25/09/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

25 shtator 1991

KUVENDI I KOSOVËS SHPALL KOSOVËN SI REPUBLIKË - SHTET I PAVARUR DHE SOVRAN

- Vendoset që të mbahet nga 26 deri 30 shtator referendumi në Kosovë. PRISHTINË, 23 shtator. - Siç njoftohemi nga Prishtina dje u zhvillua mbledhja e Kuvendit të Republikës së Kosovës ku u përkrah njëzëri ajo që pritej prej kohësh, Rezoluta me të cilën Republika e Kosovës përcaktohet si Republikë-shtet sovran dhe i pavarur me të drejtë pjesëmarrjeje konstituive në lidhjen e shteteve republikave sovrane në Jugosllavi, mbi bazën e lirisë dhe të barazisë së plotë. Me këtë rezolutë njoftohen republikat e Jugosllavisë, parlamentet dhe qeveritë e shteteve Evropiane të anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, opinioni i vendit dhe ai ndërkombëtar. Kuvendi i Republikës së Kosovës në bazë të autorizimeve të tij kushtetuese mori vendim që në territorin e Kosovës të mbahet referendumi gjithëpopullor, në të cilin në bazë të shprehjes së lirë dhe të drejtpërdrejtë të qytetarëve do të bëhet deklarimi i popullit të Kosovës si shtet lidhjen e shteteve - republikave sovrane në Jugosllavi përmes pyetjes, përkatësisht përgjigjes, pozitive apo negative për rezolutën përkatëse të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Referendumi do të mbahet prej datës 26 deri më 30 shtator të këtij viti. Lidhur me këtë iu dha de- (Vijon në faqen 2)

NË PRAG TË KUVENDIT TË PARË KOMBËTAR TË PD-së

Të premten, më 27 shtator fillon punimet në Tiranë Kuvendi i parë i Partisë Demokratike. Ai përbën padyshim ngjarjen më të madhe në jetën e saj, një ngjarje që do të mbetet në histori, por edhe që do të shërbejë si një start i ri, më i fuqishëm, drejt fitoreve të reja. Me analizat e thella që do të bëjë, me vendimet që do të marrë e detyrat që do të shtrojë, me ekipin e ri drejtues që do të zgjedhë, me siguri ai do ta bëjë më të fortë, më të pjekur e më të aftë partinë tonë për të përmbushur misionin që është përkushtuar, çrrënjosjen e komunizmit dhe vendosjen e demokracisë së vërtetë e të plotë. Nëntë muaj janë një periudhë shumë e shkurtër si kohë, por ata kanë qenë tepër të ngjeshur me beteja e suksesë në të gjitha drejtimet. PD-ja do të hyjë në histori si lulja e parë e epakës së pluralizmit, si e para parti opozitare që e zbriti nga qielli e piedestalët Enver Hoxhën, që i hoqi vellon e perëndisë dhe i veshi petkun e diktatorit, që i corri maskën PP-së dhe e zbuloi me tërë lakuriqësinë e saj përpara syve të popullit të botës, duke e pa- merinë e patundur për ta shembur atë nga themelet, PD-ja rriti me shpejtësi radhët e saj, fitoi mbështetjen e masave popullore, veçanërisht në qytetet më të mëdha, të opinionit demokratik ndërkombëtar, të shumë qeverive e personaliteteve në botë. Dëshmi e qartë, e madhe e respektit të saj në popull ishin 40 për qind e votave që u dhanë për të në zgjedhjet e 31 marsit, rezultat i shkëlqyer po të kemi parasysh se ajo ishte vetëm 3 muajsh përballë PP-së 50 vjeçare, e armatosur me pushtet dhe e regjurgjur në fushën e hipokrizisë, demagogjisë, manipulimeve dhe shpifjeve. 75 deputetët e saj e zgjuan nga gjumi letargjik 45 vjeçar Kuvendin Popullor, duke e shndërruar atë nga tribunë e unitetit fals me PP-në, e premtimeve boshe dhe e përrallave dogmatike, në arenë të madhe të debateve politike, ku për herë të parë populli pa e dëgjoi deputetët që kishin guximin t'ia thonin të vërtetat e hidhura në sy kujtdo, edhe Presidentit e Kryeministrit, edhe të plotfuqishmëve të tjerë. Ata i treguan popullit se kishte përënduar përgjithmonë koha e deputetëve kukulla, robotë, që dinin vetëm të ngrinin dorën sa herë u kërkohej dhe të përsërisnin si papagaj parrullat që u kishin mësuar. Të deputetët e PD-së populli pa si në pasqyrë edhe ndryshimin e madh, si dita me natën mes asaj dhe PP-së. Deputetët demokratë kanë merituar që çvlerësuan kushtetutën antidemokratike enveriane dhe në vend të saj u hartua një paketë dispozitash që po i ndjejmë, po i gëzojmë realisht e po japin fryte. Brenda 6 muajve ekzistence tepër aktive PD-ja e detyroi PP-në të ndërrojë më kot emrin dhe të pranojë pa pafajësinë e saj për të mbajtur të vetme pushtetin. Për hir të stabilizimit të vendit, për të mënjanuar një luftë civile aq e dëshiruar nga kriptokomunistët e vjetër e të rinj, për të shpëtuar popullin nga torturat e urisë PD-ja bëri një sakrificë duke pranuar të marrë pjesë në Qeverinë e Stabilitetit me 7 ministra. Ajo (Vijon në faqen 2)

