Aktivi i deputetëve dhe këshilli kombëtar i PD vendosën: në qoftë se nuk plotësohen kërkesat e deklaratës brenda datës 3 dhjetor 1991, Partia Demokratike do të largohet nga Qeveria e Stabilitetit Kombëtar për të kaluar në një opozitë aktive.
Rilindja Demokratike
30 dhjetor 1991
ZGJEDHJE TË LIRA E TË PËRGJITHSHME BRENDA DATËS 23 SHKURT 1992
DEKLARATË
Aktivi i përbashkët i grupit të deputetëve dhe shtabit të Këshillit Kombëtar të PD në mbledhjen e sotme të datës 26. 11. 1991, konstatoi se Shqipëria ka hyrë në një krizë të përgjithshme politike.
Qeveria e Stabilitetit e cila u gjend si zgjidhje politike e vetme dhe gati e detyrueshme gjashtë muaj më parë, sot ndodhet në kufijt e falimentimit të plotë. Ekuilibri politik që duhet të mbante në këmbë Qeverinë e Stabilitetit, që me sjelljen është prishur brutalisht nga Partia Socialiste, nuk është fjala këtu për bashkëpunim të heshtur të sa e sa vendimeve me natyrë ekonomike që fillojnë me ligjin e tokës dhe që mbrojnë me vendimet e fundit për privatizimin e ndërmarrjeve. Nuk le kemi fjalën gjithashtu as për morinë e nëpunësve monistë që vazhdojnë të mbushin aparatet shtetërore, që si një mur gome kanë rrethuar dhe vështrë të gjithë strukturat shtetërore të vjetra, për t’i mbrojtur nga goditjet e forcave të reja demokratike. Po këtu bëhet fjalë për shkelje të hapura të bashkëjetesës politike midis forcave politike në një shtet demokratik, si janë, mbajtja në kontroll e televizionit të shtetit, pavarësisht nga protestat e hapura të mbarë opinionit demokratik shqiptar dhe të vetë punonjësve të këtij institucioni, si dhe vazhdimi i qëndrimit në krye të këtij institucioni të një drejtori marksist të emëruar në mënyrë të paligjshme. Sot janë bllokuar dhe po lihen në harresë gjyqet të tilla si ai i Shkodrës, apo hetimi mbi vjedhjet dhe shpërdorimet e nomenklaturës së kuqe, të cilat janë guri i provës për një shtet të ri demokratik. Në këto dy procese të mëdha Shqipëria demokratike shikonte vendosjen e themeleve të shtetit të ri juridik dhe kishte shpresën se ato do shërbenin për të mbyllur një faqe të zezë në historinë e vendit dhe të hapnin rrugën për bashkimin kombëtar. Por populli shqiptar tejet i lodhur nga kriza e rëndë ekonomike po deziluzionohet gjithnjë e më tepër dhe po humbet besimin në këtë qeveri dhe parlament. Në këto kushte, kur shtetin shqiptar po e drejtojnë forca okulte dhe kur fatet e vendit ndodhen në udhëkryq, Partia Demokratike duke patur parasysh rolin e saj si forca kryesore e opozitës, vendosi që të shtrojë përpara Qeverisë, Parlamentit, si dhe partive të tjera që bëjnë pjesë në qeveri, duke përfshirë edhe Partinë Socialiste, këto kërkesa, plotësimi i të cilave do të shërbente për zhbllokimin e krizës politike: 1. Zgjedhjet e lira të përgjithshme të zhvillohen jo më larg se data 23 shkurt 1992. 2. Të rifillojë procesi i gjyqit të Shkodrës dhe të ndëshkohen fajtorët e këtij krimi politik. 3. Problemi i RTV shqiptar, të zgjidhet komform normave kushtetuese dhe kartës së Helsinkit. 