21/09/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

21 shtator 1991

ATENTAT KRIMINAL POLITIK

Mjetet e informacionit bënë të njohur edhe për një atentat të shëmtuar kriminal politik në afërsi të Fushë-Krujës. Ndërsa po udhëtonin nga Tirana për në Krujë personaliteti i njohur amerikan me origjinë shqiptare, shefi i sektorit shqiptar të «Zërit të Amerikës», Dr. Elez Biberaj me bashkëshorten e tij si dhe gazetarët e njohur Hamet Elezi dhe Qemal Sakajeva, iu nënshtruan përpjekjeve terroriste që synonin asgjësimin fizik të tyre. Automjeti me të cilin ata po udhëtonin u godit dhe u shty në rrokullisje nga dy persona të paidentifikuar që drejtonin një makinë pa targë. Kjo vepër e shëmtuar nuk është një ndërmarrje diletanteske dhe as aksidentale. Për këtë dëshmojnë qartë rrethanat e kryerjes së saj, vendi i zgjedhur me mjeshtëri e që lehtësontë zhdukjen e autorëve pa lënë gjurmë në disa drejtime të mundshme, këmbëngulja e tyre në misionin e turpshëm që u ishte ngarkuar, gjakftohtësia me të cilën e ndoqën rezultatin e krimit dhe largimi vetëm pasi u siguruan në përfundimin e «suksesshëm» të tij. Ardhja e policisë në vendin e ngjarjes vetëm pas tre orë e gjysmë është një element tjetër që flet për një ndërmarrje të planifikuar me qëllime e objektiva të qarta, të cilat forca të caktuara në sfera të larta të pushtetit janë të interesuara të fshihen. Objekti i krimit tregon karak- [Kolona vazhdon] ... tyre. Por kjo nuk bëhet në ere zë e plotfuqishme ka paralizuar veprimtarinë e organeve të rendit edhe në këtë drejtim, një shtet mbi shtetin, një kështjellë e masakrës dhe genocidit kombëtar që bën ende ligjin mbi ligjin, sigurimin e shtetit, madje një gardë e zgjedhur e tij frenat e të cilës fatkeqësisht vazhdojnë të mbahen si garanci e fundit nga ish-bllokmenët e monistët e rinovuar. Shqiptari nuk e ka zakon ta presë mikun në besë, t’i ngrejë atij prita e pusì. Në besë të shqiptarit miku ka qenë si në besë të Zotit. Është proverbiale shprehja «Shqiptari për mikun ther edhe djalin». Por të pabesët që shkatërruan atdheun, shkatërruan njeriun e tokës sonë, ia shitën shpirtin demonit Komunizëm nuk kanë qenë e nuk janë të denjë për tjetër veçse për akte demoniake, ashtu si i tërë pushteti i tyre, si vetë qenia e tyre. Në historinë e Shqipërisë njihet vetëm një rast i ngjashëm, çuditërisht po në këtë trevë. Në kohën e regjimit mbretëror Zog, në Mamurras, u vra një amerikan. Versione të ndryshme janë ngritur për këtë vrasje. Versione të ndryshme mund të ngrihen edhe tani. Pa varësisht nga to, nga alibitë e mundshme, një gjë do të mbetet e pakundërshtueshme, autorësia direkte apo indirekte nëpërmjet agjentëve të infiltruar e sigurimit të shtetit në tentative për vrasjen e këtij patrioti Biberaj me bashkëshorten e tij. Në dëshpërim të prishin autostradën që po i hap ajo popullit shqiptar. Kriptokomunistët e rrënjosur në organet e sigurimit të shtetit kërkojnë të ngjallin dyshime e pasiguri brenda e jashtë vendit, të izolojnë sërish Shqipërinë nga bota e miq të saj të vërtetë për ta patur kështu më lehtë rikthimin në mbretërinë e krimit, të padrejtësisë dhe arbitraritetit absolut. Ngjarja e hidhur në afërsi të Fushë-Krujës, pas vrasjeve të përbindshme të fëmijëve e djemve tanë në Tiranë, Shkodër, Durrës, Kavajë e gjetkë dëshmon se pushtetmbajtësit monistë nuk i kanë hedhur armët, se ata si çdo forcë regresive në histori nuk mund të pajtohen me fatin e tyre të mjera e nuk mund t’i largohen vulnerabilitetit nga pushteti, nga skena politike si dominues të saj. Rinovimi i tyre të kujton fabulën e ujkut që, për të bërë kërdi mbi një kuajt, u orvat të veshë lëkurën e tyre. Por ata i bëjnë llogaritë gabim. Populli ynë, i trajtuar prej tyre si kope bagëtish, është një popull i zgjuar, i njëjti mirë fabulată dhe realitetin tragjik. Ai nuk mund të mos jetojë vigjilent dhe i vendosur në rrugën e tij, për fitoren përfundimtare të demokracisë në Shqipëri, për varrosjen e komunizmit dhe të armiqve të tij të dashur, sigurimit të shtetit. Në Shqipëri nuk mund të luhet më me karta të djegura. [Pjesa e sipërme e tekstit është e prerë.] karakterin e tij politik. Këtë të vërtetë s’mund ta fshehë fakti se automjeti që ata përdorën ishte pa targë. Vetëm në tokën shqiptare qarkullojnë automjete pa targë prej disa muajsh. Organet kompetente nuk shqetësohen për këtë dukuri. Përse? Sepse kjo gjë i shërben dikujt për vjedhje, vrasje, poshtërsi të panumërta, për prostitucion politik e ordiner, për pasiguri e anarki. Nuk mund të mendohet se shteti ynë është kaq i pafuqishëm sa të mos jetë në gjendje të ndalojë qarkullimin e ndryshme janë ngritur për këtë vrasje. Versione të ndryshme të armës së të luhet më me karta të djegura. BASHKIM TRENOVA Shënim i redaksisë Ndërsa kishim ulur në shtyp shkrimin e mësipërm, mësuam se është kapur më në fund makina dhe shoferi që kreu «aksidentin». Le të shpresojmë që të jetë kështu, le të shpresojmë që të mos jetë fjala për një Van der Lube, le të shpresojmë se hetuesia do të veprojë me ndershmëri dhe shpejtësi për të nxjerrë në dritë të vërtetën për këtë atentat kriminal politik?