Nga vizita e ish-misionarëve anglezë në Shqipëri

Ditën e shtunë me ftesë të Partisë Demokratike erdhën për një vizitë miqësore në vendin tonë disa oficerë të misionit anglez për Shqipërinë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në aeroportin e Rinasit zotërinjtë anglezë u pritën nga Z. Sali Berisha, Tritan Shehu, Afrim Karagozi, përfaqësuesi i Ministrisë së Mbrojtjes Apostol Simo dhe nga veterani Masar Shehu. Rreth orës 19 në selinë e PD u organizua një pritje ku ishin të pranishëm zotërinjtë Berisha, Ceka, Hajdari, Selami, Imami, Karagozi dhe Shehu. Po të shtunën, Kryetari i Komisionit Drejtues të PD, Z. Berisha organizoi për miqtë një darkë në hotel Dajti, ku morën pjesë Ministri i Mbrojtjes Perikli Teta dhe grupi i PD. Ditën e dielë grupi i miqve i përbërë nga zotërinjtë Amery Julian (ish ministër i ushtrisë dhe komandant i përgjithshëm i RAF), Alan Harre (kryeredaktor dhe ekonomist), Davide Smile (Komandant i gardës Mbretërore), Eric (Vijon në faqe 5)

E vërteta mbi binomin diktatorial Enver - Ramiz do kohë që të shkruhet

Shqipëria dhe shqiptarët për 45 vjet kanë jetuar nën një regjim të egër diktatorial komunist që nuk ka pasur shok në Evropë e në botë. Gjatë këtij regjimi u krijua tipi i sunduesit të pamëshirshëm diktatorial komunist, me pushtet më të pakufizuar se sunduesit absolutë. Ky ishte sekretari i parë i KQ të PPSH. Ky ishte Enver Hoxha deri në vitin 1985 dhe Ramiz Alia nga viti 1985 deri në vitin 1991. Në prill të këtij viti sekretari i KQ të PPSH për të ndihmuar në karrierën e tij të vendit u bë President, me votat e deputetëve komunistë që i kishte përzgjedhur me shumë kujdes kur i vuri kandidatë. Pra formula «vdq mbreti rroftë mbreti» në Shqipëri u kthye në «mbaroi sekretari i I Ramiz, rroftë presidenti Ramiz». Kishte ikur koha që në Shqipëri të mbretërohej nën titullin e sekretarit të I të KQ të PPSH. Prania e zotit Alia në postin e kryetarit të shtetit e zgjat agoninë e pushtetit diktatorial komunist. Zoti Ramiz Alia e zuri postin e Enver Hoxhës në krye të PPSH e të shtetit si nxënësi më i bindur e më besnik i diktatorit, vazhduesi më i denjë i mendimit e praktikave të tij. Ai u betua, për të bindur Shqipërinë e botën se në shpirtin e tij kishte mbetur shpirti i Enver Hoxhës, në mendjen e tij vloni mendimet e Enver Hoxhës. Ai arriti deri aty sa të fyente e të poshtëronte historinë kombëtare për të ngritur në perëndim idhullin e tij, që e shpalli burrin më të madh që kombi ynë ka nxjerrë gjatë gjithë kohëve. Shkurt zoti Alia, të drejtën për të qenë në krye të këtij vendi e fitoi në emër të lidhjeve të tij me Enver Hoxhën, jo të meritave e ndihmës së tij në punët e kombit e të shtetit. Dhe këtë e shprehu në kujdesin për të mbushur muzeumet, pallatet, sheshet e rrugët e Shqipërisë me Enver prej bronxi e allçije, duke ngjitur emra, me parrulla, duke caktuar ditën e javën e Enverit, duke bërë luftë e nëpërkëmbje të popullit shqiptar në emër të tij. Zoti Ramiz Alia e zgjodhi popullin aq shumë e aq rëndë pikërisht në ato momente kur