15/02/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

15 shkurt 1992

Bota borgjeze dhe revizioniste nuk po i dëgjon këshillat e PS-së sonë

Nr. 98 E shtunë, 15 shkurt 1992 Viti II i botimit Çmimi 1 lek Del çdo të mërkurë e të shtunë GRAFINI: - Kam ardhhur të çën në zgjedhjet e reja. Marrë veshjet për ndihma të mëdha për rimëkëmbjen e transportit shqiptar do të nënshkruhen pas zgjedhjeve, me Qeverinë e ardhshme demokratike të Shqipërisë. Po ç'bëjnë kështu këta kapitalistët, imperialistët dhe revizionistët e të gjitha ngjyrave? Mirë veprat e shokut Enver nuk patën kohë t'i shfletonin, po të paktën gazetën «Zëri i popullit», si nuk e kanë lexuar? Para pak kohësh erdhi në Shqipëri Grafini, si i dërguar i posaçëm i ministrit të jashtëm Italiane dhe pyeti Partinë Demokratike nëse duhet të vazhdonte dërgimin e ndihmave dhe kërkoi ndihmën e saj për t'i garantuar ato! Pra, zoti Grafini e tha qartë e pa ekuivoke, «akërkoj ndihmën e Partisë Demokratike dhe jo të Partisë Socialiste, («të partisë më të madhe e më të organizuar të vendit», siç vetëmburret «Zëri i popullit»). Kjo deklaratë e zotit Grafini, natyrisht i tërboi socialistët shqiptarë, të cilët u hodhën në sulm nëpërmjet televizionit e gazetës së tyre. Sipas tyre, miku nga Italia, kishte gabuar se nuk kishte pyetur të zotërit e lashtë të këtij vendi, ish - komunistët, para se të bënte deklarata të tilla. Dhe si dënojmë për atë që bë- (Vijon në faqen 2)

KOALICIONI ME PR DHE PSD DO TË FORCOHET MË TEJ NË ZGJEDHJET E REJA

- DEKLARATE E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE Z. SALI BERISHA MBAJTUR NË KONFERENCËN E SHTYPIT NË TIRANË MË 14.2.1992 - Fushata elektorale dhe zgjedhjet e 22 marsit janë të një rëndësie vendimtare në historinë e Shqipërisë postkomuniste. Fitorja e opozitës do të shënojë hyrjen definitive të vendit në rrugën e demokracisë dhe përparimit. Pjesë e politikës i ardhshëm i Shqipërisë do të jetë i njëjtë me atë të Europës demokratike. PD është e bindur se këto zgjedhje do t'i fitojë. Por si një parti e mirëkuptimit që synon para së gjithash vendosjen e demokracisë në Shqipëri dhe marrjen e pushtetit e shikon vetëm si një mjet për realizimin e këtij qëllimi, ajo konsideron të domosdoshme vendosjen e një koalicioni të gjerë me forcat e mirëfillta opozitare, për të realizuar një fitore të thellë e të merituar të opozitës në zgjedhjet e ardhshme. PD është e bindur se ky koalicion është i domosdoshëm jo vetëm për arritjen e kësaj fitoreje, por gjithashtu edhe për krijimin e një baze sa më të gjerë e demokratike të pushtetit të ri të ardhshëm. Ky koalicion është gjithashtu i domosdoshëm sepse ndërtimi i institucioneve të ardhshme demokratike, duhet të zgjedhim patjetër rrugën demokratike e qytetare, rrugën e tolerancës, dialogut, analizës logjike të fakteve. Zemrat e njerëzve pushtohen vetëm me argumente. Pengimi i të shprehurit të mendimit dhe i lëvizjes së lirë nuk i bëjnë nder dhe nuk i shërbejnë kësaj demokracie. Propaganda duhet t'i sqarojë objektivisht elektoratit gjendjen në të cilën ndodhemi, mundësitë dhe alternativat që ofron PD dhe opozita në ndryshim nga socialistët dhe komunistët. Ne shprehim keqardhjen tonë për tonet fyese dhe histerike që kanë marrë propaganda e PS e deklaratat e drejtuesve të saj në raste të ndryshme, sidomos organi partiak «ZP». Sulmet personale, sharjet dhe fyerjet, shtrembërimi i fakteve, shpifja dhe mungesa e argumentacionit që shfaqen në të, synon të nxisë vetëm shfaqjen e intolerancës dhe të rëndojë atmosferën politike. PD do t'i shmanget me vendosmëri këtyre praktikave, por ajo i bën thirrje shtypit opozitar, ga- ga­zetarëve, publicistëve dhe të gjithë intelektualëve që me shkrimet e tyre të kontribuojnë për zhvillimin e një fushate elektorale të qetë, dinjitoze, të lirë dhe pa eksese. Ajo u bën thirrje gjithashtu edhe kundërshtarëve të saj politikë për të treguar përje­kur dhe urtësi. Ata vërtet do të humbasin kësaj here, por do të fitojë Shqipëria, do të fitojnë të gjithë. demokratike të pushtetit të ri institucioneve të ardhshme demokratike, funksionimi i shtetit juridik, zhvillimi i reformave ekonomike, pra ndërtimi i shoqërisë së iniciativës së lirë kërkon pa dyshim talentin, dijet, energjitë, përkushtimin e mendimeve më të ndritura dhe forcave më të kualifikuara të vendit. Për këtë qëllim PD ka vendosur: 1 - të paraqesë kandidatë të përbashkët në një numër zonash f

