— DUKE NDJEKUR KRONIKËN TELEVIZIVE PËR PARTITË POLITIKE —
Në kronikën televizive të PS mësojmë se ambasadori italian ka përgënjeshtruar fjalët e zotit Grafini, të dërguarit të posaçëm të Ministrit të Jashtëm, Xhani De Mikeli, në takimin me kryetarin e Partisë Demokratike, dr. Sali Berisha.
Dhe ky lajm taze na komunik ohet me pomp ozitet nga zëdhënësi i Partisë Socialiste, për të dhënë përshtypjen e një sensacioni të bujshëm. Që vetë televizioni, nëpërmjet gazetarët të tij të pranishëm në këtë takim, Arjan Milonashi, nuk ishte dakord me deklaratat e zotit Grafini, këtë e morëm vesh që ditën që u transmetua lajmi i vizitës së tij në Shqipëri. Ky gazetar, me kompetencë profesionale e pjekuri politike, kritikoi ministrin e jashtëm italiane, që nuk merrte leje, ose të paktën të pyeste televizionin shqiptar për takimet e bisedat që do të zhvillonte në vendin tonë. Po që edhe ambasadori italian zoti Torkuado Kardili, s’paska qenë dakord me deklaratën e zotit Grafini, këtë tani e marrim vesh. Dhe jo nga ndonjë burim informacioni i ambasadës italiane por nga zëdhënësi i Partisë Socialiste Shqiptare, a thua se janë të dy në të njëjtën çati! Me sa dimë, në një intervistë dhe Arjan Milonashi i ka marrë ambasadorit italian dhe transmetuar nga televizioni shqiptar nuk është bërë fjalë për ndonjë përgënjeshtrim. Vetëm se është thënë mendimi i këtij ambasadori që Italia ndihmon Shqipërinë dhe jo partitë politike. Veçse në fjalët e këtij ambasadori, pa nënkuptimet kuptimplotë që mund të merren me mend, nuk vumë re përgënjeshtrimin zyrtar, për të cilin bëhet fjalë në deklaratën e PS-së. Nëse ambasadori italian deklaroi në këtë intervistë se duhet ndihmuar populli e jo partitë politike, të njëjtën gjë konfirmoi edhe zoti Grafini. Madje për këtë qëllim u kërkua mendimi dhe ndihma e Partisë Demokratike, që ndihmat italiane t’i vënë popullit e të mos shpërdorohen. Sepse nga përvoja komuniste gjithsekushku populli nuk ka fituar asgjë nga milionat e dollarëve që harxhoheshin për kasten e partive lartë partiake e shtetërore. Dhe meqenëse PS-ja është pjellë e Partisë së Punës famëkeqe, nuk ka asgjë të keqe që të huajt të sigurohen mirë para se të nisin pakot me ushqime. Se ish-komunistët janë në qeveri, në shtet e kudo. FILIP ÇAKULI
ZP-ja DHE PS-ja TË GJITHË NË NJË KOR!
— ZOTI NANO INKONJITO NË GREQI.
— KANALI TELEVIZIV GREK I PASOK-ut (PARTISË SOCIALISTE GREKE) KËTO DITË KA BËRË THIRRJE PËR TË MARRË OSE TË O KURRË VORIO-EPIRIN.
— AMBASADA SHQIPTARE NË ATHINË KUNDËR KËTIJ EMISIONI TELEVIZIV.
— ZP-ja KUNDËR AZEM HAJDARIT DHE NË MBROJTJE TË PARTISË SË PUNËS. «Di-kur u akuz uam për organizimin e eksodit që i pakësohen votat PD-së, kurse tani del një tjetër q... (deklaron zëdhënësi PS-së në ZP). (PËR KUJTESË TË LE-XUESIT NË KOHËN E EKSODIT KA QENË PARTIA E PUNËS, NDËRSA SOCIA-LISTJA MERR PËRSIPËR BËMAT E PP-së.)
