26/10/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

26 tetor 1991

AKTIVI I KËSHILLIT KOMBËTAR TË PD

…shtën e enjte më datën 24 tetor 1991 u mbajt një Tirana Aktiv i Këshillit Kombëtar të PD. Ky aktiv ishte ngjarja më e madhe në jetën e Partisë pas Kuvendit të saj të muajit shtator. Mbledhjen e hapi zoti Sali Berisha, kryetar i Komisionit Drejtues. Pas një ekspoze të shkurtër të qëllimit dhe të detyrave që shtron zhvillimi aktual i ngjarjeve në Shqipëri për forcimin e luftës për demokraci të PD, ai dha fjalën zotit Eduart Selami, sekretar i Komisionit Drejtues të Partisë. Në emër të Kryesisë së PD zoti Eduart Selami paraqiti për arritjet dhe problemet që lidhen me deklaratën e të parëve politike, PD, PR dhe PSD që përbën që lidhen me deklaratën e të tri partive politike, PD, PR dhe PSD që përbëjnë veprimin kryesor të politikë të partisë këto dy muaj e fundit. Ajo synon të arrijë sa më parë stabilitetin e vendit dhe vendosjen e demokracisë së vërtetë në Shqipëri. Pavarësisht nga rëndësia e 7 pikave të deklaratës, shkalla e realizimit të saj është minimale. Kërkesa për shkrirjen e Sigurimit të Shtetit, për shembull, është plotësuar me 1/4. Pjesa dërrmuese e punonjësve të këtij institucioni famëkeq është shpërndarë në dikastere të ndryshme, kryesisht në Ministrinë e Ruajtjes së Rendit Publik dhe në SHIK. Ky i fundit nuk merr vesh fare se ç’bëhet në Shqipëri duke i lënë dorë të lirë mafies politike që përdor segmente të fshehta të Sigurimit të Shtetit për të destabilizuar situatën në vend. Mjetet e informacionit vazhdojnë të funksionojnë si në kohën e monizmit. Ne mendojmë se pa u zgjidhur problemi i mprehtë i RTV nuk mund të hyhet në zgjedhjet e reja parlamentare. Në kohën që shumica e gazetave lokale janë kthyer në organe të PS, është i lënë kalimi i gazetës sonë RD në të përditshme. Më poshtë zoti Selami bën një pasqyrë e rinovimit të ngushtë të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Procesi ka nisur, por po kryhet shumë ngadalë. Veçanërisht në vendet e duhën konsideruar përfaqësitë tona në Washington, Moskë, Londër, Paris, Bon, Bruksel, Romë për krijimin e një imazhi krejt tjetër të politikës së jashtme shqiptare. Kjo politikë duhet vënë në baza të shëndosha të interesave kombëtare e jo të klientit të Barz Aliut. E komuniste shqiptare, e bllok… [?] … [tekst i palexueshëm] … [Pjesë e tekstit është shumë e paqartë.] … Zoti Imami shfaqi mendimin që gazeta «RD» duhet të shndërrohet sa më parë në të përditshme. Mos zgjedhja e kësaj detyre ngarkon me përgjegjësi Kryesinë e Partisë. Partia e ndryshme politike ka… [?] … administruar Jundrejt… [?] Hedhja e simboleve komuniste nga stema e flamurit kombëtar janë në momente me rëndësi të madhe politike. Ne do të përpiqemi ta realizojmë sa më shpejt këtë kërkesë të demokracisë e të masave popullore. Një fitore e shquar e PD në parlament është miratimi i ligjit për dhënien e pafajësisë të burgosurve politikë. Në arritëm jo vetëm t’i thyejmë kundërshtarët në qëndrësën e tyre të pathëmeltë, por edhe t’i bëjmë të adaptojnë pikëpamjen tonë, siç u provua me fjalën e Fatos Nanos për alternativën: pafajësi apo amnisti. Së fundi al u ndal në problemin e forcave të rendit. Meftsh[t?]