07/09/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

7 shtator 1991

Agimet e ekonomisë së tregut

Reformat do të sjellin stabilitetin ekonomik Sot diagnoza është e qartë: ekonomia e tregut fitoi, ekonomia e drejtuar humbi. U rokullis në humnerë edhe arqitekt(i) i ekonomisë së drejtuar-komunizmi. Kjo është tabloja në vendet e Evropës Lindore. E njëjta pamje është edhe në Bashkimin Sovjetik. Po në Shqipëri? Në skenën e ekonomisë shqiptare hodhi valle për një gjysëm shekulli enverizmi. Një rast unikal në botë. Një diktaturë e pashembullt sepse shkatërroi pronën, dinjitetin dhe shpirtin e njeriut. Në formën e një ekuacioni kjo teori merr këtë pamje: Enverizmi = Sparta+Marksi+Stalini. Ky është trashëgimi teorik. Në praktikën trashëguam krizën ekonomike, papunësinë, varfërinë. Në këtë trual është lënë të bësh një revolucion politik, por shumë vështirë të bësh një revolucion ekonomik. Gjashtë muaj pas vendosjes së pluralizmit kemi këtë tablo ekonomike: katër miliardë lekë deficite. Nga këto, tre miliardë të trashëguara nga viti i kaluar. Ndërkohë Banka ka dhënë kredi. Këto kredi nuk janë kthyer sepse motori ekonomik nuk funksionon. Kështu deficiti publik ngrihet në 7 miliardë lekë. Ana tjetër e medaljes: arka është bosh. Me eksportin në shifrat 20-25 për qind. Me prodhimin industrial të realizuar në këto kufij u ngritën rrogat e punonjësve 50 për qind; po kaq edhe pensionet. Rezultati? Miljarda lekë në qarkullim të pambuluara me mallra. Po të shtojmë këtu skandalin financiar të gatuar nga Dhimitër Gazhga, nën bekimin e zotit Çarçani, shkalla e vështirësisë për të kaluar nga enverizmi ekonomik në ekonomi tregu rritet në mënyrë të ndjeshme. Për të realizuar këtë kalim, muajt e fundit janë skicuar dy teori. Në të parën bëjnë pjesë të «maturit». Këshilla e tyre, kujdes, mat shtatë herë dhe prit një herë. Proverb për të treguar sa më popullor. Fillimisht të stabilizojmë ekonominë pastaj t’u futemi reformave. Sepse do të kemi inflacion, papunësi, eksod. Në grupin e dytë futën reformatorët. Sipas pikëpamjes së tyre reformat, dhe në radhë të parë privatizimi, do të sjellin stabilitetin ekonomik. Mirëpo kjo nuk bëhet me dekrete. Është e famshme buzëqeshja e ekonomistit hungarez Laszlo Ksaba kur i thanë në Poloni se ekonomia e tregut do të ndërtohet më 1 janar të vitit 1991! Për të realizuar këtë kalim Shqipëria ka nevojë për mishin, gjalpin, grurin e Perëndimit ose dollarë për të blerë këta artikuj. Në këta gjashtë muaj kjo ndihmë ka munguar. Ose, për të qenë më të saktë, ka