BESIMI I POPULLIT FITOHET MBI TE GJITHA ME VEPRA NE DOBI TE TIJ
Me raportin që mbajti Pr. Dr. Sali Berisha në emër të Komisionit Drejtues të PD-së, me diskutimet, analizat, rezolutat me orientimet bazë, objektivat e detyrat që shtroi Kuvendi i I i PD na dha një program të pasur e shkencor pune e luftë për të sotmen e të ardhmen.
E rëndësishme, detyrë themelore për çdo delegat, degë, seksion, antar e dashamirës të PD është që ai të mos mbetet në letër, por të jetësohet në thellësi e gjerësi, të detajohet, të programohet, të materializohet në veprimtari intensive të larmishme e të efektshme. Realizimi me sukses i objektivave që përcaktoi Kuvendi ynë i Parë kërkon strukturimin e plotë të PD, përmirësimin e vazhdueshëm të përbërjes së saj, shndërrimin e degëve dhe të seksioneve ashtu si në fillimet e tyre, në shtabe, ku për nga përkushtimi dhe shpirti i sakrificës, të mos dallohen drejtuesi nga anëtari apo dashamirësi i thjeshtë, ku aktivistët të mos presin gjithnjë direktiva e porosi nga lart, por me iniciativë e veprim, me pjesëmarrje e transparencë të propagandojnë e zbërthejnë mes njerëzve me të cilët jetojnë e punojnë idetë e detyrat e programit të PD, të thelluara e pasuruar nga Kuvendi i I. Duke qenë e padyshim të e dhe fakt i fituesit në betejën e dytë elektorale do të vendoset në themelin tonë me atë të PS-së për t’i bindur fshatarët për avantazhet që përmban programi ynë, për tua shpërndarë nga sytë e mjegullën që ka hedhur me propagandën e saj të shfrenuar, demagogjike PS-ja mbi PD-në dhe demokracinë në përgjithësi. Kjo është në radhë të parë detyrë e forcave të partisë që jetojnë e punojnë në fshat. Për nga natyra fshatari ynë është indiferent e mosbesues ndaj dukurive të reja, i pranon ato me vështirësi e ngadalë. Shkalla e bindjes së tij varet nga njerëzit që ia servirin apo propagandojnë. Fshatari nuk mund e nuk dëshiron t’i besojë e bindet kujtdo që bën moral apo politikë. Ai i bindet e i beson vetëm atij që e njeh mirë, që e respekton për aftësitë dhe ndershmërinë, atij që gëzon respekt në masë. Pra, kërkohet pjekuri dhe kulturë në dialogun me fshatarin. PS-ja po mbahet fort në fshat, pas krizës ekonomike e mungesës së qetësisë. Me fjalë ajo ngrihet se është për rimëkëmbjen e vendit, pajtim kombëtar, jetë normale, por nuk po lë mjet pa përdorur e gur pa lëvizur për ta torturuar sa më gjatë fshatarin me ethet e kësaj periudhe kaotike, për t’ia bërë tmerr demokracinë, aq sa të mendojë e të thotë: «ishim më mirë në kohën e Enverit». Një delegat martanë më tha se në disa fshatra të Martaneshit një kilogram kripë shitet plotësisht. Vërtetë nuk është lëkundur antikomunizmi i njerëzve, por nga ana tjetër retë e krizës së besimit kanë bërë që plot njerëz të mos e shikojnë si përpara 31 marsit PD-në dhe demokracinë në përgjithësi. Për t’i shpërndarë këto re një rol të madh po luan veprimi politik qytetar i ndërmarrë nga partia jonë në bashkëpunim me PR-në dhe PSD-në. Veprimtaritë e detyrat e tyre i çfaqën shpejt fryt, duke i tërhequr menjëherë njerëzit si dikur në sheshet e mitingjeve e të manifestimeve të tjera e duke i futur frikën koalicionit të kriptokomunizmit e forcave të tjera të së errët[a]. Me vlerë janë edhe veprimtaritë kulturore, artistike, sportive në shkallë kombëtare apo evropiane takimet me intelektualët më të shquar apo me drejtuesit kryesorë të PD-së, me deputetët apo ministrat tanë. Pjesëmarrja në Qeveri dhe në komitetet pluraliste ka të mirën dhe të keqen e saj. Ka të mirë se na jep mundësi të tregojmë në praktikë, në jetë forcën e partisë sonë dhe të programit të saj, por ka edhe të keqen që na vë në provë përpara syve, mendjes, e zemrave të njerëzve. Veprimet e gabuara, subjektive të funksionarëve tanë shtetërore, rënia e tyre në shtratin e vjetër të monizmit, tarafëve, shoqërisë e miqësisë së sëmurë, na kanë shtuar PD-në dhe demokracinë në përgjithësi. rrëzojnë shumë shpejt ato që mezi i ngremë për javë e muaj të tërë në mitingje, aktive apo takime më të ngushta me popullin. Ata vërtetë janë shkëputur nga jeta jonë partiake, por është e padëshirueshme se bashkë me ta jemi përballë një sfide të rëndë e provimi të vështirë të gjithë si parti. Dhe të mos harrojmë, populli i beson më shumë veprave se sa fjalëve, moralizimeve. Po u shlyefshim njerëzve përpara syve të tij do ta kemi shumë të vështirë t’ia rifitojmë besimin. Po ta ruajmë e forcojmë besimin e tij, po ta bindim se jemi një parti e veprave, që e mbajmë fjalën, kemi të hapur një rrugë shumë të gjerë e të sigurtë për fitoren tonë në betejën e dytë elektorale. XHEVAT MUSTAFA
Zbato ligjin si dua unë!