ësia, indiferenca dhe paaftësia e tyre duhen analizuar nga të gjitha partitë e opozitës për të gjetur një zgjidhje të ngutshme. Në fjalën e tij zoti Arben Imami nënkreytar i Partisë, u përqëndrua në rolin tejet negativ që presidenti Alia, duke qenë armik i palëkundur i transformimeve demokratike në Shqipëri, po përfiton nga këto transformime të realizuara nga opozita duke u paraqitur në vendet e huaja si iniciator i klimës së re politike shqiptare. Ai duhet bllokuar e zhveshur në veprimtarinë e tij meqënëse dorëheqja nuk është në dorën tonë. Personalitetet shtetërore të PD në qeveri apo parlament nuk ka pse ta shoqërojnë atë në vizita qeveritare, qofte edhe për protokoll. Këmbëngulja e tij për të qëndruar në atë post i ka kaluar kufijtë e etikës prandaj nuk ka pse të ruhen këta kufij për një respekt formal ndaj tij. Problem i mprehtë për demokracinë, vazhdoi zoti Imami, është, veçimi i punonjësve të Sigurimit të Shtetit në Ministrinë e Ruajtjes së Rendit, në SHIK. Hetuesi, Prokurori e në mjaft institucione të tjera që sjellin informacione të fuqishme të tyre. Ata duhen spastruar nga çdo qelizë apo vrimë ku janë futur, me vendosmëri e pa hezitim. Problemi i RTV kërkon gjithashtu zgjidhje të ngutshme. Pa depolitizimin e RTV nuk mund të ndërmerret asnjë hap për zgjedhjet e parakohshme. Pa zgjidhje s’ka zgjedhje. Tashmë për çdo shqiptar është bërë problem shqetësues sigurimi i jetës dhe i pasurisë. Po luftojmë për çarmatimin e popullsisë. Nëse zbatimi i ligjeve nuk do të arrihet, atëherë duhet të armatoset e gjithë popullsia për vetëmbrojtje, sepse organet e ruajtjes së rendit janë kthyer në vëzhgues indiferentë dhe regjistrues të krimeve. PS, e cila ka mjete e prona të shumta. Për problemin e avancimit të zgjedhjeve politike zoti Imami vuri në dukje nevojën e hartimit të një ligji të ri elektoral, që do të jetë një kompromisi i forcave kryesore politike. Ai shtoi se partia duhet të bëjë më shumë për përpjekje për një organizim më efikas i cili do t’i shërbejë fushatës së zgjedhjeve. Herë pas here duhen bërë sondazhe të opinionit. - Ekzistojnë disa pengesa reale për zhvillimin e zgjedhjeve qysh në dhjetor, shtroi ai. Dimri po vjen, 7 pikat e deklaratës së 3 partive nuk janë realizuar, legjislacioni që po bëhet është i favorshëm por ai do njëfarë kohe të miratohet. - njihet kohë të miratohet.» Fushata elektorale tashmë ka filluar. Duhet të përgatitemi për të filluar që nga konceptimi i komisioneve elektorale që do të ndahen në tri grupe: grupi i listës, ai i vëzhgim - kontrollit dhe grupi i propagandës. I gjithë diskutimi i Z. Imamit përqëndrohej nga preokupimi që afrimi i zgjedhjeve diktohej nga nevoja e fuqizimit të pushtetit ekzekutiv, forcimit të rendit dhe kryerjes së reformës ekonomike. Zoti Berisha i quajti të gabuar shoqërimet, pritjet dhe përcjelljet e presidentit Alia nga ana e zyrtarëve të PD. PD qëndrimin e saj ndaj presidentit e ka shprehur qysh në ditën e zgjedhjes së tij. Sot në Shqipëri rendi thuajse mungon. Ne kemi qenë dhe jemi për iniciativën dhe sipërmarrjen e lirë por qeveritarët tanë duhet të jenë më aktivë në luftën kundër mafies ekonomike. Asnjë nga anëtarët, aktivistët apo drejtuesit e PD në pushtet ose jo, nuk duhet të lejojë vetes përfitime të paligjshme nga kaosi i krijuar. Nëpërmjet veprimit shumë më dhe tani ata kanë të drejtë të shohin gjërat me lupë. Atyre u ka dhegur kurizi prandaj nuk ka kurrejn as ne. Lidhur me zgjedhjet mendoi se situata politike, mungesa e rendit dhe paaftësia e qeverisë për të vendosur rregullin e