qenë me pikatore. Kështu ka gjetur terren më të përshtatshëm për të lulëzuar teoria e parë. Bashkë me të edhe nostalgjia për planifikimin, për centralizimin e çmimeve, për ekonominë e komanduar nga lart. Vëreni me vëmendje disa artikuj teorikë të botuar në faqet e «Zp»-së. Midis rreshtave ndjehet dëshira për të mbajtur më këmbë planifikimin dhe piramidën e tij. Ndjehet dashuria e pakufishme për rolin e shtetit në jetën ekonomike, në vetë jetën e njerëzve. I bëhet hosana martesës së planit me ekonominë e tregut. Mirëpo kjo praktikë frytdhënëse për ekonominë kapitaliste të Francës, nuk mund të përshtatet enverizmit ekonomik shqiptar. Ekonomia e tregut është në opozitë me enverizmin ekonomik. Si të tilla ato nuk mund të bashkëjetojnë, nuk mund të shartohen mbi njëra-tjetrën. Fillim vere ’91 Shqipëria pranohet në KSBE. U hapën dritat jeshile që perëndimi të ndihmojë këtë vend që është edhe afër edhe shumë larg Evropës. Që më këtë akt «të matura e humbën davanë». Na skenë dolën reformatorët. Shtatori ’91 ndoshta do të kthehet në një muaj ku do të nisë perëndimi i enverizmit ekonomik dhe i agimit të ekonomisë së tregut. Nuk është as rastësi dhe as fat që reformatorët zgjojnë muajin shtator. Janë tri ngjarje të lidhura me njëra-tjetrën që bëjnë këtë përzgjedhje. Së pari, starti drejt ekonomisë së tregut nuk mund të bëhet pa ndihmat ushqimore nga Perëndimi. Gjatë muajit gusht, në orkestrën e madhështore Italia u kthye në violinë të parë për ndihmën ushqimore. Tani midis dy qeverive kemi një marrëveshje, të firmosur dhe të vulosur. Në hartimin e saj kanë marrë pjesë ekspertë italianë e shqiptarë. Duke filluar nga 15 shtatori, çdo muaj në tokën shqiptare do të mbërrijnë 100 mijë tonë grurë, 13.2 mijë tonë mish, 2,4 mijë tonë gjalpë, 15 mijë tonë vaj ushqimor, 23 mijë tonë sheqer, 8 mijë tonë qumësht pluhur, 3,3 mijë tonë fasule, 10 mijë tonë miell. Me këtë mbështetje, me këta artikuj ushqimorë shembja e enverizmit ekonomik bëhet me më pak dhimbje. «Të maturit» nuk mund ta tundin më «flamurin e inflacionit». Për lehtësinë shpjegimi do të bëjmë një krahasim. Qarkullimin monetar le ta parafytyrojmë në formën e një shporte. Në njërën pjatë janë paratë. Në tjetrën vendosen mallrat. Çfarë vihet sot? Disbalancim i plotë. Në pjatën e parave janë 5 miliardë lekë. Në tjetrën mungojnë po kaq mallra. Çfarë do të ndodhë me ndihmat? Në pjatën e mallrave deri në fund të vitit 1992 do të shtohen artikujt me vlerë 360 milionë dollarë. Po të konvertohen këto me MITRO ÇELA (Vijon në faqen 5)

