit etj., me qëllim që të (Vijon në faqen 5)

increasingly visible distinction within Albania

Fotografi e shoqëruar me intervistën «Kreze shprese edhe për Tiranën».

DEKLARATA E PD, PR, PSD

Kohët që po kalojmë janë nga më të vështirat, por edhe nga më vendimtaret për Shqipërinë dhe shqiptarët. Përballë nevojës së përshpejtimit të vendosjes së demokracisë së vërtetë në Shqipëri, PD, PR dhe PSD e shohin si të domosdoshme bashkërendimin e mëtejshëm të veprimeve të tyre politike. Ato i drejtohen popullit shqiptar, anëtarëve dhe simpatizantëve të tyre, diasporës sonë kudo që ndodhet si dhe forcave demokratike në botë që të përkrahin këto veprime të përbashkëta politike, si kusht themelor për parandalimin e rikthimit të diktaturës në Shqipëri dhe për progresin e shpejtë kombëtar. Pavarësisht nga arritjet e derisotme të revolucionit demokratik në Shqipëri PD, PR dhe PSD me adoptim se për të shmangur kaosin dhe për të kontribuar në vendosjen sa më të plotë të stabilitetit është detyrë urgjente ndërmarrja e masave të përbashkëta konkrete politike: 1. Kërkojmë shkrirjen e sigurimit të shtetit, që mban përgjegjësi për veprimet monstruoze në kuriz të popullit dhe të kombit shqiptar gjatë periudhës së diktaturës enveriane. Ai mban përgjegjësi për strategjinë e dhunës dhe të terrorit që ka ushtruar gjatë periudhës së pluralizmit dhe që i ka kushtuar popullit shqiptar dhjetra viktima, qindra të plagosur dhe e çoi vendin disa herë pranë luftës civile. Ai është përgjegjës për kaosin dhe kriminalitetin që ekziston aktualisht, për djegien dhe shkatërrimin e shkollave dhe të furrave të bukës, për plaçkitjen e ndihmave humanitare që shërbejnë penale në të gjitha nivelet dhe organizatorëve të këtyre eksodeve. 2. Mjetet e informacionit, RTV, ATSH dhe radiot e gazetat lokale po vazhdojnë të funksionojnë si instrumenta të monizmit duke censuruar mendimin e lirë demokratik. Prandaj kërkojmë prej organeve të informacionit që të reformohen në përputhje me strukturën e re pluraliste të shoqërisë shqiptare. Për këtë: - Organet përkatëse të parlamentit të ndërhyjnë për zëvendësimin e drejtuesve të Radiotelevizionit dhe të shefave të redaksive. Në vend të tyre të vendosen njerëz që të kenë konsensusin e partive që bashkëqeverisin. Komisioni parlamentar i informacionit të krijojë këshillin ndërpartiak për të mbajtur nën vëzhgim RTV-në. - Të vihen në kushte të barabarta materiale dhe teknike të gjitha organet e shtypit partiak. Komitetet ekzekutive të rretheve, në përputhje me kushtet e reja, të emërojnë redaksitë e gazetave lokale dhe t’i vënë ato në varësinë e tyre. 3. Ministria e Jashtme nuk po u përgjigjet ndryshimeve rrënjësore që kanë ndodhur në Shqipëri, duke u bërë pengesë serioze në krijimin e marrëdhënieve të reja të vendit tonë me vendet e tjera. Në aparatin e Ministrisë së Jashtme si dhe në rrjetin e ambasadave vazhdojnë të jenë po ata njerëz që i kanë shërbyer politikës së vetizolimit, përçarjes së diasporës sonë, prerjes së lidhjeve të tyre në Athinë dhe shkëputjes së Shqipërisë nga vendet e përparuara demokratike. 4. Në përkrahje të drejtësisë sociale dhe të vullnetit të popullit, kërkojmë nxjerrjen sa më shpejt para gjyqit të partiakëve bllokistë që kanë abuzuar dhe vjedhur në kurrizin e popullit. 5. Të hiqen të gjitha emblemat dhe simbolet e sundimit komunist. 6. T’u jepet pafajësia të gjithë atyre që janë dënuar për bindjet e tyre politike në periudhën e regjimit stalinisto-enverian. Të bëhet rehabilitimi i plotë politik, ekonomik e social i syre. Të krijohen kushtet reale për pajtim kombëtar duke u bazuar në dokumentat ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut. 7. Të vetëdijshëm për gjymtimin shpirtëror, ekonomik e politik si pasojë e sundimit të diktaturës së ashpër enveriste, në i lutemi popullit tonë që të ngrihet mbi fatkeqësitë, si e vetmja rrugë për rilindjen demokratike të kombit. Të gjitha forcat demokratike dhe të ruajtjes së rendit të bëjnë gjithçka për parandalimin e kriminalitetit dhe ruajtjen e qetësisë publike. Për këtë është e domosdoshme edhe çarmatosja e civileve. Të gjitha këto i shërbejnë rritjes së besimit, qetësisë publike, krijimit të kushteve për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe stabilitetit të vendit. PARTIA DEMOKRATIKE PARTIA REPUBLIKANE PARTIA SOCIALDEMOKRATE kriminialitetit dhe ruajtjen të qetësisë publike. i ka kushtuar popullit shqiptar dhejtë viktima, qindra të plagosur dhe e coi ndihmave humanitare. Ne jemi të bindur se organizatorët e eksodeve janë struktura të caktuara të sigurimit të shtetit, që kanë mbetur vegla të kupolës së kuqe. Prandaj kërkojmë ndje- rës palë apo nuk duam ta jenë sa më të bri-