qetësinë kërkojnë që ato të zhvillohen sa më shpejt që të jetë e mundur teknikisht. Zoti C… [?] … [tekst i prerë dhe pjesërisht i palexueshëm] tona vetëm ata që kanë ndryshuar para 31 Marsit. Mund të pyes: po ata qindra dhe mijëra anëtarë të ndershëm të PP që më 31 mars nuk kishin dalë nga kjo parti, po votuan për ne, a nuk kanë të drejtë të bashkohen me ne? T’u mohosh atyre këtë të drejtë është antidemokratike sepse kështu dënohet jo vetëm individi, por dëmtohet edhe demokracia. Në këtë rast harrohet që PD është të parti elektorale dhe historia jonë varet vetëm nga votat e zgjedhësve. Fillimi i betejës për çrrënjosjen e komunizmit pati si rrjedhim fillimin e një fusha të egër shpifjesh dhe sulmesh të PP(S)SH kundër PD dhe disa drejtuesve të saj. Por edhe kjo jo për vetë bazamentin që ka, do të përfundojë si të tjerat. Natyrisht kjo fushatë ka edhe pasojat e saj të pritshme. Kështu ndodh njëherë edhe në PD vërehet dy qëndrimin. Këtu nuk e kam fjalën për mendime të ndryshme që duhet të ndjekë PD për çrrënjosjen e komunizmit. Më konkretisht a duhen përdorur mitingjet e manifestimet krahas mjeteve të tjera legale siç janë veprimtaria e deputetëve apo e ministrave demokratë? Fakt i pamohueshëm është se dje në parlament PP(S)SH tregoi se ka vendosur të marrë largojë nga skena politike (kuptohet me metodat e saj të njohura) nëse unë nuk heq dorë nga manifestimet popullore. Mendoj se për këtë rast nuk ka rëndësi largimi i një apo dy njerëzve, rëndësi ka që ata të shmangin presionin që shpalltallon diktaturën dhe mbeturinat e saj. Prandaj edhe ne këtu duhet të vendosim nëse duhet të vazhdojmë me veprime politike qytetare apo duhet ta ndërpresim atë. Zoti Alia ne apo duhet ta ndërpresim atë. … [Pjesa e poshtme e kolonës është e mbuluar/prerë.] mtarisë së tij ka qenë dhe mbetet ndërtimi i një shteti demokratik, lufta kundër komunizmit si sistem, por jo kundër komunistëve. - Unë kam synuar gjithmonë - tha ai - për vendosjen në Shqipëri të institucioneve demokratike e të ekonomisë së tregut si dhe për rritjen e prestigjit të saj në arenën ndërkombëtare. Unë përfaqësoj në qeveri PD. Nuk trokita në portat e saj, por më caktoi partia ime. Unë duhet të udhëheq një reformë ekonomike. Jam përpjekur të zbatoj të gjitha pikat e programit. Reforma mbi tokën përputhet me programin tonë, privatizimi po ashtu. Stabilizimi ka autorësinë tonë. Në planin ndërkombëtar është bërë shumë që Shqipëria ajo që të integrohet me botën, të pranohet në FMN, në Bankën Botërore e në institucione të tjera të fuqishme ndërkombëtare brenda një kohe rekord, fakt pa precedent në historinë e këtyre institucioneve. Këto zhvillime do t’ia presin rrënjët komunizmit në Shqipëri. Demokracia do të vendoset mbi bazat e ligjit. Bota mat shkallën e seriozitetit tonë nga sasia dhe cilësia e ligjeve demokratike që nxjerrim e jo nga numri i mitingjeve. Të tjerë mund të kenë mendime të ndryshme. Këtu as që bëhet fjalë për përçarje. Opinionet e ndryshme fuqizojnë demokracinë - nuk e dobësojnë atë. Përsa i përket afrimit të zgjedhjeve, zoti Pashko nënvizoi se nuk duhet të hymë në zgjedhje pa pasur sigurinë e fitores. Në diskutimin e tij zoti Genc Ruli vuri në dukje që situata e brendshme po precipiton e mund të na shpjerë në katastrofë. Që të realizohet demokracia forcat demokratike duhet të marrin pushtetin. Pjesëmarrja e PD në qeveri ka qenë e