Më datën 2.10.1991 rreth orës 8.00, thirrem nga Sh. Fatmir, Kumbaro dhe më njoftohet largimi nga puna.
Isha e përgatitur dhe e prisja një veprim të tillë, mbas tërë atyre presioneve të pandërprera që më ka bërë që në ditët e para të ardhjes, të cilat i kam denoncuar edhe nëpërmjet shtypit. Të them të drejtën më shumë u gëzova, pa përjashtuar shqetësimin. Më gëzoi fakti se tani më shumë se kurrë po e kuptoj se demokracia do të fitojë.
Në krahmat e fundit kafsha bëhet më e tërbuar se kurrë. Kërkesat e vazhdueshme, të mbështetura me greva të njëpasnjëshme nga kolektivi i RTSH-së do të marrë opinion, e dhënë më në fund rezultatin. Tërbimi kërkon edhe kafshim. Dhe përkështu ajo që duhej goditur e para isha unë, që më dt. 1.10.1991 e quajta të vlefshëm nga ana ligjore peticionin, që kryesia e sindikatës së pavarur të RTSH i dërgoi zotit Kumbaro për ta paralajmëruar që, nëse brenda datës 5 tetor nuk shkarkon gjithë drejtuesit dhe shefat monistë e pa aftë, sindikata do të hidhet në greva të përgjithshme pa afat.
Dua t’i kujtoj edhe një herë zotit Kumbaro djesër e ftohta që e mbuluan në sallë, ditën e parë të ardhjes së tij ose (më mirë të nesërmen e natës së parë, se ka ardhur natën në RTSH). Ishte kolektivi i mrekullueshëm e punëtor i RTSH, që pas rrënies së monumentit të diktatorit nuk pranoi dhe nuk pranon më diktaturën. Por nuk pranon dot edhe mashtrimin. Fatmir Kumbaro, ti që je i zgjedhur në forumet e larta të Partisë tënde, dhe që pu[t] një teser tjetër nga ajo që ho[d]he, si i «ngrirë» i Partisë, si duket fillove të «shkrish». Dhe ja tani po manifeston dhunën, atë dhunë që ndoqi për 50 vjet këtë popull nga «Zeusi» yt. Këtë dhunë manifestoi më dt. 2.10.1991 me redaktorin e lajmeve Piro Ruvina, i cili vuri në lajmet grevën e punonjësve të RTSH, lajm, i cili u transmetua e na Romë për t’i dhënë kësaj ekskluzivitetin mbi RTSH. Më 12 pyetje të cilat i disponoj dhe janë në protokollin e mbledhjes, unë dhe disa shokë të kolegjumit nuk të lejuam të vije firmën aq të dëshiruar. Po ashtu ju kam denoncuar veprimet që bënin ndërsa në ristrukturimin e gabu ar kërkoni të bënin nga poshtë lart, të cilin me mëndjemadhësi, ia deklaruat edhe vetë kolektivit, që ju thirri në ballafaqim. Zoti Kumbaro, përderisa unë këto denoncime i bëra në shtyp, përse ju nuk i përgënjeshtruat, ose më mirë, përse nuk i përgënjeshtruat në sy të gjithë kolektivit?