4. Të arrestohen bllokmenët e akuzuar për shpronësime në kurriz të popullit dhe shtetit shqiptar. Aktivi i deputetëve dhe Këshilli Kombëtar i PD vendosi, që nëqoftëse këto kërkesa nuk do të realizohen deri më të ndershme dhe konstruktive në shërbim të interesave të larta të popullit dhe kombit shqiptar. PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPËRISË Tiranë, më 26. 11. 1991 Zyra e informacionit të PD demokratike, që do të krijonte qeveri koalicioni. Mirëpo çfarë ndodhi pa u krijuar akoma qeveria. Punistët filluan të bërtasin se demokratët po rendin pas kolltukëve. E vërteta është se nga kolltukët që morën në qeveri vetëm 40 për qind të tyre i morën drejtues të PD, ndërsa të tjerat ua lamë intelektualëve të lirë e demokratë. Nga ana tjetër në këtë qeveri ne morëm dhe pranuam portofolët më të vështira si ekonominë, ndërtimin, financat, tregtinë etj. Këtë e bëmë nga diktatura komuniste. Mirëpo çdo gjë u pranua në KSB, u anëtarësua në Bankën Botërore, Bankën e Londrës, u mbështet nga grupi i 24. Pra, prania jonë në pushtet e nxori Shqipërinë nga vetëharresa dhe vetizolimi në të cilën e zhyti diktatura komuniste. Megjithatë këtë pushtetmbajtësit komunistë keqpërdorën ndërtimin tonë demokratik, pjesëmarrjen tonë në qeveri. Ata filluan aksionin e mastrimit të popullit duke e paraqitur qevere[?] (Vijon në faqen 2)
Të martën paradite, më 26 nëntor, u mblodh aktivi i Këshillit Kombëtar të PD. Merrnin pjesë edhe deputetë e punonjës të aparatit të partisë.
Pas fjalës së hapjes nga nënkryetari i Komisionit Drejtues të PD, z. Neritan Ceka, u lexua raporti nga prof. dr. Sali Berisha, Qysh nga Kuvendi i Parë Kombëtar i PD janë bërë edhe dy aktive, mbledhje, tratativa e deklarata për të analizuar e diskutuar qëndrimin e mëtejshëm të partisë sonë ndaj kësaj çështjeje e në përgjithësi ndaj krizës sonë politike. Kështu u poq edhe mendimi i përgjithshëm se duhej ndryshuar patjetër e sa më shpejt.
(Vijon në faqen 2)
Të martën paradite, më 26 nëntor, u mblodh aktivi i Këshillit Kombëtar të PD. Merrnin pjesë edhe deputetë e punonjës të aparatit të partisë.
SHTETI ËSHTË KREJTËSISHT I PARALIZUAR
Fjala e prof. dr. Sali Berisha, kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Jemi mbledhur sot në prag të ditës së flamurit, për të analizuar gjendjen e rëndë, krizën e thellë politike dhe ekonomike që ka mbërthyer vendin.
Fakti i trishtuesshëm është se Shqipëria sot ka hyrë në një dimër të thellë politik. Shteti është krejtësisht i paralizuar. Qeveria e Stabilitetit e krijuar disa muaj më parë dhe në cilën ne e mbështetëm fuqimisht si në planin e jashtëm ashtu edhe në veprimtarinë e saj të brendshme nuk po e justifikon veten, qëllimet dhe shpresat për të cilat ajo u krijua. Kjo qeveri, u krijua si dihet ditët e fundit të grevës së përgjithshme të punëtorëve të Shqipërisë. Ne pranuam të marrim përsipër shumë të interesuar. Kofertësia e qeverisë Nano për të mos dhënë dorëheqjen dhe thirrja e mercenarëve nga disa zona, ishin dëshmi e qartë e kësaj.
