22/10/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

22 tetor 1991

Krizë besimi apo durimi?

Këto muajt e fundit po flitet e dëgjohet dendur për krizë besimi në grupe të mëdha të popullit tonë. Shkohet deri aty sa bota të arrijë në ekstremim paralizues, panikndjellës, disfatist se ky vend është i mallkuar, është i dënuar fatalisht të bëjë në mocale apo hone, të mos shohë ditë të bardha si gjithë Europa. Prandaj, sipas këtyre mendjeve e drithëruesve nuk kemi rrugë tjetër veçse t’i nënshtrohemi fatit, të pranojmë komunizmin me fytyrën e Tatos Nanos, të veshur me kostum socialist apo të marrim arratinë, nga syte këmbët në dhe-ra të huaj. Nuk është e re dhe e panjohur kjo re pesimizmi që endet mbi qiellin tonë në këtë fund shekulli. Është parë edhe më 1878-ën, edhe më 1910-1912, më 1914-1917, më 1920, më 1924, më 1944-1947, sa herë që armiqtë tanë shekullorë e kanë vlerësuar fare të afërt realizimin e skenarëve të tyre për të na gllabëruar, për të na zhdukur si komb e si nocion gjeografik. Ato i kanë amplifikuar zërat e papagallëve të tyre brenda vendit tonë se Shqipëria e vogël dhe e pacivilizuar nuk mund ta gjejë vetë rrugën e zhvillimit e të përparimit, se atë duhet ta marrë në krah apo në qetull një fqinj më i madh. Këta 50 vjetët e fundit këtë privilegj e ka lakmuar më shumë Jugosllavia e Titos, Rankoviçit dhe e Millosheviçit, e nxitur sidomos edhe nga kuajt e Trogës që kishte futur në majë të piramidës së PPSH-së e të shtetit tonë. A mund të themi se të vjetërve u kanë rënë kapakët e nuk ka më të rinj? Kurrsesi. Edhe ngjarjet e këtyre dy vjetëve të fundit na kanë dhënë shumë fakte domethënëse se për sinkronizimin në formulla, veprime e interesa në mes qarqeve të caktuara politike dhe ushtarake të Beogradit e Tiranës. Kori i vajtojçave të krizës së besimit u nde një shumë pas rritjes së vrullshme të afirmimit të PD-së si forca më e madhe politike në Shqipëri e aftë për të çrrënjosur komunizmin dhe për të marrë në dorën e saj qeverisjen e vendit. Kujt tjetër veç PP-së, apo PS-së dhe taboreve të qeveritarëve e administratorëve të saj i hyjnë drithmat nga kjo? Hapur nuk mund t’i bëjnë gjë PD-së, ta ndalin marshimin e saj. Dhe ata i bashkuan forcat për të bërë punë minuse me helmim e shpifjeve, thashethemeve, sulmeve të paskrupullta kundër liderëve më të shquar, duke rrënuar me zellin e Enverit në dosjet e vjetra dhe duke u hapur dosje të reja, duke u veshur ve-set e tyre të lindura e të pahijshme. Në këtë kryqëzatë, i ndihmon edhe akti i pranuar nga ana e partisë sonë dhe ish partive të tjera i pjesëmarrjes në Qeverinë e Stabilitetit. Ishte një sakrificë në emër të interesave më të larta të popullit. Ai kërkonte qetësi, mirëkuptim, të shpëtonte nga tentakulat e rrëdhëve. Ai po ziente si vullkan, 47 vjetët e diktaturës, me shtypjen e saj mizore, me demagogjinë e paskrupullt, me brashërinë e premtimeve boshe e të gënjeshtrave të patumshme, la kishin shkatërruar nervat, e plasur shpirtin. Po të shpërthente, pasojat mund të ishin tragjike, të paimagjinueshme. Por PS-ja e shtrëngoi dorën që i zgjatëm ne për të lënë në të disa gjurmë të pështjellëve të saj të vjetra e të reja, për t’i thënë popullit «shikojuni duart, edhe këta i kanë si tonat, nuk janë më të mirë se ne». Ne e paramendonim këtë rrezik, ishim të bindur se do të kishim të bënim me një partner që e ka në gen pabesinë, por, nuk mund t’i shmangeshim. Dhe ashtu siç e prisnim, mbi kokat e mbi supet tonat ndjemë shpejt breshërin e gënjeshtrave me bisht, se qeverinë tani e ka në dorë PD-ja, se ajo po e keqëson (Vijon në faqen 2)

