Ka disa muaj që shtypi i kuq, i cili herë-herë merr ngjyra trëndafili përserit me këmbëngulje se drejtuesit e PD-së po luftojnë për kolltuk.
Lëvizjet e tyre nëpër Evropë për takime punë interpretohen si «pasionet turistike». Ndërsa fjala e liderëve demokratë në sallë apo mitingje të hapura përkëthehet nga shqip në punisht, një gjuhë që bashkë me latinishten dhe greqishten e vjetër hyn në grupin e gjuhëve të vdekura. Cilët janë ata që akuzojnë drejtuesit e opozitës për «kolltukofili»? Për habinë e një bote tërë, ata janë zëdhënësit e një partie që, për 47 vjet me radhë, nuk ka lëvizur nga kolltuku dhe që e quan kataklizëm çastin kur do të detyrohet ta lerë atë. Nuk ka papërgjegjësi më të madhe se të akuzosh të tjerët që duan të arrijnë diçka të cilën të e kanë uzurpuar që prej gjysmëshekulli dhe që e mbrojnë me thonj e me dhëmbë, deri në çmenduri. Fraza «nuk e lëshojmë pushtetin (kolltukun) pa gjak»-na tingëllon ende në vesh që në ditët jo fort të largëta të shkurtit e të marsit të këtij viti. Më vonë kur situatat u qetësuan, u arrit në këtë formulim shkencor: «të jem unë në kolltuk është diçka serioze, të ulesh ti është populli do t’u varë tenekëne!». Pra populli shkulte gazit që opozita dashka kolltuk. Qesh edhe PS-ja bashkë me popullin. Që më 1945 asaj iu caktua kolltuku dhe atje, kuptohet, nuk mund të ulet askush tjetër, ndryshe nuk ka demokraci. Madje, jo të ulet, por edhe ta çojë nëpër mend se mund të ulet është diçka e turpshme, diskredituese për atë që e mendon dhe armiqësuese për atë që e shikon. Këto gazmore me kolltukë dëshmojnë për falsitetin e «rinovimit» të PS-së e cila vazhdon të jetë viktimë e një mendësie primitive të tejkaluar nga koha. Zëdhënësit e kësaj partie nuk kuptojnë thelbin e demokracisë. Qeverisje demokratike nuk do të thotë të ngrihet dikush nga kolltuku dhe të ulet një tjetër në vend të tij. Në shtetin ligjor pluralist demokratik nuk ka kolltukë të rehatshëm por vetëm karrige të përkohshme, ku ulen nëpunës me një mal përgjegjësie mbi kurriz të cilët janë të detyruar të japin llogari deri në një për çdo veprim që kryejnë para parlamentit. Fraza aq e përhapur «do të ikin një palë e do të vijnë një palë, njëlloj do të jetë» është jo vetëm orientuese dhe jashtë realitetit demokratik, por edhe një mjet propagandistik për të çorientuar njeriun e thjeshtë e të padalluar. Konceptimi i një rendi demokratik me mendësinë e kristalizuar të regjimit totalitar dëshmon se sa larg asaj që duan të tregojnë janë punistët «e rinovuar». Prakticizmi vulgar, shartimi i marksizëm-leninizmit me teorinë feudokratike të Enver Hoxhës, i bën ata të shprehin mendime krejt naive edhe për probleme me korrente të thjeshta. Kështu, për shembull, vizitat në Evropë të politikanëve të rinj shqiptarë ata i shohin si «shëtitje argëtuese» pasi askush nuk e mat dot tjetrin më shumë se veten. Udhëheqësit tanë të dikurshëm shkonin në Paris vetëm për zbavitje për dy arsye: e para, se nuk kishin kapacitet të merreshin me diçka më serioze dhe e dyta, se nuk i përfillte askush. Duke marrë dhe suitë me vete, pa dashur, ata identifikojnë shpenzimet e tyre të dikurshme me ato të drejtuesve të sotëm. Një dalje jashtë shtetit e anëtarit më të humbur të Byrosë Politike kushtonte më shumë se 10 udhëtime të sotme të zotit Pashko ndërkohë që efektiviteti i tyre është në kontrast flagrant: i pari, me ato shpenzime përpiqej të shërronte një puçër të vetën, kurse i dyti një plagë të një populli... të tërë. shqyrtohet. Veç të tjerash, nevoja për një ligj të tillë rrjedh dhe nga mungesa në dispozitat kushtetuese në fuqi (ligji 7491 dt. 29.4.1991) e neneve që përcaktojnë pikërisht flamurin, stemën dhe kryeqytetin e Republikës së Shqipërisë, një boshllëk ky që duhet të plotësohet sa më parë. Duke u nisur nga një sërë faktesh që janë rezultat i ndryshimeve të mëdha