Së treti, qeverisë moniste shqiptare bota demokratike ja u mbylli dyert. Ne nuk donim që këtë harac ta paguanin fëmijët e uritur të Shqipërisë, nuk donim që ta paguante vendi i shkakërruar nga diktatura komuniste. Mirëpo çfarë ndodhi pa u krijuar akoma qeveria. Punishtet filluan të bertasin se demokratët po rendin pas kolltuqeve. E vërteta është nga kolltuqet i morën drejtues të PD, ndërsa me qëllim që të ndihmojmë vendin dhe popullin tonë të vuajtur vërtet. Qëndrimet tona demokratike, pjesëmarrja jonë serioze në pushtet, i shërbeu shumë Shqipërisë. Fakt i pamohueshëm është se në saj të pranisë së PD dhe të partive të tjera opozitare, bota i hapi dyert e mbyllura qeverisë shqiptare, madje në atë shkallë sa asnjë vend i tjetër komunist. Kështu Shqipëria u pranua në KSBË, nxorri diktatura komuniste. Megjithatë këtë pushtetmbajtje
misht saj të brendshme nuk u bë justifikon vetën, qeveri, u krijua siç të Shqipërisë. Në pranuam të marrim pjesë në qeveri.
Së pari, sepse vendi ishte në prag të dizintegrimit.
Së dyti, për të shmangur konfrontimin e rrezikshëm social, për të cilin pushtetmbajtësi ko[?]
NJOFTIM
Zyra e informacionit të PD mësoi nga burime të mirinformuara se në mbledhjen e djeshme të qeverisë me kryetarët e partive politike, Qeveria u shpreh se ajo e konsideron të domosdoshme afirmimin e zgjedhjeve dhe se asaj i nevojiten rreth 3 muaj për disa masa ekonomike si dhe për zhvillimin e zgjedhjeve. Lidhur me datën e zgjedhjeve u tha se ajo duhet të përcaktohet nga partitë politike të cilat në këtë mbledhje nuk arritën të fiksojnë një datë të pranueshme nga të gjitha palët. PD konfirmoi në këtë mbledhje insistimin e saj në kërkesat e Deklaratës së Këshillit Kombëtar.
28 dhe 29 Nëntori u çliruan nga prangat ideologjike
Një vit më parë ekipi drejtues i PSSH organizoi të fundmen ceremoni në përkujtim të «Festave të Nëntorit». Skenari dhe koreografia e ceremonisë ishte aq fort e standardizuar sa që dukej si një ritual religjioz që vinte nga thellësia e shekujve, ku çdo detaj quhej i shenjtë e duhej përsëritur pikë për pikë.
Dhe ky ritual po bëhej vetëm pak ditë përpara ngjarjeve të «Dhjetorit të madh».
Që nga ato ditë, sot punët kanë ndryshuar rrënjësisht, megjithëse historia e demokracisë nuk është akoma e përfunduar. Për herë të parë pas kaq e kaq vitesh diktature të pashoqe, na jepet mundësia të shprehim hapur atë që ndiejmë sinqerisht për këto festa, t’u japim këtyre festave vlerën e tyre të vërtetë, t’u japim kuptimin e vërtetë historik, patriotik, politik, të sugjerojmë hapur se çvend duhet të zënë këto festa në traditën shqiptare të familjes shqiptare.
Të gjitha e ndjejmë se skena historike e vërtetë, e çliruar nga kontrolli ideologjik i diktaturës, do të bëjë saktësimet e nevojshme dhe do të thotë mendimin e vet të pavarur mbi vendin e vërtetë që do të duhet të zërë secila prej këtyre festave në historinë e kombit tonë. Ky çartësim [?] i përkac[?]të edhe vendin që duhet t’i adhurojë demokracia në 11 rez[?]vojat e saj, për tre ngjarjet krye[?] të veta të festimeve zyrtare. Kur kjo e jonë qeveritare është bërë në rjedhën e vet të qetë, normale, kur niveli material i familjes shqiptare do ta ketë lënë prapa krahëve varfërinë e sotme, Festat e Nëntorit do të marrin një kuptim të ri dhe brenda jetës emocionale intime, të familjes shqiptare.
Nuk do të presim historianët e politikanët deri sa të përfundojnë studimet e tyre. Qysh sot duhet të shprehim nderimin tonë të thellë për këto festa, themeli i të cilave është evident.