suksesshme. Reforma që në themel kërkon njëfarë qetësie pasi fusha e zgjedhjeve do të ndërprisë çdo veprimtari ekonomike. Fushata e zgjedhjeve duhet organizuar me kujdes. Ngutja është fatalitet. Pesha e PD është shumë e madhe në jetën politike të Shqipërisë. Mendoj që afati më i përshtatshëm për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme është muaji mars. Shqetësimin më të madh do ta kemi pas marrjes së pushtetit. Kemi një strukturë të aparatit shtetëror që pothuajse nuk punon. Ai duhet të përshtatet një shteti të ri, një ekonomi tregu. Antikomunizmi në Shqipëri është i domosdoshëm, por ai nuk duhet të na çojë në luftë civile. Aspirata jonë është Evropa. Duhet që edhe psikologjikisht t’i përshtatemi Evropës. Koalicionet me Qeverinë e Stabilitetit u pranuan si të pashmangshme, si forma kalimtare. Ai shtoi se nuk ka alternativë ndërmjet mitingut dhe reformës. Që të dyja janë pjesë të luftës sonë, të mitingjit na japin kredibilitet të brendshëm, reforma kredibilitet të jashtëm. Ministria e Financave është e angazhuar plotësisht për të zhdulur korrupsionin financiar në Shqipëri. Duke iu përgjigjur një pyetje për qëndrimin e tij ndaj presidentit zoti Ruli e cilësoi se ai president nuk e mbron të drejtën e popullit për të vendosur në Evropë… [fjalia vazhdon/teksti pjesërisht i palexueshëm] … [teksti i poshtëm i kolonës është i zbehur dhe pjesërisht i mbuluar] Alia, Ai vazhdon të jetë i plotfuqishëm dhe shumë djallëzor, prandaj lufta ndaj tij duhet të mos bëjë për asnjë çast. Ne duhet të përpiqemi që të sigurojmë mbi 50 përqind të votave në zgjedhjet e ardhshme. SHIK dhe elementët të Sigurimit të Shtetit po veprojnë në hije kundër demokracisë. Edhe policia është e pafuqishme kundër krimeve që kryhen sipas skenareve të parapërgatitur. Reforma ekonomike është një fitore e PD. Por ajo nuk zbatohet në praktikë. Atë e pengojnë kriptokomunistët. Shthrohet problemi se kur duhet të hymë në zgjedhje, tani shpejt apo në pranverë? Jam për një mesatare, për një datë të pranueshme, për 20 shkurtin. Ligji i ri elektoral është tepër i rëndësishëm. Për riorganizimin e SHIK zoti Çika propozoi që të nxirren të gjithë punonjësit e tij në asistencë sociale të plotë dhe pastaj të zgjidhen elementë të përgatitur për t’i futur në SHIK, pra ata që janë specialistë të aftë të ndershëm dhe të papërlyer. Ai kërkoi me forcë arrestimin e bllokmenëve. Ai shtroi mendimin që tërheqja nga qeveria e ministrave tanë do të ishte një veprim i arsyeshëm. Zoti Ndriçim Allaj vuri në dukje prevalencën e faktorëve politike ndaj atyre ekonomike. Populli po vuan për artikuj ushqimorë të nevojës së parë. Po pasurohen pushtetmbajtësit. Gjendja të nevojës së parë. Po pasurohen pushtetmbajtësit. Gjendja në fshat është alarmante. Tokat e pambjella sot janë kërcënimi ynë nesër. Shteti është i paralizuar. E gjithë kjo është përgatitur nga Ramiz Alia. Është detyrë e PD që të bëhet lidership i demokracisë. Për datën e zgjedhjeve duhet të mendohemi mirë se humbja e të ishte fatale. Ai kërkoi me këmbëngulje arrestimin e menjëhershëm të bllokmenëve, ndarjen e tokës, sistemimin e specialistëve të bujqësisë, pajisjen e fshatarëve me mjete pune, ristrukturimin e SHIK si hapa fillestarë për të shkuar në zgjedhjet parlamentare. Ai propozoi organizimin e javës së luftës kundër komunizmit gjatë ditëve të para të nëntorit (1-8.11.1991). Në diskutimin e saj