Zoti Nano zbulon «armiqtë»

Gjatë të gjithë ekzistencës së tij në pushtet si diktator e superandor Enver Hoxha «zbuloi» aq shumë armiq të brendshëm e të jashtëm sa që mund të thuash pa mëdyshje që për shqiptarët e thjeshtë dhe për Shqipërinë e mjerë nuk kish tjetër qenie në botë përveç armiqve apo armigve. Me këtë psikozë ai terrorizoi mendimin dhe ndërgjegjen e popullit tonë, e izoloi atë nga bota duke e hedhur në një regres ekonomik e pansiv, siguroi sundimin e tij të kastës së kuqe për afro gjysmë shekulli. Këto ditë u mblodh në Tiranë Komiteti Drejtues i Partisë Socialiste, alias Partisë së Punës, për të diskutuar lidhur me konceptimin e organizimin e fushatës elektorale për zgjedhjet e deputetëve në Kuvendin Popullor. Në këtë takim, në fjalën e hyrjes, z. Fatos Nano, midis të tjerave deklaroi se në zgjedhjet e reja Partia Socialiste do të paraqitet «si parti që mbron interesat e popullit e të kombit nga... armiqtë brenda e jashtë vendit». Serish doli në qarkullim fantazma e armiqve që mban ba- armikut që mban për­duart-skelet kosën e genocidit «luftë e klasave», një lloj si dikur, jo shumë larg, kur propaganda komuniste thërriste e bërtiste «votat to­na, plumb për armikun». Zoti Nano kërkon të përdorë të njëjtën ushqim si ustai i tij. Dhe këtu nuk ka asgjë për tu çuditur. Ai ka ngrënë jo një lugë çorbë por ka­zane të tërë nga çorba e gatuar në Institutin e Studi­meve Marksiste-Leniniste në kujdesin e kloçkës në­ne, zonjës Hoxha. Për këtë ai tani vjellë e do të va­jdojë të vjellë gjithë jetën, vrerin enverist. Zoti Nano pretendon se ai dhe e gjithë partia e drejtu­ar prej tij e të tërë si ai është rinovuar, është bërë socialiste. A mund të thotë ai nëse ka ndonjë par­ti tjetër socialiste në Evropë me të njëjtën mendësi, me të njëjtën gjuhë e të njëj­tin fjalor, që kërkon të mbajë pushtetin apo të vi­jë në pushtet duke speku­lluar gjithë jetën e saj në mënyrë makabre me armi­kun e brendshëm apo atë të jashtëm? Për socialis­ Nanon e hyrjes, zo Fatos Nano, midis të tjerave do të thotë armiqtë brenda e jashtë vendit». Sërish doli në qarkullim fantaz­ma e (Vijon në faqen 2)