Studentët akuzojnë...

Lëvizja studentore në fillimet e saj në dhjetor të 90-së coi deri në përmbysjen e një sistemi monist dhe lindi të parën forcë opozitare PD. Veç të tjerash ajo parashtroi një varg kërkesash ekonomike. Plotësimi i tyre lidhje me përmirësimin sadopak të kushteve të jetesës dhe të shkollimit si në konvikte ashtu dhe në universitet. Kërkesat e tyre ekonomike studentët i shtruan me forcë përpara qeverisë edhe në shkurtin e vitit 1991. Universiteti do të mbyllej. Arsyetimi: - Kushtet jonormale të jetesës dhe të shkollimit. Natyrisht që arsyeja e vërtetë u fsheh dhe ishte krejt tjetër. Po kështu universiteti dhe madje të gjitha shkollat shqipe, nuk do të mundësoheshin për hapjen e dyerve të tyre më 1 shtator. Më në fund filloi sezoni i vjeshtës. Në qytetin studentor pak gjë ka ndryshuar. Diku, në hyrje të qytetezës, sipër kaldajës, një ylly pesëcepësh, i përmbysur... Tash dy ditë punëtorët djegin gjyshet e rrëna cepave të rrugëve. Godinat akoma s’kanë përfunduar lyjeren. Kaldajat nuk funksionojnë, kinoklubi dhe godinat janë pa xhama, pa përmendur gjendjen e menceve dhe njësive të tjera të shërbimit. Sigurisht që studentët nuk pritën gjë nga PPSH dhe as që mund të prisnin. Ajo mbajti universitetin dhe detyroi mijëra studentë të merrnin arratinë rrugëve të botës. Por opozita shqiptare që fabrikoi erën e shpirtit demokratik të popullit tonë arriti të dalë në skenën politike dhe të marrë pjesë në qeveri, ndonëse e pafuqishme në pushtet dhe e gjendur para një krize të thellë totale të vendit, duhej të bënte më tepër për studentët. Në ditët e lëvizjes studentore, qeveritarët, politikanët, ministrat nuk pushuan së premtuari financime të shumta, përmirësim të ushqimit, ngritje kinoklubesh etj. etj, por fatkeqësisht në këtë fillim sezoni ndihemi tejet të zhgënjyer. Përsa i përket kërkesave ekonomike studentët asgjë nuk arritën nga lëvizja e tyre. Asgjë. Përkundrazi. Bursë-pagesa është rritur. Studentët e porsadiplomuar me kot enden dyerve të komiteteve për punë, madje nuk përfshihen as në asistencë sociale. Të drejtat e studimit këtë vit kanë qenë edhe më të pakta. Mbyllja e universitetit, ky akt i turpshëm i partisë në pushtet, solli pasoja të rënda. Një qetë pedagogësh enveristë, megjithë «luftet» e zotit Nano për një farë tolerance, gjetj rastin ta shfrytëzonin të mbetur për në sezonin tjetër me tre-katër madje dhe pesë lëndë. Studentët me të drejtë kërkojnë mundësinë e hyrjes së tyre në provimet e vjeshtës, përndryshe, siç shprehen ata, do të përdorin të gjitha rrugët e luftës demokratike. Është vërtetë e habitshme se si qeveritarët e sotëm «fytyrëlësho...» akoma mbëllezëjnë nën zë për shtyrje mësimesh. Jo, zotërinj; këtë nuk mund ta arrini më! Edhe në kohën e pushtimit turk shqiptarët mundën të hapnin shkollat e tyre. Studentët tashmë janë tepër të vendosur dhe të bashkuar. Ata akuzojnë për mashtrim qeverinë e djeshme të Çarçanit, qeverinë e zotit Nano që e mbylli Universitetin, qeverinë e sotme të stabilitetit që po lë pas dorë çështjen studentore. Realiteti është i dhimbshëm dhe tepër zhgënjyes. Ç’duhet të bëjmë? Tashmë vështrimet tona kanë filluar të pyesin. NE JU AKUZOJME! Mjaft më me premtime boshe! Mjaft më me mashtrime! Studentët akuzojnë qeverinë e djeshme dhe të sotme. ARBEN LIKA BARDHYL UKCAMA