Miting madhështor në qytetin e Fierit

Më datën 19.10.1991 në qytetin e Fierit u bë një miting madhështor ku morën pjesë rreth 30 000 vetë, organizuar nga Partia Demokratike e rrethit. Në këtë miting morën pjesë kryetari i PD, z. Sali Berisha, përfaqësues nga Partia Republikane, Partia Socialdemokrate, nga Shoqata e të Burgosurve Politikë, si dhe nga Sindikata e Pavarur. Mitingu u organizua me moton «Për të çrrënjosur komunizmin nga Shqipëria». Në këtë takim foli dhe kryetari i PD, zoti Sali Berisha. I cili tha se për të shpëtuar Shqipërinë nga komunizmi, për të qenë anëtarë të denjë të Evropës së re duhet të bëhet demokraci pluraliste i plotë i saj. Demokratizimi i plotë i vendit i shërben edhe pajtimit kombëtar. Në emër të këtij pajtimi ne kërkojmë heqjen e simboleve komuniste. Duke iu drejtuar një grupi ushtarakësh zoti Berisha u tha atyre: «Ju duhet të gëzoheni që në vend tanë yllit do të vijë shqiponja e Skënderbeut». Gjithashtu në këtë miting folën dhe të ftuar nga Partia Republikane, PSD, Shoqata e të Burgosurve Politikë dhe nga Sindikata e Pavarur. Mitingu kaloi në një mënyrë shumë paqësore dhe pa asnjë eks-

Vazhdojnë luftimet në Jugosllavi

Stovens Uiks më 22 tetor raporton nga Jugosllavia: Ushtria Jugosllave dhe rebelët kroatë krijuan një amrëpushim të ri të mbështetur nga KE-ja dhe dhe vazhduan luftën me duele të mortajash dhe bombardime, duke vrarë të paktën 26 vetë gjatë tre ditëve të kaluara. Radio kroate theksoi se luftime të ashpra u zhvilluan në qytetet gjatë bregdetit jugor të Adriatikut të qytetit port Dubrovnik, që ndodhet në rrethimin e ushtrisë federative për tre javë. «Vendpushimet e Zupas, Kuparit, Plait dhe Minit u shkatërruan. Të gjithë hotelet u shkatërruan», theksoi një gazetar i radios kroate në rajon. Ushtria po shkon drejt qytetit historik port në pjesën jugore të Kroacisë, qyteti i vjetër mesjetar që njihet si «Perla e Adriatikut». Dubrovniku ka shkëputur lidhjet me botën e jashtme. Ushtria vazhdoi bombardimet me artileri dhe tanke të hënën në të gjithë republikën. Duele të rënda me mortaja janë njoftuar të hënën në Podravska-Slatina dhe Mikleus në Kroacinë qendrore dhe rreth Vukovarit dhe Osijekut në Lindje. Ka njoftime për luftime rreth fshatrave në afërsi të autostradës që lidh Beogradin me kryeqytetin kroat të Zagrebit, që është mbyllur që në gusht për shkak të luftimeve. Udhëtimi midis dy qyteteve është krejtësisht i pamundur.

