08/02/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

8 shkurt 1992

Mafia shqiptare

OPINIONE Mafia shqiptare Dollari e prishi stabilitetin. Vetëm dy-tre muaj u luajt mbi 50 dhe 60 lekëve. Ditët e fundit bëri një kërcim marramendës. Fillimisht 80 lekë. Sot në kufijtë e 90 lekëve. Dhe re vjani i dollarit (duke marrë me vete edhe valutat e tjera) nuk dihet se ka do të mbërrijë. Të jetë kjo një «dramë» që luhet sipas logjikës së ekonomisë së tregut? Këtu nuk ka asnjë ligjësi. Regjisor nuk është tregu. Skenari është përgatitur me shumë kujdes nga një regjisor që sot po luan me plot sukses në skenën e ekonomisë shqiptare. Është Mafia Albaneze. Në mënyrë të fshehtë, me mobiljen e tipit bizantin, «peshqit e mëdhenj» po organizohen, për të ngrënë «peshqit e vegjël». (lexo: konsumatorët). Vështironi këtë ditë tregun. Çmime të lartashme për një pull të papunësuar e që ushqehet me 80 për qindshin. Vëzhgoni privatët që sjellin vërdallë. Ata nuk mund të kapërcejnë lufitje e Shqipërisë se biletat e udhëtimit janë 4-5 fishuar. Justifikimi? Kursi i dollarit. Dhe mafia marshon. Një grusht njerëzish pasurohen. Janë atë që pasi humbën pushtetin politik, rrëmbyen pushtetin ekonomik. Suksesi i tyre është i garantuar sepse aparati shtetëror, i kalbur dhe i burokratizuar deri në palcë, qëndron indiferent për të mos thënë i mbështet këto veprime mafioze. M. Ç.

LAJMËRIM

Vazhdon pajtimi në Fletoren Zyrtare (ish-Gazeta Zyrtare) për vitin 1992. Në Fleторen Zyrtare mund të pajtohen individë, institucione shtetërore e shoqërore, ndërmarrje shtetërore e private. Pajtimet do të bëhen në agjenci private të shpërndarjes së shtypit, kurse në ato rrethe ku nuk janë hapur ende këto agjenci, pajtimet do të bëhen në seksionet e organizimit të komiteteve ekzekutive të rretheve. Pajtimet vjetore është 100 lekë (të reja). Lekët do të arkëtohen në numrin e llogarisë 834110 të Kuvendit Popullor. Pajtimet do të vazhdojnë deri më 15 shkurt 1992. Për numrin e tyre do të njoftohet sektori i përgjithshëm i Kuvendit Popullor për përcaktimin e tirazhit. REDAKSIA

Z. SALI BERISHA PRITET NGA AUTORITETET FRANCEZE

Kohët e fundit z. Sali Berisha shkoi për një vizitë zyrtare në Francë ku u takua me disa autoritete të këtij vendi. Krahas ish-kryeministrave francezë Raymond Barre, Michel Rocard dhe personaliteteve të tjera, z. Berisha u prit nga i ngarkuari i Presidentit të Republikës së Francës, Mitterand, zoti Hervé Verdiër — Sekretar i Përgjithshëm i Elizesë. Në këtë takim z. Berisha e njohu z. Verdiër me zhvillimet e fundit politike në Shqipëri. Ai i shpjegoi aspekte e legjimit të PD nga qeveria dhe e njohu me konceptin e kësaj partie për fushatën elektorale dhe zgjedhjet. Ai tha se koalicioni qeveritar dështoi për arsye të mosdhëshirës për bashkëpunim, intolerancës dhe infleksibilitetit të socialistëve. PD ndodhet tani përpara fushatës elektorale dhe jemi të bindur se Shqipëria do ndalet njëherë e mirë nga komunizmi, se populli e ka kuptuar që një fitore e socialistëve të thotë mbyllje e dyerve të botës për Shqipërinë, kaos e aparati i vjetër. Zoti Berisha kërkoi që qeveria franceze të ndihmojë Shqipërinë në këtë moment të vështirë për rimëkëmbjen e industrisë dhe të bujqësisë. Ai kërkoi gjithashtu ndërhyrjen e Francës pranë Komunitetit Evropian dhe forumeve të tjera për zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve që banojnë në Jugosllavi konform normave ndërkombëtare. Dr. Sali Berisha u dha intervista Radio France International dhe gazetës «Le Figaro». Këtë të fundit do ta lexoni të përkthyer në faqen 2.