27-28 SHTATOR KUVENDI KOMBËTAR I PARTISË DEMOKRATIKE

U ZHVILLUA KONFERENCA E PARË E DEGËS SË PD-së TË RRETHIT TË DIBRËS Më 29 gusht 1991 në qytetin e Peshkopisë u mblodh Konferenca e degës së PD-së së rrethit të Dibrës. Përveç delegatëve të zgje-

Mosni shkollat

Po bisedonim me një grup shokësh në qytetin e B. Currit, kur na sollën lajmin se në fshatin Degë të rrethit të Tropojës ishte djegur shkolla. Më pastaj u tha se shkolla ishte djegur edhe në fshatin Dragobi, kishin tentuar edhe në Valbonë. A thua vetëm në Tropojë po ndodhin këto veprime çnjerëzore me shkollat? Jo, ata po ngjajnë edhe disa fshatra të Kukësit. Edhe në Pukë shkollat janë shkatërruar. Edhe në Shkodër e Lezhë shkollave u hiqen tjegullat. Kush merr zemër e sulmon kështu shkollat? A thua do të jenë shqiptarët? Krahaso- në: Në Malësinë e Gjakovës digjen shkollat, në Gjakovë shqiptarët digjen e vriten për shkollat. Kush i djeg e shkatërron shkollat? Kushdo qoftë, mëkati do ta ndjekë. Ai nuk mendon për jetën, për të ardhmen. Nuk mendon për fëmijët e tij, për vëllezërit, e motrat e tij më të vogla që e presin te porta e parë e mësimeve si zogjtë fluturimin. Vërtet jemi të papërmbajtur në këtë kohë, o njerëz, por nuk na e ka fajin shkolla. Vërtet që fjalët e para që mësojmë në shkollë janë “Parti-Enver”, por nuk është faj i saj që nuk na mëson vlerësën e parë për nënën që na lindi, që nuk na mësoi si ta duam vendin, pronën, punën, por vetëm si të duam “xhaxhin”. Vërtetë duam të çrrënjosim çdo gjë të kaluar kohe nga shkollat tona, por jo muret e çatisë, sepse sot nuk kemi ku të marrim të tjera. U lutem fshatarëve kudo që janë të kujtojnë kohën kur ndodhnin prej të “leshon-te shkolla” për shkollë. Për latë të keq sot po këta bij, fshatarësh cohen dhe e djegin. Ashtu siç kemi dëgjuar, fëmijët ata që prishën kishat e xhamat, edhe sot mallkon ata që prishin shkollat. Mallkon ata, por edhe i bekon ata. Çili prej tyre do merron që të ardhët të ishin si sot i bënë?

Manifestim proteste

Të premten pasdite dega e Partisë Demokratike për Tiranën organizoi një protestë masive paqësore përpara godinës së Radio Televizionit Shqiptar. Merrnin pjesë qindra anëtarë dhe dashamirës të PD-së, anëtarë të sindikatës së pavarur të RTSH-së etj. Qëllimi i këtij manifestimi ishte shprehja e pakënaqësisë dhe e protestës për drejtuesit punistë të këtij institucioni, që vazhdojnë të mbajnë me thonj e me dhëmbë postet e tyre, të punojnë me mendësitë dhe praktikat e vjetra të partisë së tyre, nga e cila nuk mund të shkëputen kurrë, edhe pse kanë dorëzuar teserat e komunistit. Në parullat e manifestuesve kërkohej hapur dorëheqja e kuadrove kryesorë të këtij institucioni si Fatmir Kumbaro, Hysni Lita, Thimi Nika etj. Koresp. i RD-së

U ZHVILLUA KONFERENCA E PARË E DEGES SE PD-së TE RRETHIT TE DIBRES

Më 29 gusht 1991 në qytetin e Peshkopisë u mblodh Konferenca e degës së PD-së së rrethit të Dibrës. delegatëve të zgjedhur nga seksionet në qytet e fshatra merrnin pjesë edhe sekretari i Komisionit Drejtues të PD-së, Eduart Selami, kryetari i Komisionit Politik të PD-së, Azem Hajdari, etj. Në raportin që mbajti kryetari i Komisionit Drejtues të degës së PD-së të këtij rrethi, Safet Zhulali, i bëhej një analizë e thellë e konkrete, me sens të qartë autokritik arritjeve të kësaj periudhe 5-mujore në betejën elektorale të 31 marsit, në luftën për rritjen, shtrirjen e formimin e degës, për stabilizimin e gjendjes në rreth etj. Më pas viheshin në dukje detyrat dhe objektivat themelore për të ardhmen, për të çuar deri në fund reformat në fushën politike dhe ekonomike. Në diskutimet e tyre Spartak Tapallaj, Maliq Bitri, Ali Dodë- (Vijon në faqen 2)

