THIRRJE
PËR MBAJTJEN E KUVENDIT PËR PAJTimin DHE BASHKIMIN MBARËKOMBËTAR ME 28 NËNTOR 1991
Të mbledhur më datën 24.10.1991 në një përgjegjësi të madhe të apelut urgjent që kombi shqiptar i bën bijave dhe bijve të tij për kapërcimin e krizës së thellë që ka pllakosur vendin dhe për mënjanimin e rrezikut të katastrofës që po e kërcënon atë dita-ditës, intelektualë nga shumë institucione dhe ndërmarrje e konsideruan njëzëri imediate trajtimin në shkallë të gjerë dhe me seriozitetin më të madh të problemit të pajtimit dhe bashkimit mbarëkombëtar.
Duke u nisur nga dëshirat:
- për të vendosur qetësinë dhe paqen sociale,
- për t’i krijuar kushte normale të favorshme zbatimit të reformës ekonomike,
- për të mbështetur e garantuar zhvillimin e pandalshëm të demokracisë pluraliste dhe
- për t’i çelur rrugën e përparimit të vrullshëm vendit, si dhe integrimit të tij të denjë në bashkësinë evropiane, duke mbajtur njëkohësisht parasysh se:
- ideja e bashkimit kombëtar është pranuar nga të gjitha partitë politike të vendit dhe është shprehur në të gjitha programet e tyre dhe se kjo ide ka gjetur përkrahje të plotë në opinionin publik shqiptar, në shtyp dhe në mjetet e tjera të informacionit masiv e nga personalitetet e shquara të Kosovës dhe diasporës shqiptare,
MBLEDHJA E INTELEKTUALËVE NISMËTARË:
VENDOSI:
1. Të bëjë thirrje që të mblidhet Kuvendi mbarëshqiptar më 28 Nëntor 1991, në Tiranë.
2. Boshti i punimeve të tij të jetë: Pajtimi dhe Bashkimi Kombëtar, problemi më i mprehtë i kohës për interesat e vendit dhe të gjithë shqiptarëve për të sotmen dhe të ardhmen e tyre.
Kohët moderne kërkojnë një pajtim kombëtar bashkëkohor, ashtu siç e kanë bërë shumë popuj e vende të tjera. Duke qenë kusht i domosdoshëm për bashkimin e të gjithë shqiptarëve brenda e jashtë Shqipërisë pajtimi nuk përjashton, përkundrazi, presupozon ekzistencën e pluralizmit politik të diversitetit të opinioneve, të debatit dhe të polemikës si thelb të rivalitetit midis partive politike. Ai duhet të përjashtojë vetëm një gjë, dhunën në trajtimin dhe zgjidhjen e problemeve sociale dhe politike. Ndaheni në ide e pikëpamje, në parti politike e programe, në besime fetare të ndryshme por kemi të përbashkët kombin, Shqipërinë, jemi të gjithë shqiptarë, vëllezër gjaku, ndaj të mëmë shqiptarinë mbi çdo gjë.
Meqë mbajtja e Kuvendit në nëntor ishte një hap dore dhe përgjegjësitë për të kishin ngecur, u detyruam të marrim këtë nismë.
Koha nuk pret më! Në castin kur vijnë përsa kaq perspektiva e rilindjes së vërtetë demokratike dhe e ngjitjes së shpejtë në nivelin e vendeve evropiane, atdheu po i trokët në derë shtyrja e përgjithshme, degradimi dhe kaosi, po përhapen me shpejtësi dhe i thandeni vjedhja, korrupsioni, banditizmi, pasiguria e njerëzve. Vendi po rrëshqet me shpejtësi drejt luftës vëllavrasëse, vetasgjësuese, për të cilën të gjitha forcat politike, pa përjashtim, por sidomos partitë që marrin pjesë në Qeverinë e Stabilitetit, kanë përgjegjësi të rëndë për këtë gjendje pa rrugëdalje dhe historisë. Është koha që të ngrihemi mbi interesat e ngushta partiake dhe, të bashkuar, të marrim menjëherë masa konkrete dhe, po qe nevoja edhe të jashtëzakonshme, në mënyrë që situata të mos precipitojë e të dalë jashtë çdo kontrolli.
Kuvendi lipset të jetë shprehje e forcës dhe e vullnetit të shqiptarëve për të mbrojtur kombin dhe demokracinë, ai duhet të shënojë fitoren e urtësisë tradicionale shqiptare në zgjidhjen e problemeve politike e sociale të vendit.