Refleksione pas një viti

Ditën e mërkurë në sallën kryesore të Pallatit të Kongreseve u mbajt një konferencë e Lëvizjes Studentore. Konferencën e hapi studenti Theodhori Dhimitri. Pasi u mbajt një minutë heshtje për studentin dëshmor të Demokracisë Arben Broci, u kalua me referate. Studentët dhe ish-studentët Arben Lika, Ilir Dizdari, Myftar Gjana, Ardian Petrovlari, Asem Hajdari, Rindvan Peshkëpia, Blejdi Gonxhe etj., me referatet e tyre bënë retrospektivën e kësaj lëvizje që lindi në dhjetor. Aty u fol për misionin e kësaj lëvizjeje, kur dhe pse lindi ajo, çfarë arriti, dhe çfarë përfaqëson ajo aktualisht. Si përfundim u tha se kjo lëvizje ishte dhe do të jetë një lëvizje e pastër studentore e manipuluar nga asnjë forcë politike. Studenti Spiro Curra, emigrant në Athinë, lexoi përshëndetjen që shkruante i madhi Ismail Kadare i drejton Lëvizjes Studentore Shqiptare. Këtë konferencë e përshëndeti kryetari i Partisë Demokratike zot’t Sali Berisha dhe zëvendësi Eduart Selami, Arben Imami etj. Në këtë aktivitet të rëndësishëm merrnin pjesë edhe studentë të cilët eksodi i detyroi të largoheshin nga Shqipëria. Në seancën e pasditës, konferenca u zhvillua me një temë të lirë. Gjatë kësaj seance pati bashkëbisedime, intervista me pjesëmarrës me sallë, humor, pantomina nga disa studentë amerikanë, muzikë nga grupi «Ritfolk» etj. Në fund të kësaj seance parlamentarizmi u dha një dokument retrospektiv nga greva e urisë e shkurtit 1991. KORREPS. i «RD»