zonja Merita Zaloshnja u përqëndrua në problemin e zgjedhjeve të parakohshme. Ajo nënvizoi që më 31 mars humbëm në fshat. Çfarë kemi bërë për të fituar atje në zgjedhjet e afërme? Ajo kritikoi deputetët tanë dhe ministrat e PD që nuk e kanë vënë theksin me forcë të pengesat që has zbatimi i reformës në fshat, pikërisht të zotërinjtë Pepa dhe Dumani. Jashkë socializmit që pengon zbatimin e reformës. Ajo u ndal gjithashtu në nevojën e sigurimit të mjeteve financiare për fushatën e zgjedhjeve dhe të një ligji të mirë elektoral. Gjithashtu me rëndësi është problemi i RTV i cili duhet zgjidhur sa më parë. RTV shqiptar ka qenë dhe mbetet opozitar i PD. Jam i mendimit – tha zoti Ismet Ferizaj – që problemi i zgjedhjeve duhet të niste të diskutohej qysh në prill. Populli po na kritikon që puna ka rënë. Ne sot duhet të diskutojmë: a do të punohej për zgjedhjet apo jo? PD duhet të luftonte të ishte njësi njerëzish e saj në SHIK, Polici, Prokurori, Hetuesi, etj. Për problemin e presidentit ne nuk kemi forcë ta heqim, por nuk duhet të pajtohemi në asnjë rast të veçantë me mendimin që ta mbajmë. E quaj të nevojshme unifikimin por pa aq edhe demokracinë. Zoti Agim Haxhiaj nënvizoi faktin që udhëheqja e PD duhet të … (Vijon në faqen 6) SKËNDER SHKUPI … [Vijim i artikullit, fillon në mes të fjalisë.] … alternativa: pafajësi apo amnisti. Së fundi ai u ndal në problemin e forcave të rendit. Mefshësia, Kryetari i PD, zoti Sali Berisha theksoi se në këtë etapë PD ka shpallur si objektiv themelor, si detyrë urgjente të përparësisë së veçantë çrrënjosjen e komunizmit nga Shqipëria. Me këtë PD nënkupton zhdukjen e platformave, praktikave e të vetë pushtetit komunist. Demokracia dhe komunizmi nuk pajtohen me njëri-tjetrin. Komunizmi është jo legjitim, i tillë ka qenë ai që në fillimet e tij. Në histori ai u imponua me dhunë dhe nuk fitoi kurrë legjitimitetin. Çrrënjosja e komunizmit nga Shqipëria është e domosdoshme edhe për zbatimin e politikës së pajtimit kombëtar. PD është e para forcë politike shqiptare e cila, që në themelimin e saj kërkoi vënien në jetë të kësaj politike. Ajo është e vetmja parti në Evropën Lindore që doli me devizën «opozitare por vëllazërore». Në asnjë rast ne nuk duhet të braktisim këtë devizë. Të tjerët na kanë vrarë, ndezur, persekutuar, burgosur, ne as do të ndjekim e as do të persekutojmë ndonjë. Nëse këmbëngulim për dënimin e megakudhëtëve kjo përbën një akt të ligjshëm e të dënueshëm për çdo njeri të ndershëm kudo në botë, pavarësisht nga bindjet e tij politike. Mesazhi ynë themelor bot mbetet përsëri pajtimi kombëtar. Limitimi i pafajësisë nga Kuvendi Popullor ishte një arritje e madhe dhe një premisë e shëndoshë për arritjen e këtij pajtimi që përbën edhe një nga nismat e mëdha historike të PD. Në këtë kuptim theksojmë se nuk ka e nuk do të ketë pajtim kombëtar në rast se nuk e mohojmë tërësisht e drejtën e ndryshimit. Disa herë kemi dëgjuar se në duet të pranojmë në radhët… [tekst i prerë]

NJOFTIM