Do të fitojë opozita e vërtetë, drejtësia, e ardhmja

(Intervistë me z. Agron Belishova, anëtar i këshillit kombëtar të PD) «RD»: Z. Agron këto ditë ju i shit në zonën e Mallakastrës bashkë me disa zotërinj të tjerë. Cili ishte qëllimi i takimeve tuaja në këto zona? A.B.: Së bashku me veteranin Sali Merkaj, kryetarin e degës së PD Ballsh, Maksim Bega, etj., ishim në fshat (shatra si Visokë, Greshicë, Romës, Belishovë etj. Qëllimi ynë ishte që të qartësonim banorët e këtyre zonave mbi gjendjen aktuale në vendin tonë si dhe perspektivën. Në këto takime në formë bisedimesh theksuam aspektet të së kaluarës, si zhvillimi njerëzor i luftës së klasave, varfëria e madhe dhe nga ana tjetër si mendon PD ta organizojë jetën e ardhshme të fshatit dhe të qytetit. «RD»: Ç'mund të na thoni diçka konkrete rreth problemeve që u ngritën? A.B: Dihet se për fshatarët problemi kryesor është toka. Ata e njohin dhe nuk e njohin ligjin e ri. Por dinë se ma është lu-ajtur si i ka dashur qejfi PP e ... Edhe herë pas here. Fshatarët dinë gjithashtu se deputetët e PD bënë të pamundurën që u aprovua ligji për tokën. Por ata thanë se kohët e fundit janë përhapur shumë shpifje sikur PD do t'ua japë tokën blegtorëve dhe agallarëve. Lidhur me këtë ne vepruam konkretisht. Ridvan Peshkëpia shkoi në Visokë, ku kishte toka të familjes së tij, ndërsa unë shkova në Romës e Belishovë. Aty u sqaruam fshatarëve konkretisht se toka do t'u takojë atyre që e punojnë. Problem tjetër ishte qëndrimi rreth Luftës Nacionalçlirimtare. Veterani Sali Merkaj u tha fshatarëve se kjo luftë u bë për të çliruar Shqipërinë, për një jetë më të mirë, të lirë e demokratike dhe jo që të vendosej ajo diktaturë e egër. Atëherë ne ju prem- pre­mtuam lugën e florinjtë, por sot s’kemi me se të mbushim lugën e drunjtë. I vëllai i dëshmores Fe­ride Begaj nga Gorishtova tha se «nuk jemi ne demokratët që shkelim mbi gjakun e dësh­morëve. Ata ranë për ideale të shenjta. Ishte E. Hoxha me sho­

Mesazhi nga Italia

- Rinovimi i socialisteve shqiptarë - kameleonizëm politik - - Ne nuk i njohim pushtetmbajtësit e sotëm shqiptarë - - Biz komunistët nuk shkohet më tutje - Ditën e hënë, më 10 shkurt, kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha priti në selinë e Partisë senatorin italian Bernasola, zvendës president i internacionales demokratike, që përfshin 74 parti të botës. Atë e shoqëron një grup sipërmarrësish italianë. Zoti Berisha falenderoi miqtë italianë për vizitën dhe shprehu aspiratën që Partia Demokratike të përfshihet në Unionin Demokratik Evropian, duke i parë të gjitha forcat demokratiane si mjaft më të ngushta. Dr. Beri- ... një ekspozë të rrugës nëpërgjerë të Partisë De­mokratike. Së fundi zoti Berisha falenderoi Partinë Demokratiane të Varezes dhe Institutin Republikan Amerikan për ndihmën e dhënë dhe shprehu bindjen se në zgjedhjet e ardhshme do të fitojnë. Në fjalën e tij senatori Berna­sola theksoi interesimin e vazh­dueshëm për bashkëpunim të për­hershëm me drejtuesit e rinj dhe të vërtetë të Shqipërisë. Këtej ndi­hëm, tha ai, do t’ia japim Shqipë­risë sipas kërkesave të vetë shqiptarëve duke respektuar plotë­sisht sovranitetin dhe lirinë e ty­re. Kështu ne besojmë se do të ndihmojmë për ndërtimin e një Shqipërie demokratike. Në këtë qëndrim solidarizimi me Partinë Demokratike është i plotë. Ne nuk i njohim drejtuesit e sotëm të pushtetit që janë në dorë Shqip­nuk dorë Shqipërine pasi ata ja kanë marrë frymën këtij populli dhe janë përgjegjës për pengimin e kriju­ar. Forcat që kontrollojnë sot në Shqipëri një vazhdimësi e komu­nizmit. Ne nuk besojmë në rino­vimin e tyre. Kjo është vetëm një kameleonizëm politik. Ju ve­të e provuat se me komunistët nuk shkohet më tutje sepse ata duan të ndihmohen nga Evropa, por duke mbajtur gjithçka në