Sa i takon festës së 28 Nëntorit ekziston një opinion i rrahur gjatë, nga të gjithë anët, i cili e pranon këtë ditë si një ngjarje me rëndësi historike të jashtëzakonshme. Megjithëse shteti shqiptar që lindi atë ditë ishte i fort i cunguar, qeveria e Ismail Qemalit kërkoi bashkimin e të gjitha tokave shqiptare dhe futi në përbërjen e qeverisë së vet përfaqësues nga të gjitha krahinat shqiptare. Me këto qëndrime ajo e la të hapur për një zgjidhje të mëvonshme problemin e bashkimit të shqiptarëve.
Pas ditës së shënuar të shpalljes së Pavarësisë më 1912, megjithë plagët e rënda që mori kombi shqiptar, kjo ditë, për një kohë të gjatë ishte bërë një motiv për frymëzimin të forta patriotike jo vetëm në shkallë kombëtare por edhe brenda familjeve shqiptare. Të rriturit e dinin pretëkst të bukur për t’u folur më të rinjve mbi çështjen shqiptare (të pazgjidhur), mbi krenarinë që ata duhet të
SKËNDER KOJA
(Vijon në faqen 2)
DEKLARATË
PDSH ka shpallur që në fillim se do të luftojë për realizimin e idealeve të mëdha mbarëkombëtare për bashkim dhe demokraci të kombit shqiptar.
Po kështu kjo parti ka paraqitur prej kohësh perimeter e platformës së pajtimit kombëtar, duke e konsideruar atë si një akt të domosdoshëm për vendosjen e demokracisë në Shqipëri. Edhe sot PD mendon se ideja e vet nismëtare për të ndërmarrë hapa konkrete për realizimin e pajtimit kombëtar ka qenë dhe vazhdon të mbetet një ideal i lartë i saj. Por ajo është e mendimit që një veprimtari e përmasave kaq të mëdha, dhe e qëllimeve kaq të larta duhet të përgatitet me kujdes, menduri dhe maturi nga të gjitha forcat politike shqiptare. Ajo nuk mund të zgjidhet me procedura solemne që të rikujtojnë fazadat e kuqe të regjimit komunist. Vendosja e një dialogu shumëpalësh ndërmjet forcave politike si dhe institucioneve demokratike shqiptare është kusht i domosdoshëm për përgatitjen serioze të një ngjarjeje të tillë e cila duhet të mbahet vetëm atëherë kur të garantohet sukses i saj. Në këtë proces një rol të veçantë duhet të luajnë viktimat e politikës përçarëse gjysmëshekullore të PP zotë në Shqipëri.
PD shpreh keqardhjen e saj të thellë që një ideal historik kaq i bukur, kaq madhor, kaq fisnik si ai i pajtimit dhe i bashkimit mbarëkombëtar, po fillon me një nismë kaq të passtuduar, gjë që iregon se dikush është shumë i interesuar të fitojë një kapital politik, qoftë edhe prej pak grushtash, sena ta realizojë me të vërtetë pajtimin e bashkimin kombëtar. Në grupin nismëtar mund të kenë aderuar edhe intelektualë krenarë të ndershëm e të preokupuar për fatet e kombit tonë hallëmadhe dhe kjo është e sigurt edhe për shumë personalitete shqiptare në Kosovë dhe diasporë. Por, duam t’ju rikujtojmë se ata po instrumentalizohen dnikarisht për të luajtur me fatet madhore të vendit e të demokracisë në momentet e sotme historike. Ne dyshojmë fort se nisma në fjalë ka si frymëzues një bërthamë të vogël njerëzish që kërkojnë të bëjnë me këtë akt një hap politik fitimprurës në dobi të pushtetmbajtësve të sotëm komunist.
PD shpall përpara të gjithë shqiptarëve të botës se forca komuniste të organizuara mirë po përdorin të gjitha mjetet për destabilizimin e vendit, gjë që është tamam e kundërta e asaj që kërkon «thirrja» e intelektualëve. Edhe një herë këto forca kërkojnë të realizojnë përçarjen duke përdorur kësaj here lot krokodili për këtë përçarje, duke ia atribuar fajin viktimave të përçarjes.