Vazhdim i një shkrimi

(Për dijeni z. Hamdi Jupe në «ZP») Në një shkrimin tim të shkurtër botuar para disa kohësh në RD me titull «Pushtetëmbajtësit e liruar punësohen në Tiranë», njoftojmë se ish-drejtues të PP-(S), e të komiteteve ekzekutive të rretheve që pluralizmi i sapo filluar i detyroi të lënë postet e tyre të pamandatuara, po përqendrohen të punësuar në Tiranë. Shumë shpejt gazeta ZP, e specializuar për mashtrime të qëllimshme, ua qante hallin mëkatarëve të partisë së vet dhe problemin e shtronte nëpërmjet «pro-zatorit vulgar» H. Jupe sipas të cilit gjoja shkrimi ynë bënte aluzion për t’i lënë ata pa punë. Jupe nuk replikonte me përmbajtjen reale të shkrimit, pra, me faktin se po veprohej në mënyrë enveriste duke ruajtur kuadrot besnikë të partisë, që po sillën nga rrethet në kryeqytet, kur farë mirë mund të punësoheshin në rrethet ku kanë qenë. Duke sjellë shembullin e ish-kryetarit të komitetit ekzekutiv të Krujës, Petraq Kalemin, i cili e la Krujën në ditë të hallit duke e kthyer atë rreth në pronë të tij dhe erdhi e u sistemua në drejtorinë e farnave në Tiranë, në vetëm menduam që të ndihmojmë për të parandaluar veprime të tjera të gabuara. Mirëpo siç thotë popullit «Ujku qimen ndërron, por zakonin s’e harron», PP(S), vazhdon të bëjë «politiken e kuadrit», politikë tepër famëkeqe, që dihet se (Vijon në faqen 2) … pajiset një qendër e dytë shërbimesh ku do të veprojë batalioni i brigadës «Akuí». Nga Italia janë gati për të mbërritur 100 mijë tonë grurë, disa tonë vaj, oriz, sheqer etj.

Filloi operacioni «Pelikan»

Nga anija traget «Gjiri i Durrësit» më datë 17 shtator në mëngjes, nën komandën e Antonio Kuintana, zbritën në Portin e Durrësit 250 veta të batalionit të tetë logjistik «Karso», rreth dhjetë mjekë specialistë dhe infermiere, mbi 20 mjete transporti... Nga anija traget «Gjiri i Durrësit» më datë 17 shtator në mëngjes, nën komandën e Antonio Kuintana, zbritën në Portin e Durrësit 250 veta të batalionit të tetë logjistik «Karso», rreth dhjetë mjekë specialistë dhe infermiere, mbi 20 mjete transporti. Ndërsa mbasditë me tragetin tjetër «Pallatio Venetia» erdhën dhe 20 automjete dhe 200 ushtarë të tjerë. Kontingjenti, emri zyrtar i të cilit është «Italfor Pelikano» u vendos në qendrën logjistike 4 kilometra nga porti në kampin veror të pionierëve. Ndërsa në Vlorë po pajiset një qendër e dytë shpërndarjeje ku do të veprojë batalioni i brigadës «Akui». grurë, disa tonë vaj, oriz, sheqer etj.