ai priste më shumë se kurrë agimin e rrezeve të dritës së demokracisë. R. Alia humbi shanset për të kthyer më parë gjendjen në Shqipëri, vetëm e vetëm që t'i hapte rrugë të reja mbajtjes nën fuqi të një kaste të privilegjuar të kohës së diktaturës. Zoti Alia është përpjekur e po përpiqet që të hiqet si një heqë si nismëtar i demokracisë, si Gorbaçov i Shqipërisë, si njeri që me vështirësi të madhe ka mbajtur në dorë timonin e anijes shqiptare duke lundruar në një det të trazuar nga konservatorët e regjimit të mëparshëm dhe «anarkistët» që prodhoi demokracia. Asgjë vërtetë nuk ka në këto manovrime demagogjike. Z. Alia është antitezë e asaj që pretendon Gorbaçovi në Rusi e përdori postin e sekretarit të parë, pushtetin e tij për të minuar themelet e sistemit të diktaturës komuniste, kurse zoti Alia për të konsoliduar këto themele në përshtatje me kohët e reja. Z. Alia ankohej për konservatorët, jo që t'i sulmonte, por që t'i mbronte e shfajësonte ata dhe veten para popullit. Z. Alia fliste për demokracinë jo se donte ta çonte përpara pullit. (Vijon në faqen 5) parti opozitare që e zbriti nga qielli e piedestalet veshi petkun e diktatorit, që i çorri përpara syve të popullit të botës, duke e paditur me fakte të panumurta si autoren dhe regjisoren e rrënimit tonë të gjithanshëm, të diktaturës më mizore, të pazarellgë që më monstruoze me interesat tona kombëtare. Tribunët e PD-së dhe të gjithë luftëtarët e saj, megjithëse nën mbikqyrjen e diktaturës më të egër e të Sigurimit mafioz, me guximin e tyre përballë Zeusit të Ramiz Alia dhe perëndive të tjera të oborrit të tij brenda mureve të Bllokut e jashtë tij, vra në një herë e përgjithmonë frikën në zemrat e masave popullore, çliruan ato nga tentakulat e oktapodëve që vegjetonin në pishinat e Bllokut, i ndërgjegjësuan se e vetmja alternative për ta rikthyer vendin në gjirin e familjes së madhe evropiane për ta rimëkëmbur e begatuar atë, është mbështetja e plotë dhe vënia në jetë pa ekuivoke e programit të PD-së. Me guximin patriotizmin, transparencën e fjalës dhe të veprës, me papajtueshmërinë ndaj diktaturës komuniste dhe vendos- titulllin e sekretarit të letë të PPSH. allçie, e Enverit, duke bërë lutje e përshpirtje ideologjike për të vdekurin. Ramizi e vuri Enverin atje ku nuk e meritoi kurrë normalë që në emër të tij shtypte popullin si në të gjallë të tij. Të gjitha këto nuk erdhën rastësisht. Sapo zuri vendin e udhëheqësit numër një të shtetit, duke grumbulluar në dorë funksione partiake e shtetërore edhe më shumë nga sa kishte Enveri, kur qe gjallë, Zoti Alia e kuptoi, madje edhe e pohoi, në mbledhjet e para të plenumëve të KQ pas vdekjes së diktatorit, se Shqipëria ishte në gjendje të vështirë e mund të shkonte në katastrofë. Por nuk bëri asgjë për t'i dalë të keqes përpara. Përkundrazi hodhi parullën e vazhdimësisë, ngultë këmbë se nuk do të ketë kthim mbrapa. Populli shqiptar i mbyturi që kapet pas çdo fi- së partisë e të mbretërojë në titullin e sekretarit të letë të KQ të PPSH. allçie, kapet pas çdo fi-