që kanë ndodhur në Shqipëri në muajt e fundit, ndër të cilat më e rëndësishmja është se shteti i sotëm shqiptar nuk është më shteti i një force të vetme politike, prandaj simbolet e saj nuk ka përse të jenë simbolet e shtetit shqiptar e aq më tepër të kombit, u paraqit propozimi që flamuri shqiptar të jetë ai i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, pa asnjë shenjë të rrymave politike të cilat përherë do të jenë të përkohshme. Duke qenë një simbol mjaft i largët në kohë ai duhet të jetë dhe i pandryshueshëm, sepse është i lidhur jo me ideologji të caktuara por me idealet kombëtare të popullit shqiptar. Nga burimet historike dihet që flamuri i Kastriotit ishte një flamur i kuq me shqiponjën dykrenore të zezë në qendër, ndërsa stema apo shqyti i tij ishte i rrethuar (jemi në shek. e XV) i kuq dhe me shqiponjën dykrenore në mes. Si çdo flamur, në kohë të ndryshme, nga lidhjet dhe miqësitë me familjet feudale të kohës, apo ambiciet e sigurimet territoriale dhe ajo stemë apo flamuri mund të kenë pësuar ndryshime duke marrë mbi kokat e shqiponjave kurorat mbretërore apo yllin 6 cepësh të bashkësive. Po kështu, kur stemën e vizatuan napoletanët e Alfonsit asaj i shtuan të tjera simbole.
shojmë pushtetin (kolltukun) pa gjak! - na tingëllon ende në vesh që nga të këtij viti. Me ulesh ti është qe-sharake». Kemi të bëjmë këtu me një cinizëm të pashoq. I thuhet një njeriu që dashka të provojë një pjesë të mirë alkoolike të mos e verë kurrë në gojë. Po cili ia thotë? Një sarhosh, i dehur e i bërë tapë!
Vajza PK, gruaja PP dhe plaka PS e paskan marrë me tapi kolltukun e këtij vendi dhe kush guxon vetëm ta mendojë të ulet aty i ardhka gjëma. Pra demokraci dhe pluralizëm do të thotë që «unë të mos lëviz prej kolltuku ku më vuri Enver Hoxha kurse ju të jeni këta fjalë aty e mos mendoni për atë kolltuk se
përgjegjësi mbi kurriz të këtij çdo veprim që kryejnë parlamentin. jo vetëm çorientuese dhe jashtë realitetit demokratik por edhe qëllimkeqe. PD lufton që «të ikë një palë e të mos vijë asnjë palë sepse problemet e vendit do t’i gjykojnë, sipas pozitës që kanë gjatë një katërvjeçari, shumë palë njëherësh». Njëra palë, ajo që ka fituar në zgjedhje do të punojë, orientojë e drejtojë politikën dhe ekonominë e vendit drejt një objektivi të caktuar kurse, pala tjetër, që mbetet në opozitë, do të kontrollojë, sugjerojë, korrigjojë apo kundërshtojë veprimet e së parës dhe anasjelltas.
Në këtë këndvështrim nocioni klasik i «kolltukut» mbetet vetëm
Athere me të drejtë shtrojmë pyetjen: për cilët janë të shtrenjtë politikët? Përgjigja është evidente: pa tjetër për ata që perspektiven më të ndritur të së ardhmes nuk mund ta shohin përtej siluetës së një kolltuku. Ata gjithnjë qenë gëzu me letargjik maje kolltukut dhe tani që demokracia po i ngre me gjithë kolltuk për t’i flakur në humnerë ata herë shajnë ashtu të përgjëruar duke kujtuar se duan t’u marrin kolltukun dhe herë luten me vetëdijen e turbulluar: «bëje zot ëndërr!»
SKENDER SHKUPI
Për projektligjin «Mbi flamurin, stemën dhe kryeqytetin e Republikës së Shqipërisë»
EDITORIAL
Duke u nisur nga situata absurde e krijuar ras- miratimit të Ligjit për «Dispozitat Kryesore Kushtetuese» (Dt. 29.4.1991, Nr. 7491), në nenin 45 të të cilit shfuqizohet Kushtetuta e vitit 1976 dhe nga mos shprehja e ligjvënësit për flamurin, stemën dhe kryeqytetin e Republikës së Shqipërisë,
Duke u nisur nga fakti që shteti i sotëm shqiptar nuk është shtet i një force të vetme politike,
Duke u nisur nga fakti që shteti shqiptar duhet të udhëhiqet nga një ideologji dhe politikë kombëtare,
Duke menduar që shenjat dhe simbolet zyrtare duhet të përfaqësojnë kombin si një të tërë dhe jo korrente apo pikëpamje politike të përkohshme,
Propozojmë projektligjin për flamurin, stemën dhe kryeqytetin e Republikës së Shqipërisë.