Fatosi në Patos dhe Hamdiu nga pas

REPLIKE «Pranë njerëzve dhe halleve të tyre» është titulli i kryeartikullit të «Zërit të popullit», në të cilin shoku Hamdiu përshkruan me ngrohtësi dhe entuziazëm takimet e shokut Fatos Nano në rrethin e Fierit. «Pranë njerëzve dhe halleve të tyre» është titulli i kryeartikullit të «Zërit të popullit», në të cilin shoku Hamdiu përshkruan me ngrohtësi dhe entuziazëm takimet e shokut Fatos Nano në rrethin e Fierit, të cilat sikur e kanë lexuar këtu këtë titull. Ah, po, janë dy libra të shkollës Enver, nga të cilat Hamdiu ka përfituar titullin e shkrimit: «Mes njerëzve të thjeshtë» dhe «Te populli gërdhon forca jonë». Po nejse, këtu s’ka asgjë të keqe: vepra e pavdekshme e shokut Enver është një ushqim i madh për Hamdiun me shokë. Taktime të tilla të bindin se PS nuk e ka humbur auditorin e saj, nuk ka humbur besimin e kësaj force politike, shkruan gazeta «Zëri...». Po si mund të humbë besimin, mor shoku Hamdi, përderisa e kemi thënë përsëgjithë jetën me radhë se populli e parti janë një e të pandarë dhe «don populli bën partia»? E si mos t’ju besojmë kur na keni thënë gjithë jetën se jetojmë të lumtur e të gëzuar në njëri-kopësht me lule buzë Adriatikut? Më tej qytetarët e Patosit i paskan thënë me konfidence Hamdiut se atje nuk kishte vajtur asnjë nga iderët e partive të tjera politike dhe Hamdiu i është përgjigjur se ndoshta ata kanë patur kohë, ose «banorët e këtij qyteti nuk i kanë qejf mitingjet me dy gishta përpjetë». Ja pra, ku flinte lepuri që e zgjoi Hamdiu me Fatonin. Kryetari i PS-së qenkësh i pari që takohet me banorët e Patosit, të cilët përshëndetkan me grusht e jo me gishta. I varfri Hamdi nuk e kupton dhe s’ka si ta kuptojë (duke lexuar i ve- veprat e Enverit apo fjalimet e Ramizit) se dy gishta në V-je janë shenjë e fitore dhe jo simbol i PD-së. Dy gishta të përpjetë i ngrenë në të gjithë botën, në Amerikë, në Itali e në Afrikë i ngrenë edhe në Kosovë, dhe të gjithë ata s’mund të jenë anëtarë apo simpatizantë të PD-së shqiptare, nga e cila Hamdiu dhe partia e tij kanë frikë si djalli nga temjani. Më poshtë Hamdiut i digjet xhani që «ende qytetarët e Patosit nuk kanë ujë të pijshëm, të bollshëm». Si ka mundësi, mor shoku Hamdi? Në Kongresin tuaj të nëntë ju morët vendim historik për t’u dhënë ujë të pijshëm me bollëk, gjithë fshatrave e qytete- (Vijon në faqen 6)

A THUA S’KA DIMER KETE VIT NE ZONAT MALORE?