Ditën e enjte, datë 24 tetor 1991 u mblodh Këshilli Kombëtar i PD-së. Në këtë mbledhje pas diskutimeve kryesore të zotit Selami lidhur me Deklaratën e përbashkët të partive të opozitës demokratike dhe realizimin e kërkesave të kësaj Deklarate dhe të zotit Imami lidhur me objektivat që PD dhe shoqëria shqiptare duhet të realizojnë për tu futur në zgjedhje me të vërtet të lira e të ndershme, u bë një analizë e gjendjes politike, ekonomike e sociale të vendit. Në analizën e bërë u konstatua se kërkesat e bëra nga opozita nuk po gjejnë zgjidhje, se forcat e rendit, prokuroria dhe hetuesia nuk po krijojnë garanci për ruajtjen e rendit, se ndarja e tokës po pengohet, se televizioni shqiptar megjithë kërkesat e vazhdueshme ka mbetur unilateral dhe procedurat për zgjidhjen e problemeve të tij po zvarriten. Në këtë analizë u çmua programi i reformës ekonomike për të cilën u shpreh mbështetja dhe angazhimi i plotë i PD-së për zbatimin e tij. Këshilli Kombëtar vlerësoi gjithashtu kontributin e qeveritarëve tanë për futjen e Shqipërisë në organizatat dhe mekanizmat ekonomike e financiare ndërkombëtare. Këshilli Kombëtar i PD-së në mbledhjen e tij të parë qëndroi në mënyrë të veçantë në problemin e zgjedhjeve. Ai u shpreh për nevojën e zgjedhjeve të afruara si alternativë e vetme për të vendosur rendin, funksionimin e shtetit juridik, ndarjen e tokës dhe kryerjen e reformës. Këshilli Kombëtar vendosi që Kryesia e Partisë të organizojë një takim me përfaqësuesit e PD-së në organet ekzekutive për të analizuar thellimin e reformës ekonomike e për ta mbështetur atë. Ai i bëri thirrje Partisë që të jetë një barrierë e fuqishme, kundër korrupsionit dhe veprimeve që synojnë në uzurpimin e pushtetit ekonomik nga ish pushtetmbajtësit. Këshilli Kombëtar vendosi që Partia të bashkërendojë edhe në të ardhmen të gjitha format legale të luftës për demokraci. KËSHILLI KOMBËTAR I PD-së

DEKLARATË VOTËBESIMI E GRUPIT PARLAMENTAR TË PD

I nderuar zot Kryetar. Të nderuar deputetë. Më lejoni të përmbledh këtu mendimet e shprehura nga deputetët e PD gjatë diskutimit të programit për reformën ekonomike të paraqitur nga Qeveria e Stabilitetit, të cilat në tërësinë e tyre më japin të drejtën të bëj njëkohësisht një deklaratë vote. Në teren[in?] e tyre këto diskutime theksuan se është një program realist, i formuar mbi njohjen e realitetit ekonomik dhe politik si zgjidhje e shpejtë drejt ekonomisë së tregut. Është njëkohësisht një program i kaluar përmes mbështetjes nga Këshilli i të 24-ve dhe nga FMN. Gjithashtu Qeveria ka gjetur edhe mbështetjen e partive jashtë parlamentare dhe sindikatave duke e konsultuar paraprakisht programin me përfaqësuesit e tyre. Kjo është një garanci për fillimin e zbatimit të reformës ekonomike si dhe për depolitizimin e saj, në mënyrë që pasojat të mos shfrytëzohen nga partitë dhe shtypi për krijimin e kapitaleve politike. Mendimi i përgjithshëm është se reforma përbën një projekt të shumëanshëm dhe shumëvjeçar, zbatimi i së cilës duhet të filluar nga projektuesit e saj. Armi i së cilës duhet filluar nga projektuesit e saj [?]. Armi i të parashikuara nga qeveria janë optimale dhe inkurajuese. Por rruga duhet matur me ritmin e hapave të para. Hapi i parë i hedhur me ligjin mbi tokën është në fakt tepër i ngadalshëm prandaj duhet nxituar për t’i dhënë nxitimin fillestar gjithë reformës. Votbesimi që i japim qeverisë e obligojmë me kërkesën për t’u rritur kompetencat e saj në drejtim të funksionit të shtetit ligjor, të vendosjes së rendit dhe qetësisë, të aktivizimit të gjithë forcave materiale, njerëzore, intelektuale për një fillim sa më të suksesshëm të reformës. Ne kërkojmë njëkohësisht që në zbatimin e saj të ketë një transparencë që do ta bëjë të ndërgjegj- (Vijon në faqen 5)