Mos u fshihni pas malit të globalizmit zotërinj të Ministrisë!

Në artikullin «Problemet në rugat e zgjidhjes», botuar në «Zërin e Popullit», të datës 17.9.1991, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, paraqet sqarime lidhur me realizimin e kërkesave të Spitalit Kirurgjik «Frederik Shiroka», për bazë materiale. Këtu, siç thuhet në artikull, iu dha përgjigje pionierit të B.S.P. së dhe u informua sindikata për perspektivën e zgjidhjes së problemeve. Pavarësisht nga mosmarrëveshjet që patëm në diskutimet e organizuara në ministri dhe në drejtorinë e Spitalit zëdhënësi i Ministrisë i paraqet opinionit të gjerë, shifrat e realizimit të kërkesave, në global, si edhe një perspektivë të zhvillimit të mëtejshëm, me anë të ndihmave humanitare. Duke e cilësuar këtë artikull, si një dizinformim që i bëhet mbas një opinioni të saj dhe duke e spostuar problemin në bazë, jam i detyruar të jap disa sqarime lidhur me këto probleme. Nga drejtoria e Spitalit, në fund të çdo viti, i paraqitet Ministrisë së Shëndetësisë, një plan i studiuar dhe i detajuar, i kërkesave për bazën materiale për vitin pasardhës. Këto kërkesa në Ministrinë e Shëndetësisë, i shqyrtohen nga personi [tekst i paqartë] një herë në vit, të referohen me këto. Për vitin 1991 kërkesa jonë për baza materiale ka qenë për 10.000 copë. Deri tani jemi furnizuar me vetëm 1730 copë. Kësaj i thonë të punosh në kirurgji dhe të mos kesh të operosh të sëmurët. Jemi detyruar të fusim në përdorim, atë lloj bisturie që përdornim këtu e 20 vjet më parë. Pas prerjes, në kirurgji fillon riparimi i organit dhe i plagës operatore, që realizohet me qepjen e tyre. (Këtu nuk po bëjmë fjalë për qepjet automatike, sepse ato janë një luks në kirurgjinë tonë). Qepja realizohet me lloje të ndryshme të materialit qepës, pra bëhen kërkesa nga ana jonë, për assortimente të ndryshme të këtij materiali. Kështu, kemi kërkuar katgut 000, një sasi vjetore prej 8000 copë. Plani aprovohet në Ministri për 6000 dhe më pas reduktohet në 4800. Realizimi i furnizimit vjetor ka qenë zero. Kërkesa për katgut 00, gjithashtu ka qenë për 8000 copë, është aprovuar për 6000 dhe është reduktuar në 4800. Jemi furnizuar deri tani me vetëm 820 copë. Kërkesa për katgut 0 është bërë për 10.000 copë. Është aprovuar për 6000, reduktuar në 4800 dhe është realizuar furnizimi me vetëm 850 copë. Kërkesa për katgut No. 1, është bërë për 10.000 copë, aprovuar për 6000, reduktuar në 4800 jemi furnizuar me 1860 copë. Kërkesa vjetore për katgut No. 2 që përdornim këtu e 20 vjet më parë. Me sa kuptohet nga artikulli në gazetë, morëm informacionin se me tejkalim plani e furnizimit ashtu siç thuhet në artikull, por me katgut, dhe kjo është e vërtetë, e shkreta por vetëm me katgut No. 3. Si specialist, e them me gojën plot, se ky material nuk është i përshtatshëm për t’u përdorur gjerësisht në kirurgji. Material tjetër qepës në kirurgji, është edhe mëndafshi. Kërkesa jonë vjetore për 22 kg., është reduktuar në 18 kg. dhe deri tani jemi furnizuar me vetëm 8 kg. Edhe kjo sasi e furnizimit ka qenë e asaj kategorie, që nuk gjen përdorim të gjerë në kirurgji. Një nga pasojat e përdorimit të materialit të papërshtatshëm kanë qenë infeksionet e plagëve operatore, që detyrimisht ndër të tjera, kanë kërkuar një përdorim më të madh të antibiotikëve. Në artikullin tepër, me sa duket për sensacion, një shifër e furnizimit me tableta ampicilinë, me një tejkalim të kërkesave tona 7.5 herë. Për dijeni, duhet të të sqaroj se antibiotikët oralë (me përdorim nga goja), gjejnë një përdorim fare të vogël në kirurgjinë e spitaleve. Zotërinj të dikasterit: me materialet që keni me tepricë, furnizoni më mirë farmacitë e qytetit dhe fshatit, vlerësoni më mirë planin e furnizimit për 2890 copë. Më së fundi, nga artikulli në gazetë, morëm informacionin se kemi tejkaluar planin dhe kjo është e vërtetë, e shkretë por vetëm me katgut No. 3. (Vijon në faqen 5)