ORËT E FUNDIT NË PARLAMENT

Socialistët dalin nga parlamenti ashtu siç hynë: komunistë të bindur GRUPI SOCIALIST RISHFAQ ME SUKSES KOMEDINË «RREZIKU ANGLO-AMERIKAN PËR SHQIPËRINË» Që socialistët shqiptarë qëndrojnë në ullunë në karriket e komunistëve në parlament, ky diberi prej kohësh. Duke u betuar për Enver Hoxhën dhe për sukseset e socializmit në Shqipëri (Shih: Spiro Alia, fjala në takimin me zgjedhësit, 29 mars 1991), duke propaganduar se Evropa do të ndihmojë me të gjitha forcat në konsolidimin e mëtejshëm të fitores socialiste («Kujto intervistën e marsit 1991 të B. Zenelit në TV), ata hynë në parlament si përfaqësues të Partisë së Punës, njëherësh. Në qershor komunistët shqiptarë patën «uzurimin» të ndërrojnë emrin e partisë së tyre, të shpallin se janë një parti tjetër por kjo u bë as pak pengesë që ata të qëndronin në karriket e partisë tjetër. Por, për punë pak ta, mjaftoi, dhe kur u prit një mbështetje, Enver Hoxhën e fundit të parë, i një e qartë dhe dënjitoze, socialistë, me sa duket, u kujtuan se kishin edhe një borxh për të larë. Një borxh ndaj vetvetes, ndaj karrikeve komuniste, pra ndaj orgjinalës. Në skenë u shfaq Bardhyli Fasko, dhe me një stil që ai kufiton personalitet e drama ve të brehtit që bëjnë prova përpara kongresit, filloi ta mallkojë ambasadorin amerikan, t'u pinë diplomatik amerikan dhe më pas presidentin Bush. Termat e përdoruara ishin: «antikomëtarë, antishqiptarë, antidemokratë». Komedia «Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë», me autor Enver Hoxhën, u dhejua fuqishëm në sallën e parlamentit shqiptar në seancën e parëfundit të tij. Në fjalën e tij të saj, e shkurt pas Uaska, akuzoi ambasadorin amerikan se në Kongres ka mbështetur opozitën, kur ka thënë se takimi i tij me kryetarin e Partisë Socialiste nuk është ashtë pasqyruar me vërtetësi në njoftimin e RTV. Shoku Fasko kërkoi që ambasadori amerikan, zoti Rayer son, i ngarkuari me punë, zoti Hill dhe gjithë personeli diplomatik të dëbohet nga Shqipëria brenda 10 ditëve. Pasi mbaroi punën me amerikanët, pasi i quajti deputetët e opozitës «ushtrihë të Bushit», Fasko iu përvesh qeverisë shqiptare dhe sidomos presidentit Alia, duke përdorur ndyrësi të tjerë që nuk mund t'i shkuajnë me letër. Të lodhur me sa duket nga tmerri i rremë socialist, deputetët e PS u kthyen nga erdhën: tek komunizmi. Prandaj që dikush nga e majta të ngrihej e të kundërshtonte deklaratat e tij, por kjo nuk ndodhi. Një deputet që nuk ia dimë emrin, gjeti rast të bërtiste gazetës së Rilindjes se pse nuk po inzicohej fajdimi i Faskos, që ta merrte vesh populli dhe amerikanët se çfarë thuhej në parlament. Asgjë, përfshirë edhe deputetët çuçë të Dokle, nuk e kundërshtoi. Duket qartë se për socialistët shqiptare rreziku anglo-amerikan ka qenë e bëhet më aktual. Ko-media e B. Hoxhës pritet të shaqet gjatë fushatës elektorale në të gjitha qytetet e shtetit e vendit, sidomos në zonat e thella. Si kusht për ndërprerjen e saj, thuhet se socialistët kanë kërkuar që presidentit amerikan Bush ti deklarojë hapur se mbështet fitoren e komunistëve shqiptarë në zgjedhjet e ardhshme(?) REMZI LANI

ENIGMA E ARTË

— JEHONA E NJË TELEFONATE NË ORËT E VONA TË NATËS. — — Alo... Kryeredaktori? Disa ditë më parë lindi një plotësim se do të botohej një artikull për enigmën e artit. Mund ta shtyni botimin disa ditë, sepse mund t'ju siguroj disa dokumenta të tjera sekrete... — Plotësisht dakord. Por si mund t'ju besoj kur ju më flisni nga mesi i errësirës nëpërmjet telefonit? — Keni të drejtë. E kisha parashikuar këtë vërejtje. Për të qenë besuar po ju them se nesër në mëngjes, poshtë derës suaj do të gjeni një material... Natën e mirë! — Të jetë edhe kjo një enigmë brenda enigmës së artit? Por jo. Miku e mbajti fjalën. Në redaksi kemi dokumentin, mesazhin e tij. Duke u kërkuar ndjesë lexuesve, në vend të artikullit të lajmëruar do të botojmë këtë dokument që sot nuk quhet më sekret.