— GREQIA 9-MILIONËSHE PRET PUNËSON DHE I LË TË DALIN E TË HYJNË LI-RISHT RRETH 200 MIJË SHQIPTARË. AMBASADA GREKE JEP VIZA. MINISTRIA E RENDIT PUBLIK PO SHKOMBËTARIZON SHQIPTARË DUKE U LËSHUAR PA-SAPORTA ME EMRA TË NDRYSHËM, VEÇANËRISHT TË KRISHTERË (ORTODOKS).
P.s. Për hollësira të mëtejshme lexoni në numrat e ardhshëm.
AZEM HAJDARI
VIKTIMË E DIKTATURËS TRIBUN I DEMOKRACISË
Petro Marko, ky shkrimtar i brishtè për nga talenti si të gjithë të mëdhenjtë që e hekurt i papërkulur dhe i pa kompromis me diktaturën.
Petro Marko, ky shkrimtar i brishtë për nga talenti si të gjithë të mëdhenjtë që e hekurt i papërkulur dhe i pa kompromis me diktaturën. Talenti i tij i shpallur si i vyer përshkoi një rrugë të gjatë, të lodhshme, torturuese gjer në kapitje, por gjithmonë u shmang nga udha për të fiqnuar me pushtetmbajtësit komunist si bashkëautor në krimin kombëtar kundër kulturës, kundër humanizmit. Askush nga letrarët shqiptarë në ditët e çlirimit nga nazizmi dhe e pushtimit nga komunizmi nuk e kishte shansin e madh për të gëzuar privilegje, pushtet, për t’u ngritur në sferat e larta zyrtare, më shumë se sa Petro Marko. Po cili qe fati i tij? Është një shembull i vetëm, konkret e domethënës. Vevë ky njeri, jeta e tij, që pohon katërcipërisht, plot dhimbje e tmerr se komunizmi në pushtet me kurorën staliniste ishte një kryqëzatë totaliste e ngjashme me diktaturës fashiste. Petro Marko hynte në burg kur ... [?] sundonte gjysmën e botës. Petro Marko hynte sërish në burg, kur komunizmi saldoi në temperaturën e krimit në jetën e 1 miliard njerëzve. Ja pra, dy pushtete, në dukje armiq njëri-tjetrin po në njësi të njëjta, në pajtues e të përqafuar për të asgjësuar talentin që kërkonte liri, drejtësi, humanizëm, që kërkonte demokraci. Petro Marku, ky fill letrar i lirë, që të talentuar të letrave shqipe të ndodhej përherë në shtet, përballë diktaturës, përballë së keqes. Asnjëherë, dhe asnjëherë, madje edhe ai që do të marrë shkrimin e një monografie për Petron nuk do të mund të thotë të gjitha, përkundrazi, ai vetëm do të zgjojë kuriozitet dhe dëshirë, do të nxisë letrarë e shkrimtarë që sërish do të kërkojnë në jetën e Petro Markos, do të thosha në mitin Petro Marko.
Të njohje Petro Markon pas leximit të veprës së tij ishte një shans për letrarët me aspirata serioze. Të njihje Petro Markon, ishte njësoj si të kishe fatin të takoje Heminguejn, letra e të cilit është një nga bukuritë e arkivit të Petro Markos. Jeta e Petro Markos ka shumë gjëra të veçanta, por e veçanta e saj më e madhe mund të përkufizohet si romani më i bukur i Petros. Ky shkrimtar, i renditur në krahun demokratik të inteligjencës së viteve ’30, ky luftëtar i shquar internacionalist, ky publicist, i cili si ai, ky romancier i cilësive para në atlasin e figurave të shquara të letrave shqipe ka vendin e tij të nderuar dhe përherë do të jetë një figurë që do ta sensibilizojë gjithnjë opinionin e përparuar të shoqërisë do të jetë një shembull për të mësuar letrarët që kërkojnë talentin e tyre të mos ia nënshtrojnë idesë.