Nga konferencat e Partisë Demokratike në rrethe

27-28 SHTATOR KUVENDI KOMBËTAR I PARTISË DEMOKRATIKE Të premten në orën 8.00 filloi punimet Konferenca e Partisë Demokratike për Tiranën. Nga Komisioni Drejtues i PD merrte pjesë Prof. Dr. Sali Berisha. Fjalën e hapjes e mbajti sekretarja e komisionit drejtues të kësaj dege Merita Shkupi. Pastaj Prof. Dr. Ylli Vejsiu mbajti raportin mbi veprimtarinë e kësaj dege që nga krijimi i saj deri tani. Në fillim ai vuri në dukje rrugën e përshkruar me arritjet dhe dobësitë si dhe përvojën e fituar për zhbërjen dhe propagandimin e programit politik dhe ekonomik të PD-së. Dega e Tiranës – theksohej më poshtë në raport – krahas shumëfishimit të radhëve të saj, ngritjes së seksioneve të reja e përndërtimit të vëmendjes në fshat, i ka vënë detyrë vetes edhe përbosjen cilësore të përbërjes së saj, tërheqjen e sa më shumë intelektualëve, aktivizimin e veprimtarive që kanë dhënë një ndihmesë të madhe gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 31 marsit, angazhimin më të madh të ish-të burgosurve politikë etj. Për të arritur këto objektiva janë organizuar dy aksione të rëndësishme. I pari është krijimi i aktiveve pranë partisë me intelektualë të fushave të ndryshme si ai i ekonomistëve, i arsimit, i sportit, i urbanistikës, i gjeologjisë, i bujqësisë etj. Aksioni i dytë lidhet me angazhimin e plotë të degës së PD-së për propozimin dhe zgjedhjen e kuadrove të saj në komitetin ekzekutiv pluralist të rrethit, në të rajoneve dhe këshillat popullore. Më poshtë në raport i bëhej një analizë e thellë situatës ekonomike dhe politike në rrethin e Tiranës dhe viheshin në dukje detyrat që i dalin degës në këtë sektor për ta përballuar atë me sukses. Në këtë kuadër rëndësi të veçantë ka themelimi dhe kurorëzimi me sukses i veprimtarisë politike qytetare. Vend të gjerë në raport zinin ndihmesat e probleme dhe detyrat në fushën e organizimit të degës dhe të seksioneve të saj. Më 31 mars ishin ngritur 80 seksione në fshat, kurse tani janë 137. Sot dega e PD-së e Tiranës ka në gjirin e saj 11.000 anëtarë, ndër të cilët 3000 janë në fshat. Intelektualët zënë 15 për qind të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të degës. Duke pasur parasysh faktin e lidhur që nga 9 kandidatët për deputetë të paraqitur në zgjedhjet e 31 marsit, fituan vetëm dy prej tyre, u bë riorganizimi i komisionit të fshatit. Ai ka kaluar në përbërjen e tij 40 anëtarë dhe është i përforcuar me 11 seksione, që i kryesojnë një anëtar i komisionit drejtues, një deputet a specialist i njohur. Për punë të devotshme dhe përvojë të mirë në fushën organizative dhe ideopolitike u vlerësuan z. Shaban Memia dhe Pellumb Malaj. Si në raport ashtu dhe në … (Vijon në faqen 4) Foto: DRITAN KABA

27-28 SHTATOR KUVENDI KOMBETAR I PARTISE DEMOKRATIKE