Komunisto-socialistët aprovojnë në heshtje hajdutërinë e bllokmenëve

VEZHGUESI I PARLAMENTIT Seanca parlamentare e ditës së mërkurë, ku u diskutua për vonesën e hetimeve në lidhje me shpërdorimet që kanë bërë ish-udhëheqësit komunistë në kurriz të popullit, u zhvillua në mënyrë disi të çuditshme. Pyetjet që iu drejtuan kryetarit të Hetuesisë së Përgjithshme, z. Petrit Serjani, ku shpërthej shqetësimi mbarepopullor, që bllokmenët të cilët kanë përvetësuar padrejtësisht miliona lekë e dollarë nuk janë arrestuar, i bënë vetëm deputetët e Partisë Demokratike. Deputetët e PP (PS) edhe pse përfaqësojnë pjesën më të madhe të elektoratit, qëndrimin e spektatorëve dhe heshtjen e tyre pothuajse e miratuan faktin që superhajdutët e milionave, heshtin të lirë kur duhet që ligji dënon edhe ata që vodhën 200 lekë. Të gjithë të pranishmit e ndjejnë pozicionin e ndryshëm të dy grupeve parlamentare për këtë problem. Deputeti i PD-së Ylli Vesiu, që nuk e suportoj dot peshën e heshtjes së tyre, ndërhyn për këtë duke ia drejtuar pyetjen direkt nëpërmjet Prokurorit të Përgjithshëm, në mënyrë që mos të shkele procedurën e seancës plenare. Për arsyet që i shpjegoj, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, (i ... [tekst i palexueshëm]) i përgjigjet në mënyrë të tërthortë që, nuk mund ta komposojë heshtjen e ... [pjesa e prerë/palexueshme] ... masës së madhe të deputetëve të Kuvendit Popullor. Edhe elektorati që i ka zgjedhur padyshim që sot kërkon prej tyre që t’i kërkojnë organit hetuesve që nuk po procedojnë shpejt në këtë çështje drejtësia e gjykimit të së cilës do të përcaktojë në një farë mase shkallën e demokratizimit të vetë shtetit, politizimin e organeve të drejtësisë dhe uljen e tensionit social. Është e vërtetë që askush nuk mund të verë shenjën e barazisë midis jetës parullore të bllokmenëve dhe atij të deputetëve komunisto-socialistë. Por është shpjeguar disa herë se pramida e pushtetit gjysmëskullor qendrore në të këmbë edhe nëse në përfilltimet të pamartuara. Një ish-kryetar komiteti ekzekutiv apo komitet partie (PP), një ish-kryetar kooperative etj., nga të cilët ka më akumulim në grupin parlamentar të PP(S) nuk ka jetuar në kuadrin e lartë, por në të fund të fundit ka qenë një bllokmen i vogël në qetotin apo fshatin e tij. Është shkruar disa herë për apartamentet e tyre, dekret dhe darkat, allishverishet e gjëra të tjera që ata i arritën në saje të despotizmit të tyre. Si pjesë e kësaj piramide ata nuk u shkëputën dot në shekullin të kësaj vlere, dolën në ballë të antikapitullimeve famëkeqe, luftën e kishin ... [pjesa e palexueshme] As ndryshimi i emrit të partisë dhe propaganda e tanishme me ngjyra socialiste nuk i shkëput dot nga kjo lidhje organike, ndërsa nuk ka se si të shpjegohet heshtja karshi një problemi që i tërë opinioni publik është i ndjeshëm. Megjithatë deputetët e PD-së bënë aq shumë pyetje sa që e çuan në të gjithë problemin. Thelbi i këtij procesi hetimor ka qenë më atë që se është i ligjshëm apo jo vendimi i Byrosë Politike të PP-së në të cilin Bllokmenët punistë u kanë dhënë të drejtë vetvetes që të grabisin pasurinë dhe djersën e popullit. Në forma të ndryshme kjo pyetje e bënë disa deputetë si z. M. Konomi, z. A. Imami, z. B. Berisha etj. Por, as kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme, as Prokurori i Përgjithshëm nuk iu përgjigjën plotësisht kësaj pyetjeje. Më të drejtën e një minute repliku z. M. Konomi u mjaftua që kësaj pyetje t’i përgjigjeshin me një «Po» ose «Jo». Ndërsa z. Imami deklaroi se nuk ka se si të quhet i ligjshëm një vendim që hartohet vetëm në mënyrë të shumtë hajdutë për të vjedhur po ata vetë. Gjithashtu edhe z. Berisha nguli këmbë që të përcaktohej në vendim ajo që hartuar nga një bandë kleptokratësh. Por rezultati. Edhe pse këtyre ndihërryjeve nuk iu mor përgjigje e saktë përparastit të drejtë në ... [pjesa e palexueshme] Më tepër së për çdo gjë tjetër ka të lidhje me këtë hetim deputetët ishin të shqetësuar për vonesën me të cilën po zhvillohet procesi. Për çështje të tilla që kanë bërë që të arrestuar vetëm 3 bllokmenë kurse edhe 33 të tjerët që janë në listë kanë përvetësuar po aq sa afër mos edhe më shumë. Madje disa deputetë shprehën dyshimin dhe se në këtë ngadalësi të hetimit kanë gisht Presidenti apo persona të tjerë që kanë pushtet. Z. Blerim Cela gjatë replikimit i tha kryetarit të Hetuesisë së Përgjithshme se nuk dua të mbroj M. Myftiun dhe H. Isain, por ka mundësi që ata të jenë arrestuar të parët ngaqë e kanë kundërshtuar Presidentin kohët e fundit. Ndërsa N. Hoxha u nuk u arrestoni dot se nuk lu në Presidenti. Z. Kristaq Ngjela iu përgjigj deputetëve se ky proces është i vështirë dhe në kushtet e mangta të hetuesisë afati prej 3 muajsh nuk është i mjaftueshëm. Madje për bllokmenët janë në proces dhe në hetuesi punojnë pa paragjykime dhe nostalgji te të veçantë. Gjithsesi ai tha se ky hetim do të përfundojë gjatë muajt të ardhshëm. Në fund të fundit kemi për të bërë shumë hamendje, sepse kjo kohë nuk është shumë e largët dhe secili nga ne do ta shohë vetë rezultatin e hetimit e të gjykojë nëse hetuesit punuan vërtetë pa paragjykime në këtë çështje. GJENC TURANA