Kuvendi duhet mbajtur tani, në nëntor, edhe për arsyen tjetër jo më pak të rëndësishme: e tani është çasti më i përshtatshëm për të sensibilizuar me zë të lartë e intensivisht në qarqet botërore, Amerikën, Evropën, organizmat ndërkombëtare dhe popujt për të njohur Republikën e Kosovës si hap të domosdoshëm për zgjidhjen e çështjes shqiptare në tërësi.
3. Mbledhja vendosi t’u bëjë thirrje të gjitha partive politike të vendit, të gjitha shoqatave dhe organizatave politike e shoqërore, të gjitha komuniteteve fetare e patriotëve shqiptarë që ta miratojnë mbledhjen e këtij Kuvendi, t’i japin ndihmesën e tyre për organizimin e tij si dhe të marrin pjesë në të, që ai të kurorëzohet me sukses të plotë.
Në mënyrë të veçantë i bëjmë thirrje Federatës së Rinisë Shqiptare, studentëve universitarë dhe organizatave të tyre në të gjithë vendin, Bashkimit të Sindikatave të Pavarura dhe Konfederatës së Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për të përkrahur e mbështetur mbajtjen e këtij Kuvendi.
4. U bëjmë thirrje për të marrë pjesë në Kuvendin për pajtimin dhe bashkimin kombëtar të partive politike e organizatave shoqërore dhe personaliteteve të shquara politike e shoqërore të Kosovës.
5. Ftohen të gjithë personalitetet e shquara dhe organizatat shoqërore patriotike të diasporës shqiptare që të japin ndihmesën e tyre dhe të dërgojnë përfaqësuesit e tyre në Kuvend.
6. U bëjmë thirrje gjithë intelektualëve shqiptarë jashtë e brenda partive politike, Akademisë së Shkencave, Universiteteve dhe gjithë institucioneve kërkimore shkencore, arsimore, kulturore, Institutit të Lartë të Arteve etj. që të solidarizohen me këtë Thirrje dhe të marrin pjesë aktivisht në përgatitjen e Kuvendit.
Mbledhja e Intelektualëve nismëtarë për mbajtjen e Kuvendit për Pajtimin dhe Bashkimin Kombëtar.
Tiranë, më 24. 10. 1991
FATET E KOMBIT NË RREZIK
Në një mënyrë tragjike periudha që po kalojmë të kujton vitet e vështira 1913-1914 kur Shqipëria e sapokrijuar u çua drejt katastrofës. Armiktë e jashtëm ishin atëherë po të sotmit, shovinistët serbë dhe grekë, të cilët menduan se një Shqipëri e dobësuar është preja e tyre.
Armiktë e brendshëm ishin turkoshakët e Esat Toptanit të cilët për të mbajtur në këmbë botën anadollake qenë gati të shisnin edhe pavarësinë e vendit. Strategjia e të dy palëve ishte destabilizimi i situatës së brendshme, krijimi artificial i eksodeve, nxitja e grabitjeve, vrasjeve, vëtejgjyqësive, deri në formimin e një opinioni ndërkombëtar se shqiptarët nuk janë të aftë për të pasur një shtet të vetin. Pjellë e kësaj gjendjeje ishte lëvizja e ashtuquajtur «fshatare» e Haxhi Qamilit, 1 cili me parullën duam Babën, kërkonte të kthente «qetësinë» dhe «sigurinë» e vendit anadollak. Një skenar i tillë i dështuar në ato vite kur Shqipëria ishte ende foshnjë kërkohet tani të vihet në jetë në një moment kur një popull i tërë është bërë i ndërgjegjshëm se fatet e tij lidhen me demokracinë. Për ta vënë në jetë atë janë thirrur në skenë spiunët e UDB-së dhe të Megaliidhesë, kriminelët e hapur e të fshehur politikë të regjimit të Enver Hoxhës, hajdutët dhe vrasësit, arkeokomunistët që veshin petkun socialist dhe konservatorët që hiqen si demokratë. Ky koleksion viruesh vjedhjesh është rreziku më i madh që i kanoset jo vetëm demokracisë, por vetë ekzistencës të kombit shqiptar. Brenda tij po profilohen Zograftët, Esat Toptanët, Haxhi Qamilët, që në një aleancë të heshtur po i hapin varrin kombit. Mekanizmi i veprimit të tyre është tepër i thjeshtë: prishja e rendit publik dhe qetësisë me synimin djallëzor për të krijuar imazhin e një vendi të pasigurt për emërtime e huaja. Kjo do të thotë dëshpërim i reformës