PD dhe forcat e tjera të opozitës së bashku me shqiptarët e tjerë të shpërndarë në të gjithë botën që kanë luftuar dhe endërruar për një Shqipëri demokratike do të mblidhen në Kuvendin e Pajtimit Kombëtar vetëm atëherë kur të jenë të bindur se pas tij do të mbretërojë pajtimi dhe qetësia.
PD deklaron se do të përdorë të gjithë autoritetin dhe pjesëmarrjen e saj që një kuvend i pajtimit të organizohet në kohën e duhur dhe që ai të kthehet në një akt madhështor (jo «festival») që të vulosë kurorëzimin me sukses të pajtimit dhe bashkimit mbarëkombëtar.
PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPËRISË
Tiranë, më 14.11.1991
Aksioni i pajtimit të mos shpërdorohet për qëllimet e politikës së ditës
PRISHTINË, 23 nëntor. Në qartë synimet e grupit të intelektualëve, të cilët, tubimin e konvokuan si kuvend me karakter gjithëkombëtar.
3. - Këshilli koordinues konsideron se është i nevojshëm konsensusi i plotë rreth platformës së tubimit të pajtimit dhe të bashkimit kombëtar. Duke mbështetur nevojën e pengimit të çdo revanshizmi, theksojmë, se megjithatë, duhet pasur kujdes që aksioni i pajtimit të mos shpërdorohet për qëllimet e politikës së ditës, sidomos të mos shfrytëzohet për amnestimin arbitrar të krimeve politike që janë bërë në të kaluarën e që kanë mbetur pa u gjykuar.
4. - Tubimi i pajtimit dhe i bashkimit, sipas mendimit tonë, nuk duhet të ketë karakter manifestiv dhe spektakular (siç është planifikuar) por më shumë karakter të punës në mënyrë që të nxirren disa dokumente themelore obliguese gjithëkombëtare.
5. - Këshilli koordinues e përshëndet shtyrjen e datës së mbajtjes së Kuvendit të pajtimit dhe të bashkimit kombëtar, por nuk dakordohet as me caktimin e datës së re, 20 janar, sepse për këtë dhe çështje të tjera kyçe ende nuk janë mbajtur konsultimet e duhura. Mënyra, data dhe vendi i mbajtjes së tubimit të pajtimit dhe të bashkimit mund të caktohen vetëm pasi për këtë të deklarohen të gjitha subjektet relevante pra të gjithë ata që duhet të pajtohen dhe të bashkohen.
6. - Këshilli koordinues do të mbështesë të gjitha iniciativat dhe idetë që i kontribuojnë pajtimit dhe bashkimit kombëtar duke u angazhuar njëkohësisht për jetësimin e tyre përmes veprimeve konkrete politike.
[teksti i prerë]
1. - Këshilli koordinues konsideron se ideja për organizimin e tubimit të pajtimit dhe të bashkimit kombëtar është e qëlluar dhe e mirëseardhur. Thirrja e një tubimi të këtillë është në përputhje të plotë me orientimet programore të partive tona. Mbajtja e një tubimi të pajtimit dhe të bashkimit kombëtar do të ishte jashtëzakonisht e dobishme në këto momente të kthesave të mëdha historike që mund të jenë vendimtare për fatin e kombit shqiptar, nëse me të do të tejkalohen përçarjet dhe konfliktet e brendshme ekzistuese dhe nëse do të arrihet konsensusi dhe mobilizimi rreth synimeve kryesore kombëtare.
2. - Këshilli koordinues konstaton se mënyra e thirrjes së Kuvendit të pajtimit dhe të bashkimit kombëtar në opinion ka krijuar mjaft huti dhe dyshime që nuk s'kanë nën dobi të idesë së pajtimit dhe të bashkimit. Dyshimet sidomos janë rrjedhur nga ngutja në caktimin e datës së mbajtjes së kuvendit, pa u bërë konsultat e nevojshme me të gjitha subjektet relevante dhe pa hartimin e një platforme apo dokumenti që do të artikulonte