NJE MEDYSHJE E KREZIKSHME PER DEMOKRACINE

- Të votojmë apo të mos votojmë ? - Sa më shumë që afron dita e votimeve, aq më shumë dëgjohen zërat se kësaj radhe numri i zgjedhësve që do të shkojnë para kutive të votimit do të jetë shumë i vogël se sa në të mars të vitit të kaluar. Kush qenkan ata, sipas këtyre zërave, që nuk do të voto­jnë kësaj here? Qenkan një pjesë e lëkundur, një pjesë e punëtorëve. Po qenkan edhe një pjesë e intelektualëve. Dhe nuk qenkan në pjesë e fshatarëve të një krahine të caktuar, të cilët mund të kishin arsye konkrete që të ve­pronin në ata. Nuk qenkan ... si një pjesë e punëtorëve, një pjesë e të rinjve, të cilët gjithashtu mund të kishin një arsye që buronte nga respektimi i të drejtave të tyre si kolektivitet. Nuk qenkan as një pjesë e intelektualëve në një rreth të caktuar e as një pjesë profesioni të caktuar. Kështu, sipas këtyre analistëve, të papërgjegjshëm, del se është një pjesë e popullit shqiptar në përgjithësi që nuk do të shkojë në votime. Dhe, çpërgjegjimi i kësaj situate nga qenkan të zgjedhurit që paskën përsosur popullin shqiptar nga demokracia. Kuptohet lehtë prej nuk dalin hapas këta tele psikologjisë së masave. T’i thuash një populli të tërë se zgjedhën nga demokracia, do të thotë se nga nxuar ti thuash ai është një popull me shpirt të skllevë­ruar. Njerëz të tillë cinikë popul­li do të dinte t’i gjykonte. Aq më tepër populli ynë që ka sakrifi­kuar aq shumë për demokracinë. Kuptohet gjithashtu lehtë se kujt i intereson përhapja e një psiko­ze të tillë. Partia Socialiste e trashëgimtarja jo vetëm e prona­ve for ende e historisë së palnva­dishme të Partisë së Punës, Par­tia Komuniste si pjella më bastar­de e thelbit enverist të kësaj par­tie, si dhe gjithë kasta e përbmy­sur, do të kenë një shpresë për të nesërmen e vet në Shqipëri vetëm në qoftë se arrijnë të mbjellin një lëngulnostalgjinë për të shkuarën. A ka vend, pra, për mëdyshjen: «Të votojmë apo të mos votojmë» më 22 mars? Unë mendoj se nuk ka asnjë vend. Është e vërtetë se vitit që kalu­am ishte mjaft i vështirë për gjithë popullin. Pati disa eksode, pati edhe luftë varfëri. Patën munge- BESNIK MUSTAFAJ (Vijon në faqen 2)