Bashkëngjitur ju dërgojmë një raport me konsiderata të natyrës historike si dhe skicat që shoqërojnë materialin.
Tiranë më 5.10.1991
ALEKSANDËR MEKSI
ARBEN IMAMI
STEMA DHE FLAMURI KOMBËTAR
Deputetë të PD paraqitën në Kuvend një projektligj kushtetues për flamurin, stemën dhe kryeqytetin e Republikës së Shqipërisë, që pret të shqyrtohet.
Veç të tjerash, nevoja për një ligji fuqi (ligji 7491 dt. 29.4.1991) e nen- [teksti pritet në skajin e poshtëm]. Shqiponja që propozohet është nxjerrë nga një vulë e kryengritësve shqiptarë të fundit të shek. XVI të cilën ata e vërtuan sipas traditës (gojore) të stërnipit të flamurtajësit. I njëjti model i shqiponjës është gjetur mbi varrin e nipit të Skënderbeut në Napoli. Në këtë mënyrë hiqet do- [teksti pritet në skajin e poshtëm]. dorë nga «atimi pak a shumë klasike-gjant i shqipes që i takon viteve ’40, duke formuar një të kohës kur u krijua flamuri, çka për mendimin tonë i shton vlerën dhe mbështetjen politike këtij flamuri. Përsa i përket stemës ajo mend(o)het si një shqyt rrethor me ngjyrë të kuqe me shqiponjën e zezë në qendër dhe me shkrimin «Republika e Shqipërisë» mbi të. Gjithashtu mendohet që në shkresat të vihet vetëm shqiponja, kurse vula të paraqesë dy radhë bashkëqendrore midis të cilëve të shkruhet «Republika e Shqipërisë» si dhe emri i institucionit. Në qendër të rrethave bashkëqendrore të jetë e njëjta shqiponjë. Propozohet që patën qe qartë se do të ketë vërejtje të ndryshme për këtë keqpropozim, vërejtje që mund ta përmirësojnë atë duke i dhënë një mbështetje të sigurt historike këtyre simboleve mbarëkombëtare. I takon Kuvendit Popullor që në bazë të rregullave të vendosë për të pranuar këtë ligj-kushtetues dhe askujt tjetër. Këtu po paraqesim edhe modelin e shqiponjës që propozohet. Korresp. i «RD»
Prof. Dr. Sali Berisha takohet me Presidentin Zhelev
Presidenti i Bullgarisë Zh. Zhelev priti pardje, në rezidencën e tij në Sofje, kryetarin e PD, prof. dr. Sali Berisha, i cili ndodhej në Bullgari në funksionin e bashkëkryetarit të grupit të vëzhguesve ndërparlamentarë.
Në këtë takim dr. Berisha i shprehu presidentit Zhelev urimin e tij dhe të PD për fitoren historike të opozitës bullgare dhe rolin e madh që ka luajtur Presidenti Zhelev në zhvillimet demokratike në Bullgari.
Në takim u diskutua gjithashtu për rëndësinë e madhe të ndryshimeve të komunizmit në të dy vendet tona dhe për vendosjen e demokracisë. Ata shprehën dëshirën dhe gatishmërinë për bashkëpunimin e forcave demokratike të të dy vendeve si dhe diskutuan për gjendjen politike e ekonomike në Shqipëri, Bullgari dhe rajonin e Ballkanit.
Korresp. i «RD»
Zoti Zhek Bignër në selinë e Partisë Demokratike
Dje pasdite, në orë 17, prof. dr. Sali Berisha, priti në selinë e PD delegacionin e Institutit Republikan të SHBA-së, z. Zhek Bignër dhe bashkëshorten e tij.
Në një bisedë të hapur dhe të ngrohtë u shtrua e diskutua gjendja e dy palëve në këtë periudhë të ndryshimeve demokratike në Shqipëri, për pranimin e Shqipërisë në Evropën Lindore etj. Në takim merrnin pjesë z. Azem Hajdari, nënkryetar i Komisionit Drejtues të PD, Merita Zaloshnja, anëtare e këtij komisioni, Margrita Çirko anëtare e Këshillit Kombëtar të PD dhe Skënder Shkupi, sekretar i Kolegjiumit të gazetës «Rilindja Demokratike».