ekonomike, asfiksi e ekonomisë dhe si rrjedhim shkatërrimin e Shqipërisë. Po të realizohej ky plan, në prarverë flamuri grek dhe ai serb do të takoheh në Shkumbin, Haxhiqamilët do të varen edhe Esat pashët dhe të sistemohen nëpër vila, natyrisht në territorin serb. Prognoza është makabre, shpëtimi është i lehtë: vendosja e rendit përmes ligjit. ... Përveçse e rendit në Shqipëri varet nga dy faktorë: nga funksionimi i pushtetit civil dhe nga puna e organeve të rendit. Pushteti civil pësoi goditjen e parë nga lëvizja e gjerë demokratike, që e mohoi atë si një vegël të partisë së punës. Ky pushtet ishte i komprometuar nga zgjedhjet e 31 marsit, kur u bë pjesë e mekanizmit të cilin PP korri fitoren e Pirros. Pas kësaj filloi paraliza e tij në ato zona ku fitoi demokracia, që u shpreh në mospranimin nga populli dhe si rrjedhim në vetëgjyqësinë. Kalimi në organet pluraliste ishte një përpjekje për stabilizimin e këtij pushteti, që duhet kuptuar si një etapë kalimtare drejt pushtetit të mirëfilltë demokratik. Ky proces ka dhënë rezultate më të mira atje ku u bë më herët shkëputja e regjimit të vjetër. Përkundrazi, në zonat ku PP ruajti bastionet e saj, si në Tepelenë, Përmet etj. valët e shkatërrimit të pushtetit të komunisteve, po arrijnë tani me të njëjtat shenja si ato të prill-majit, ku mundësia e kontrollit të popullit dhe të partive politike është më direkte; perspektiva e stabilizimit mbetet e hapur, nëse do të pastrohen ferrat dhe bimët e helmuara të së kaluarës. Perspektiva e paraqitur nga Ministria e Rendit përkundrazi shkon drejt mbylljes dhe disfatizmit. Në krahasim me vitin 1990 që eka qenë ai i qetësisë, grabitjet me dhunë janë rritur në 76 për qind, grabitjet e dyqaneve 300 për qind, vrasjet 73 për qind, aksidentet automobilistike kanë pasur 140 viktima, ndërkohë kur zbulimi i këtyre autorëve ka rënë. Një numër i madh prej tyre (193 vetë) kanë gjetur strehim në Greqi, ku gjenden edhe rreth 2000 ushtarë që kanë braktisur shërbimin ushtarak, sepse pas një mbërritje hermetike organet e rendit i hapën me të katër kanatet portat e kufirit. Do të mjaftonin këto shifra për të treguar se organet e rendit po lejojnë destabilizimin e vogël që do të na çojë së shpejti drejt të madhit. Shpeh herë ato kritikojnë për mos suksesin e punës së tyre organet e ligjit të cilët sabotojnë, duke liruar keqbërësit e arrestuar nga policia. Kjo është veçse një lojë e hidhur ku i luhet arrestuar nga policia dhe të policisë së thjeshtë sepse kur pas dhjetëra sulmesh nga persona të panjohur kundër autorëve në rrugëra sulmesh nga persona të panjohur kundër autorëve në rrugëra sulmesh nga persona të ministrit të drejtësisë dhe prokurorit të përgjithshëm, autorët e gjetur e vendin ditës dhe hetuesia nuk i përcaktojnë, autorët e vetëmbrojtjes së kohës së monizmit duket se nuk janë çliruar ende nga organet e rendit. Nuk është më një mendim personal se mosfunksionimi i sistemit të rendit dhe të ligjit po e çon vendin drejt katastrofës, ashtu siç e çoi Esat Toptani më 1914. Nadhen e Esatit e kanë tani presidenti dhe PS, të cilët në ndarjen e portofoleve e kanë mani ngulën kambë që Ministria e Rendit të ishte monopol i tyre. Ministria e Rendit e caktua prej kësaj partie e ndryshoi nga ministritë e tjera dy nuk u laft asnjë përfaqësues i partisë opozitare në postet opozitare në postet e tjera të rëndësishme. Përkundrazi u ... [pjesa e dëmtuar] ... të vendosur ... [pjesa e palexueshme]. ... (Vijon në faqen 2)
KRONIKE
Me dt. 30.10.1991 Forumi Rinor i I.L.P. «A Xhuvani» në Elbasan organizoi një takim të studentëve dhe pedagogëve të këtij Instituti me përfaqësues të PD në rreth e në qendër si dhe me përfaqësues të Forumit Rinor...