Letra e një miku

Pse e tremb PS përvoja bullgare? Musa Ulqinini e kam njohur që prej shumë vitesh dhe e kam mik. Por kjo s’do të thotë që unë të mos trishtohem e lëndohem, madje zemërohem me shkrimin e tij me titull «Skenari i PD dhe skenari bullgar» të botuar në «Zëri e popullit». Musa Ulqinini e kam njohur që prej shumë vitesh dhe e kam mik. Por kjo s’do të thotë që unë të mos trishtohem e lëndohem, madje zemërohem me shkrimin e tij me titull «Skenari i PD dhe skenari bullgar» të botuar në «Zë­ri e popullit». Dhe e di cila është arsyeja krye­sore pse ndodh kështu? Duke u zhytyr thellë deri në qelulin e mbrojtjen e një partie, pra të një grupim të caktuar njerëzish dhe interesash, Musai bën një ga­bim të patolerueshëm. Ai hedhal­të mbi vlerat dhe arritjet demo­kratike të një populli, të atij bullgar, madje dhe atij shqiptar e, pra, edhe mbi vlerat e mirën­fillta njerëzore. Në shkrimin e tij M. Ulqini heq një paralel me Partisë Demokra­tike dhe opozitës bullgare. Për hir të së vërtetës duhet thënë se nga ngjashmëri mes zhvillimeve të fundit në vendet tona, Ato për­katohen nga rruga e njëjtë his­torike, pra dalja nga diktatura komuniste dhe drejt demok­raci­së; nga shkalla e popul­sisë apo zhvillimit, nga karakteri ball­kanik, përbërja e popullsisë apo raporti i forcave në çastet e tani­shme e të tjera e të tjera. Por këto zhvillime demokratike, të cilat i ka pranuar gjerësisht opi­nioni ynë dhe ai botëror, Musai i sulmon apriori dhe që në fillim përdor fjalën cinike «skenar». Të mos harrojmë se i ashtuquaj­turi «skenar bullgar» ishte një rrugë paqësore për të hequr nga skena politike forca të cilave u kishte ikur koha dhe nuk kanë as aftësinë dhe as kurajon të përba­llojnë sfidat e kohës. Por le të shtojmë këtu edhe diçka tjetër. Historia, si mësim që zhvosh gjithçka e ke pas kontur­thelbën e skelet, na mëson se deri tani ka pasur dy rrugë për të kaluar nga diktatura komuniste në demokraci dhe këto janë rruga hungareze, bullgare e shqiptare (si të duash mund ta quash) Tje­tër është rruga rumune, që të gji­thë e njohim dhe na rrënqeth kur e kujtojmë. Pra, qenka faj pse nuk u zgjodh rruga e gjakder­dhjes. (Vijon në faqen 2)

NJOFTIM I ORES SE FUNDIT

KRYEREDAKTORI I «ZERIT TE POPULLIT» DO TE SILLEt PERDHUNISHT NE GJYQ Dje u shty për herë të tretë seanca gjyqësore kundër kryeredaktor i «Zërit të popullit», i akuzuar për shpifje dhe disinformim publik Shoku Përparim ishte i zënë me një artikull me titull: «Si e mendon Partia Socialiste ndërtimin e shtetit ligjor dhe respektimin e ligjit». Dje u shty për herë të tretë seanca gjyqësore kundër kryeredaktor i «Zërit të popullit», i akuzuar për shpifje dhe disinformim publik Shoku Përparim ishte i zënë me një artikull me titull: «Si e mendon Partia Socialiste ndërtimin e shtetit li­gjor dhe respektimin e ligjit». Në këto kushte të mosparaqitjes së tij, gjykata dje nxori urdhërin për sjelljen përdhunisht në gjyq në datën 20.2.1992, ditën e mërkurë. Ky urdhër do t’i shkojë për ek­zekutim policisë dhe në datën e caktuar gazetarët e «Zërit», që përbetohen për të vërtetën, janë të lutur të shohin një spektakël interesant: kryeredaktori i tyre shoqëruar me policë për në gjyq-katër. Korresp. i «RD».

ME 22 MARS POPULLI SHQIPTAR DO TË VOTOJË PËR PD, PËR OPOZITËN DEMOKRATIKE, PËR TË ARDHMEN E SIGURTË!