Korresp. i «RD».
PROJEKTLIGJ
Për flamurin, stemën dhe kryeqytetin e Republikës së Shqipërisë
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit 7491 dt. 29.4.1991 për «Dispozitat Kryesore Kushtetuese» me propozimin e grupit të deputetëve të PD, Kuvendi Popullor i Republikës së Shqipërisë.
VENDOSI
NENI 1
Flamuri shtetëror i Republikës së Shqipërisë paraqet një fushë të kuqe me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes. Raporti ndërmjet gjatësisë dhe gjërësisë së flamurit është një me një e dyzet.
NENI 2
Stema e Republikës së Shqipërisë paraqet një shqiponjë të zezë dykrenare në një shqyt rrethor me ngjyrë të kuqe, ku shkruhet me shkronja të zeza «Republika e Shqipërisë».
NENI 3
Kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë është Tirana.
NENI 4
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.
Deklaratë e PDSH
Partia Demokratike, në vazhdim të aksionit politik qytetar për çrrënjosjen e komunizmit në Shqipëri, për të realizuar deri në fund kërkesat e paraqitura në deklaratën e përbashkët të Partisë Demokratike Partisë Republikane dhe Partisë Socialdemokrate, mbështet fuqimisht deklaratën e Sindikatës së Pavarur të RTSH-së, për heqjen e drejtuesve Fatmir Kumbaro, Hysni Lita dhe Thimi Nika, për rinovimin e drejtuesve të tjerë, ristrukturimin e RTV me një platformë të qartë dhe mbrojtjen e interesave profesionale të punonjësve të këtij institucioni.
Partia Demokratike kërkon që RTV të shndërrohet në një mjet të fuqishëm kulturor, artistik e informues që do të mbrojë interesat kombëtare, e do të sigurojë përshpejtimin e demokratizimit të vendit, informimin e vërtetë e real të opinionit, jashtë çdo ndikimi ideologjik e partiak, çdo presioni e censurë të trashëguar nga regjimi diktatorial komunist.
Për Partinë Demokratike
Nënkryetari Azem Hajdari
LAJMERIM
Siç është lajmëruar nga organet e informacionit publik, ka disa ditë që funksionon shërbimi nëpërmjet dy numrave telefonikë në Durrës dhe Vlorë në dispozicion prej Qendrës italiane të shpërndarjes së ndihmave.
Duke qenë se kjo ishte një iniciativë e palës italiane që u ndërmor pa dijeninë e Drejtorisë së Përgjithshme, PTT rezervon vetëm të drejtën të bëjmë sqarimin e mëposhtëm:
Kjo Drejtori pasi u njoh me faktin e kryer ndërmori laj-mërimin televiziv, audion dhe eksperimental mundësinë teknike të mostaksimit të dy numrave automatikë në Durrës, nëpërmjet të cilëve Qendra italiane e shpërndarjes së ndihmave realizon lidhjen ndërkombëtare. Pas këtyre provave mund të deklarojmë se bisedat që do të kryhen nëpërmjet këtyre numrave me Italinë, nuk do të taksohen as për pagesën deri në Durrës. Pra, biseda ndërkombëtare do të jetë krejtësisht falas.
Për tërheqjet lidhja automatike lidhja me numra mund të realizohet nëpërmjet centralistëve, të cilat janë porositur që kjo lidhje të mos taksohet.
Njëkohësisht jemi të detyruar të vëmë në dukje, se për shkak të kërkesave jashtëzakonisht të mëdha, trafiku nuk mund të përballohet vetëm me dy linja të vëna në dispozicion bujarisht nga pala italiane, kështu që nuk përjashtohet mundësia që numrat në fjalë të gjenden shumë herë e koha të zënë duke mos lejuar të plotësohen të gjitha kërkesat për këto lidhje telefonike.
Drejtoria e Përgjithshme e PTT-ve
Tiranë, 14.10.1991
Njoftim
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve miratoi dhe i dorëzoi Vendimin përkatës Komisionit Nis-mëtar krijimin e BSHPSh (Bashkimi i Shkrimtarëve të Pavarur të Shqipërisë).
Kjo do të jetë organizatë e lirë e pavarur e demokratike e shkrimtarëve, krijuar në klimën e re të demokracisë e pluralizmit, e distancuar nga fryma e praktikat moniste të Lidhjes së Shkrimtarëve e artistëve të derisotme.
Siç është njoftuar, ajo pranon aderimin vullnetar të krijuesve të Shqipërisë, që pajtohen me programin e statutin e saj.
KOMISIONI NISMETAR