ISH - TË BURGOSURIT POLITIKË VENDOSEN VETËLIMIN

SHENIME NGA GREVA E URISE Gjithnjë e më të mëdha e kemi ndjerë këto kohët e fundit dhimbjen për të burgosurit e ndërgjegjes. E kemi ndjerë sepse dalja prej asaj skëterre të mallkuar dhe rikthimi në jetën tonë të përditshme solli mes nesh copëza vuajtjesh, copëza sakrificash mbi njerëzore, copëza torturash e vdekjesh tragjike që bëjnë së bashku një jetë të tërë të mundimshme, sa që shpesh, tek i dëgjojmë, na duken të pabesueshme. Dhe kjo dhimbje qindrafishhet tek i sheh ashtu të shtrirë në sallën e palestërës së klubit sportiv «Tirana», duke i dhënë kurajo njëri-tjetrit në këtë ditë greve-vdekjeje. - Po ç'i shtyu të vendosin vetëlijmin këta njerëz që s'vranë njeri, që s'vodhën e që s'bënë asnjë krim apo të keqe tjetër, veçse menduan, e këto mendime ose i shprehën vetë me zë të lartë, ose u vodhën të tjerët dhe pastaj u përplasën: «Ja, kështu kemi thënë! Ti je kundra nesh, kundra vijës, kundra udhëheqjes, kundra...?!» Bisada me ta është gjithsesi tronditëse: - Viktor Martini: Jam kryetar i shoqatës së të persekutuarve politikë të Shkodrës dhe anëtar i komisionit të grevës. Megjithë vuajtjet e mëdha në qelitë e errëta të burgjeve ku krimi i diktaturës ra egër mbi pafajësinë tonë, ne i hodhëm tej armët e hakmarrjes duke ua lënë përkujdesjen për në ligjit dhe shtetit juridik. Por shohim nga heshtësi përpjekjen e përditë? për pajustifikimin në zgjedhjen e kërkesave tona të drejta. Ne jemi tolerante dhe i kuptojmë vështirësitë që kalon vendi, por jemi pa punë, pa strehë, pa kushtet minimale të jetesës. Mjaft kemi vuajtur! - Gjergj Çamuku: E shikon këmbë (dhe përveç këmbëve e pantallonave deri sipër gjurit duke zbuluar një kokë të hollë e të thatë), është e paralizuar. (Vijon në faqen 2)