Për një palë meteorologë, ata që parashikojnë “kohën” e japin të dhëna «sinoptike», për ekonominë, për furnizimin e tregut, për nivelin e të ushqyerit të popullsisë etj., thonë që këtë vit nuk do të ketë dimër. Ndërsa ata që parashikojnë motin të vërtetë thonë që ky vit nuk ka pse të ndryshojë nga të tjerët. Cili prej këtyre parashikimeve qëndron? T’i lëmë mënjanë, krahasimet e të themi shqetësimin. Jo se nuk e dinë ata që duhet ta dinë, por, çfarë po bëhet...? Deri para pak ditësh në zonën verilindore të vendit nuk kishte shkuar asnjë kg rezervë drithi e ushqimesh. Këtë e sheh kudo në Tropojë, Kukës, zonën malore të Shkodrës, të Lezhës, e rrethe të tjera. Me këtë gjendje të rezervave që ka kjo zonë, një ditë po të ndërpritet furnizimi nga ndonjë faktor i natyrës, atë ditë populli i këtyre zonave do të jetë pa bukë e pa ushqime. E, pra, «vapa iku me gushtin», siç thotë populli. Në muajin shtator në këtë zonë janë të pranishëm lajmtarët e parë të ardhjes së dimrit: ngricat, bryma etj. Dallgëzimet politike, vendime e vende pastabiliteti asnjë faktor tjetër nuk duhet të bëjnë që të harrojmë se dimri për këto zona po vjen. Koha është aq e shkurtër e punët janë të shumta. Si do të furnizohen zona të tilla të largëta? Lekbibaj në Tropojë e fshatra të tjera, (shatra të tjera në Kukës, Lura e e Peshkopisë, ku edhe në mes të verës është e vështirë të shkosh me makinë o jo më tani që jemi ng afër dimrit! As na shkon në mendje se qeveria nuk e ka parasysh këtë fakt, por ama populli i këtyre zonave frikën, e ka. Pse të fshehim pasigurinë për dimrin? Dhe jo se nuk kanë të drejtë. Ata bëjnë krahasime edhe me vitet e tjera kur, së paku, zhurmë bëhej qysh herët. Ndërsa këtë vit as gazetat nuk po shkruajnë, as banorët e këtyre zonave. Nejse, nuk shtrohet problemi që të shkruhet apo të bëhet vetëm zhurmë për furnizimin me rezerva të këtyre zonave, por puna është të çohen ato rezerva. Për të qetësuar popullin do t’i lutesha ndonjërit prej anëtarëve të Qeverisë së Stabilitetit që të marrë lapsin e të shkruajë një artikull në shtyp, (nuk ka rëndësi se në cilën gazetë), dhe aty të thotë mo fakte se si e qysh do të bëhet furnizimi i zonave malore, në veçanti i asaj Verilindore. Kur do të fillojë mbushja e magazinave dhe ç’plan ka qeveria për këto zona? Ç’përmirësime do të ketë në krahasim me vitet e tjera? Ndihmat e kujt shteti do të jenë në dispozicion të këtyre zonave etj. Kjo do të bënte që populli të qetësohej për ardhjen e dimrit. Por, kuptohet se qetësia e plotë do ta ndiente kur të kishte vërtet rezerva të gjata të makinave që do të udhëtonin drejt rrugëve të tyre të ngarkuara me rezerva dimërore. Vonë nuk është. Gjithçka është e realizueshme, sepse çdo ditë që kalon, është një ditë më afër dimrit, është një ditë më shumë që na shton vështirësitë për furnizimin e këtyre zonave.

Vendim mbi: ADMINISTRIMIN E MJETEVE KRYESORE QË JANË NË PËRDORIM TË PARTIVE POLITIKE DHE TË ORGANIZATAVE SHOQËRORE

Vendim mbi: ADMINISTRIMIN E MJETEVE KRYESORE QË JANË NË PËRDORIM TË PARTIVE POLITIKE DHE TË ORGANIZATAVE SHOQËRORE Me propozimin e Ministrisë së Financave, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Drejtoria e Përgjithshme e Ekonomisë Komunale dhe komitetet ekzekutive të rretheve të bëjnë vlerësimin dhe regjistrimin si pasuri shtetërore të mjeteve kryesore që janë sot për sot në përdorim të partive politike, organizatave shoqërore e shoqatave të ndryshme. 2. Mjetet kryesore që janë në përdorim të partive politike, të organizatave shoqërore dhe të shoqatave të ndryshme, kalojnë në administrim të organeve shtetërore. 3. Organet shtetërore kompetente u kalojnë në pronësi ose në përdorim partive politike, organizatave shoqërore e të shoqatave të ndryshme mjetet kryesore me shpërblim sipas nevojave e mundësive. Në rastet të veçanta Kryesia e Këshillit të Ministrave mund të lejojë kalimin në përdorim të këtyre mjeteve pa shpërblim. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. KRYETARI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE YLLI BUFI