NJOFTIM MBI GJENDJEN E LLOGARISË 01

SEKRET Shoku Ramiz, Bashkëngjitur keni njoftimin për gjendjen e llogarisë 01, e cila, siç u vendos më mbledhjen e Byrosë Politike, do të përdoret me miratimin e saj Me respekt Adil Çarçani 6.10.1987 SHËNIM MBI DOKUMENT Sh. Adil, Të vazhdojë të administrohet nga Kryesia e nga ti personalisht. Ramiz Alia 7.10.1987 Gjendja e rezervës valutore në llogarinë 01 më 30 shtator 1987 arrin në rreth 17 milionë dollarë. Gjatë tremujorit të katërt 1987 parashikohen të kalohen në këtë llogari edhe shumat që vijojnë: — nga interesat bankare për llogaritë në valutë që mbahen pranë bankave të huaja. 200 — nga këmbimet valutore duke shfrytëzuar konkurencat (parashikimi është për 5 milionë dollarë por do të përdoren rreth 1,4 milionë dollarë për blerje të ndryshme sipas vendimeve të Këshillit të Ministrave). 3.600 — nga Shoqëria Komisionare 400 Gjithsej: 4.200 Në këtë mënyrë në fund të vitit 1987 gjendja e llogarisë 01 parashikohet të arrijë në rreth 21,2 milionë dollarë. Këtu nuk përfshihen shumat prej 4,4 milionë dollarë që Ministria e Tregtisë së Jashtme do t'i kthejë brenda gjashtëmujorit të parë të vitit 1988. Gjatë vitit 1988, në bazë të projektplanit të të ardhurave e shpenzimeve në valutë janë parashikuar të kalojnë në këtë llogari rreth 15 milionë dollarë. Kështu, në fund të vitit 1988 gjendja e llogarisë 01 parashikohet të arrijë rreth 40 milionë dollarë. MINISTRI I FINANCAVE Andrea Nako Tiranë, më 6.10.1987

Një zakon i vjetër i ZP-së

PS Partia e Punës ndërroi emrin (PS) por jo zakonin. Orakulli i saj «Zëri i Popullit» nuk udhë. i ari emrin e as zakonin. Gërrnue për gjysh shokulli. Vazhdon edhe sot traditën... Deri më dje populli ishte i detyruar ta jepte sapunin për dhëthë. Ndërsa sot? ...Disa ditë më parë gjykata dënoi kryeredaktorin e ZP-së me qortim shoqëror për fyerje publikë të ish kandidatit për deputet të PD në rrethin e Durrësit, tani deputet zotin Bashkim Koçi... Ende pa u shuar kjo jehonë dhe përsëri një bëme e ZP-së. Tani me kryetarin e Komitetit Ekzekutiv Pluralist të Korçës zotin Ilir Manushi. Lexoni në faqen 4 rubrikën me titull: «Orakulli i PS parafabrikon një gënjeshtër».

DËSHMOR NË ZEMRAT E DEMOKRATËVE

— SHTEPTIM REXHEP ELMASLLARI — DËSHMOR I DEMOKRACISË NË KËTO DITË KAQ PRANË FITORES — Dëshmitar e shtunë në dt. 1.2.1992, duke shkuar në një takim me i fashatarët e zonës së Mokërës, vdiq i helmuar prej gazit të dyoksidit të karbonit të hedhur me të cilin udhëtonin i riu 24 vjeçar, Shpëtim Rexhep Elmasllari, anëtar i PD dhe aktivist e agitator i talentuar i degës së PD të Pogradecit për fshatrat e zonës së Mokërës. Shpëtimi lindi më 8.10.1968 në një familje të varfër fshatare të Memelishtit në rrethin e Pogradecit. Ishte më i madhi i familjes me familjen e tij me 4 vjeçarë dhe 2 motra dhe gjendje ekonomike shumë të keqe. Ai ishte një i ri trim dhe i guximshëm, i zgjuar dhe i matur, i apasionuar pas artit dhe letërsisë, i përkushtuar ndaj drejtësisë dhe i etur për fitoren e demokracisë. Shpëtimi ishte nismëtari i krijimit të seksionit të parë të PD në fshatrat e rrethit të Pogradecit. Eshte anëtar i PD qysh më 15 shkurt 1991 dhe ka qenë i zgjedhur sekretar i seksionit të PD në Memelisht, fshati i të parë seksion të PD në këtë rreth. Këshilli Drejtues i PD dhe partia të tjera të opozitës, duke vlerësuar aktivitetin e madh të Shpëtimit në lëvizjen demokratike, si dhe vdekjen e tij në krye të detyrës, i propozuan pushtetit lokal që ti shpallë «Dëshmor i Demokracisë» dhe bënë të gjitha përpjekjet për ta realizuar këtë propozim. Por ligjet që la trashëgim diktatura nuk e lejuan një gjë të tillë. Megjithatë në zemrat e demokratëve të vërtetë, anëtarëve dhe simpatizantëve të PD, Shpëtim Rexhep Elmasllari është i shpallur «Dëshmor i Demokracisë», titulli ky që do ta konfirmohet plotësisht me fitoren e demokracisë — shpëtimin e vendit të Shqipërisë për të cilën ai fali jetën e tij të re. Në këto ditë kaq pranë fitores, shembulli dhe amaneti i tij kërkojnë prej nesh përkushtim dhe sakrificë. Qoftë i paharruar kujtimi i tij! KRYESIA E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË DEGA E PD POGRADEC