Ishin të ftuar nënkryetari i PD dhe kryetari i grupit parlamentar të PD, z. Neritan Ceka, kryetari i PD për Elbasanin z. Fatmir Manushi, kryetari i Forumit Rinor z. Ridvan Peshkëpia dhe nënkryetari i Forumit z. Romeo Karaj.
Gjatë këtij takimi z. Neritan Ceka u shpreh se si një nga ish-pedagogët e parë të këtij instituti dhe si përfaqësues i PD ai përkrah fuqimisht kërkesat e studentëve të këtij institucioni për ndërtimin e godinës së policisë si dhe për dhënien e statusit të Universitetit këtij Instituti.
Ai foli gjithashtu edhe për programin e PD, reformën ekonomike si dhe për punën e Parlamentit. Edhe të ftuarit e tjerë, F. Manushi, R. Peshkëpia, dhe R. Karaj shprehën mbështetjen e tyre për kërkesat e studentëve dhe të pedagogëve si dhe i informuan ata mbi strukturën dhe veprimtarinë e Forumit Rinor si dhe të PD në rreth. FR bënë një vizitë në lokalet e bibliotekës së këtij instituti.
Koresp. : i RD
Dje[p]i i shkollës shqiptare meriton universitetin
Këto ditë ILP “A. Xhuvani” në Elbasan përjetoi grevën e studentëve në historinë e tij (e para u bë në shkurt të këtij viti).
Kjo gjatë së cilës studentë dhe pedagogë të këtij instituti treguan se janë e do të mbeten kundërshtarë të çdo diktature si dhe luftëtarë të përparimit e të demokracisë.
Është fakt që studentët e këtij instituti ishin të parët që përkrahën nismën dhe lëvizjen e studentëve të U. Tiranës për pluralizëm dhe krijuan në Elbasan një lëvizje simotër me atë të shokëve të tyre të Tiranës me të cilët ata qenë së bashku në një hap deri në grevën e urisë ku ata çuan përfaqësuesit e tyre.
Fatkeqësisht vendimi absurd dhe regresiv i Ramiz Alisë, thënë me gojën e Kastriot Islamit, për mbylljen e shkollave bëri efektin e vet negativ. Si pasojë e saj studentët u detyruan të shpërndahen nëpër shtëpitë duke lënë një zbrazëtirë të konsiderueshme në mjedisin demokratik të Elbasanit. Pushimet e detyrueshme dhe ato tradicionale më së fundi mbaruan dhe kështu mjediset e papastra e pa xhama të këtij instituti u mbushën përsëri me studentë dhe, si për ironi të fatit, me një numër aq të madh sa e bënë të detyrueshme edhe fjetjen dyshe në dhomat tepër të ngarkuara të konvikteve. Megjithëse me kushte jo të mira ushqimi, fjetjeje e studimi ata pranuan të vazhdonin studimet.
Mirëpo jo çdo gjë ata mundën ta kapërcenin.
Ata s’mund ta pranonin kurrë sesi pasigurinë në territorin e institutit, poshtërimet dhe tentativat për rrëmbimin e vajzave të këtij instituti nga gangsterët e qytetit të Elbasanit që sot duket se janë të plotfuqishëm. Është e papranueshme për të gjithë që engjëjt e demokracisë të nënshtrohen nga trajtimi të tillë. Është e domosdoshme që Ministria e Rendit Publik dhe punonjësit e policisë së qytetit të Elbasanit të kryejnë detyrën për të cilën paguhen, të vendosin rendin dhe të ngrejnë një postë policie në territorin e këtij instituti sipas kërkesës që u është bërë. Në të kundërt është e nevojshme që kjo polici të ristrukturohet duke hequr nga gjiri i saj policët e kuq që janë kthyer në shërbimin kriminale.
Të nisur nga dëshira për të ngritur cilësinë e punës, autoritetin dhe për të forcuar themelet e pedagogjisë shqiptare kolektivi i pedagogëve dhe i studentëve të këtij instituti kërkon që instituti të tyre t’i jepet statusi i Universitetit. Ky status jo vetëm do të sjellë që fondet e caktuara të mos shfrytëzohen rrugës nga qendra në bazë, por do të mundësojë vendosjen e lidhjeve me Universitetet homologe jashtë vendit të cilat deri më sot i kanë refuzuar kërkesat e këtij instituti, pasi nuk e njohin për homologun e tyre duke u nisur thjesht nga emri i institutit. Më në fund me dhënien e statusit të Universitetit instituti ynë do të lë përjetojë atij diskriminimi sipas cilit institutet e rretheve shikohen si të njëjers. Elbasani që ka hapur të parën shkollë pedagogjike në Shqipëri dhe ruan tradita fuqishme në fushën e pedagogjisë, e meriton patjetër universitetin. Studentët, pedagogët e qytetarët e Elbasanit janë të vendosur për këtë.