VENDIM I DREJTË DHE NË KOHË I QEVERISË SË STABILITETIT

- TË ÇRRËNJOSIM KOMUNIZMIN, TË PËRQAFOMË DEMOKRACINË - Përshëndesim me gjithë zemër vendimin e drejtë të Qeverisë së Stabilitetit të kryesuar nga zoti Ylli Bufi që ka të bëjë me pronat e partive politike dhe organizatave shoqërore (praktikisht vetëm Partinë e Punës, sot Socialiste, dhe levat e saj Bashkimet Profesionale, rinore, gruan, Frontin etj.). Më së fundi u plotësua ajo kërkesë e ligjshme e popullit dhe e të gjithë demokratëve. U bë një hap tepër i mirë për t’i dhënë fund asaj gjendjeje paradoksale kur jo më pronat e Partisë së Punës por e gjithë Shqipëria ishin çiflik i kësaj Partie staliniste dhe udhëheqjes së saj të korruptuar. «Zëri i popullit» qahej dje në kryeartikullin e vet se i bien në qafë kot, se PS-ja nuk ka nevojë për saraje, as për pallat as për vila, as për godina «madhështore». Edhe nëna mbretëreshë e bijtë e saj ankoreshin, kohë më parë se u binin në qafë kot se NAPOLEON ROSHI (Vijon në faqen 2)

Peticion

KRYETARIT TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE MINISTRIT TË SHËNDETËSISË KRYETARIT TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE MINISTRIT TË SHËNDETËSISË ... tjera të kësaj natyre është vënë në dijeni dikasteri ynë, Ministria e Rendit Publik. Kuvendi popullor e

Peticion

KRYETARIT TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE MINISTRIT TË SHËNDETËSISË MINISTRIT TË RENDIT PUBLIK KRYETARIT TË KUVENDIT POPULLOR Personeli mjek, infermier e sanitar i spitalit kirurgjikal «Frederik Shiroka» Tiranë, bën të njohur gjithë opinionit të mbarë vendit për sa më poshtë: Në këtë institucion janë ndërprerë operacionet për sëmundjet e planifikuara, kurse tani nuk jemi në gjendje të kryejmë as ndërhyrjet për rastet urgjente, (të cilat me shtimin e aksidenteve, janë bërë edhe më të shumta në numër), meqënëse na mungojnë mjetet më elementare si: alkool, jod, anti-septikë, garza, pambuk, material qepës, oksigjen, solucinet e ndryshme antibiotike etj. Në institucionin tonë çdo natë paraqiten përhapës droge që me dhunë rrëmbejnë substanca narkotike duke rrezikuar jetën e personelit të shërbimit dhe duke u bërë përhapës të një fatkeqësie kombëtare ndër të rinjtë. Për të gjitha këto probleme që s’ngrihen për herë të parë dhe të Ministria e Rendit Publik, Kuvendi popullor. Të ndodhur në këtë situatë katastrofike ne kërkojmë: 1. Urgjentisht të furnizohet spitali kirurgjikal «Frederik Shiroka» me materialet e konsumit në sasitë më minimale të përditshme për të patur mundësinë e dhënies së ndihmës rreth 100 të sëmurëve urgjentë që paraqiten gjatë 24 orëve. 2. Të ketë poste policie pranë këtij institucioni me patrullë territorit. 3. Për sigurimin e shërbimit të urgjencës (marrjes së gjakut, solucioneve, specialistëve, transportimin e të sëmurëve) duhet një autoambulancë e cila na mungon që prej 1 viti. Kërkojmë për gjithë sa parashtruam më lart të na plotësohen brenda dt. 9.9.1991. Në të kundërtën personeli i spitalit kirurgjikal «Frederik Shiroka», më dt. 11.9.1991 ndërpret punën i detyruar nga këto mënyra. PERSONELI MJEK, INFERMIER DHE SANITAR I SPITALIT KIRURGJIKAL «FREDERIK SHIROKA»