Por jo, edhe për më naivn është e qartë: ju kërkoni nga unë një shërbim për të shekulluar 700 anëtarë të sindikatës së RTSH. Po të kisha zbatuar ligjin si do n[it] ju, çfarë ofiqi do të më jepnit? Më siguri për të shoqëruar Virgjil Kulen në udhëtimin e tij të pestë jashtë shtetit brenda 8 muajve.
Ofiqi që zgjedha është mbrojtja e shtetit juridik, mbrojtja e ndershmërisë dhe dinjitetit të punonjësve të ndershëm të RTSH, që për shkak të udhëheqjes suaj moniste kanë marrë mbi shpatulla nga opinioni dhe atë që nuk meritojnë, të quhen mashtrues e gënjeshtarë. Jo, populli i dashhur, punonjësit e RTSH, janë heronjtë, ata mbështjellin shpatullat e tyre më shumë se kushdo kanë ndier dhunën profesionale me censurimet më monstruoze që ka njohur ndonjëherë shtypi dhe informacioni. Prandaj ata meritojnë e meritojnë mbështetjen e grevës së tyre për heqjen e drejtuesve monistë dhe të paaftë nga RTSH-ja.
Por më shumë nder e dinjitet kërkohet nga Parlamenti për heqjen e Fatmir Kumbaros, sepse edhe 2 vjet të këtij parlamenti duhet të jenë bërë koshientë se mbajtja e tij ul edhe reputacionin e Partisë që ju përfaqësoni.
FATIME GERBI
juriste
Kuvendi i PD-së - leksion i madh për demokracinë
(ANKETE)
. Gazetari ynë Rakip Sulçe, para seancës së mbylljes, në ambjentet e Kuvendit të Parë Kombëtar të PD-së, përgatiti me delegatët e tij këtë anketë sipas pyetjeve të mëposhtme: 1. - Me ç’imazh erdhët në këtë kuvend? 2. - Ç’përshtypje ju krijua gjatë ditëve të punimeve? 3. - Sipas jush, cila ishte linja kryesore e punimeve? 4. - Diversiteti i mendimeve u shpreh si domosdoshmëri apo si dasi? 5. - Edukata demokratike fitoi apo humbi? 6. - Kush humbi? 7. - Ç’u bëri përshtypje të keqe? 8. - Ç’u mbeti pa thënë? 9. - Cili ishte diskutimi më i mirë? 10. - Me ç’mbrësa po largoheni? 11. - «Ohl! Më falni!. A keni qenë më parë në ndonjë nga këto kongreset?... Përgjigjën: Jemin Gjana - Pogradec. 1. - Me imazhin e një Kuvendi të debatit. 2. - Seleksionimi i diskutimeve ishte i padrejtë. 3. - Konsolidimi i PD-së dhe fushata e ardhshme elektorale. 4. - Teorikisht është domosdoshmëri, por praktikisht pata përshtypjen e një dasi. 5. - Mendoj se fitoi rritje. 6. - Pompëziteti. 7. - Serioziteti i shtirur i disave. 8. - Asgjë. 9. - Diskutimi i R. Ukës dhe G. Pashkos. 10. - Arritëm të sigurojmë një udhëheqje të veprimit. 11. - As që kam ëndërruar ndonjëherë të jem në ata lloj kongresesh!... Gafur Shameti-deputet - Vlorë. 1. - Me imazhin e përçaktimit të perspektivës së PD-së dhe të vendit. 2. - Në kuvend u demonstrua liria e plotë e mendimit dhe e fjalës. 3. - Retrospektiva dhe perspektiva e PD-së. 4. - Ishte dhe duhet të jetë domosdoshmëri. 5. - Fitoi shumë. 6. - Tribunat 50-vjeçare. 7. - Duartrokitjet e tepërta dhe ngritjet e shpeshta në këmbë. 8. - Se jam demokratin dhe jo për fraksionin. 9. - Diskutimi i R. Ukës. 10. - Me besimin që PD është plotësisht e aftë të drejtojë jetën politike dhe ekonomike të vendit. 11. - Jo. Bardhyl Reso - deputet - Tiranë: 1. - Me imazhin që PD të ruajë veçoritë e fillimit të saj. 2. - Shqipëria është akoma larg demokracisë së vërtetë. 3. - Problemet teknike të organizimit të PD-së. 4. - Pa diversitet mendimesh demokracia është demokraci. Ato (mendimet) u shprehën për të gjetur rrugën e demokracisë. 5. - Jemi në fillimet e kësaj edukate. 6. - Humb i «koracakun»... 7. - Në disa raste, «padhurimi» i sallës për të mos dëgjuar gjë që nënkuptonte të bëra për ndonjë… 8. - Ato që kisha i thamë. 9. - S’më la ndonjëri mbresa. 10. - Akoma s’i jam larguar sa duhet aureolës së PS-së. 11. - Jo, bile as edhe si pionier i Enverit. Muharrem Stojku - Fier: 1. - Me imazhin që në krye të PD-së do të qëndronte Sali Berisha. 2. - Ato u zhvilluan normalisht. 3. - Riorganizimi i PD-së në përshtatje me situatat e reja. 4. - Nuk pati dasi. 5. - Fitol, 6. - Kriptokomunistët. 7. - Asgjë. 