NGA KONFERENCAT E PARTISË DEMOKRATIKE NË RRETHE

FIER Me datën 16-17 shtator në sallën e teatrit «Bylis» të qytetit zhvilloi punimet konferenca e parë e degës së PD-së të këtij rrethi. Ishin të ftuar edhe përfaqësues të shoqatave «Kosova», «Çamëria» e Sindikatave të Pavarura, të burgosurve politikë, të partive politike të opozitës etj. Konferencën e hapi sekretari i degës, zoti Xhelal Tahiri. Në raportin e gjatë të mbajtur nga z. Viktor Margjillaj u bë e analizë e hollësishme në frymë kritike e autoritike veprimtarisë së degës gjatë kësaj periudhe, e deri më dt. 6.1.1991. Diskutantët e shumtë vlerësuan arritjet dhe kritikuan të metat. U vlerësua e domosdoshme ngritja e seksioneve të reja dhe rritja e numrit të iniciativave sidomos në qytetit që aderojnë në Parti Demokratike, ndërsa në fshatra u kërkuan seksione edhe të reja të ngrenë mbetur en një ngritur. Në përputhje me psikologjinë e popullsisë në pjesë gjeografike të veçantë u përcaktuan edhe forma konkrete të punës. Konferencën e përshëndetën përfaqësuesit e partive dhe të shoqatave. Në emër të Komisionit Drejtues të Partisë Demokratike përshëndeti sekretari i saj, z. Eduard Selami. Midis të tjerash ai vuri në dukje se Partia Demokratike ka të vërtetën në krah e këtë ajo duhet ta shfrytëzojë në luftën pa kompromis kundër komunizmit dhe në çrrënjosjen përfundimtare të tij. Në fund Konferenca zgjodhi kryetarin, anëtarët e komisionit drejtues dhe përfaqësuesit për në Kuvendin e parë të Partisë Demokratike. Kryetar i Degës u zgjodh z. Viktor Margjillaj. BALLSH Më dt. 12 shtator u zhvillua konferenca e parë e nëndegës së Mallakastrës. Në konferencë iu bë analizë punës së deritanishme dhe dolën detyrat për të ardhmen. Në fund konferenca zgjodhi kryetarin dhe komisionin drejtues të nëndegës. Kryetar u zgjodh z. Maksim Begaj. PATOS: Në dt. 20.9.1991 u zhvillua konferenca e parë e degës së Partisë Demokratike për rajonin e Patosit. Raporti i mbajtur në emër të degës nga kryetari i saj, vlerësoi arritjet dhe kritikonte të metat. Në fjalën e diskutantëve dolën në pah nevoja urgjente e përmirësimit rrënjësor të punës së PD-së së këtij rajoni për rritjen e numrit të anëtarëve dhe garantimin e popull të vijës politike dhe programit ekonomik të PD-së. Konferenca zgjodhi kryetarin dhe komisionin drejtues. Kryetar u zgjodh z. Iljaz Vrioni. Në fund u zgjodhën edhe përfaqësuesit për në Kuvendin e parë të Partisë Demokratike. GJIROKASTËR Në dt. 18. 9. 1991 në sallën e kinoteatrit «Zihni Sako» të qytetit të Gjirokastrës zhvilloi punimet konferenca e I e degës së PD për rrethin e Gjirokastrës. Fjalën e hapjes e mbajti sekretari i degës së PD dr. Robert Asqeri. Raportin «Mbi aktivitetin e degës së PD të rrethit Gjirokastër» e mbajti z. Sotir Hroni, kryetar i Komisionit Drejtues të degës. Në raport u bë vlerësimi i punës së Degës të rrethit Gjirokastër, i gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të PD që nga fillimi i aktivitetit të saj deri në zhvillimin e Konferencës së parë. Përveç punës së mirë në raport u evidentuan gjithashtu dhe të metat në aktivitetin e degës si mosshtrirja sa e si duhet në fshat, puna jo e mirë me intelektualët, puna e dobët në ndërtimin e anëtarësimit etj. të cilat çuan në humbjen e zgjedhjeve të 31 marsit. Mbas raportit pati pyetje dhe diskutime nga të pranishmit. (Vijon në faqen 5)

27-28 SHTATOR-KUVENDI KOMBETAR I PARTISE DEMOKRATIKE

ISH - TË BURGOSURIT POLITIKË VENDOSEN VETËFLIJIMIN

DEKLARATË

Partia Demokratike deklaron se të dënuarit e ndërgjegjes janë pjesa më e martirizuar nga diktatura komuniste. Ata vërtet u liruan nga burgjet dhe internimet dhe janë të luftës demokratike të popullit shqiptar, por të drejtat dhe liritë e tyre mbeten teorike për deri sa ata nuk kanë fituar pafajësinë për krimet e pa bëra, nuk kanë strehë për të futur kokën, nuk kanë punë për të fituar bukën, nuk kanë pension për të siguruar pleqërinë. Presidenti monist, kryeministri komunisti dhe parlamenti me shumicën komuniste i kanë lënë pas dore të dënuarit e ndërgjegjes i kanë lënë në mëshirën e fatit. Ata kanë paraqitur një projekt të pa pranueshëm për amnistimin e krimeve që ata vetë i kanë bërë. Mbi të burgosurit dhe internuarit politikë pas një durimi pa kufi, filluan grevën e urisë për të protestuar kundër kësaj falje. Ata kërkojnë që parlamenti t'u japë pafajësinë dhe madje t'u kërkojë falje për vuajtjen që u ka shkaktuar shteti komunist këtyre martirëve të ndërgjegjes. Kërkojnë të nxirret një ligj që i dëmshpërblen këta njerëz për vitet e vuajtjes, kërkojnë punë, strehim, shkollim me përparësi. Partia Demokratike i përkrah kërkesat e grevës së urisë të të dënuarve të ndërgjegjes dhe deklaron se do të luftojë deri në fund dhe pa kompromis për miratimin e një ligji që i deklaron të pafajshëm viktimat politike të komunizmit dhe kërkon dëmshpërblimin e tyre. Partia demokratike përkrah plotësisht grevën e urisë në Tiranë, Shkodër, Korçë dhe rrethe të tjera si dhe fton të gjitha forcat e tjera demokratike të jenë përkrah këtyre viktimave të diktaturës. NGA AKTIVI I PARTISË DEMOKRATIKE TIRANË TIRANË, 24.09.1991