(vijon në faqen 3)
AMG INTERNACIONAL NË SHQIPËRI
Gjatë ditëve 27, 28, 29, dhe 30 Dhjetor 1991 misioni kristian AMG INTERNACIONAL në bashkëpunim me FORUMIN RINOR të Partisë Demokratike dhe misionin kristian ZOTI E DO SHQIPËRINË realizuan programin e tyre për shpërndarë dhurata dhe ndihma për fëmijët e jetimoreve në Shqipëri.
Gjatë programit misionet kristiane të drejtuara i pari nga Timoti Vardalas dhe Stefani Bell u shoqëruan nga kryetari i FORUMIT RINOR të PD Ridvan Peshkëpia dhe nga nënkryetarët e tij Eduart Proda-nic e Romeo Karaj si dhe nga përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit Skënder Laho e Leonora Çaro. Përveç programeve që kishin përgatitur fëmijët e jetimoreve misionet paraqitën programe të tyre.
Në fjalët e tij në Vlorë e Sarandë deputeti Ridvan Peshkëpia foli për fëmijëve dhe edukatorëve për vendin e ri që jetimët duhet të zënë në shoqërinë e re shqiptare dhe për rëndësinë që ka edukimi i tyre jashtë ndikimeve të politikuara apo ideologjive të ndryshme.
Ndërkohë programet e AMG INTERNACIONAL dhe FORUMIT RINOR TË PD janë shtrirë edhe në projektet për ndërtimin e dy jetimoreve të reja, një në Tiranë dhe një në Durrës si dhe për të vazhduar ndihmën për jetimoret ekzistuese. Ndihma do të shtrihet edhe tek familjet e varfëra shqiptare.
Korrespondenti i «RD»
NJOFTIM
Njoftohen kryetarët e këshillave të kanë [?] llave botuese, sekretarët e kole-gjiumeve dhe kryeredaktorët e gazetës «Rilindja Demokratike» e gazetave lokale të Partisë Demokratike në rrethe, se ditën e hënë, datë 13.11.1992, ora 10.00 të ndodhën në selinë e PD në Tiranë, ku do të zhvillohet një mbledhje pune.
KOMISIONI POLITIK I PD
As ekonomia socialiste as ekonomia e tregut
Skenari mbeti pa xhiruar. Qeveria e Stabilitetit u shpërnda pa mbritur në finish.
Analistët qëmtojnë shkaqet. Janë ato komplekse. Politike. Qeveria e Stabilitetit ishte «hibridi» i tryezës së rrumbullakët të pesë partive politike. Kater muaj më parë u prish kjo «statuskuo» midis të pestave dhe u krijua një koalicion midis tre partive opozitare. Që në këtë çast ranë kambanat për Qeverinë e Stabilitetit. E asfiksuar ajo jetoi edhe dy muaj. Sociale. Papunësia u bë kronike. Mijëra dhe dhjetra mijëra enden rrugëve. Puntorë. Kooperativistë. Kuadro e specialistë. Dhe i papuni ka si alternativë: eksodin ose vandalizmin. Ekonomike. Lexoni në faqen 5 artikullin e përgatitur nga Mitro Çela.
Ç’kurorëzim i një miti
RELACION
Për projektligjin mbi shfuqizimin e dekretit nr. 5196, datë 12.08.1974, me titull «Për njësimin e shkollës së Lartë të Partisë “V.I. Lenin”, me shkollat e larta të sistemit shtetëror».
— Duke u mbështetur në ligjin për dispozitat kryesore kushtetuese, paragrafi i dytë, neni 6, i të cilit thotë se partitë politike janë krejtësisht të ndara nga shteti;
— Duke u nisur nga fakti se të diplomuarit e kësaj shkolle janë arsimuar me dije që i shërbejnë vetëm PS dhe jo shtetit të sotëm shqiptar;
— Duke vlerësuar negativisht kontributin e këtyre të diplomuarve në qeverisjen e vendit në shtetin e diktaturës së proletariatit;
Propozojmë që ligji të sistemit shtetëror», të shfuqizohet, pra të diplomuarit e kësaj shkolle të mos quhen me arsim të lartë.