Urojmë që zëri i tyre të mos bjerë në vesh të shurdhër.
INTERVISTE E LIGJSHME PER PS E PALIGJSHME
Lidhur me ca thashetheme që janë përhapur kohët e fundit, goxha komprometuese për Partinë Socialiste dhe udhëheqjen e saj, vendosa t’i kërkoj një intervistë shokut Fatos Nano, sekretar i parë, “më falni, kryetar i kësaj partie.
Mos u mundo kot, më tha një i njohur, Fatos Nano është politikan tashmë. A e ke vënë re gëzimin e tij prej aktori, dmth., prej politikanit modern, mënyrën e të ecurit, nëpër ballone? Si i djalë, nuk të thotë asgjë më tepër se v’ka thënë ZP-në Intervistën që i dha mikut të ngushtë të Sulo Gradecit, shokut Përparim Xhixha, të dielën e kaluar. Do ta kontrolloj gjuhën, e prapë ta kjo intervistë do të mbetet.
M’u trishtua me këta paralajmërim, sepse e ndjeva që kishte të drejtë. Po intervista prapë më duhej. Jo për tjetëri, por që t’ia ... [pjesa e palexueshme] ...
M’u afrua e më shkeli sy më madh, m’u afrua e më shkeli sy... Dëgjo, më tha, merr një patllake këfishe, nga ato të shokut Sulo ose të shokut Përparim (të zier dy herë, mundësisht). Jo se e heq shoku Fatos, të shkretën, megjithëse e ka qejf. Por, aty, me ndihmën e gotës së rakisë, do të dëgjosh të padëgjuarat. Nuk i thonë kot: ç’ka bar-ku i nxjerr bardhaku! Rakia sjell transparencë, jo shaka!
M’u tutua Bibla: e para që fjalë!
Dhe zbatuan pikë për pikë ato që më tha ai, bleva një shishe, me gjithë çmimin që ka kapërcyer qindëshen, për kg.
Dhe shoku Fatos filloi të ngrohej pranë asaj shelajta gotë. Dhe unë nisa e shtrova pyetjen e parë.
Pyetja e parë. Në intervistën e shtrirë sa një çarçaf dopio, me shkrim të imët, në Intervistën e shokut Sulo Gradecit, të dielën e kaluar, në faqen e parë, nuk dua të them ... [vazhdon i prerë] ... aq kohë Partinë tonë të Punës. Na linte shëndetin edhe masën e simpatizantëve pa parti, që ndjekin partinë se ajo i bën të ndërgjegjshëm. Nuk mund t’i binim kurrë të kaluarës ashtu menjëherë. Tani ndryshon puna. Më lejo të citoj V. I. Lenin-in: “analizë konkrete në situata konkrete”. Tani gjendjen d.m.th., situatën, e kemi tjetër. Falë opozitës, i kemi forcuar pozitat. Mund t’ia përplasim si të duam PPSH dhe veta Enverit, të cilët, me faktet që zbuloi opozita, u diskretituan për faqe të zezë, desha të them e humbën kredibilitetin në popull. Tani mund dhe duhet me çdo kusht të shkëputemi prej tyre. Kjo shkëputje, taktike natyrisht, na është e domosdoshme në kushtet e reja, për të mbijetuar, me fal, për të jetuar (mos e shkruaj “mbijetuar”, se po thashë mbijetuar, do të tho... [pjesa e prerë] ...)
Troc vëlla, me pëlqeka të jem transparent me ty. Na atë kohë nuk mund të flisnim ndryshe se o plumbat. Na lëshohej masë ... [e palexueshme] ...
Përgjigjja: (duke tundur kokën e duke shkundur gotën): Hm, nuk është pa gjë kjo pyetje. Por, gjithsesi, le të jetë kjo pyetje. Por, gjithsesi, ... [vazhdon në faqen 2]
... [teksti në vijim i dukshëm pjesërisht] ...
... qenë vesh të shurdhër.
ROMEO KARAJ
Dje në mbledhje...
NJOFTIM
Njoftohen të gjithë antarët e Shoqatës së Koncerteve të Pallatit të Kulturës Kombëtar, shoqatat e PD, grevistët e PD në Konviktet e Kulturës zhvillohen një aktiv për zhvillimin e reformës ekonomike ditën 2.11.91 ora 10.00 në ...
Kryesia e PD