(Foto: DRITAN KARAN)

NJIhet REPUBLIKA E KOSOVËS SI SHTET SOVRAN DHE I PAVARUR

DEKLARATE • Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë Kuvendi Popullor i Republikës së Shqipërisë u njoh me rezultatin e shpallur nga Komisioni Qendror i Kuvendit të Kosovës, ku shprehet suksesi i plotë i referendumit për miratimin e rezolutës së këtij Kuvendi, nëpërmjet së cilës Republika e Kosovës përcaktohet si shtet sovran dhe i pavarur, mbi bazën e lirisë dhe të barazisë së plotë me të gjithë popujt e tjerë. Kuvendi Popullor i Republikës së Shqipërisë e quan rezolutën plotësisht të drejtë, legjitime dhe të mbështetur në parimet e dokumenteve themelore demokratike ndërkombëtare siç janë Karta e OKB-së, Akti Final i Helsinkit dhe Karta e Parisit. Kuvendi Popullor i Republikës së Shqipërisë u njoh, gjithashtu, edhe me vendimin për krijimin e Qeverisë së Re të Përkohshme të Republikës së Kosovës, të kryesuar nga Dr. Bujar Bukoshi. Me këtë akt historik populli i Kosovës, si popull më i vjetër dhe i treti për nga numri i popujve që jetojnë në trojet e veta, përfshira në Jugosllavi dhe organi i tij i ligjshëm pushtetëror, Kuvendi i Kosovës do të vazhdojnë të japin ndihmesën e tyre për zgjidhjen e krizës jugosllave me mjete demokratike si dhe për forcimin e frymës demokratike e të sigurimit të stabilitetit në Ballkan dhe Evropë. Kuvendi Popullor i Republikës së Shqipërisë e njeh Republikën e Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur, mbi bazën e lirisë dhe barazisë të plotë me gjithë popujt e tjerë. Ai njeh, gjithashtu, edhe legjitimitetin Qeverinë e Re të Përkohshme të Republikës së Kosovës nën drejtimin e Dr. Bujar Bukoshit. Ai u bën thirrje opinionit demokratik ndërkombëtar dhe shteteve pjesëmarrëse të KSBE-së që të njohin dhe respektojnë vullnetin e ligjshëm të popullit shqiptar të Kosovës. Kjo do të ishte një provë tjetër e angazhimit të tyre të sinqertë e paparagingjike për zgjidhjen e drejtë të krizës jugosllave. KUVENDI POPULLOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Peticion

Në një grup veteranësh të luftës N. Gllirint, që luftuam për një Shqipëri demokratike të lirë, tani e kuptojmë se dolëm të tradhtuar nga udhëheqësit e lartë dhe nga diktatura e hekurt staliniste enveriane. Me gjakun e 28000 jëve të lirisë dhe mundin e 2 milionë e më shumë skllavëve, ai i krijoi vepra dhe kështjella si tij, privilegje mëdha që as sulltanët e perandorëve osmanë nuk i patën. Shumë nga ata që bënë luftën e hodhën në greminë nga Enver Hoxha, u diskriminuan, duke u mohuar, e dhe ke drejtat e 100 lekësh të luftës, sepse luftën e madhe e mban në dy pjesë para 24 majit dhe pas 24 majit, që qe periudha më e rëndë e kryengritjes së armatosur. Dheosi i vitit 1990 solli erën e demokracisë [vë?] Studentore që e përkrahën edhe nga zore që e nisën e procesve demokratike në Shqipëri, solli mokratizimin e Shqipërisë me rrugë paqësore, duke realizuar ndryshimet tona për Shqipëri demokratike, ku njerëzit të jetonin të barabartë përpara ligjit. Të gjithë ne veteranët kemi qenë në gjendje e shkatërruar për 100 lekësh e luftës si, për ende nuk i kemi marrë për pengesa ... [pjesa e palexueshme]. Me respekt nga grup veteranësh ... [pjesa e palexueshme]