ARBEN IMAMI
YLLI VESSIU
MAKSIM KONOMI
ALBERT KARIQI
Propagandues i shovinizmit vorioepiriot
DEKLARATË
Propagandues i shovinizmit vorioepiriot
— INTERVISTA E THIODHORI BEZHANIT KRIJON TENSIONE TË PANEVOJSHME MIDIS SHQIPËRISË DHE GREQISË. —
Partia Demokratike shpreh protestën e saj të fuqishme ndaj qëndrimit të mbajtur nga kryetari i «Omonias» për Gjirokastrën, Theodhor(i) Bezhan[i], në intervistën e dhënë gazetës greke «Kristianiki» datë 19 dhjetor, sipas të cilit «Omonia» në të ardhmen do të punojë për shkëputjen nga Shqipëria të zonave ku banon pakica greke dhe për bashkimin e tyre me Greqinë.
Një deklaratë e tillë që nuk ka nevojë për koment nuk bën gjë tjetër veçse dëmon atmosferën tradicionale të mirëkuptimit midis shqiptarëve e minoritetit në jug dhe krijon tensione të panevojshme midis Shqipërisë dhe Greqisë.
Zoti Bezhani mund të ketë të drejtë kur kërkon për minoritetin grek të tëra liritë e të drejtat sipas akteve të KSBE. Por ai harron se një ndër parimet e shenjta të Helsinkit, për zbatimin e të cilave veç Shqipërisë dhe Greqisë janë angazhuar edhe gjithë Evropa e Amerika e Veriut, është paprekshmëria e kufijve ekzistues. Në këtë optikë është absurd krahasimi midis territoreve të minoritetit dhe të Kosovës, pasi dihet se Jugosllavia ishte një shtet multinacional, ku natyrisht çdo komb duhej të kishte të drejtat e veta vendosjes, veç kësaj vërejmë se qëndrimi i kryetarit të «Omonias» për Gjirokastrën është kundra programit të kësaj organizate dhe propagandon shovinizmin vorioepirot. Në një rast të tillë është detyrë e shtetit ligjor të ndërhyjë e të zbatojë ligjin. Partia Demokratike i bën thirrje pakicës greke, anëtarëve të «Omonias», instancave e deputetëve, të saj të mos pajtohen dhe të dënojnë deklaratën e zotit Bezhan[i]. Një gjë të tillë do të dëshëronim edhe nga kisha ortodokse, gjatë ceremonive të së cilës kanë ndodhur akte mjaft të papranueshme.
PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPËRISË
NË AGIMET E BURGËS SHQIPTARE
OPINIONE
As ekonomi socialiste as ekonomi tregu
KRONIKË-KRONIKË-KRONIKË
Të hënën pasdite në një nga sallat e teatrit «Aleksandër Moisiu» në Durrës, kryetari i PD, prof. dr. Sali Berisha, pati një takim me anëtarë e simpatizantë të partisë. Kryetari i komisionit drejtues të PD të Durrësit, Artan Hoxha, përvijoi punën e bërë nga kjo degë dhe detyrat aktuale që u dalin anëtarëve të partisë në kushtet konkrete. Z. Sali Berisha, duke u uruar Vitin e Ri pjesëmarrësve në takim, vuri theksin në arritjet gjatë vitit të kaluar dhe në detyrat për fushatën e re elektorale, në të cilën demokracia duhet të fitojë përsëri, veçanërisht në fshat.
Në fund z. Saliu iu përgjigj pyetjeve të shumta, që bënë pjesëmarrësit.
Disa pyetje kishin të bënin me qëndrimin e PD ndaj aktit të terrorist Neri[t]an Ceka dhe veprimtarinë e disa ministrave të PD.