8. - Ajo që në këtë fazë PD duhet të sulmojë më tepër. 9. - Diskutimi i Tom Berishës nga Kosova. 10. - Po iki i kënaqur, pasi detyrat kryesore u realizuan. 11. - Jo. Margarita Ikonomi - Durrës: 1. - Me imazhin e besimit në fitoren e demokracisë. 2. - Me PD-në Shqipëria po hyn në një rrugë të mbarë. 3. - Riorganizimi politika për të ardhmen - afrimi i zgjedhjeve. 4. - Mendoj se pati fraksione, por që s’gjetën krahë. 5. - Jemi ne abonë e saj. 6. - Ata që për 47 vjet vetëm kishin fituar. 7. - Nervozizmi i disa. 8. - Problemi i trajtimit të degëve të PD-së dhe drejtuesve të tyre nëpër rrethe, gjithashtu edhe diçka mbi detyrat e ngarkuara deputetëve. 9. - Diskutimi Xhemal Uruçit - Shkodër. 10. - Me mbresën se, të udhëhequr nga njerëz si dr. Sali Berisha, Shqipëria shpejt ka për të bërë e gjitha demokratike. 11. - Kam qenë në një Kongres Rinie. Ridvan Peshkëpia - deputet - (Vijon në faqen 2)
… pjekuri e transparente të propagandonjë e zhbëthejnë në njerëzve me të cilët jetojnë e punojnë ide të nga Kuvendi i saj i I. Duke qenë e padyshim e edhe fati i fituesit në betejën elektorale do të vendoset në fshat vendmja më e madhe dhe forcat më të shumta duhen përqendruar në këtë front. Por është e domosdoshme që të njohim mirë psikologjinë e fshatarit, veçoritë e saj dhe të fshatit tonë aktualisht. Nga 31 marsi i 1991 ka kaluar vetëm 6 muaj, por gjatë kësaj periudhe tepër të shkurtër fshati ynë ka pësuar tronditje e po përjeton drama të vërteta. Fshatari po bindet gjithnjë e më shumë për pabesinë 50 vjeçare të PP-së se jo vetëm të ardhmen, por edhe të sotmen dunet ta lidhë me PD-në e partitë e tjera të opozitës demokratike me demokracinë në përgjithësi, e cila brenda 9 muajve i dha atë që mahoi e rrëmbyen PP-ja dhe diktatura e saj për 47 vjet. Për ta bindur fshatarin nuk mjaftojnë dy gishta e ngritur lart, as fraza të shkëputura nga gazetat e librat, as mallkimi në përgjithësi i diktaturës enveriane. I Enverit apo bashkëpunëtorëve të tij, për kërkohet të futemi në çdo shtëpi fshatari, të ulemi gjë me gjë me fshatarët pranë vatrave apo në anë të arave të u hapim zemrën, të gjejmë me fjalë të thjeshta e të kuptueshme hallët e qytetit të fshatit e të kombit tonë në përgjithësi. Të rrëmben mendime se si mund të rrëzohen nga humnera ku na gremisi PP-ja, të ballafaqojmë programet e…
… jete pa lëvizur që të torturojë delegat ma kujton se në disa fshatra të Martaneshit një kilogram kripë është shitur deri më 16 lekë. Përballë një realiteti të tillë këta fshatarë arrinin edhe t’u thonë njerëzve tanë: «s’kemi ku na çoi demokracia juaj, na la edhe pa kripë». Por nga ne kërkohet që t’ua bëjmë të qartë këtyre fshatarëve se është PP-ja apo PS-ja dhe jo demokracia që na solli në këtë ditë, se është po ajo që i vë dru apo gur në rrotat lokomotivës sonë, që dëshiron e bën çdo gjë për të vazhduar sa më gjatë kjo krizë e gjithanshme. Ta bindim fshatarin se vërtet tani për tani e ka të vështirë të sigurojë edhe kripën e bukën, por demokracia i ka dhënë shumë më tepër, i ka dhënë mbi të gjitha lirinë e demokracinë e vërtetë, që janë kripa e jetës njerëzore, i dha tokën e bagëtitë, do t’i japë në të ardhmen plot të mira të tjera. Konceptim i ri, por edhe nivel më të lartë kërkohet edhe për punën në qytet, duke e ndërtuar atë në përputhje me diversitetin e strukturës demografike, pra duke pasur gjithmonë parasysh se nuk mund të flitet me të njëjtën leksione e me të njëjtën frazeologji dhe me punëtorët, edhe me rininë, edhe me intelektualët. Këtu është edhe më e fortë trysnia e partive të tjera. Nuk mund të pohojmë se ka de-
DEKLARATË
Dega e Partisë Demokratike, dega e Partisë Republikane, dega e Partisë Social Demokrate dhe shoqata e të burgosurve politikë të Rrethit të Kukësit, duke vërejtur se gjendja politike, ekonomike e shoqërore po rëndohet gjithnjë e më tepër dhe përimet etj.