Ndihma mjekësore nga Italia

Gjatë vizitës zyrtare në Bari të Italisë, ministri i Shëndetësisë dr. Kristo Pano, u ndal për një vizitë private në Romë ku u takua me dr. Massimo De Paolo, kryekirurg i spitalit Braciancao USL RM22 të Romës. Dr. De Paolo është anëtar i klubit ROTARY dhe një personalitet i shquar shëndetësor. Pas një ekspozite të ministrit shqiptar të Shëndetësisë në një konferencë të zhvilluar në Romë në Santa Rufina të përcjellë nga një Romë mbi një milion e gjysmë shqiptarë me Shqipëri, dr. Massimo Di Paolo u angazhua për të ndihmuar popullin shqiptar nëpërmjet klubit Rotary. Me datë 6.2.1992, një javë pas angazhimit të tij, dr. Massimo Di Paolo mbërriti në aeroportin e Rinasit me një avion ushtarak italian, me të cilin solli edhe një sasi barnash mjekësore me një vlerë rreth 1 milion e 800 mijë dollarë. Këto janë dhurata e 1600 familje të Romës dhënë popullit shqiptar, të cilat u dorëzuan për shpërndarje ministrit të Shëndetësisë, z. Kristo Pano. Medikamentet janë prodhime të fundit dhe kryesisht antibiotikë, hormone, barna për zemër, diabet, astma, anti-alergjikë etj. Në kujdesin e ndihmës dhe të bashkëpunimit u vendosën gjithashtu lidhje të ngushta midis Fakultetit të Mjekësisë të UT dhe Universitetit (La Sapienza), të Romës, u bënë bisedime para-praktikë edhe me Universitetin Katolik të Romës, spitalin pediatrik të Vatikanit dhe spitalit të Brancianos për të dërguar mjeken e infermierë nga Shqipëria që të kualifikohen për përdorimin e medikamenteve moderne. Ky gjest është një hap jetik e përparim në forcimin e miqësisë e të bashkëpunimit midis popullit italian e atij shqiptar. Në të njëjtën frymë u thanë dhe rimërt jetës malësia tradicionale «me ne» dy popujve. Dr. SULEJMAN KODRA

BIBLIOTEKA KOMBËTARE TIRANË Nr. 98 E shtunë 8 shkurt 1992 Viti II i botimit Çmimi 1 lekë Del çdo të mërkurë e të shtunë

FALENDERIM

Kolektivi i gazetës «Rilindja Demokratike» dhe lexuesit e saj falënderojnë OPEN SOCIETY FOUNDATION ALBANIA që i ndihmoi gazetarët e opozitës dhe të pavaru[r] me një kredi të një këtë shpërblim të veçantë të shtypit në Shqipëri. Gjithashtu falënderojmë kolektivin e ndërmarrjes «Bashkimi», dhe «Albi Rilindje» që për kontributin që u faktua nga ky kontributin na e falën me që të përballojmë fushatën elektorale. RILINDJA DEMOKRATIKE

NË NUMRIN E ARDHSHËM TEODOR KEKO E MITRO ÇELA: «ENIGMA E ARIT»

NË NUMRIN E ARDHSHËM TEODOR KEKO E MITRO ÇELA: «ENIGMA E ARIT»

LLOTRARIA «RD»

— Njoftojmë gjithë lexuesit tanë se për herë të parë pas 25 vjetësh, «RD» u jep mundësinë të provoni fatin. Billi një biletë lotarie «RD»-I. Ajo kushton vetëm 1 lekë dhe mund t'u sjellë 10.000 herë fitim më tepër. Provoni fatin tuaj! «RD» u jep mundësinë