KUKËS
Të dielën, në sheshin para pallatit të kulturës «Hasan Prishtina» të qytetit Kukësit, dega e PD të rrethit organizoi një miting festiv me rastin njëvjetorit të krijimit të kësaj dege. Në miting morën pjesë mijëra malësorë, anëtarë të Partisë Demokratike dhe simpatizantë të saj. Mitingun e hapi sekretari i degës së PD të rrethit, Isuf Spahiu. Fjalën e rastit e mbajti kryetari i kësaj dege z. Shefqet Hoxha. E mori fjalën edhe nënkryetari i PD, z. Azem Hajdari.
KRUJË
Po më datën 5 janar, një miting i tillë u organizua edhe në qytetin e Krumes. Morën pjesë të rinj e të reja, punëtorë të ndërmarrjes bujqësore të Krumës dhe fshatarë të zonave përreth. Mitingun e hapi sekretari i degës së PD të rajonit të Krumës, z. Zenel Kastrati. Pastaj e mori fjalën kryetari i kësaj dege, z. Sejdi Peka. Ndër të tjera ai vuri në dukje se tani në Krumë PD numëron mbi 1100 anëtarë dhe seksionet janë shtrirë në të gjitha fshatrat. Me pas e mori fjalën z. Azem Hajdari. Pasi vuri në dukje traditat patriotike e ...
demokratikë të zonës së Hasit dhe të gjithë Kukësit, ai u ndal në disa detyra për forcimin e jetës dhe të veprimtarisë së PD, veçanërisht për detyrat e saj në fshat.
LUSHNJE
Ditën e diel më 5.1.1992, dega e Partisë Demokratike në Lushnjë, me rastin e njëvjetorit të krijimit të saj, organizoi një miting me anëtarë e simpatizantë të PD në sallën e kinemasë qyteti. Në këtë takim kishin ardhur si të deleguar nga qendra Z. Eduard Selami, sekretari i PD, Z. Tomorr Dosti dhe Z. Dylber Vrioni anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD. Kryetari i Degës së Lushnjës, Z. Kujtim Gina, mbajti fjalën e hapjes, pastaj ia dha fjalën Z. Eduard Selami.
Mbas këtij takimi në Selinë e PD të Lushnjës u bë një mbledhje pune e komisionit drejtues të degës së PD ku morën pjesë edhe tre të deleguarit nga qendra.
KORRESP. i «RD»
Me rastin e festës përkujtimore të Regabait (Natës së mirë) të Hanës së Urueme të Rexhepit dhe të përvjetorit të parë të ri-hapjes së xhamisë së Ethem Beut, Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Shqipërisë organizon solemnitetin kryesor në xhaminë e Ethem Beut në Tiranë nën drejtimin e Kryetarit të Bashkësisë Islame të Republikës së Shqipërisë, Haxhi Hafiz Sabri Koci.
Në këtë solemnitet na nderon me pjesëmarrjen e tij kryetari i Meshihatit të Bashkësisë Islame të Maqedonisë, prof. dr. Haxhi Sulejman Rexhepi, kryetar i delegacionit si dhe drejtori i Institutit Islamik të Bashkësisë Islame të Maqedonisë, prof. dr. Bahri Aliu etj.
Ceremonia do të zhvillohet më datë 9 janar 1992, ditën e enjte, ora 12 në xhaminë e Ethem Beut në Tiranë.
KRYESIA E BASHKËSISË ISLAME TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
OPINIONE
NË AGIMET E BURSES SHQIPTARE
Një nga simbolet e ekonomisë së tregut, BURSA, më në fund u përurua zyrtarisht edhe në tokën Shqiptare Lindi ajo në mënyrë origjinale.
Me iniciativën e privatëve. Fillimisht rrugë më rrugë. Në hotelet e hoteleve. Në sheshet e qyteteve. Kjo bursë në natyrë pati meritën e madhe sepse bënte konvertimin e lekut me të gjitha monedhat e huaja: Dollari, dhrahmia, lireta, marku filluan të qarkullonin.
Këto ditë kjo iniciativë private u ça më tej. Në lojë u fut zyrtarisht edhe Banka e Shtetit. Hollësitë do t’i mësoni duke lexuar artikullin e botuar në faqen 2 me titull: «Në agimet e bursës shqiptare.»