4. - Ky komitet ka lejuar zvatritjen në zbatimin e ligjit për tokën duke rrezikuar mbjelljet e vjeshtës dhe duke shtuar tensionet politike në fshat. 5. - Ka lejuar të ruhet mono- 6. - Nuk ka kundërshtuar emërimin e lëvizje kuadrosh në organet e drejtësisë, të ruajtjes së rendit dhe të shërbimit informativ të cilët janë nga ish-anëtarë të PP (prokurori, kryetari i gjykatës, kryetari i degës së ruajtjes krijohen tensione të mprehta politike si rezultat i anomalive në furnizimin e popullit me bukë. 2. - Ka lejuar privatizimin e ndërmarrjeve ekonomike në mënyrë të paligjshme duke krijuar tensione politike që pengojnë reformën ekonomike, kur ende në Kukës nuk është krijuar dega e agjencisë së privatizimit. 3. - Për rritjen e tensioneve politike po ndikon edhe lejimi i shitjes të mallrave të marra në mënyrë të paligjshme nga magazinat e shtetit si cigaret, sapuni, sheqeri, pijet alkoolike, fruta, perimet etj. 4. - Ky komitet ka lejuar zvartitjen vjeshtës dhe duke shtuar tensionet politike në fshat. 5. - Ka lejuar të ruhet monopoli i Partisë Socialiste mbi kuadrin. Shumica e drejtuesve dhe të gjithë shefat e kuadrit në ndërmarrjet ekonomike e institucionet vazhdojnë të jenë anëtarë të Partisë së Punës së Shqipërisë, të caktuar me të partisë socialiste shumë prej të cilëve të komprometuar pa arsim përkatës dhe të paaftë. Po ngulet këmbë për sistemimin në vende të zgjedhura të ish-funksionarëve dhe aparatinjve të PP si Bajram Vata, Skënder Ahmeti, Selime Doçi, Xhemali Elezi, Lume Baja etj., në një kohë kur kuadrot të aftë nga opozita nuk vlerësohen ose goditen. Ky komitet mban përgjegjësi të plotë për zvartitjen e largimin e drejtorit të spitalit, kur dihet se ky institucion ka probleme të mprehta të cilat kërkohen të mbylohen. 6. - Nuk ka kundërshtuar emërimin e lëvizjeve (prokurori, kryetari i gjykatës, kryetari i degës së ruajtjes së rendit, kryetari i hetuesisë dhe ai i shërbimit informativ). 7. - Ka heshtur para pasivitetit të organeve të ruajtjes së rendit dhe të drejtësisë në parandalimin, zbulimin e dënimin e elementëve keqbërës. 8. - Po lejon rritjen e psikozës së frikës dhe të tensionit psikologjik duke toleruar qarkullimin e civilëve të armatosur me leje apo pa leje, shumica e të cilëve anëtarë të PS. 9. - Nuk ka marrë ndonjë masë për trajtimin njerëzor të ish-të burgosurve politikë si p.sh., për strehim, punësim etj. 10. - Në mënyrë sistematike po vazhdon asgjësimi i dosjeve ose i dokumentave të veçantë në ish-degën e punëve të brendshme. (Vijon në faqen 2)